Kategori
Uncategorized

Ju tregoj trafikantin e 1997-tës që sot u jep leksione studentëve.

Nga Konstadin Koliqi/

Ne kete momente, nje TV, po jep te perseritur, nje emision, ku flitet per historite e emigrimit te shqiptareve, aresyet, motivet perse ka ndodhur dhe po ndodhe kjo dukuri, me shume shqiptare…..jane ftuar disa personalitete te fushave te ndryshme por …..eshte i ftuar edhe nje trafikante, qe ka lidhje te forta me ngjarjen me te rende te emigracionit shqiptar…….ngjarjen e 28 marsit 1997, ku lane jetet e tyre ne funde te detit, 119 njerez qe kerkonin te largoheshin nga ferri i kaosit shqiptar, per nje jete me te sigurte dhe me te mire….ngjarje qe e shkeputa nga materiali kryesor i atyre ngjarjeve te atij viti te zi, 1997…..ndofta do te merziteni, por me detyroi ky trafikane qe per habin time, por jo vetem, ishte dhe eshte i mirepritur ne detyra te larta shteterore dhe ne edukimin e te ardhmes tone, studenteve !!!!!!!!!….hidhini nje sy, se nuk beni keq ta kujtoni, per te mos u perseritur te tilla ngjarje shume te renda.

…….. më dt 25 Mars, informohem se, në Vlorë është bërë plani për të marrë një anije nga Saranda, dhe me të, do të niseshin klandestinë për në Itali. Në Vlorë nuk kishte asnje anije. E vetmja anije që kishte mbetur, që mund të lundronte ishte Kater i Radës, ne Sarande, i vogël, i vjetër dhe me shërbim të kufizuar portual.

Më dt 26 Mars, anija vjen në Vlorë, nga Sarande, prurja e saja e organizuar nga Zani Caushi dhe menjehere, vihet nën sundimin e « Sulltanit të Vlorës » sic kishte qejf të quhej Zani Caushi . Menjëherë u hap lajmi se do të nisej për në Itali një anije luftarake, kundrejt pagesës prej 1,5 million liretash për person. Turma njërëzish, afroheshin por kur merrnin vesh se pronari ishte Zani Caushi, largoheshin për vetë namin, prej krimineli që ai kishte, në tërë vëndin, jo vetëm në Vlorë. Atëhere, në Vlorë, shkon z. Arben Malaj, në atë kohë Ministër i Financës të Qeverisë të Pajtimit Kombëtar, futet në port, i afrohet anijes, gjithmonë në shoqërinë e Zanit dhe shokëve të tij. Kjo në mëngjesin e dt 27 Mars. Menjëherë, u hap lajmi se anija ishte e Arben Malajt, Zani ishte vetëm arkëtari. Kështu u rrit besimi tek njërëzit, të cilët ishin aty rreth e rrotull dhe mbushën menjëherë anijen, në të cilën hypën 153 veta dhe u nisën drejt Italisë. Tashmë, historia e anijes dihet , por unë dua t’ju them atyre që e mbytën dhe atyre që kërkojnë trupat e të afërmve të kërkojnë, jo 80 veta, por 119 njërëz të mbytur. Dua tju kujtoi se në ato lista emrore që hypen në atë mjet lundrues, ishin edhe 22 vajza të kthyera nga Italia, para krishtlindjeve, por që nuk gjetën afrimin nga familjet e tyre, ose…..dhe nuk u ngeli gjë tjetër, vec të kthehen prap tek semaforët, për të nxjerr bukën por edhe fitimet e atyre që tashmë kishin marrë drejtimin e vëndit……

Vazhdova në detyrë, derisa, si Ministër erdhi Zabit Brokaj. Puna u bë e pamundur. Kisha për epror atë që drejtonte rebelët, pjesën më kriminale të tyre, që po të më kishte kapur atje, do të më rripte të gjallë. U largova nga detyra me motivacionin : « nuk ke arsimin përkatës, shkollën e sigurimit. » U them atyre që më komunikuan urdhërin : « Nderoj tim Atë që nuk më dërgoi në atë që vetëm shkollë nuk e quaj.»
Dhe nga ai moment, që ishte data 15 Gusht 1997, dita e lindjes time, ngela i pa punë dhe për më tepër i kërcënuar dhe shantazhuar, familjarishtë. Të gjitha ishin të pritëshme dhe të kuptueshme, papunësia, varfëria, indiferenca edhe e shokëve e miqvë, kërcënimet personale nga njërëz të njohur dhe të panjohur, por kërcënimi që i bënin fëmijve të mij, ata që kishin punuar me mua në të njëjtin dikaster, këtë nuk e prisja, por edhe nuk ja u fal……edhe pse janë deputet të atij dhe këtij Parlamenti………

Lini një koment