Kategori
Uncategorized

Selimi qe su be dot Sotir.

Bujar Mucaj

tregim satiro-humoristik

Quhem Selim Selfo Rredhi, por ketu ne kurbet emrin ca kohe pothuajse e harrova,se afendikoi apo pronari si i thone me ka pagezuar me emrin Sotir. Pak a shume te ngjashem me emrin qe me vune atje ne Rremujas, kur erdha ne kete jete. Bile afendikoi im m’u lut qe te me pagezonte edhe ne kishe, por te them te drejten s’desha te futesha ne kazanin e pagezimit ne kete moshe qe jam, me kete trup qe kam.Pa te degjoje pastaj dhe gojet e botes,”gjithe ky gomar tani kur po i bien dhembet e gjeti per tu pagezuar!”.Pastaj jam dhe nje cike ateist.Me emrin e ri punet me vajten ca si mbare, por emri i vjeter si per inat, qe une e braktisa, rri e rri e me punon ndonje rreng. Qe thoni ju ,ne prillin qe shkoi rashe ne dashuri me nje grecke te bukur, qe si i thone fjales m’u shfaq si nje Semiramide dhe une para saj mundohesha te imitoja Kirin.

-O Zot i madh c’mrekulli me solle,flisja me vehte.Kur parqafohesha me te me kujtonte vargjet plot zjarr te Omar Kajamit,”mbushni kupa e puthni cupa”,e keshtu s’ndjeja te ngopur ,por se mos edhe ajo ngopej. Sofia keshtu quhej e dashura qe me vone do te behej njesi i shtepise, rrinte ne kat te dyte te nje pallati tetekatesh, ne te hyre te sheshit ”Omonia”. Shpesh here per te mos rene ne sy te komshive e per t’i mos bezdisur na nje peme qe ndodhej aty e binte pikerisht prane ballkonit vija tek ajo. Me qe ra fjala per kacavjerjet neper peme ,dritare apo ballkone , me kete rast po ju tregoj nje histori te shkurter te gjyshit tim ,qe ndjese paste,se kemi qene me kohe soj qejfllinjesh ne. Gjyshin tim,(Selim quanin dhe ate,pra une jam pasues i denje emrit dhe vepres se tij)se ftonin ne dasma jo se ishte si tersi i Pojanit, por se i shihte nuset ne kokerdhoke te syrit dhe nga kembet (kete quanin me teper mekat) dhe kur e ftonin ne ndonje rast te vecante me teper rrinte ne konakun e grave se sa pinte e te kendonte me burrat.Nga qe se ftonin,gjyshi fshehtas vinte shihte nga dritaret,nga ndonje e care xhami, apo nepermjet ndonje hapesire qe mund te linin perdet.Por nje dite e gjeti belaja ne nje nga ato aventurat e tij. Kur ishte duke soditur, i ardhur ne qejf(s’thote kot populli qe dy martohen e qindra terbohen) i ngeci koka brenda kangjellave te dritares e nuk e nxirte dot.Per fat te keq te tij,qeni i shtepise duke u kruajtur pas trungut te ullirit ku qe lidhur,ishte zgjidhur dhe vete drejt e atje ku gjyshi kishte mbetur i varur e na i bene pantallonat cope-cope. Mire pantallonat ,por edhe mullaqet ia griu sa ndejti dy jave qe ju sheruan . Dhendri me nusen qe ishin te mbyllur ne ne folezen e tyre,sa degjuan te bertiturat hapen dritaren te shihnin.Pasi i zoti i shtepise lidhi qenin ,brofen graria qe sa e pane gjyshin tim,se ia dinin bemat e tij(nami i tij kishte mare dhene ne te nente grykat e krahines e me gjere),te zena per dore ia moren nje valle rrethce duke kenduar:

”Sic e fute,ashtu nxire,\

o Selim aga”.

Me pas burrat me ate ison e serte labe ia moren me sokellime ndersa im gjysh si dordolec dridhej nga te ftohtit. Ju do te thoni edhe nga turpi, po nga ajo ane se cante koken ai. Kenga e burrave thoshte:

”O Selim qenet te grine,

veri by… llamarine”.

Te kthehem serisht tek historia ime me grecken, si thone korcaret,qe sa e takoja peshperisja lehtas kengen e njohur te bere qe ne kohe te qyqes nga Pushkin apo Esenin.Ndoshta edhe ketea te djegur si une nga afshi i lanetes dashuri.

Kam qene i ri,

plot vrrull guximtar

nje greke te bukur;

kam dashur te marre.

Ne te hyre te Selanikut

ku dhe hena ze e del,

greke e bukur lozanjare,

me lezet syrin ma shkel…

Kupotohet qe une Selanikun e nderroja me Athinen,se aty kisha hedhur grepat e sevdase.Hajde more Sotir i thosha vetes,c’dashnor i marre qe je.Me i rrezikshem se Romeoja.Sofijes nuk i thashe qe isha alvanos,por qe isha rumun nga Kostanca. Ajo me tha se ishte nga Kreta ,dhe pas mbarimit te nje shkolle teknike punonte ne Athine, me dy shoqe dhe ato kretane,me te cilat rrinte ne nje dhome.Kaluan tre muaj ne embelsine e kesaj dashurie dhe nje dite vendosem qe te jetojme bashkerisht.Morem nje shtepi me qera pak me tej shtepise ku rrinte Sofija me dy kretanet. Pasi kishim nje jave ne shtepine e re, me ndodhi kjo qe po ju tregoj:

Ate dite u ktheva si zakonisht nga puna dhe ne kohen qe ndodhesha ne banje degjoj te trokiturat me kercellime te Sofise ne dere.

-Te zuri gjumi ne banje zoti Selim Rredhi?!

Vesha me ngut te mbathurat dhe renda me ngut ne koridor.

-C’fare thua? I thashe.

C’fare them?Dhe mbrapa shpine nxori doren ku tundete leternjoftimin tim.

-Ju nuk jeni Sotiri, por Selimi, dhe ma hodhi pasaporten perpara fytyres si te hidhte ndonje gur zari.

-E c’me gjeti me kete kretanen, thashe,Selim qe Selim mbeta. Pas nje stepje te castit iu kunderpergjigja seriozisht duke i thene -S’ke te drejte te besh kontroll ne dokumentat e mia,dhe i nervozuar u sula drejt saj.

-Ty ta ka pare njeri ate canten qe mbane perdite ne dore?

Nderkohe qe une flisja Sofia me marifet kishte zene vendin tim ne banje, duke e mbyllur me celes.

-Hape deren,thirra sa mund te kishin degjuar dhe komshite,se do te bej ate qe s’te pret mendja.

Hape,se hap zgjati rreth dhjete minuta dialogu yne ne dy anet e te njejtes dere.

-Sofi,me doli zeri si i mekur, ne kaq e patem ,me do apo s’me do?

-Te dua! Erdhi pergjigja nga ”llogorja” tjeter ,kesaj radhe shqip duke me lene tejet te habitur.

-Ti ke mesuar shqip? Po pse s’me ke thene me pare, fola kete here i cuditur, por edhe pak i cliruar.

-Po une shqiptare jam,nuk jam nga Kreta,por nga Kavaja…

-Mos ! Thirra serish,c’eshte kjo loje qe i kemi punuar njeri-tjetrit?

-Dhe ato shoqet e mia s’jane nga Kreta, sic te kam thene,por kusherirat e mia nga Roskoveci.Ne jetonim bashke me prinderit, por ata iken per ca kohe ne Shqiperi,per didsa probleme prone e pensioni e do te kthehen perseri,por ti a do te me duash pas kesaj qe degjove.

-Te dua! ia ktheva me nje ze koke, por cmistere ke nxiri te tera sot.Emrin me thuaj te parin,emrin si e ke?

-Sanie!Erdhi pergjigja nga haleja.

-Prinderve u ke thene qe do nje rumun?

-Si s’u kam thene ,te gjitha ua kam thene dhe ata me kane porositur qe te jem e kujdeseshme.Por une u kam thene qe dua nje shqiptar, se ti ia bene muuuuuuu njeqind metra larg qe je shqipo, prandaj dhe te dhashe besen, se e nuhata qe ne fillim qe ishe nga tanet.

Pasi tha keto doli nga haleja, pozicioni ku ishte”ngujuar” e me veshtronte si rabecke e trembur.

-Selimi im i shtrenjte,mos ishim gje ne enderr?

Beme nga nje hap drejt sejcilit ,me pas iu hodhem ne qafe njeri-tjetrit.Ne moment me kaloi e gjithe historia e dashurise sime,kacavjerret e lodhshme me koke ne torbe e te gjitha keto ishin kurorezuar me bashkimin tone.C’ndodhi e lame menjane ,se dashurine se ngritem mbi emrat e bukur te njeri-tjtrit.dikush do te thote se ia futa kot.

Ju betohem se asnje fjale e ketij tregimi eshte e trilluar. S’me besoni!? Po e firmos qe te jeni te qete. Selim Selfo Rredhi i dyte ose i riu,dora vete.

Dhjetor 2003

Lini një koment