Kategori
Uncategorized

Dy anet e lexueshme te “medaljes” Tahiri!

Guxim Alimani.
————————————–
Sajmir Tahiri duket se u urdherua sot te dorezonte mandatin e deputetit pas nje ligjerate sa me zemratë po aq dhe me presion te nenkuptuar ne ç’do fraze.Mandati i Tahirit eshte shenderruar jo vetem ne kauze per opoziten por dhe nje forme basti per kancelari te rendesishme e vendimmarrese te Europes.Jane dhjetera pyetje e enigma qe percjellin jo vetem ligjerimin e ish-superministrit por dhe kohen qe zgjodhi per ta deklaruar veprimin e tij dukshem te imponuar.
-Flitet se Edi Rama i cili i dha kohen e mjaftueshme Tahirit ,tashme e ka kopsitur historine qe penalizimi i tij te mos kete intensitetin e duhur.
-Varianti i dyte eshte se Rama i ka rrefyer Tahirit skajin e limiteve te tij per ta mbrojtur ndaj do ishte e udhes qe prangat ne duart e tij te mos viheshin ne sallen e kuvendit ku sundon mazhoranca e tij.
Ne te dy variantet dihet fundi i Tahirit si politik dhe human por nje tjeter institucion eshte sot para proves se madhe:Prokuroria e krimeve te renda.Ata qe penalizuan e sot kane ne dore dosjen”Tahiri”duhet te prisnin ish-ministrin dhe deputetin tashme pa mandat me pranga ne dore tek dalja e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise.Laku po ngushtohet.E kam perseritur se korporata e korruptuar politiko-juridiko-oligarkike me gjithe manovrat e ka te pamundur te tallet e te beje nul investimin amerikano-europjan per reformat e iniciuara e financuara prej tyre

Lini një koment