Kategori
Uncategorized

Legjenda e Safos.

Ardita Jatru

Legjenda e Safos

Ku është Faonas që s’duket gjëkundi mbi det?

Mos varka të kthehet nuk i bindet,

A ndoshta puthet me Aferditën në ndonjë breg.

Oh Faona!

Safo të prêt, buzë greminës tek fari

dhe më digjen mollëzat e gishtave mbi harpë

dhe zëri më meket nga këngët e mallit

për zjarrin që më ndeze shpirtit të etur

ti rinoshi im, i bukuri peshkatar.

***

U ngrit dielli në majë të qiellit krenar

dhe deti vezullonte si perlë

fluturojnë rreth shkëmbit ca ëngjëj me krahë

në majë prêt Safo si hënë e zbehtë

sheh Lefkadhën, Itakën , Kefalonian

dhe një çast bëhet dielli prush mbi det

në rrëzë të shkëmbit me britma vijnë ca dallgë

dhe shfaqet tutje një pikë e vogël e zezë

në mes të vijës, që zmadhohet e rritet

dhe ngrihen zogjtë nga degët për në qiell

ca klithma pulëbardhash, të trembura shkundin krahët

ndalon këngën Safoja

dhe me sytë e padurimit prek pikën që vjen e rritet

e një tufë me flutura i shpërthejnë nga gjoksi

kreh flokët me gishtat e gjakta

shkund cepin e ngritur të fustanit të bardhë

kafshon buzën dhe bëhet gati për çastin

kur t’i shfaqet Faonas peshkatari përballë.

Rrëmben harpën nga toka dhe këngën nis:

Faonasi im i bukuri peshkatar

Ktheu sa më parë në gjoksin e gruas që digjet

Na vraftë Erosi të dyve me një shigjetë

dhe perënditë e Olimpit na bëfshin një varr.

Kthehu e bëhu pika e mbylljes në varg.

Dhe buza i bëhet gjak nga padurimi

dhe gjaku i piket në gushë mbi fustan

dhe pandeh që pika e zezë horizontit

ish Itaka, që nga erërat në qiellin e pastër u shfaq.

Gjëkundi s’duket varka.

Faonas ku je, oiiiii dashuri,

majë shkëmbit u thava një stinë nën far

me vargje lirike vrava pritjen

dhe telat m’u këputën mbi harpë.

Faonas, ku je o dritë,

jam grua e mbytur në mall.

Më shkrumboi dielli

më lëkundën erërat

më gjunjëzoi nata

qielli më rëndon mbi gjoks si pllakë

u verbova tashmë,

sytë m’u bën’ varka me kripë.

Faonas, o peshkatar,

kjo është e fundit fjalë,

u bëftë pritja ime lule e egër mbi shkëmb

e trupin tim e përpiftë kjo dallgë që vjen me zë.

Refuzimi yt u bëftë legjendë.

Po shkoj në Hades, përfundimisht

të endem me shpirtrat mëkatar.

Lamtumirë o fitimtar!

Dhe Safo lëshoi harpën në tokë

zbathi këmbët mbi barin e vestë

çliroi trupin nga fustani i hollë

dhe e hodhi vrik në humnerë.

Lamtumirë o far!

Lamtumirë o peshkatar!

Edmond Shallvari

KËSAJ JETE

Ti më çon der’ në buzë të vetvrasjes

Buzë gremine kam qëndruar dhe për qejf

Buzë dhimbjes ia kam marrë edhe valles

Buzë qarjes jo pak herë buzëqesh.

Dhe në iksha i vetvrarë apo i vrarë

I sëmurë dhe në iksha nga kjo jetë

Ty s’ta bëj kurrë qejfin me të qarë

Qeshjen time do lë vargjesh nëpër fletë.

Mos pyesni se për kë e kam fjalën

Fantazoni më të keqen e së keqes

Kësaj jete ku tërbuar ndesha dallgët

Dhe i mbytur dola gjall’ bregut të vetes.Edmond Shallvari

Kush?!

Kush Adin e zgjoi nga gjumi mitologjik,

të nisë Haronin për shpirtrat e djegur?

Kush botën e bëri kaq të pashpirt

dhe jetën të pajetë mes hirit të mbetur?

Kush zgjoi në Olimp inatin e Zeusit,

njerëzimin ta mashtrojë me tjetër Promethe?

Ta kthejë zjarrin e jetës në zjarr të ferrit

dhe jetë njeriu mos mbetet mbi dhe?

Nuk di kë pyes, askush s’më dëgjon

Perëndi e qiellit apo e tokës qoftë

Feniksi ringjalljen nga hiri s’beson

“As unë s’jam ringjallur”, Krishti më thotë.

Rakela Zoga

Globi lotues!

Ti se kuptove kurrë trishtimin e syve të mi,

As lotin kur mbrëmjeve rridhte lumë

E dija se jeta vertitej tek një glob,

Dhe ai, tek ty isha vetëm unë…

Të pata thënë, unë jam globi i heshtur,

Ti je ai që bën zhurmë..

Kurr ti ulesh sytë ledhatom,

Përqafomë pa të parë unë..

Aty tek ajo qoshe vetmie ,

Do qendroj e heshtur për shumë vjet..

Por tashmë ti me ke zgjedhur..

Prekmë le të mos jem..

Sa herë të shohësh shiun kur bie,

Jam unë ajo, e përlotur që qesh,

Afrohu tek globi me gishtat e butë

Prite lotin që ty të përket..

Mimoza Berisha

* * *

Ne, do vazhdojmë të duhemi!

Pa fjalë të mëdha, pa thënë të dua.

Do vazhdojmë nga vetja të druhemi

E malli në deje, t’na kullojë – përrua.

Ne, do vazhdojmë të vritemi!

Të gjunjëzohemi, e kur të vij mbrëmja.

T’i mohojmë puthjet e zjarrta, të ndahemi

Pa thënë lamtumirë, e fjalë të rënda.

Ne, do vazhdojmë të humbasim në errësirë!

E të kërkohemi kuturu, verbërisht.

Kur të rrëzohemi do themi: shpirt a je mirë?

Të më prekesh, e të të gjej instiktivisht.

Ne, do të ecim brënda njëri – tjetrit

Por, kur t’arrijmë para portës së madhe.

– Mjerisht do pendohemi si përpara zotit

Do na rrëshqasin lot në kërkim të një falje.

Dhe në qiell, do vazhdojmë të duhemi!

Se pa dashuri ç’kuptim do këtë jeta.

Ne, do vazhdojmë të jemi grimca pluhuri

Se prej hiri janë dhe dashuritë e vërteta.

·

* * *

Mbajta vëndin që më takonte!

e tërhequr në veten time të paktë.

Dhimbja këtë rradhë po më gjunjëzonte

e shpirti po merrte flakë.

Më mundi krenaria e verbër!

t’mos ti dua befasisht as lulekuqet.

Biles, kjo erë e mallkuar është e tepërt

nga unë, më të këqija ti ket’ huqet.

Mbajta vëndin që m’takonte!

por hapat më çonin kuturu.

Pranvera, ashpër po më trajtonte

dhe bari i rritur gjer’ në gju.

Rovena Shuteriqi

* * *

S’di kush u sëmurë nga ne të dy!

E kush në të vërtetë, vuan më shumë.

S’di,pse dhimbja jote,

është therrëse edhe për mua!

Di,që kur ti më flet për vete,

unë,njehësohem me ty.

Dua të të ndodhem pranë,

por distanca,nuk na lejon!

Dua dorën të të vë mbi ballë,

me buzë të shoh,mos të djeg më shumë,ai mall?

Mall,që ty ,të bren e vuan!

Vuajta e jote,shpirtin, më bën të rënkojë.

S’di kush u sëmurë më shumë,sot!

Ti, apo unë?

Iliaz Bobaj

NË IKJE

Të shoh largohesh qetë – qetë,

me hap të bukur si dikur,

magjike dhe tani që ikën,

siç ishe kur vije tek unë.

Nuk pres të kthehesh. E ç’vlen kthimi,

një kthim është një pendim i lehtë.

Më mirë një ikje dinjitoze,

se sa një kthim pa dinjitet.

Unë përkujdes mungesën tënde,

mungesën tënde të çuditshme,

aty ke lënë të gjithë enigmat,

gjithçka të bukur, të magjishme.

Aty shkëlqejnë si gurë smeraldi,

gjithçka që patëm unë e ti,

ca gjëra që na mbetën peng,

të shtrenjta gjer në shenjtëri.

Nuk di me vete ç’të të jap,

nuk di se çfarë të mbaj për vete,

veçse për ty në shpirtin tim,

nuk gjej gjëkund një pikë urrejtje.

Prandaj rri si pikat e heshtjes,

me sy andej nga ikën ti

dhe të përcjell kështu prej vetes,

me mall, me dhimbje, dashuri…

Agim Bajrami

Etyd per çadren dhe shiun !

Se mora çadren ,pse ta marr?

Edhe pse shiu do nise pas pak

Une vete jam shi, skam frike ta shpall

Qe nga lekura, gjer ne gjak

Se mora çadren, e lash varur !

Ajo se mbron dot trupin tim

Nen strehe te saj me duket vetja

Si liliput dhe anonim

Se mora çadren ,e braktisa

ç’me duhet valle çadra mua ?

Une i kam shok te gjithe shirat

Ata s’me lagin, nese s’dua

Se mora çadren, e urrej

Dhe pse me flet shpesh ime bije

Kur bie shi, une dal kercej

Dhe trupin krejt e le te shkrije

Se mora çadren, e bej shpesh

Ndonese nje kolle po me mundon

Gjithe shirat jane zedhenesa resh

Dhe kjo me qiejt ,me afron

Se mora çadren !

Dhimiter Nica

GOTAT

Mbusha dy gota me verë mbrëmë

për të larguar vetminë e trishtë,

ti ndodhesh shumë larg nga ky vend

por zemra ime të do ngjitur fizikisht.

Kam pirë e kam folur me ty mbrëmë

pastaj vazhduam ëndrrën gjithë natën,

vazhduam gjërat që përgjysëm kishim lenë

e trupat i dogjëm si qirinj, që kurrë s’ i patëm.

Dy gota me verë i mbusha mbrëmë,

për t u kënaqur nga larg të dy, ashtu si kot…

Nuk piva asnjë pikë…, natën e kalova në këmbë

por sot në mëngjes për çudi, gotat i gjeta bosh!

KËMBËT

Sonte ti nuk doje të bënim dashuri!

Të paktën, unë hodha këmbën mbi tënden…

U puthën gishtat, polpet, kofshët…

Vërtet gjithë natën nuk ndjem gjë unë e ti,

por këmbët u rrekën dhe i nxuarën zinë botës…

Diamela Bajo

Kasandra

Nje tjeter nate,nje tjeter enderr

u shfaq ne rruget e qytetit.

Forme e moderuar e Kalit te Trojes,

forme e moderuar e te ardhmes.

Kerkon fitoren,ne hipokrizine.

Me sa me pak dhembje,

me sa me pak klithma.

Njerezim bajat,fantazi e vdekur

per te mijten here

hap dyert e forteses,

i bindur per uljen e zotave,

per kapitullimin pa kushte.

Ha, ha ,ha!

Nuk e shikoni ende?!

Mos valle nga gjiri i nenes keni thithur

ne vend te qumeshtit verberi!

Ata po qeshin mbi kufomen e qytetit;

krahethyer, kembeshqyer,zemerhumbur.

Fajtoret e vetem jeni ju!

Nga ju buron ndershmeria famekeqe,

Dhe une,

qe nuk iu bind dot per vepren tuaj.

Dashmir Zace

Rrugicat e qytetit tim.

Rrugicave te qytetit tim

kam bredhur zbathur dikur,

me kembet e mija putheshin ato ,

te mbathura me gure.

Guret i mbartnin nga lumi

ne kurris i sillte Vjosa nga larg

sa here zgjohej a i delte gjumi

brinjet i frynte cak me cak.

Ikte ne rrugen e gjate drejt detit

kengen e maleve merrte me vete,

perkulej para Gurit te Qytetit

tregonte per vuajtje e per derte.

Rrugicat e qytetit tim me vija,

zbukuruar me gure prej zalli

ruajne kenget e hapave te mija

sa here i kujtoj me djeg malli.

Sot jam burre me kepuce te renda

mbi to me vjen turp te kercej si dikur

zbathur dua te me shkele kemba

te hidhem e te los gur mbi gur.

Shqiponja Dodaj Pepkolaj

Deshtuam

Deshtuam o njerez

nese quhemi njerez.

Ju moren gezimin

i dogjen ne zjarr.

Me falni per shfrimin

ne ket’ dite pranvere

por s’mundem te hesht

kur shoh gjithkund gjak.

Ju moren lodrat

ju dhane kockat.

Ju moren librat

ju dhane armet.

I moren gjirin

femijes nga goja

ja mbushen trupin

me plumba e gezhoja.

Ortak me djallin u bene

Dhe bota hesht

ne varre masive

hesht ne gjame.

Deshtuam o njerez

te gjithe ne deshtuam

Njerezim

do te thote Paqe ,

dhe jo lumenj gjaku vershuar.

Jane ca çaste

Jane ca çaste qe ne heshtje

te shurdhon çdo heshtje

qe godet ne shpirtin e lodhur.

Jane ca çaste

ku edhe me e vogla dashuri

qe te dhurohet eshte ar’

dhe me gjith forcen e shpirtit therret :

“Te ‘falenderoj Zot

per gjithçka me dhuron ”

Jane ca çaste qe gjithe jeten jeton

per nje çast te vetem.

Bilbil Murataj

Plugu dhe parmenda

fabul

I thote plugut parmenda:

-Ku te shkoi vrulli dhe mendja,

bere shume perparime,

por erdhi prape koha ime.

Jo me qe, sic ish njehere,

por me kuaj e me gomere.

Plug i ndryshkur s’di c’ti thote,

mallengjyer neper lote.

Gjen dy fjale ”motres” ia nis,

nen stehen e shtepise:

-Hapi i te zoteve tane,

me te gaforres me ngjane…

Ndaj dhe shume mos derdellit,

se cudia zgjat ca dite…

Thodhori Miho

Luli i vocerr

E pashe Lulin e vocerr duke mbledhur kenaçe,

gavroshçe i veshur kembe e koke,

u ul pastaj ashtu i qete nen te ures harqe,

duart e palara leshoi neper floke….

Migjenit i thirra -Ku je i pavdekur,

ç’ti bejme ketij Luli e Lulashve te tjere?

Me veshtroi dhimbshem, duke folur thekshem

-Te kisha nje grusht….per keta bote sketerrre…

-Migjen thone se te hengri turbekolozi,

te hengri skamja,dhimbja per njerezit e gjore

qe tirnin endra me legjenda misri..

e se bashku me to ngrinin ne ngrice e bore…

Bishat…

Ne enderr te pashe e ik sa munda thirra,

m’u pergjigj vetem era qe loste me pishat.

I baltosur, i rrezuar ne gjunje,

me nje dru te ndezur, larg teje mbaja bishat…

Ishte enderr oh e tmerrshmja enderr,

por une bishat i kam pare me te vertete,

qe perpiqen te shqyejne jo vec trupin tim,

por te shqyejne dhe ”nenoken” e vete…

Gezim Bega

Peshku dhe zogu

.

fabul

Nis fjalimin peshku plake,

perposh shelgut ne liqen,

i thote zogut ne shelg larte

.. Si s’di not more legen!

-Vertete s’di, nuk e mohoj

i thote zogu, te notoje,

Sikur ti miku im,

qe je nul ne fluturim.

Poeti

E shikoni ate atje ?

tek kembet i heq zvarre

poeti, me endrrat deri ne re

me libra ngarkuar ne sup

e ne te trurit sirtare

Sapo ka ardhur nga dheu i huaj.

njerezit gjithandej pershendet,

por asnjeri s’do t’a dije,

sejcili iriq i mbledhur ne boten e vete..

ne boten e tyre, te madhe a te vogel,

e mjegullt kjo bote me vete,thote

sejcili ngarkuar me kryqin e tij,

hejbete e halleve terheqin sa mundin

sot per sot …

Ανιλα Καραπίδου

Kur lëndohet zemra e poetit

Kur lëndohet zemra e poetit,

Mali ndjen dhembje, llavën shpërthen,

Zjarri vërsulet mes erës së etur,

Çdo gjë përpara e djeg, e djeg.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Retë bashkohen në një çarçaf të bardhë,

Vetëtimat djegin bregun e detit,

Shiu bie nga qielli me litarë të gjatë.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Dielli nuk lind si çdo herë në mëngjes,

Natyra bëhet gri, dallgët rrahin detin,

Zogjtë krahë-lodhur enden me përtesë.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Dëbora nxihet, nuk është më e bardhë,

Pemët gulçojnë me rrënjët që dhembin,

Toka rënkon, si një fëmijë qan.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Deti egërsohet dallgët i ngre lart,

Era furtunë bëhet edhe gris qiellin,

Faret tutje shuhen,

anijet kthehen frikshëm në liman.

Lutesha

Si një shqiponjë që lirinë kërkon në hapësirë,

Erës iu ngjita e fluturova drejt malit,

Botën nën hapësirë e pashë të mpirë,

Ndërsa era diku në një pllajë më ndali.

Duart që më dridheshin,

drejt qiellit i ngrita Zemra m’u drodh

nga dhembja,

u gris, Me shpirtin plagosur poshtë zbrita,

Iu luta tokës të më dëgjonte mirë.

Zogjtë shtegtarë fluturimin ndalën,

Të mallëngjyer u afruan pranë meje,

Me cicërima e lutje për mua u falën,

Këngë trishtimi më hynë ndër deje.

U lutëm unë, zogjtë, era e mali,

Që bota të jetë e qetë, e lirë,

Një vetëtimë në qiell shkëndija shpërndau,

Lutej dhe vetëtima për një botë të dëlirë.

Drejt qiellit duart i zgjata përsëri,

Të marr një copëz qiell me yj e hënë,

Era të mbjell tokën plot yjësi,

Si farë shprese në rruzullin e ngrënë…

Mes tingujsh, mes zjarrit…

Dua të prek trupin tënd,

Me tela violine trupin tënd të prek,

Dhe sharmi i muzgut mbi ne të zërë vend,

Mes qirinjve, zjarrit dhe epshit violina të bjerë.

Me harkun që dridhet do luaj mbi buzët e tua,

Muzikën aq të ëmbël që veç ty të pëlqen,

Dhe trupat të thuren nën zjarr të përvëluar,

Aty do të treten, do të prehem,

të dridhem si gjethe.

Buzët janë ndezur, puthen trupat tanë,

Harku i violinës luan me nxitim,

Instrumenti i ëmbël në dhomë tinguj shpërndan,

Psherëtimat rrënqethëse bien mbi violinë.

Me harkun e violinës do të prek gjoksin tënd,

Ndjehem e përhumbur, ndezur jam si zjarr,

Ti në mes tingujsh në afron një këngë,

Perdja e mëndafshtë, lëkundet në xham.

Si tigër i zbutur ulesh sipër meje,

Rrëshqet me përkëdhelje, dëshirën ma zgjon

Mes flakësh digjem si gjarpër pranë teje,

Muzika e dhomës ritmin më shumë shton.

Ti tigër unë mace bëhem një trup,

Violina e hedhur në cep të dhomës rri,

Nga puthjet dhe flaka nata seç u skuq,

Trupat në zjarr digjen, treten si qiri.

·

Riza Pajollari

Deti dhe pleshti

I thote qetas deti pleshtit,

Ne rreze te veshit:

-Pleshtuc,kush hyn e lahet te mua,

u heq vapen, bej me ta si te dua…

Eh, gjigand!,ia kthen ky,

Une jam krejt ndryshe nga ajo ane.

ca thumba u ngul dhe te me zene,

djegin varda velenca e jorgane…

Keshtu qe te dy skemi te ngjare,

ti det shuan zjarre sa mund,

dhe une kur dua ndez ndonje zjarr…

Ilia

Një i dehur bërë tapë

I pëlqen vetëm të llapë

E ç’nuk thoshte ai tip

Që kur dehej hiqej vip.

-Jam maestro unë Ilia

Më çon benci vetë tek shtëpia

Më besoni ç’po ju flas

Ska nevojë veç ti jap gaz

-Bre Ilia,-dikush thotë

Gjetkë të çojnë rrotat or rrotë!

Bedri Hoxha

Muret e zemres tende rrenuar

Nga shiu qe solli pikllimi.

Traret e djegur nga rrufet e dashurise se gabuar!

Nisa ti ndertoje nga e para

Nje kala me bese dhe siguri te ngre,

Oxhak vura dashurine time qe te ngrohesh.

komoditet jeten pa kursime.

Themele premtimesh leshuar ne shekuj

te qendroje si ne mitologji

nje legjende e perjetuar .

Tu luta te ndryshosh besimin tend ,

te besoshe tek zoti dashuri .

Ti me pe dhe me fole me doza ironie:

-O mekatar me the ;

Egoizmi per mua eshte zot e perendi

e dua me teper se veten e nuk i bej dy!!!!

Kalane prej dashurie ne ate planet te zemres tende

Furtuna e egos si loder prej rere

e ka prishur

Ti si dallge ike ne detin tend .

une mbeta ne breg si varka

e shkateruar;

i braktisur;

Me pluhur pendimi gjysem i mbuluar

Fjala e fundit

Ne labirintet e mallit kam fshehur nje fjale te fundit.

Ndoshta myshku i kohrave do ta mbuloje,

Por mola e merakut sdo ta lejne te harrohet!

Nje mengjes te ftohte kolla

termet do ti shkund ato labirinthe

edhe pse nje cop te qendisur gezimi mbuluar,

ato do te zbulohen dhe mbasdites bashke

me muzgun zbathur

duke ecur sokaqeve te deshirave

do te arrije para se te mbylle syte dielli,

ku bashke do jete dhe buzeqeshja e fundit

gjysmefryma e mbajtur.

Nese nuk arrine s’do te kalbet nen dhe!

Germoni ne labirinthet e mallit te emigrantit

se aty eshte fshehur fjala e fundit

Dihet se cfare eshte shkruar!!

Merzia

Merzia lindi pas meje,

Para saje ndjehem shume i vogel,

Ja sa nje milingone qe mezi terheq fatin sa nje koker gruri!

Ritem une sa qe terheq nje koker theker, e ajo gjysmen e botes!

Sa e cuditshme merzia !

Thone qe ha koka njerezish prandaj rritet kaq shume!!!!

Une mbeta me fatin tim sa kokra e grurit.qe sa po vjen po vyshket dhe myket!

Eh gjigandia merzi paske fatin e te pafateve:

mbaje se sta kam zili !

Sonte

Sonte ndjehem nje derase e forte

Sqepari i mendimeve godet e godet

nje gozhde merzie vite po me shpon

Une nuk shtremberohem as gozhda jo qe jo, ajo me te drejten e saje,

Une me inatet e mi

Gjithe jeta do vazhdoje e tille,

apo

Do te shtremberohemi te dy!!!!

Ferdinand Shehaj

Rruget ..

Rruget per tu mare jane te veshtira

Te dhimbeshme qenkan dhe ndarjet nga njerezit

E ndien ..mbas do mbetet dashuria dhe e mira

Pertej se panjohures ..pabesia e tjetrit

Ky gur i rende mbi shpirt ç’ me peshon

Njemije burra te mblidhen ..dot s’mund ta zbresin

Mjaftojne ata njerez qe si kam te me shohin

Jo ta rrezojne .., por si pluhur ta tresin ..

Rruget per tu mare qenkan te veshtira ..

E ndien ..mbas do mbetet dashuria dhe e mira.

ME LENDOVE ..

Me lendove moj jete ..

Po po .., bukur me lendove

Kur linda, do kalosh the ..ne te bukurin tapet .

Por hallet m’i fshehe ..rruges m’i tregove

S’m’i the ca te verteta

Qe njeriu mban dhe maske

Me dhe veç nje fytyre..

E te flas dhe pa dorashka

Me lendove moj jete

Po po ..bukur me lendove

Pak meshire nuk ke .., se sheh qe po me vret

Tani ne kete moshe e gjete me rrezove

Nga sot ..do te perbuz

Nuk mundem te ndryshoj

As kurizin s’ta kerrus

E halleve do t’i kendoj

Me lendove moj jete

Po po ..bukur me lendove

Por me i forte prap u ngrita.. si ato malet mbi rete

Sepse un jam NJERIU .., e harrove .!!

Fleta Snalla Satka

Zemra nuk ka fjale, te degjohet

Por…ne heshtje, te gjunjezon

Mendja, e leshon timonin

Dhe ne rrjedhen, e saj shkon

Pasi dhe ndoshta, ka gabuar

Mendja pishman, shkon ne vend

Por… zemra, gjasme e fituar

Ka humbur… pa patur mend

Ndaj’ mos me fol, me per zemren

Kam pare shume, qe vec e mallkojne

Njerez… braktisur veten mjerueshem

Dhe vone kuptuan, se gabojne…!

Agron Elezi

Shkurti s’di të qeshë

Sot,

Kur në ngricë bore u mbyt një zog

Pashë, Diellin çakërr me një shkop

Të dilte nga gjoksi zhelan i qiellit

E të nisej, si lypsi fatkeq i Migjenit

Në fshatin tim plak…

Shtriu dorën:

-Paçi shëndet o të vdekshëm!…

-Eee, ç’ti jepnin fatkeqët?!

Veç një buzëqeshje të krrimbur,

E ,një pako kafe elbi…

-Eh,sot pashë,

-Se në fshatin tim,

Shkurti shpresën se kish therur…

Mirela Papuciu

Jetoj me ikjet

Përdite më troket në derë ikja.

Drojshëm por pa harruar

ta shtrëngojë mes dhëmbësh

dridhjen e buzës

ndërsa lexon vendimin

e pakthyeshëm.

Përdite më troket në derë ikja.

Kjo e keqe e dashur

që më mëson të dua

atë që është, atëhere kur është…

të mos e lë të bëhet ikje,

ta dua aq fort saqë dhe kur të ikë

të mos ikë dot prej meje.

Përditë më troket në derë ikja

Si një shans për ta mbajtur…

* * *

Ngatërrohem me rrënjët që më thonë

të mos flas më me lakuriqtë e natës

pasi qëllimi qendron tek rruga

dhe imja, për piketa ka agimet.

Kristina Demiri Dojce

UNË NUK DI TË SHKRUAJ POEZI

Unë nuk di të shkruaj bukur poezi,

Vjersha patjetër qe të shkruaj di,

Poezi shkruante i madhi Dritero,

Vjershës sime i thash tek ai shko.

Nuk jam e fortë të matem me kuçedra,

Por në shpirt kam një mal me ëndrra,

Më e bukura, më e hijshme është nëna,

Dashuria i ka rrënjët te malli e dhëmbja.

Nuk e di çfarë do thon poetët e lartësuar,

Këtë vjershë të thjeshtë kur ta lexojnë,

E di qe nuk do mendojnë se unë kam gabuar,

Fundja as e vras mendjen se çfarë ata do thonë…

Unë shkruaj për vete dhe për ata që lexojnë,

Shkëndijat e shpirtit përherë i bëj vargje…

Nuk shkruaj që të mbetem një poete ikonë,

Shkruaj dhe gatuaj me miellin që kam ne magje.

Unë nuk jam profesioniste, as poete kalibri,

Por shpirtin unë e kam të ndezur furrë…

Në çdo pore vargu ringjallet nga hiri

Sfinksi i dëshirave që nuk vdesin kurrë.

SHPIRTIN NUK E LAMË TË MERRTE ARRATINË…

Ku mbetën ëndrrat, dëshirat me krahë pëllumbi?

Ku ikën vitet me imazhe ylberi dhe me flatra lirie?

Në humnella dëshirash të befta, koha rrugën humbi,

Dhe ne na vjen nga larg mesazhi me drithërima rinie…

Disa vargje me aromë shpirti po percjell për ju miqtë e mi,

Jeta me dashuri në krahë ëndërrimesh përherë na rriti,

Dielli si medalion në kraharor të ditës seç më rri.

Dhe shpërdan deri në deje çiltërsi e ngohtësi,

Dielli, miku im i mirë i dha dritë rrugës për tek ju,

Të gjithë yjet e mbushen shpirtin tim me ylberësi.

Zoti i erërave urdhëroi për më shumë shpejtësi,

Që unë të mos vonohem për tek tju të sjell veç dashuri.

JAM NË ËNDRRAT E QYTETIT TIM.

KORCA IME

Sapo dielli cel syrin dhe rrezet ngrohin shpinën e tij të plakur,

Të gjitha lulet në ballkone fillojnë të fërfëllojnë petale,

Pleq kafeneve hapin kanë ndalur,

rrufisin ngadalë kafen e ditës të zhytur në ëndrrat finale.

Jam në të gjitha rrugicat me vargje ngrohtësie dhe unë poetja,

Pranë emrit të tij gjithëmonë qëndron dhe emri im,

Shpejtoj të njom me vesën e mëngjezit buzët tharë nga etja ,

Se dua të mbetem gjithëmonë në ëndrrat e qytetit tim.

Jam si një vegim dhe dua të cel mëngjeseve pa zhurmë,

Sytë i mbaj nga lindja dhe trupin kthyer në perëndim,

Se në të gjitha tallovinë e këtij qyteti dua të lë gjurmë,

që të ndjej në thellësinë e shpirtit aromën e atdheut tim.

Rend me ëndërrime cdo ditë dhe dalldisem pa reshtur,

herë bëhem kënge ritmike dhe herë zog në flutyrim,

Në këtë qytet unë kam shpirtin tim përherë të shpleksur,

Aty jam flutur krahëshkruar dhe ëndrër në cdo ëndërrim.

Dashmir Zace

Rrugicat e qytetit tim.

Rrugicave te qytetit tim

kam bredhur zbathur dikur,

me kembet e mija putheshin ato ,

te mbathura me gure.

Guret i mbartnin nga lumi

ne kurris i sillte Vjosa nga larg

sa here zgjohej a i delte gjumi

brinjet i frynte cak me cak.

Ikte ne rrugen e gjate drejt detit

kengen e maleve merrte me vete,

perkulej para Gurit te Qytetit

tregonte per vuajtje e per derte.

Rrugicat e qytetit tim me vija,

zbukuruar me gure prej zalli

ruajne kenget e hapave te mija

sa here i kujtoj me djeg malli.

Sot jam burre me kepuce te renda

mbi to me vjen turp te kercej si dikur

zbathur dua te me shkele kemba

te hidhem e te los gur mbi gur.

Dashnor Selimi

ËNDËRR

Syri prush

përgjonte hënëzën tinzare,

në qiellin e gushtit,

kur drapri i artë kosiste yjet.

Vargjet e mi zgjasin duartë

në oaze të fshehtë,

si të lajnë fytyrën

buzëluleve me vesë.

Në shtegun e natës

dridhej lofata e porsaçelur

në sytë e maces.

Dua t’i flladis me zjarrminë e çastit

e dhimbjen ta mbaj në sy .

Në të gdhirë,

zogjtë do të ulen aty.

Sokrati

Sokrati, është një nga filozofët e lashtësisë Greke për të cilin kanë shkruar të gjithë filozofët e asaj epoke. Sokrati dhe Pithagora janë të vetmit që nuk kanë lënë pas asnjë dorëshkrim e megjithatë, te dy do të kthehet në mit filozofik, Sokrati nga mënyra si jetoi, veproi, u soll dhe u pozicionua për jetën. Nuk ka filozof të lashtësisë Greke që nuk do shkruajë rreth tij.

Aristoteli njeh metodën Sokratiske të të menduarit dhe do shënojë : “mbi Sokratin këtu *e kërkuara rreth natyrës u zgjidh, përsa rreth domosdoshmërisë së virtytit nga filozofët kërkohet”. 24 vjet përpara vdekjes së tij, Aristofani, komediani ndërkombëtar, do t’i kushtojë një komedi të tërë Sokratit. Amfiteatri ishte plot dhe si spektator mes tyre vetë Sokrati. Sigurisht që mes humorit dhe sarkazmës pati batuta që shkaktuan qeshje në publik. Në fund të shfaqes Soktari u ngrit në këmbë, u duartrokit nga të gjithë dhe tha : “ Në një sistem vërtetë të lirë dhe demokratik do kritikohesh mes humorit”.

Jeta e tij.

Lindi në Athina më 470 (para erës së Re) dhe u dënua me vrasje më 399 (para erës së Re). Jetoi në pazarin e lashtë të Athinas. Ishte shpërfillës ndaj stereotipave të shoqërisë. Kështu e konceptonte ai lirinë e vërtetë. I shkurtër dhe i shëmtuar, me një hundë jo të saktë në proporcion me fytyrën. Ecte zbathur dhe nuk i bëhej vonë fare që do emërohej nga Athinasit si i qelbur. Babai i tij ishte skulptor dhe si fillim edhe ai ndoqi për pak profesionin e të atit. U martua në moshë të madhe me Ksanthipin. Një nga gratë më të vështira, llahtarë fare, e kohës së shkuar, të së tashmes dhe të asaj që do vinte.

Kështu përshkruhet në të gjitha shkrimet rreth saj. Jo e rastit shprehja e tij: “Po të marrësh grua të mirë do jetosh dhe po more grua të keqe do bëhesh filozof”. Sa herë Sokrati kthehej natën vonë në shtëpi, ajo e priste dhe i hidhte një kovë me ujë të qelbur në kokë.

Në pyetjen :“si e mban për grua?” ai do përgjigjet: “pse promotorët e kuajve gjëmojnë atë më të sertin që ta shtrojnë? Pasi nëse ja dalin mbarë me një të tillë, kollaj komandojnë të gjithë. Edhe unë përderisa ja dal mbarë me të, do të thotë se mund t’i komandoj të gjithë”.

U bë simbol dhe mit i rinisë së asaj kohe. Metodologjia e tij as sot nuk ka gjetur zëvendësues. U adhurua si askush nga Grekët e lashtë. Emri i tij u bë sinonim i kulturës. Të pasurit e asaj kohe njohjen me Sokratin e përdornin për të treguar nivelin e tyre të lartë. Një ndër ta ishte Platonas. Sokratit i pëlqente të jetonte mes njerëzve të njohur dhe të pasur pasi mes tyre i jepej mundësia të shprehte ato që dinte dhe të evolonte idetë e tij. Pra njerëzit e luksit kanë kohë për filozofira. Jeta e tij mbaroi dhunshëm.

Pse Sokrati u bë mit i filozofisë dhe drejtësisë?

Të gjithë filozofët kërkuan fillimin e krijimit të njeriut dhe brumosjen e tij me ndjenja. Ku dhe si u mbars me pozitivitet dhe negativitet njeriu? Asnjëri nuk ja doli mbarë këtij udhëtimi të brendshëm shpirtëror si Sokrati ndaj drejtësisht do bëhet dhe miti i të miteve të lashtësisë. Sokrati beson se duke bërë aytognosi (njohje të vetes) ke njohur dhe shpjeguar botën. Pra, ai që nuk njeh veten nuk ka si të kuptojë askënd jo më të shpjegojë fenomene sociale.

Njohja e vetes fillon me shpjegimin e kuptimit të së Mirës, Virtytit dhe të Urtësisë. Njerëzit besojnë në shumë krijues të tyre, pra kanë besime fetare të ndryshme. Këtu fillon dhe diferencimi ideor, mendor dhe veprimor i njeriut. Unë besoj në këtë zot dhe ai kënaqet ose dëshpërohet me këto veprime. Po të rendismin se çfarë kërkon një zot tjetër nga njerëzit del se ca zemërohen, ca gëzohen, ca të ndalojnë e ca të lejojnë këtë ose atë gjë. Pra u nda njerëzimi së pari! Morri udhë mentaliteti i secilit aty ku beson. Si mendim dhe si veprim. Si duket kjo? Shpirti është udhëtimi vertikal i njeriut me zotin, qiell-tokë, i vetmi sens jete që shpreh vullnetin e njeriut. Ndërsa mendueshmëria e shpirtit është udhëtimi horizontal i njeriut me shoqërinë. Pra e vështira e jetës. Ecja paralele me njerëz të ndryshëm. Pra shpirti na lejon të udhëtojmë si të duam se unë dhe zoti jemi bashkë, ndërsa mendueshmëria e shpirtit na formon ose degjeneron si njerëz. Pra shpirti as kapet as haet dhe na komandon!

Metoda dialogut e Sokratit.

Sokrati besonte se dialogu (fjala mes dy vetëve) është mënyra më e saktë të njohim dikë. Duke dialoguar, thuaj e thuaj, tjetri nxjerr të vërteta të mëdha rreth vetes. Nuk ka nevojë as ti bësh pyetje as të jesh këmbëngulës. Ai flet, tregon, pohon, zbulon pjesë të shpirtit. Pse çfarë është shoqëria? Një njeri i huaj që duam afër shpirtit që t’i rrëfehemi. Pra kush do të flasë me ne na do dhe na beson. Keni vënë re një nervozizëm kur debatoni me dikë? Nuk e merr shtruar me ju, nuk ju duron dot dhe pa mbaruar biseda ju ofendon. Ai nuk përballon dot logjikën tuaj të ftohtë, e pret udhën e bisedës që të largohet. Ka frikë mos kuptoni atë si njeri. Pra e folura si koncept dhe dialogu meqë është më intim si bisedim, është fillesa e njohjes së dikujt. Fundi i një bisede me fyerje nga tjetri tregon që jo vetëm nuk ju do por nuk ja vlen të jeni me të, pasi ai në vend të logjikës përdor armët e nxehta të saj, urrejtjen, sharjen, fjalën e nxituar. Sokrati nuk ja’u kursente fare kritikat të pasurve dhe kryeneçëve. Ai besonte se si pushtetari, si personi me reputacion në shoqëri janë të korrigjueshëm, të arritshëm dhe nuk dinë gjithçka siç çirren gjithë ditën para miletit.

Metoda obstetrike.

Këtë metodë përdor Sokrati me nxënësit e tij. Në lindjen e një bebi kontribues për fekondimin e tij janë nëna dhe babai që fjetën bashkë. Pra nuk ka kontribut mësuesi. Në orën e lindjes veç, mamija ndihmon fëmijën të dali shëndetshëm nga barku i nënës, pra të dali realiteti ekzistues. Kështu dhe Sokrati përpiqet që idenë studentit t’ja nxjerri nga koka. Pra luan rolin e mamisë, ndihmon një lindjen e idesë të re të cilin studenti e ka të formuluar gati në kokë. Kjo metodë koiçidon me qëndrimin pasiv të Sokratit në bisedë me dikë duke bërë totalisht të paditurin. Bashkëbiseduesi jonë mes pyetjeve që i bëjmë arrin vetë tek e vërteta e tij e cila për Sokratin është dhe e vetmja e vërtetë. Pikërisht për këtë metodë Sokrati gjeni tha shprehjen magjike të të gjithë epokave : “Unë një gjë di mirë, që nuk di asgjë”.

Në çfarë besonte Sokrati?

Ai besonte te arsimimi, te germat, tek ndriçimi i shpirtit, tek zgjuarsia, intelekti. Sokrati tokëzoi filozofinë. Ai e zbriti filozofinë nga yjet në tokë dhe detyroi filozofët të mos merren më me fenomene natyrore por me njeriun. Ai besonte se kur dëmton tjetrin ke dëmtuar edhe veten pasi brenga nuk të lë të jetosh. Ndaj nga dëmtimi i tjetri apo i vetes zgjidh atë të vetes. Dhimbje ka shumë, vuan, të qan shpirti por pas lotimit ai do jetë i pastër. Ai besonte në një shoqëri ku vlera, virtyti, urtësia dhe e mira duhet të mbizotërojnë. Atij i interesonte e përditshmja, sjellja dhe marrëdhëniet me njeriun. Përçonte përvojat e vetes dhe arrinte në konkluzione gjeniale. Nga shprehja e tij : “Askush nuk do të bëjë të keqe me qëllim, pasi njeriu do që të jetë i lumtur dhe i pasur” mund të kuptoni sa ndihmoi drejtësinë me fillesën e idesë së saj bazë se gjithkush nga ne është i mirë deri në vërtetësinë e keqësisë që kemi bërë. Pra një gjykatë fillon gjykimin tënd mbi bazën se je i mirë dhe deri sa të vërtetohet e keqja që ke bërë je zotëri/zonjë. Gjatë shtjellimit të fakteve kthehesh në të akuzuar dhe së fundmi shpallesh i dënuar me heqje lirie dhe pa të drejta politike. Vlera esenciale e njeriut është ajo që do të bëjë dhe ajo ajo që bën. Shikon njerëz që pinë cigare ndonëse e dinë sa dëm ju bën por ata e pinë me mani. Konkluzioni. Nuk kanë kuptuar të keqen që po i bëjnë vetes. Ata duan të rrojnë por shkojnë kundër jetës me armë tymin. Ploutarhos do shkruajë të plotësuar idenë lart me dorëshkrimin:“ Rreth mendueshme risë gjeniale të Sokratit” .

Apologjia e Sokratit.

Vepër e adhuruar ndërkombëtarisht. E përkthyer edhe në Shqip. Është apologjia e tij përpara gjyqtarëve.

Kur Sokrati u bë yll i shoqërisë, simbol, marrëzia reale e adhurimit nga studentët e tij, këshilluesi dhe mëndja e mënçur e kohës, pushteti vendosi ta vrasë. Ai ishte i apasionuar me të vërtetën e jetës. Heshtje dhe jo çudi!… pasi kjo metodë vazhdon ritmikisht deri më sot. Kur thua të vërteta, kur bëhesh shqetësues dhe verbues në shoqëri, ata lart me udhërrëfyes një përçmim njerëzor që ti ke afër, i cili i shkakton vjellje dhe përçmim shoqërisë si tru dhe gjest që zotëron, të ka inat, zili dhe ndihmon që të ta gjejnë anën për tët vrarë. Sokrati thoshte : “ Ai që thotë të vërtetën nuk mund të jetë më kurrë i sigurt për jetën e tij”. E kështu pasi ironizoi ca kërma shoqërie, injorantë dhe shpirtzinj por me ndikim të madh ekonomik te shteti, akuzat u ngritën kollaj. Ai tërhiqte rininë, nuk ishte i respektueshëm, ishte kundër kohës. E burgosën. Gjyqi u bë në pazarin e madh të Athinas aty ku ai lindi, u rrit dhe u zhvillua si gjeniu i njerëzimit. Perde gjigande u vunë ngado për të krijuar idenë e sallës së gjyqit. 500 gjykatës ishin anëtarë të trupit gjykues. Pasi u morr në pyetje votuan kundër tij vetëm 200 gjykatës. Kur ju dha mundësia të mbronte veten gjatë kohës së burgimit, ai nuk e bëri, nuk deshi. Sokrati e dinte pse po dënohej. Ndaj nga miliona mesazhe që përcolli në apologjinë e tij unë zgjodha frazën : “ Ju po dënoni veten dhe jo mua. Ju interesoheni për pasuri e para dhe jo për fëmijët tuaj që do jenë trashëgimtarë të saj. Gjithë shoqëria dhe rinia do ju dënojë për dënimin tim. Breza të tërë do ju dënojnë që më dënuat. Çfarë bëni kështu o milet?….”. Pas kësaj fjale votot kundër tij u bënë 280. I mbyllur në qeli ai nuk besonte dot se ata që e adhuruan po e vrisnin. Studentët e nxisnin të arratisej por ai besonte se askush nuk mund të ngrihet mbi ligjin dhe drejtësinë. “Më mirë një padrejtësi sesa miliona vendime të drejta të pazbatuar”. Qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiq me dhimbje të tmerrshme në moshën 70-të vjeçare.

Morali.

Mos prit shumë nga ata që të puthin dhe të adhurojnë dhe të mburrin. Varrin tënd ëndërrojnë sapo kuptojnë që ti i tejkalon në intelekt, zgjuarsi, mençuri. Mbrapa krahëve do shpikin si kurrë dhe do duan tët quajnë njeri pa asnjë vlerë. Idetë e tua do t’i birësojnë si kurrë ndaj të qëndrojnë afër që të t’i rrjepin. Do mundohen të thonë kudo që ka mendime të çuditshme, janë kotësira idetë e saj. Në fakt truri jot i ka lënë pa gjumë gomerët. Inati si tët mbysin dhe përmbysin i bën bisha. Pretendoni të shkruarën. Edhe kokave të pushtetit shkruajuni letra sepse e shkruara mbetet dhe mos kërkoni t’i takoni se nuk ju lë kush. Ata që janë mësuar të lëpinë këpucët shohin gjithmonë baltë dhe llucë. Nuk dinë nga diell e qiell. Të mëdhenjtë i lexojnë letrat dikur diku. Nëse do të shpëtosh nga këto vemje të shoqërisë fol pa ju marrë dorën fare. Fol kudo dhe bërtit me sa zë ke. Dëgjohu nga mileti. Ai vendos. Shoqëria dhe shteti është i joti. Ai është mizë para shoqërisë ndaj një jetë mbeti shërbëtor interesash dhe kurrë udhërrëfyes i saj nuk u bë dot! Sokrati shprehet për rastin konkret: ” Kur të godet një Gomar, nuk ka kuptim ta gjuash edhe ti”.

Sokrati është dashuria dhe prehja e shpirtit tim në këtë jetë. E di përmendësh filozofinë e tij, e dua, qaj për të. Shoqëria sapo e dënoi e piedestalizoi. Ai u bë hymn i paprekshëm i të gjithë epokave. Koka e filozofisë, mburrja e kombit. Pra e vranë që të flisnin lirshëm me idetë e tij!!! Ta lexosh dhe kuptosh Sokratin do të thotë se di të jetosh bukur. Ai të jep armën e filozofisë së jetës në dorë. Jeta do mendim dhe jo keqësi, nerva, sharje. Jeta do filozofi, dashuri, arsimim, pasion. Ai që kupton mjaftueshëm Sokratin është mbret i jetës së tij qoftë dhe heshturazi. Ai do shprehet :” Nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, Mund t’i bëj vetëm të mendojnë “.

Ndaj idea magjike e Sokratit të mbush me jetë :” Mëso sa ja vlen o njeri dhe bëhu zoti i vetes”.

Duke e mbyllur mos harroni se: “Nuk është e nevojshme të thuash ato që di, por të dish çfarë thua”.

Përshtati, përktheu dhe bëri zbërthim ideor, Filologia e gjuhës Greke & Italiane Anila Rezhdate dashurosh nje grua..

Ilirjan Sadikaj.

TË DASHUROSH NJË GRUA

(Pjese nga romani me te njejtin titull)

Me të u njoha në dhjetor.Në prag të festave. Festat në vetvete kanë magji në tharmin e tyre. Fshehin mistere. Pra u njoha me të në kohë magjike.

Emri i saj është… Më mirë të mos e tregoj. Të jetë një mister. Inicialet e emrit të saj janë A dhe U. Au është simboli i arit. Do e quaj ‘Ari. Pa dale pak. ‘Ari është shkurtimi i një emri, ndërsa unë ende nuk kam gjetur këtë emër. Më mirë po e quaj Earta. Ajo është vërtetë e artë. Edhe pse flokët i ka të zesë, ajo shkëlqen më shumë se ari. Është e për/rrethuar nga drita boreale. Kur unë iu afrova, rrezet e ftohta çelën pranverën e harruar në jetën time. E pashë dhe e dashurova. Si në rininë time. Vetëm me një vështrim. ( Në fakt s’ishte thjeshtë një çast i vetëm. As një shikim.) Kafenë e pinim në bar Internacional, në qëndër të qytetit. Sapo ndahesha prej saj, mezi prisja t’a takoja përsëri. Nuk mund ta takoja çdo ditë, sepse një burrë që dashuron një grua, duhet të jëtë disi i matur.

Ato ditë bosh, kur s’isha me të, unë shkrova një kartolinë. Do ia dërgoj për Vitin e Ri, mendova. Në fakt, ditët bosh, larg saj, ishin të shumta dhe unë shkrova shumë kartolina. Dhe s’janë vetëm për Vitin e Ri. Janë për çdo ditë dashurie.

Nuk e paskan zjarrin flakadan të rinisë? S’e di. Gjykoni vetë.

MAGJIA

Sapo ndahem prej teje, mezi pres të të takoj përsëri. Kjo është magji.

Supozoj se më kanë bërë magji, apo magjia buron nga brenda meje?

Por në pak sekonda e kuptoj, se magjia je ti vetë. Figura jote e bukur, zëri yt melodik, madje dhe emri yt, është magjia e vërtetë.

Nis e mendoj pastaj, sikur çastet e takimeve tona të ishin aq aq të shumta, sa që praktikisht ne të ishim bashkë përgjithmonë.

Por unë e di që kjo nuk do të ndodhë. Në një realitet tjetër, mbase’.

Atëherë, unë zë dhe modeloj këtë botë imagjinare. Matematikisht, në fillim. Pastaj numrat i shpirtërizoj. Mundësitë, që të jemi bashkë përgjithmonë, shkojnë deri në infinit.

Qoftë e bekuar magjia jote!

Till you see again!

DIMENSIONI I KATËRT

Kur bisedoj me ty, fjalët fitojnë hapësirën tredimensionale. Fjala takim, përshëmbull, janë duart tona, që çuditërisht sa herë preken, lulëzojnë. Veshtrimet tona që kryqëzohen, janë burime drite të syve tanë.

Po buzët e tua? Eh buzët e tua, të më jepnin një puthje! Do të ishte një permasë më tepër në bisedat tona. Tamam si në teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, me realitetin katërdimensional. Po krahët e tua? Eh, të më përqafonin! Do të ishte sërish përmasa e katërt e takimeve tona.

Por bota që unë jetoj, është vetëm me tre dimensione, pamvarësisht se takohem me ty. Ky është zhgualli ku unë ndjehem komod. T’a bëja therrime këtë korracë! Do të arrija dimensionin e katërt? Do të fitoja ty? Apo do të të humbja? Megjithatë thërras:

Bekuar qofsh, o i arti dimension i katert i dashurisë!

I’M DYING OFF, TILL YOU SEE AGAIN ! *

Do të doja të flija të paktën dhjetë vjet.Do të mbetesha relativisht i ri.Se ne gjumë njerëzit nuk moshohen.

Të zgjohesha vetëm kur të takoja ty. Ti të më telefonoje, për të pirë një kafe bashkë.

Do të jetoja vetëm për ty. Realiteti im do të kthehej në të kundërtën e vet. E përditshmja do të ishte gjumi im. Larg të gjithëve. Kur të zgjohesha për të ardhur tek ti, në fakt kjo do të ishte ëndrra ime.

Si i lodhur më dukesh, do vëreje ti. Si i përgjumur.

Vij nga larg, do përgjigjesha unë. Vij nga e pangjara.

Mund të ndodhë që të mos zgjohem më. Ti nuk më merr më në telefon. Nëpërmjet nën-ëndrrës, para zgjimit tim, unë e kuptoj se ti më ke harruar.

Atëhere, më mirë të flija përgjithmonë.

___________________

*Po vdes pak nga pak, deri në takimin tjetër

PERËNDESHA IME

Ti je perëndesha ime!

Të dashurosh një grua, është trimëri. Të dashurosh një perëndeshë, duhet të bësh trimërira.

Të isha si Herkuli, do të plotësoja 12 trimëri, për të merituar dashurinë tënde.

Por unë jam njeri i zakonshëm. Ç’trimëri mund të realizoj unë, veçse të të dua ty?

Do të dua me mënyrën time. Do të dashuroj 100 vjet edhe për vitet që s’ishim njohur bashkë. Do punoj, do pi kafe, do shkruaj libra dhe do të dashuroj ty, çdo ditë, edhe në ditët që s’të njihja akoma.

Kur të mos jem më, ti do të thuash :

Dikur, një burrë më dashuroi deri në pafundësi.

Paskëtaj, si të gjithë perëndeshat, do të pish një kupë me nektar për mua dhe kupën e artë do t’a flakësh në Olimp.

Një çast më pas, si të gjithë perëndeshat, do të qeshësh e do të harrosh 100 vitet e mia të dashurisë.

Gjithsesi do të ndjehesha i lumtur.

Në një tjetër jetë do të dashuroja sërish!

100 vjet të tjera…

PASQYRA

Kafeneja ndodhet në katin e dytë. Ne dalim dhe ecim nëpër shkallët tëposhtë. Në shesh pushimin e shkallëve është një pasqyrë e madhe.

Si nuk çahet pasqyra nga bukuria jote, them unë, ndërsa zbresim shkallët.

Një ditë, të putha pikërisht në shkallë, përballë pasqyrës. Në fakt s’ishte tamam puthje. Sa cika buzët e tua. Një sekondë ose më pak.

Në çast pasqyra u kris. U dëgjua dhe tingulli i krisjes së saj. Një vizë e hollë, vertikale, e ndau mespërmes.

Kjo është shumë e çuditshme, belbëzove. Ti nuk ke as sy të bardhë.

Herën tjetër, vumë re se pasqyrën e kishin zëvëndësuar. Tanimë ti ecën dy hapa para meje.Të ruaj pasqyrën, më thua.

Por të dy e dimë, që një ditë, ajo do të bëhet copë e thërrime. Do të shkaktojë zhurrmë të madhe.

Do të qeshim dhe do ta paguajmë.

Pastaj do të shohim njeri-tjetrin ndër sy.

Vetëm pasqyrën ?

VEÇAS DHE BASHKË

Ne jemi burrë dhe grua. Veças. Ti me një burrë tjetër. Unë me një grua tjetër.

Ne kemi fëmijët tanë. Veças. Ti ke fëmijën tend. Unë kam fëmijët e mi.

Ne kemi të dashurit tanë. Veças. Ti të tutë e unë të mitë.

Të përbashkët kemi dashurinë tonë.

I u luta Zotit e u bëra 25 vjeç. U ktheva në paramartesën time. Vetëm për të dashuruar ty.

Edhe ti u bëre 20 vjeçe, me hirin tim e me ndihmën e Zotit. Vetëm për të më dashuruar mua.

Tani s’jemi më burrë e grua, por dy të dashuruar në rininë tonë.

Deri në paralindjen time do të rikthehesha në kohë, si rrallë tjetërkush. Deri tek gjyshi e stërgjyshi im.Me një pamje tjetër e mbase me një tjetër emër. Por gjithmonë për të dashuruar veç ty.

JE YLL APO GRUA…?

Je yll apo grua? Pyetje e thënë pa gajle, sepse unë e di që ti je një yll. Mijra vjet drite larg, për një fjalë të vetme…më tako…!

Drita jote e ylltë, e ftohtë, çuditërisht ka risjellë pranverën në jetën time.

Ndërsa ti do të më mbash kaq larg! Të të jem pranë, ti pandeh se do të digjem a do të humbas gravitetin tim?

Në fakt, praën teje, vetëm se kam ndjekur dritën dhe nurin që ti lëshon mbi mua. Për vite me rradhë, si tani. Dhe të kam dashuruar, si tani.

Ti s’mund ta harrosh këtë, edhe pse je një yll. Sepse edhe yjet dashurojnë ndonjëherë. Shkëputen nga qielli dhe bien në tokë, për njerëzit që i duan. Qoftë dhe një çast të vetëm. Puthin, përqafojnë e bëjnë dashuri, pastaj ngrihen sërish në qiell. Të mbretërojnë ftohtë !

Bujar Mucaj

Shtrati i topit

Ishin vite te tjera atehere. Heronjte e vertete sikur dilnin nga dheu, por me shkelqim gati boreal kishin ata fallco qe i kishim perdite para syve. E mbaj mend mire heroin e ketij tregimi te vogel qe po ju nis apo heroin e atehershem qe fryhej perdite para nesh duke reklamuar lart e poshte virtytet e rralla te tij. Ca thoshin se e meritonte ate titull te larte, ca thoshin se e kishte mare duke shtruar dreka e darka, duke sakrifikuar me kete rast nje kope jo te vogel me dhi e dhene lene nga i ati dhe ca zamzane me raki. Tani heronjte s’mund te mereshin me dhi e me dhene, pune te medha kishin bere dhe pune te medha u prisnin tek pragu, ndaj flijimi i tyre qe me vend dhe kishte bere efekt ne ca barqe te medhenj qe s’ngopeshin kollaj sidomos nga nahija e Tirones. Ne shoket e tij te punes nuk kishim pare ndonje cilesi te rralle sidomos ne pune, i zakonshem si gjithe te tjeret, bile kishte te tjere qe ishin shume para nesh ne realizime plani.

Baze e kesaj rrefenje eshte nje dite e larget e 81-shit,kur ne nje pushim dreke ju drejtua Bilalit me te moshurit te asaj brigade shpimi te naftes qe i drejtonte, se a i shkonte ylli i heroit ne kostumin e tij qe e vishte zakonisht te djelave kur vinte per kontroll tek vendi i punes, per te kapur me presh ne duar ndonje qafir qe dhe ja fuste gjumit apo dhe mungonte ne pune. -Te shkon i tha Bilali , por do te shkonte me teper ta kishe me te madh, te ishte sa nje patkua se koken e ke te vogel.

Heroi qe spriste te tille pergjigje u zverdh ne fytyre dhe ne cast drejtoi nje rrebesh fjalesh drejt Bilalit, i cili coi duar perpara si mburoje, nje xhest qe donte te thoshte, me mbyte ,cben!

-Heroit i flet me keto fjale.Une te fus ne burg! Mua me nderon partia dhe ai i madhi atje lart. E kupton se ky eshte ylli i arte dhe kete yll se marin dot as ti e shoket e tu qe me nder u bjene pantallonat rrugeve.

Bilali e pa qe e kishte bere nje fare djallosje duke folur ne ate menyre dhe preferoi me mire per pak kohe te heshte, duke lene te rreshkase orteku i fjaleve te tij me lloj epitetesh te padegjuara me pare nga goja e tij. Pasi foli e foli gjate kesaj radhe futi ne veprim dhe duart duke i mberthyer ”kundershtarit” krahet:

– Dhe degjo, kur te vdes une do te mbahet zi e madhe, do te ngrihen kenge dhe trupi im do te vihet mbi shtrat te topit e do te prehet….

– A ketu s’te le me te flasesh, nderhyri Bilali tashme i cliruar,- s’te leme te vdesesh se po vdiqe ti do mbetet plani pa realizuar.Cdo bejme ne qe na bjene pantallonat rruges, prandaj une mendoj te vdesim si brigade, le te shtojne ca topa te tjere se su be qameti.

-Ju ne topa-iu kthye as qe behet fjale topi eshte i imi dhe pike

Ne ia benim me shenje Bilalit te heshte se heroi kishte dhe nje damar qe kur e kundershtoje ose kur e mundje ne letra ne kohe te lire do te hapte pune pa pune.

Keto mu kujtuan pas tridhjete e nje vjetesh kur pashe rrugeve te qytetit heroin duke terhequr nje karroce tip biciklete me dy rrota qe me kujtoi dhe topin e ketij tregimi te vogel. Koha, ndryshimi i sistemeve se lane te priste i qete shtratin e topit, kishte ardhur koha te levizte me tere mend kembet….

Lini një koment