Kategori
Uncategorized

Kurthi i Berishës/ Si e zhduku Taulant Balla veten nga foto me trafikantin e drogës

Provat se është takuar me një “bos kokaine” ishte gjëja e fundit që i duhej Taulant Ballës këto ditë.

Në parlament ende dëgjohet t’i thonë “Taulant Jaris”, për shkak të akuzave se ishte i lidhur me grupin që solli 4.5 milion euro para droge me Tojotat e famshme, ndërsa disa javë më parë, iu desh të pranojë publikisht se një nga miqtë më të mirë lishte Edmond Begon, një nga kokat e bandës së Lushnjës.

Por akuza më e rëndë, kreut të grupit parlamentar socialist iu bë nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili e identifikoi si shoqërues të Rrajave, kur këta i vunë pistoletën në kokë brenda në komisariat. Taulant Balla i ka mohuar të gjitha akuzat duke i konsideruar politike, makinacione, shpifje dhe gënjeshtra.

Dhe në serinë e “goditjeve” që ka marrë për lidhjet me botën e krimit, erdhi një foto që Sali Berisha publikoi nga rubrika e “Qytetarit dixhital” në Facebook. Sipas Berishës në foton më poshtë, Taulant Balla është bashkë me një bos kokaine të quajtur Maksi Beça, i arrestuar në 2005 për drogë.

Përgjigjia e Taulant Ballës ishte kategorike. Ai mohoi takimin me trafikantin e kokainës.

Dhe për ta çmontuar denoncimin e Berishës, Taulant Balla bëri një çmontim të fotos, që realisht kishte një cilësi të dobët. Taulant Balla nxorri një foto tjetër, ku ai shfaqej bashke me Edi Ramën me një veshje të ngjashme. Nga aty, shpjegonte Balla, ishte shkëputur imazhi ku ai dukej i veshur me një xhaketë blu dhe syze. Madje sipas Ballës, në foton origjinale, Maksi Beça ishte i vetëm.

Shikoni më poshtë tre fotot që publikoi Taulant Balla:

Në foton e parë majtas, Balla thotë se është imazhi i tij real, i marrë pastaj për t’u montuar. Në foton e mesit është Maksi Beça që qëndron i vetëm, ndërsa në foton e tretë (ajo që ka publikuar Berisha), është bashkimi i të dyjave.

Alibia e Taulant Ballës ishte çmontimi, por jo vetëm kaq.

Vetë Maksi Beça, personi që u përmend nga Berisha si trafikant kokaine doli me të njëjtin version. Në një status në Facebook, ai tha se e kishte pasur gjithnjë idhull Sali Berishën dhe se kishte votuar për të, por tanimë ishte zhgënjyer. Maksi Beça mohoi takimin dhe njohjen me deputetin socialist.

app-facebook

Maksi Beca

të dielën

Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.

78

5

2

Çështja është se Taulant Balla kishte ndërtuar një alibi, pa e ditur se në fakt Berisha (apo kushdo i dha informacion Berishës) i kishte ngritur një kurth.

Sepse të nesërmen që Taulant Balla mohoi takimin me Maksi Beçën dhe i shpalli fotot montazh duke publikuar të tjera, Berisha publikoi videon ku duket qartësisht se Balla qëndron bashkë me Beçën dhe disa persona të tjerë.

Video është e shkurtër, vetëm dy sekonda, por ka nxjerrë bllof Taulant Ballën duke e nxjerrë një gënjeshtar të rëndomtë.

Lojtës Videosh

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/Taulant-Balla-me-Maksi-Becen-ne-video.mp4

00:00

00:02

Nga kjo video, ku është nxjerrë edhe foto që publikoi Berisha rezulton se denoncimi është i vërtetë. Po, Taulant Balla e ka takuar Maksi Beçën dhe bashkë me disa persona të tjerë duken në video. Pra montazhi nuk kishin qenë në fotot e Berishës, por në ato që kishte publikuar vetë Taulant Balla.

Madje në njërën prej tyre, rezulton se Balla ka retushuar veten e tij, për ta lënë të vetëm trafikantin e drogës. Shikoni dy fotot më poshtë. Majtas ëshët foto që është shkëputur nga video e Berishës. Djathtas është foto që nxorri Taulant Balla, ku ai ka fshirë veten.

Për këtë arsye, video që publikoi Berisha, nuk nxjerr vetëm gënjeshtrën e Taulant Ballës që mohon takimin me një trafikant droge. Kurthi me publikimin e fotove dhe pastaj të videos, ka nxjerrë edhe një të vërtetë tjetër; aftësinë e Rilindjes për të montuar alibi të rreme, pjesë e të cilës mund të bëhen lehtësisht edhe njerëz nga bota e krimit.©Lapsi.al

Lini një koment