Nga Gjeneral Hysen Arapi/
Lidhur me kufijte e Kosoves ndoqa prononcimet e ish Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit Rama.

-Berisha ishte plotesisht i kjarte , i vendosur dhe bindes ne deklarimet e tij.
Kryeministri Rama , konfuz , i pasinqerte, ndonese tha nje te
vertete te madhe se me kufijte e Kosoves luhet fati i kombit.
Por ne se eshte keshtu a mund te prese Kryeministri shqiptar se çfare do gatuaje Vuçiçi dhe i kompleksuari i tij ne Prishtine ?
Ne marredhenie me Kosoven Shqiperia nuk duhet te sillet fjala vjen si Greqia, Franca, Austria apo qofte dhe SHBA, sepse mbrojtja e kufijve te Kosoves eshte interesi me madhor kombetar, interes i sanksionuar ne Preambulen e Kushtetutes se Shqiperise.
Te qendrosh indiferent e te presesh se çdo te gatuaje Beogradi , do te thote te pajtohesh me politiken e faktit te kryer e te lash duar me çeshtjen me fundamentale si Ponc Pilati.
Jo, kjo sduhet te ndodhe. Institucionet e shtetit shqiptar kane te gjithe te drejten kushtetuese, morale e kombetare te nderhyjne energjikisht, per te ndaluar nja akt tradhetie kombetare, nga kushdo qe te behet, te ndalojne me te gjitha forcat copetimin e metejshem te trojeve shqiptare nga serbe e greke qofte dhe me mbeshtetjen e ketyre te fundit nga segmente te politikes europiane.
Kombi ne rrezik me shume se kurre! Shqiptaret nuk duhet te legalizojne tradhetine.



