Kategori
Uncategorized

Edison Ypi, Lu-së: Sa ironi ke ti dhe karaputanat e shoqërisë civile….

Edison Ypi, Lu-së: Sa ironi ke ti dhe karaputanat e shoqërisë civile....
Analisti Edison Ypi i ka dhënë një përgjigje në mënyrën e tij, thirrjes së ambasadorit Donald Lu, që paraditen e sotme bëri thirrje që ‘OJQ të bashkoheshin për të arrestuar peshqit e mëdhenj’.
Ambasadori Lu ishte i pranishëm në një aktivitet ku edhe foli për Saimir Tahirin, duke mos e sulmuar siç zakonisht bën me atë që ai mendon se janë të lidhur me krimin dhe trafiqet, por u mjaftuar duke thënë se ‘do të hetohet si qytetar i lirë’.Pikërisht këtyre deklaratave u ka dhënë një përgjigje në mënyrën e tij, Edison Ypi.Ja çfarë shkruan ai në Facebook:Karaputanat hajdute të Shoqërisë Civile që e kalojnë jetën nëpër restorante e hotele, paskan luajtur rol kryesor në largimin nga skena të politikanëve të lidhur me krimin ?!Ambasadorit Donald Lu i duhet akorduar urgjentisht titulli i lartë;”Diplomat gjenial në përdorimin me efikasitet të lartë të ironisë në vendin e shejtanbudallenjve ku nuk të njohin për babi po nuk ua dashurove mamin”

Lini një koment