
Gjatë fillimit të shekullit XIX të gjithë popujt e Ballkanit u karakterizuan nga lufta për pavarësi. Ishte shekulli i formimit të kombeve dhe në fakt kjo nuk ishte vetëm një luftë nacionale e mbështetur nga patriotët por dhe një kërkesë e shteteve më të fuqishme evropiane.
Ideja për krijimin e një kombi të pavarur patjetër që do ishte dhe ajo e patriotëve shqiptarë. Perandoria osmane kishte shfaqur dukshëm shenjat e perëndimit të saj dhe ishte koha e duhur për ngjizjen e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar.
Historia n’a mëson se shqiptarët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit grek, duke dhënë jetën dhe gjakun e tyre për formimin e shtetit të ri dhe kontributi i shqiptarëve ka qenë vendimtar.
Me dredhi ai arriti të mposhtte kështjellën e Janinës dhe përpjekjen e Bushatllinjve të famshëm. Urdhri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot”. Dhe pashallarët që ishin shërbyes të zellshëm të Sulltanit patjetër që do kryenin rolin e kolonës së pestë për Shqipërinë e brishtë. U eleminuan një nga një krerët e kombit shqiptar . Sulltani dëshironte të shtynte dhe një shekull zotërimin e tij në trojet shqiptare. Dhe si gjithmonë do përgatistë një nga masakrat e saj më të mëdha që ka hyrë në histori si masakra e Manastirit.
Është folur shkarazi për këtë fatkeqësi të madhe kombëtare në fakt. Por ngjarjet rrodhën si më poshtë.
Në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, turqit i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash 1000 feudalë shqiptarë vriten në mënyrë makabre. Një pjesë e madhe e kokave të tyre përfunduan në Stamboll.
Kjo ishte një masakër e përmasave të mëdha sepse pjesa më e madhe e tyre ishin patriotë dhe luftonin për të mirën e Shqipërisë. Kështu u zhdukën një nga një patriotët tanë duke e lënë vendin tonë të fundit në Ballkan në krijimin e shtetit shqiptar.
(Historia e popullit shqiptar) / Konica.al