Kolonel Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, thotë se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen e detit me Greqinë, cënon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion.
“Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se emri në fjalë është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht Presidenti i Republikës i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij.
Pjesëmarrja e tij në komision do të cënonte sigurinë kombëtare, pasi marrëveshje të tilla bëhen një herë në jetë dhe jo çdo ditë”, u shpreh kolonel Ylli Zyla