Nëse ende po shani protestën, nuk keni kuptuar asgjë prej saj
Gentian Gaba
Ditën e djeshme isha një nga protestuesit e pa numëruar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Si shumë të tjerë, pas një rezistence fillestare, e vijova protestën nën hijen e dy Kullave (dhe gjithë atyre hijeve që mund të gjendeshin gjatë itinerarit të saj). Dielli u tregua i pamëshirshëm për ata që dolën për mëshirë të institucioneve publike, por u dha një mjet atyre që, me abakus në dorë, masin mitingjet sipas orekseve të momentit.
Por, për fatkeqësinë e këtyre të fundit, protestat e djeshme nuk frymojë në raport me numrat, por me rezultatet.
Anipse jo të gjithë e kuptuan protestën, apo dëshiruan të shihnin qartë në të.
Si në të gjitha tubimet, pjesëmarrësit ishin si të vëngër, me një sy tek sheshi, e tjetrin lartë, aty ku priten rezultatet, tek mazhoranca e radhës. Pse nuk reagon Berisha, pse nuk ikën Nano, pse Rama nuk heq ministrin e Brendshëm? Është refreni i kahershëm i atyre që përcëllohen në diell, ngrinë në acar, por edhe i atyre që e ndjekin protestën nga kolltuku, kafja, plazhi apo Facebook-u; duke pritur që të parët të bëjnë punën edhe për këta të dytët.
Marrja e një rezultati, nga një përpjekjeje e çfarëdollojshme, është një pritshmëri njerëzore e kuptueshme. Megjithatë, arritjet nuk janë përherë të matshme në një hark kohor të shkurtër, sikurse imponon menjëhershmëria e modernitetit digjital.
Kritikuesit gjeniun të protestës, ndryshe nga të pandreqshmit me pagesë, kërkonin rënien e dikujt (Xhafës apo Ramës bashkë me atë), si pasojë e përpjekjes opozitare. Nuk kuptuan se ai është objektivi final i strategjisë së opozitës, dhe, për ta arritur, kalohet nëpërmjet disa momenteve taktike në përballjen me kundërshtarin politik.
Pra, arritjet e një proteste duhen matur në raport me strategjinë dhe taktikën, të cilat janë dy gjëra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.
E para është një plan afatgjatë (largimi i Ramës) në të cilin planifikohen veprimet gjatë përballjes në tërësinë e saj. Ndërsa e dyta përmbledh të gjitha ato mjete (skandale të publikuara me kadencë të saktë) që duhen për të zbatuar një strategji.
Për të kuptuar vijimin e aksionit të opozitës, duhet të kemi parasysh këtë diferencë të madhe midis të dyjave, dhe kundërveprimet e mazhorancës.
Të gjithë ata që kanë ndjekur sadopak aktualitetin, janë të vetëdijshëm që Rama është kapur gafil me krimin (mjaftojnë dy ministrat e brendshëm si ilustrim i së tërës), megjithatë, në asnjë moment, nuk ka shprehur pendim apo vullnet për t’u tërhequr përballë krizës së madhe morale në të cilën lëngon.
Nuk kanë mjaftuar as protestat e shumta të këtij vitit të parë, për të bërë që mazhoranca të ndryshojë qëndrim. Përkundrazi, ka ngritur me çdo mjet nivelin e akuzave, arrogancën dhe përbuzjen ndaj kundërshtarit.
Momentet e vetme të vështirësisë, përkojnë më ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë në çështjet shqiptare. Mjafton të rikujtojmë itinerarin e Saimir Tahirit. Hyri në parlament për të mbrojtur mandatin; del nga parlamenti një javë më pas, si pasojë e kërkesave eksplicite të gjermanëve.
Kjo është qendra e gravitetit të Ramës, thyerja e imazhit ndërkombëtarë që ka krijuar rreth tij.
Në një kontekst të brendshëm tej mase asimetrik, ku Rama akumulon pushtet ekonomik, mediatik dhe kriminal, balancat midis palëve mund të rregullohen vetëm nga ndërkombëtarët.
Këtu kthehemi tek strategjia dhe taktika e opozitës.
Protesta nuk mund të prodhonte rënien e Xhafaj, apo të Ramës, të cilët kishin mjaftueshëm kohë për të dhënë një shenjë moralizimi të jetës publike, duke nisur nga momenti i daljes së vendimit të formës së prerë të vëllait të ministrit të Brendshëm. Ajo çka prodhoi, është delegjitimimi i Ramës përballë opinionit publik ndërkombëtarë, i cili u informua nga shtypi botëror për arsyet dhe qëllimet e protestës, jo për numrin e protestuesve dhe dritëhijet e tyre.
Simbolikisht, sepse ato janë gjithmonë simbole të një gjendjeje shoqërore, protesta prodhoi një fitore taktike në strategjinë e opozitës kundër krimit dhe drogës; duke krijuar kosto të mëdha politike për mazhorancën, si pasojë e rënies së saj në mëkat të përsëritur me Ministrinë e Brendshme.
Midis një mazhorance që nuk po qeveris, por po merret me shuarjen e zjarreve të ndezura si pasojë e fërkimeve të e saj me krimin; dhe një opozite që ka gjetur, më në fund, rrugën e duhur të komunikimit publik me ndërkombëtarët, avantazhi i përket kësaj të fundit.
Të lirë të mos e besoni, por “nata është gjithmonë më e errët përpara agimit

Ndajeni këtë me të tjerët:
- Klikoni për ta shtypur (Hapet në një dritare të re) Shtype
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pocket-i (Hapet në një dritare të re) Pocket
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Reddit-it (Hapet në një dritare të re) Reddit
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Tumblr-it (Hapet në një dritare të re) Tumblr
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
- Klikoni që t’i dërgoni një lidhje një shoku me email (Hapet në një dritare të re) Email
- Më