”Kush more unë kruhem?”
“Po.
Sa herë flet Saliu, ti djersit, kruhesh. Kruan kryet, b…, qafën…ça ke?”
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më gju me popull” në Lezhë, para tre vjetësh,në ditët më të lumtura të krenarizmit të vet, kur kryerilindasi po “bënte shtet” thërret mirditasin; “Hajde këtu ti. Pse flet nga vendi.” Mirditasi zbaton urdhërin. Kryeministri e pyet me nënqeshje dhe ironi,siç di vetëm ai, duke i shtrirë mikrofonin. “Fol këtu or ti. Nga je ti, ku e ke shpinë?” Fshatari i tregon fshatin. “Më thuaj adresën.
Ke apo s’ke adresë ti? Ndryshe po s’pate adresë si mund të gjej unë-shteti ty? Bash kur kryekrenaristi po bënte gati dorën për t’ja puthur, fshatari ia pret me të njëjtën lakoni e kortezi: “or ti kryeministër, shteti e di mirë adresën time, ndryshe nuk do të mbërrinin faturat…e pagesave” Meqënëse lakonia e mirditasit i’a plasi qyrret ironisë së Tij, nënqeshja e kryeministrit u konvertua në një buzëqeshje të terratisur…
2-Afro dy vjet më vonë prapë me duar të lagura nga puthjet e tapimarrësve jugas, kryeKrenaristi thërret postribasin: “hajde ketu ti more. Mos fol prej andej.” I shtrin mikrofonin. “Fol këtu, ça ke për të thanë. Që jam burrë i mirë e di. Këtë ma the.” Postribasi përsëriti:
“Je burrë i mirë” “Këtë e mora vesh se jam burrë i mirë,-gulçoi sikletshëm ironia e k/ministrit, për tja hipur ironisë së fshatarit,-na thuaj ndonjë gjë tjetër” Atëhere postribasi, që s’ishte trembur prej komunistave, jo më prej komunist-ucave i bëri një pyetje të thjeshtë shkatërruese, sidomos për ata që kurohen për psikopatologji kronike; “Pse kruhesh, pse djersit.” K/ministri, nga shkodrani maksimumi mund të priste ndonjë ironi të hollë a elegante, po jo grusht turinjve; ”Kush more unë kruhem?” “Po. Sa herë flet Saliu, ti djersit, kruhesh. Kruan kryet, b…, qafën…ça ke?”
Zef Zefi/