Festivali I 15 Imazhi Shqiptar nga Forumi Imazh & Media në 20 vjetorin e krijimit.
Si cdo vit, Forumi Imazh&Media, ka pritur në kryeqytetin Shqiptar në takimin e 15-të të Festivalit Imazhit Shqiptar dhe në 20 vjetorin e krijimit të saj , miqtë dhe mbështetësit e saj nga të gjitha trevat shqipfolëse. Misioni i saj për identifikimin dhe promovimin e vlerave të Imazhit Shqiptarë nuk ndalet.
Tashmë një traditë e veprimtarive te forumit Imazh dhe Media, prezantimi i vlerave unikale të Imazhit Shqiptar dhe identitetit kombëtar është bërë gjatë gjithë vitit me takime ,seminare propovime librash e vlerash në të gjitha trevat mbarëshqiptare që nga Gjakova ,Prizreni ,Prishtina duke u ndalur në Ulqin Preshevë e Shkup e sigurisht në diasporën e largët si Romë,Bruksel ,Gjeneve Stamboll e Neë York.
Takimi i sivjetshëm ishte i vecantë pasi arritëm në festivalin e 15 të Imazhit Shqiptar.Vite të tëra kushtuar promovimit të Imazhit & Medias Shqiptare.
Ne kete jubile të takimit të sotëm së bashku rikujtuam të gjithë pjesmarrësit ndër vite dhe personazhet e nderuar me Trofete e Imazhit Shqiptar. Më shumë se 100 trofe u janë dedikuar personaliteteve më në zë të të gjithë shqiptarisë ndër vite që kanë kontribuar në politike ,diplomaci ,besimin fetar por dhe në fushën e gazetarisë artit dhe sportit Shqiptar nëpër botë.
Eventi u mbaj si gjithmonë pranë ambjenteve të Akademisë së Shkencave më 22 Dhjetor . Si cdo vit mes një numri të madh miqsh dhe të ftuar nisi dhe edicioni i saj i 15. Hymni i Imazhit Shqiptar ishte mirëseardhja për të gjithë të ftuarit.
Më pas fjalën e mori për përshëndetjen e radhës dhe moderimin e takimit Kryetari i Forumit Imazh & Media Av.Doc.Dr Astrit Memia
Ne eventin e saj final të Festivalit te XV Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar” u trajtua tema mjaft e rëndësishme për të gjithë shqiptarinë ” Studimet, Pellazgo- Ilire- Sfidë e hulumtimeve Shqiptaro – Globale”. Aktivitetit u përqendrua në referatet e perfaqësuesve akademikë, studiuesve, kontributorëve dhe mbeshtetësve të kësaj teze shkencore, mbi Bashkëjetesën.
Në Festivalin e XV Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar” u trajtuan tema mjaft të rëndësishme për të gjithë Shqiptarinë ” Studimet, Pellazgo- Ilire- Sfidë e hulumtimeve Shqiptaro – Globale”.Aktiviteti dou përqendrua në referatet e perfaqësuesve akademikë, studiuesve, kontributorëve dhe mbeshtetësve të kësaj teze shkencore, mbi Bashkejetesen.
Temat e konferencës së prezantuar nga akademikë të njohur ishin:
Camëria vatër e qytetërimit të lashtë Pellazgo-Ilro-Arbnore ng Prof. Dr. Selman Sheme. Një tjetër temë mjaft interesante që u prezantua ishte dhe Pellazgët stërgjyshërit e të gjithë Shqiptarëve nga Prof. Dr. Luftulla Peza dhe Prof. Liljana Peza. Ballkani multikulturor në kohën e Pellazgëve ishte një tjetër hapësirë dedikuar temës së eventit e djellur nga Prof.Dr. Rubin Zemun.
Ruajtja e Imazhit Shqiptar dhe Identitetit Shqiptar jashtë kufinjve të Shqipërisë etnike u soll për të gjithë pjesmarrësit nga Kurtesh Devaja. Një tjetër temë jo më pak e rëndësishme që u diskutua ishte dhe Trojet Shqiptare në harta ndër shekuj nga Prof.Dr. Shyqyri Nimani.
Kaos dhe God një tjetër temë jo më pak e rëndësishme e ligjëruar nga Ali Lacej dhe në fund por jo më pak e rëndësishme ishte tema kushtuar Lidhjes Trako-Iliri si pjesë e qytetërimit pellazg nga Jorgaq Qyfeku.
Një moment mjaft i rëndësihëm i këtij eventi, në kujtim dhe nderim të të gjitha personazheve dhe figurave të njohura mbarëshqiptare të cilat janë nderuar ndër vite nga Festivali Imazhi Shqiptar,ishte dhe materiali filmik i transmetuar për të gjithë të pranishmit. Kujtime emocione dhe histori përgjatë të gjitha viteve të Forumit Imazh dhe Media.
Si cdo vit Forumi Imazhi Shqiptar ka përgatitur me shumë mjeshtëri videoklipin e të gjithë personazheve që nderohen me cmim dhe pjesmarrësve të konferencës,për të njohur më mirë veprat e tyre.
Më ne fund vjen dhe momenti i shumë pritur i shpërndarjes së cmimeve.
1 -Abdilselam Emini Imazhi Shqiptar i Luftetarit te Lirise.
“Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e lirise së gjuhës dhe arsimit shqiptar në Maqedoni”.
Lindur më: 10.12.1960. Vjen nga një familje shqipëtare që jeton në R.Maqedonisë nga fshati Lisec i Tetovës. Pas një kohe të rëndë në ish Jugaosllavi u detyrua që të emigroje në Zvicër, pastaj në vitet 1993 dhe 1994 punoi dhe veproi në Itali, zotëronte tre gjuhë të huaja gjermanishten,italishten dhe gjuhën jugosllave-serbishten. Në vitin 1995 kthehet në vendlindje në Tetovë, Reçic të Vogël. Në moshën 23vjeçare krijon familjen e tij, ka dy djem edhe një vajzë. Në vitin 1995 me
daten 17 shkurt, vritet nga forcat e armatosura Maqedonase në Reçic të Vogël ku ndodhej objekti i Universitetit të Tetovës.
2-Prof doc Shyqyri Nimani – Imazhi shqiptar në art
“Për kontributin e dhënë në artin Shqiptar duke perjetësuar me punen e tij deklaraten e Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008”.
U lind ne Shkodër në maj të vitit 1941.Prof shyqyri Nimani është i mirënjohur në të gjitha trevat mbarë shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen e Deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.U diplomua në Akademinë e arteve aplikative në Beograd në vitin 1967.Profesor ordinar në fakultetin e arteve në Prishtinë,merret me pikturë grafike dizajn dhe me disiplina te tjera te arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar .Ka përkthyer dhe libra ne gjuhë të huaj.Numerohen me dhjetra ekspozita vetjake në Beograd ne vitin 1971,1975, në Tokio ne vitin 1978,me pas ne Neë York,Zagreb,Kroaci ,Tiranë e Prishtinë.Ekspozita personale gjithashtu dhe në Rumani Bukuresht e Krajovë. Shpërblimet e mirenjohjet për Prof Doc Shyqyri Nimanin janë të shumta si në Itali ,Prishtinë etj.
3-Kosovë –Prof.Dr. Parim Kosova imazhi shqiptar në studimet historike
“Për kontributin e dhënë në studimet historike për periudhat më të rendësishme të Shqiptarisë”.
Parim (Aqif) Kosova, u lind më 24 mars 1962 në Prizren. Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë e kreu në Prishtinë, Studimet pasuniversitare po në këtë Fakultet i kreu, ndërsa doktoraturën e mbrojti në Akadminë e Studimeve Albanologjike në degën e Historisë në Tiranë në temën: “Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1912-1941”.Parimi deri më tash ka publikuar disa dhjetëra libra ndër të cilat mund të veçohen:
Harta tematike: “Shqipëria në vitet 1877 – 1881”, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Albumi: “Monumentet historiko-kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, Prishtinë, 2004;
Monografinë: “Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sfidat e tij 1981-1999”, Prizren, 2006;
Monografinë “Gora dhe veshja tradicionale e saj gjatë shekullit XX”, Prizren, 2007;
Albumi: “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, Prishtinë, 2008;
4- Imazhi Shqiptar i Intelektualit- Ali Laçej
“Për kontributin e dhënë si intelektual dhe aktivist në organizatat humanitare shqiptare e ndërkombëtare të paqes universale”.
Z. Ali Laçej Koordinator, Këshilli Shqiptar i Paqes, ShqipëriZ. Ali Laçej është themelues i OJQ “ERA” (Agjencisë së Ndihmës Ekonomike) Është diplomuar në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti i Tiranës dhe është bërë ekspert i zhvillimit rajonal, projektimit, drejtimit dhe përgatitjes së disa Planeve Strategjike të Zhvillimit Rajonal. Ka shërbyer si Prefekt i Rajonit të Shkodrës në vitin 1999. Në vitin 2003 emërohet Ambasador për Paqe dhe që nga ajo kohë ka drejtuar degë rajonale por edhe organizma kombëtarë të FPU Shqipëri. Është themelues i degës për Shqipërinë të Forcës së Miqësisë Ndërkombëtare.
5-Selim Efendi Gashi Imazhi Shqiptar në harmoninë fetare
“Për kontributin e dhënë në arritjen e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në periudhat e saj më të erreta, gjate regjimit komunist diktatorial”
Lindi ne fshatin piktoresk në Myhejan te Tropojës nga familja e bardhëve të Gashit .Kreu studimet e shkollës së mesme në medresenë e Gjakovës. Pas mbarimit me rezultate të shkëlqyera mori rrugën e gjatë për në Stamboll në fushën e teologjisë. Në gusht të vitit 1929 ai diplomohet si dijetar e teolog. Pas studimeve ai u kthye ne vendlindjen e tij në Tropoje ku kontribuoi me dëshirë dhe mjaft vullnet. Ai nuk filozofonte por mblidhte e ruante doket e zakonet si dhe fjalë të urta popullore prandaj u bë figurë shumë e njohur për të gjithë Malësinë e Gjakovës. Ai ka qenë një nga figurat më të njohura qe ka punuar shumë për univitetin dhe vëllazerimin e njerëzimit. Në fund të vitit 1944 burgoset per 3 muaj në Kukës por për mungesë provash del nga burgu.Pas daljes nga burgu caktohet myfti I Gjirokastrës,ku shërbeu për pak kohë ,pastaj u dërgua në Durrës ku u arrestua për herë të dytë dhe dënohet si armik dhe kundërshtar i reformes së pushtetit popullor.Pas daljes nga burgu emerohet drejtor i Medresesë së Tiranës .Më pas u emerua Myfti I Durrësit deri ne vitin 1967,viti i tërmetit të madh kundër institucioneve fetare, i cili e bëri Selim Efendi Gashin të dorëzoje celësat për të mos u kthyer më kurrë. Në Korrik të vitit 1969 ndërroi jetë duke lënë pas gruan dhe 5 femijët .
6-Imazhi Shqiptar ne ndihme te komunitetit- Gafurr Fazliu Lugina e Presheves
“Për kontributin e dhënë në komunitet, në Luginen e Pershevës kundër asimilimit dhe shpërnguljeve familjeve shqiptare, nga kjo trevë autoktone shqiptare”.
Gafurr Fazliu është një nga 6 vëllezërit e kompanisë BC Comerc Bojanovc i cili ka përfunduar Universitetin e Prishtinës. Kompania BC Komerc zhvillon aktivitetin e saj në Preshevë. Ka qenë afër popullatës së Preshevës duke kontribuar për pengimin e shpërnguljes së familjeve shqiptare nga vendi i tyre. Donacionet e shumta të bëra në ndërtimin e 100 shtëpive në Luginen e Preshevës. Gjithashtu kjo kompani ka punësuar shumë shqiptarë të kësaj zone duke kontribuar përsëri në pengimin e shpërnguljes së familjeve për shkak të varfërisë. Pjesmarrja e kësaj kompanie ka qenë frytdhënëse dhe në takimet e odave ekonomike të Kosovës Maqedonisë në dobi te familjeve Shqiptare.
7-Imazhi Shqiptar ne skulptur-Idriz Balani
“Për kontributin e dhënë në fushen e skulturës dhe veprave të tij artistike, të vleresuara edhe çmime ndërkombetare”.
Skulptori Idriz Balani i ditëlindjes 1953, mbaroi studimet e larta në Akademine e Arteve të bukura në Tiranë më 1980, në degën e skulptures monumentale. Në momentet historiko-shoqërore që po kalon sot Shqipëria, në tranzicionin nga sistemi komunist në atë demokratik, shpallja e Pavarësisë e shtetit të Kosovës, pjesë e Kombit Shqiptar, bëri të mundur që skulptori IdrizBalani, të thellohet në temen historike. Pjese e krijimtarisë së tij janë heronjtë dhe dëshmorët e kombit shqiptar në shekuj. Ka vepra të vendosura në Shqipëri në qytetin e Durrësit, Kavajës, Fierit e Sarandës si dhe Kosovë , Prishtinë, Pejë, Decan, Drenas, Prekaz, Recak, Mitrovicë si dhe në Shkup , Maqedoni. Ka marrë pjesë në disa ekspozita në Paris, Zvicer, Belgjike e disaveprimtari të tjera në Shqipëri e Kosovë.
Eshtë nderuar me titullin Misionari Paqes nga Akademia e Paqes pranë OKB, si dhe nga Misioni Diplomatik për Paqe e Prosperitet me qendër në Tiranë .gjithashtu më 30 Tetor 2015 është nderuar po nga Akademia Botërore e Paqes dhe Misioni Diplomatik për Paqe e Prosperitet.
8-Valton Jakupi Imazhi Shqiptar ne video-klip.
“Për kontributin e dhënë në ruajtjen e promovimin e Imazhit dhe Identitetit Shqiptar në Diaspore, nepermjet realizimeve filmike”
Valton Jakupi është me kombësi Shqipëtare, nga Prindërit Shqiptar që jetojnë në Tërnoc-Komuna e Bujanocit ( Lugin e Presheves ).
Aktivist i Kinematografisë Europiane, njëherit mbrojtës i identitetit Shqiptar në Europë. Aktiv edhe në Zyrën shtetërore Zvicerane për Integrim, në ndihmën e Shqiptarëve në integrimin në shoqërinë Zvicerane. Nëpërmes teatrit Valtoni shkruajti dhe punoi shumë shfaqje teatrale, dhe i shfaqi para publikut Shqiptaro-Zvicrran, tematikat e shfaqeve ishin tema për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës
shqiptare në diasporë. Valtoni jeton ne Zvicër, ku udheëheq ende Kompaninë Filmike Europiane International Film Europë si dhe teatrin Antika, po ashtu edhe pjesëmarës në shumë seminare ndërkombëtarë për mbrojtjen vlerave kulturore globale.
President I Kompanisë Filmike Europiane International Film Europe.
Një mbrëmjë mjaft emocionuese ,më bësoni.E gjendur edhe një vit mespersonazhesh dhe vlerave të gjalla që I kanë shërbyer mbarë shqiptarisë.Mbrëmja u mbyll me shtrëngime duarsh dhe fotografi të pjësmarrësve për të shënuar në aparatet e tyre emocionet e Festivalit të 15 të Forumit Imazh & Media.