Kategori
Uncategorized

“Fshati Shqiptar – Arnavutköy: Një histori e çuditshme e asimilimit të shqiptarëve në Stamboll.

Çdo të thotë varfëri.

Varfëri të rëntë flama, qeveri të rëntë damllaja.

Pleqtë sërbë i blenë vajzat shqiptare më pak se një dhi, nga 100…150 dollarë.

Fshatrat serb janë braktisur.

Vajzat e reja largohen nga fshatrat me shpresën për një jetë më të mirë në qytet ose jashtë saj.

Të rinjtë zakonisht qëndrojnë në pronën e familjes, kjo për t’u kujdesur për tokën dhe anëtarët e moshuar. Me kaq pak gra rreth, është e vështirë që shumë prej tyre të gjejnë një partnere.

Por kjo kërkesë ka krijuar një treg për partneret. Ata i gjejnë nuset në Shqipërinë, ku fshatrat po shpopullohen me shpejtësi.

Gazetarja Sanja Knezevic tregon për “Vice” takim me Verën që bashkon çiftet.

Ja si e përshkruan ajo takim me ndërmjetësen: Kam takuar Verën në Shqipëri në vitin 2010, pasi lexova për këto martesa të rregullta në fshatrat e shpërngulura në Serbinë jugore në një gazetë lokale.

Knezevic, tregon se Vera paguhet 2.200 dollarë për shërbimet e saja, që do të thotë se shumë nga klientët e saj duhet të shesin një pjesë të tokës, lopë apo pajisje për të blerë nuse.

Milovani, një fermer 44-vjeçar jeton me nënën e tij dhe siç rrëfen gazetarja, “Milovani nuk donte tu plakte vetëm dhe pa pasur fëmijë”.

Vera solli Milovanin në Shqipëri për tu takuar me Evën, e cila ishte vetëm 22-vjeç. Eva në takim ishte me nënën, gjyshen dhe vëllain e saj.

Ata hynë menjëherë në negociata për martesën potenciale.

Familja e Evës donte të ishte e sigurt se sa tokë dhe para kishte Milovanin, ndërkohë që shqetësimi i vetëm i Milovanit, nëse 22-vjeçarja ishte në gjendje për të bërë fëmijë.

Në moshën 22-vjeçare, Eva i frikësohesh idesë se duhet të kalojë jetën larg familjes së saj. Ajo la gjithçka që kishte, për tu martuar me një burrë dy herë më të madh se sa mosha e saj.

Gjyshja e Evës, që kishte fjalën e fundit për negociatat, vendosi për “po”-“po”.

Milovani kishte paguar 115 dollarë tek familja e Evës dhe u largua për të blerë disa bizhuteri dhe rroba të mira për të fejuarën e tij.

Ai u kthye tre javë më vonë pasi Eva kishte marrë pasaportën dhe për ta çuar nusen, në shtëpinë e saj të re në Serbi.

Në fund të artikullit, gazetarja përveç se habitet por dhe ajo që e mahnit atë, “është sesi gjithë ndryshimet tradito-kulturore dhe stigma e papajtueshmërisë mes serbëve dhe shqiptarëve janë një hiç në zonat rurale serbe dhe shqiptare, ku dëshira për të krijuar familje është më e fortë se gjithçka tjetër, përtej fesë, krahinës dhe konfliktit për pavarësinë e Kosovës”.

“Por me të vërtetë, gjëja më e mrekullueshme që mësova gjatë kësaj serie ishte se sa universale është lufta për të gjetur dashurinë dhe për të filluar një familje”,-e mbyll reportazhin Sanja Knezevic por që ndoshta në këto momente një tjetër “Eva” po shitet nga familjet Shqiptare, që vajzat e tyre po i shesin si të jenë në treg të gjësë së gjallë. A duhet një debat kombëtar për të ndaluar këtë fenomen…

*Ripublikim/Përshtati në shqip: Redjon Shtylla/Koha Jonë

Titulli në origjinal: “The Rural Serbian Villages Where Men Pay for Albanian Brides”


Lini një koment