Kategori
Uncategorized

Si u mbytën anijet për disa dhrami.

Një gjë më habit, ata oficera që u larguan nga detyrat, më 28 Shkurt, nga vënd komanda e bazës së Vlorës , Fitim Halili, Roland Nasto, Mitat Islami, etj drejtojnë sot Flotën, apo oficerat që rrëmbyen anijet e tyre luftarake për në Itali, dhe disa nga këta u vunë në shërbim të tyre, ngrihen në përgjegjësira drejtuese !!!

Nga ish drejtues i SHISH për bregdetin e jugut, Konstadin Koliqi.

Per te mos u harruar ato dite te veshtira per shqiptaret, por edhe per politikanet qe e drejtuan dhe po e drejtojne sote, vendin, kam shkeputur nje pjese nga materiali kryesor qe bene fjale per ato ngjarje makabre te v.97, ne ditet e para te atij Marsi te zi…..

…….po më dt 1 dhe 2 Mars, u shkatërrua dhe u vodh baza e riparimit të anijeve në Porto Palermo, e futur e gjitha në tunel , me një vlerë disa miliona dollarëshe.
Më vjen informacioni se po shkatërrohej dhe vidhej baza e anijeve në Sarandë.

Dërgova atje njërëz të cilët më prunë informacione se po mbyteshin anije, pothuajse të reja dhe këto po bëheshin në favor të gazetarëve dhe fotoreporterëve Grek, të cilët u jepnin disa Dhrahmi, kundrejt hedhjes së granatave luftarake, në anije, ku filmohej shpërthimi dhe mbytja e anijeve.

Sipas informacioneve, këtë tmerr për institucionet, repartet ushtarake, por edhe për njërzit, e drejtonin Gramoz Ruci, i cili kuartierin e tij e kishte ngritur tek hoteli i piluriotit, pak metra para bazës detare në Limjon, drejtonte Arbër Qilimi që dorzoi repartin që komandonte dhe e bashkoi me kryengritjen, Xhevat Kocia, ish oficer i lartë, i përzënë nga ushtria për shkaqe ordinere.

Po nga këto informacione, bëheshim me dije se në zonën Sarandë, Delvinë Gjirokastër, tashmë kishin zbarkuar nga Greqia dhe po vepronin në mënyrë intensive për organizimin e kryengritjes dhe drejtimin e saj për në Tiranë, krerët politik te saj, Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia.

Informohem se në bazën e Sarandës, kishin mbetur pa u shkatërruar, 2-3 anije . Në Shtabin e Përgjithshëm, u mor vendimi që këto anije të tërhiqeshin nga Saranda dhe të bazoheshin në Durrës. U bënë planet përkatëse të cilat do të zbatoheshin nga katër anije të bazës së Durrësit, më dt 7-8 Mars.

Më dt 6 Mars, informohem se Komandanti i grupit të anijeve dhe një grup oficerash, jo vetëm që nuk do të zbatonin planin, por do të largoheshin, me gjithë anijet luftarake në drejtim të Italisë, po qe se do te merrni nje detyre te tille, per te rimorkjuar anijet nga Saranda.
Kur me erdhi ky informacion, në fillim nuk e besova dhe s’kishte se si ta besoja, prandaj, vendosa të shkoja vetë në Durrës, në vëndbazimin e anijeve dhe të bisedoja vet me ata.

Në takimin që pata, me Komandantin e grupit, ai, pa ju dridhur qerpiku, ma pohoi « Po qe se do të na urdhëroni të vemi në Sarandë të jeni te sigurtë se nuk do të vemi atje por do të ikim në Itali dhe skeni se cfar të na bëni, le të quhemi tradhëtar . !!!!!!! »
Nuk dija cfarë të thoja. Eshtë e vështirë të bisedosh me oficerat që janë shumë trima në tradhëti dhe frikacak në zbatimin e detyrave.
Planin e anulluam.

Anijet patën fatin e të tjerave. Gjatë këtyre ditëve, mblodhëm anijet në Durrës për ti ruajtur nga ndonjë sulm me qëllim eksodi, por nuk dinim se nga kush të kishim frikë, kush do të na i rrëmbente, populli apo oficerat që i drejtonin.

Informatat flisnin që më tepër duhet të ruanim shtëpinë nga i zoti i saj !!!! Kjo u vërtetua.

Pak rremujë ndodhi në Durrës, më 13-14 Mars dhe të parët që u larguan, në drejtim të Italisë, qenë anijet luftarake dhe pothuajse vetëm me kuadrot dhe ekuipazhet e tyre. Anijet u strehuan në bazën e Brindizit. Italianët, kishin kohë që i kishin marrë masat dhe mendoj se jo vetëm në bregun e tyre por edhe në bregun tonë . Kuadri i lartë i shërbimit sekret italian, z. Balice, e kishte zbatuar detyrën, kundrejt Shtetit të tij …

Një gjë më habit, ata oficera që u larguan nga detyrat, më 28 Shkurt, nga vënd komanda e bazës së Vlorës , Fitim Halili, Roland Nasto, Mitat Islami, etj drejtojnë sot Flotën, apo oficerat që rrëmbyen anijet e tyre luftarake për në Itali, dhe disa nga këta u vunë në shërbim të tyre, ngrihen në përgjegjësira drejtuese !!!

Në një nga ditët e marsit, kur ministër kishte ardhur z. Shaqir Vukaj, me ndodhi një incidentë i rëndë ne koridoret e ministrisë.

Një oficer i Flotës, kishte disa ditë që kur kaloja ne koridoret e zyrave, me shante nga familja, gruaja, fëmijtë e sharje të tjera të rënda. Për këtë vura në dijeni shefin tim, S.K. i cili më këshilloi të ruaja gjakftohtësinë. Por veprimi i këtij oficeri, nuk po ndalonte.

Një ditë, në orën e fillimit të punës, në koridorin e hyrjes, më del përpara ky oficer i komandës së Marinës, me detyrën e shefit të lundrimit, një shok i ngushtë i Komandantit te Flotës, K/Admiral Edmond Zhupani dhe me hidhet duke më goditur në fytyrë. I largohem pak, aq sa hapa krahun dhe falë Zotit, i dhashë një goditje, aq të fortë sa ra në gjëndje të fikti. Për këtë, më thirrën, më kritikuan dhe më thanë se do të mbaj përgjegjësi të madhe. U them atë shprëhjen popullore se « mua më ka goditur gjylja e topit, cfar do të më bëjnë plumbat tuaj » .
Dalngadalë, me këtë gjëndje edhe po mësoheshim dhe punën e bëja, më shumë për forcë zakoni, kur më dt 14 Mars, informohem se nga Muzeu Arkiologjik, në Durrës, ishin vjedhur objektet arkeologjike, vetëm të periudhës ilire, ndërsa ato të periudhës romake dhe helene ishin të pa prekura. Dija që këto objekte ruheshin në vënde tepër të sigurta, me kod sekret dhe këto i dinin dhe mund të hynin atje vetëm pesë veta, në shkallë vëndi, duke filluar nga Kryeministri … Informacioni u vërtetua, objektet ishin vjedhur dhe të dhënat më conin tek një kryetar partie i njohur, sidomos gjatë rrebelimit si drejtues i tij, por edhe arkeolog tepër i njohur….
Unë, akoma nuk dua ta besoj që janë shqiptarët që bënë këtë vjedhje të tmerrshme, këtë thesar të pazëvëndësueshëm, sepse me këtë na është vjedhur identiteti si komb.
Ky veprim makabër, u bë në favor të shërbimit sekret Grek, i cili zbaton politikën Greke për të humbur identitetin shqiptar dhe stërnipave tanë, tu thonë se në këtë tokë, jetojnë minoritar dhe jo autokton, shqiptarë dhe pasardhës te ilirëve.
Në gjithë këtë katrahurë, kam mendimin se kjo vjedhje është më e rëndë në historinë e kombit tonë.

Lini një koment