“I kemi tek bankat, i kemi tek porti, tani do t’i kemi dhe tek aeroporti. Do t’i kemi tek metalurgjia, i kemi tek energjia, tek arsimi deri dje, i kemi tek telekomunikacioni…A folëm këtu për celularë e të gjitha këto?! Në të gjitha këto ia kemi lënë nga një copë, miqve tanë shumë të respektuar turq por ka ardhur dita të themi “ndal me këtë punë”! Ky vend ka një prirje europiane, ka tendencë për të parë nga perëndimi.”Nga fjala e deputetit Dashamir Shehi sot në Kuvendin e Shqipërisë.Po e mbyll me energjinë dhe do të vazhdoj të flas për disa gjëra të tjera, se fatkeqësisht javën tjetër nuk kam qënë këtu kur kryeministri ynë i nderuar nisur dhe nga gjatësia e trupit dhe nga “gjërësia kulturale”, është shprehur për një sërë gjërash kundër meje, me një inat dhe me një paudhësi të padëgjuar më parë dhe do t’ia shpjegoj se nga i buron kjo.
Unë kam kundërshtuar ndërtimin e aeroportit në Vlorë!Për dy principe: Një, sepse gjykoj se është një vepër puro korruptive. Si shumë nga këto të tjerat që u disktuan sot. Sikur të ishte thjesht korruptive, që qeveria, qeveritarët, po marrin një grusht tjetër parash siç kanë marrë përditë nuk do të shqetësohesha kaq shumë. Sepse këtu u mësuam me hajdutllikun. Por më shqetëson diçka tjetër shumë më e rëndësishme për Shqipërinë, për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për linjën europiane properëndimore të Shqipërisë:
Më shqetëson në sektorin strategjik një prezencë turke e ekzagjeruar!
Unë do t’ju dukem njeriu më budalla, më arrogant në një vend që në mënyrë tradicionale ka një simpati ndaj Turqisë. Absolutisht, e kam edhe unë dhe nuk dua të ofendoj kolegët tanë turq….Nuk dua të themi që të jemi mosmirënjohës për ato që kanë bërë për Shqipërinë, por duke qënë shqiptarë dhe duke gjykuar për të ardhmen e Shqipërisë, gjykoj se prezenca turke në sektorët strategjikë është goxha e tepruar dhe çdo ndërhyrje tjetër do të ishte në rrezik të Shqipërisë.
Këtë kam thënë, e them si burrat dhe nuk tërhiqem nga kjo. Dhe e di pse e them?
I kemi tek bankat, i kemi tek porti, tani do t’i kemi dhe tek aeroporti.
Tani do t’i kemi tek metalurgjia, i kemi tek energjia, tek arsimi që i kishim deri dje, i kemi tek telekomunikacioni…a folëm këtu për celularë e të gjitha këto?!
Të gjitha këto ia kemi lënë nga një copë miqve tanë shumë të respektuar turq por ka ardhur dita të themi “ndal me këtë punë”!
Ky vend ka një prirje europiane, ka tendencë për të parë nga perëndimi.
Kjo rrugë e vetëizolimit e kthimit të kokës mbrapa tek Perndoria osmane, është një tezë e rrezikshme politikisht. Qesh ndonjëri këtu nëpër sallë se mund t’i presin e përcjellin mirë nëpër Stamboll e Ankara por kjo nuk i shërben Shqipërisë.Turqia e sotme është një vend që po rrëshket në autoritarizëm – po kjo është punë për të. Po vesh gratë me ferexhe – po kjo është punë prapë për të. Nuk bën zgjedhje demokratike – po kjo është punë prapë për të.Po Turqia që lidhet me Rusinë e me Sirinë – kjo është punë për ne!Turqia që na konsideron ne si popullsi thjesht myslimane në Europë – kjo është punë për ne!Ndaj, nuk duhet ta lejojmë!Tani ky kryeministri ynë e shet dhe blen Shqipërinë si të ketë qejf vetëm e vetëm që të rrijë në pushtet dhe ka kurajon të tallet me çfarëdolloj kolegu që mendon ndryshe dhe e di pse i ka djegur kjo këtij?!Sepse ka frikë mos i marrim flamurin e oksidentalizimit!Sepse vetëm ky me atlete të bardha meriton të jetë perëndimor këtu!Ne të tjerët jemi turkoshakë! Ne këtu, ne sidomos ne të Tiranës, hamë plënca, hamë groshë! Ai ha havjar! Ai “aristokrati”! Se i kemi marrë flamurin, se ky nuk ka asnjë lidhje me perëndimin!”