
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu në një deklaratë për Zërin e Amerikës ka deklaruar ditën e sotme se “ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj”.
“Kritikët e reformës në drejtësi, thekson Ambasadori Lu, i kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi”.Por ndërsa Ambasadori Lu flet që nuk ka ofruar financime, në dokumentet e bëra publike janë të paktën 2 projekte ku Ambasada e SHBA-së e drejtuar nga Donald Lu është bërë palë me Fondacionin ‘Soros’.
Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh Soros për aktivitetet politike në mbështetje të forcave të majta në Shqipëri. “Judicial Watch”, një organizatë konservatore, e cila vëzhgon abuzimet e mundshme të buxhetit federal në Shtetet e Bashkuara, i bazon akuzat mbi dokumentet e brendshme të Departamentit të Shtetit të siguruara përmes së drejtës së informimit.
Kategori