Kategori
Uncategorized

“Ç’ME BERE MORE USHTAR. Më vrave brenda rrethimit, mi le fëmijët rrugëve.

“Ç’ME BERE MORE USHTAR. Më vrave brenda rrethimit, mi le fëmijët rrugëve.

Rexhep Uk Goçi, Ҫerem– Tropojë.

“Ç’më bëre more ushtar, më vrave brenda rrethimit duke punuar, m’i le fëmijët rrugëve.
Kam një qerre me fëmijë.

Oh Zot, po pse, pse kështu me mua.
Mirë që s’më liruat, po pse më vratë?
Ah, fëmijët mbetën jetimë”.

Gjaku dalngadalë po skuqte rrobat e pista nga piriti, ai vari kokën mënjanë dhe nuk u ndje më.

Kështu u vra në kampin e Qaf Barit i dënuari i ndërgjegjes, apo armiku i partisë.
Rexhep Uk Goçi.

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E RENDIT PUBLIK
DREJTORIA E ADMINISTRATES BURGJEVE Tiranë, më 9 . 5 . 1992.
V E R T E T I M
Me anën e të cilit vërtetojmë se i dënuari politik Rexhep Uk Goçi i vitlindjes 1937 është arrestuar më 14.2.1975 dhe është vrarë më 16.11.1982.

D R E J T O R I
N/KOLONEL EDMOND CAJA
Firmë Vulë

Rexhep Uk Gaci
Varrosur te varrezat e Shpalit me Nr. 42.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT TROPOJË
NR.I REGJ. THEMELTAR _64
NR. I VENDIMIT _65
VENDIM
“NË EMËR TË POPULLIT”
Gjykata e Rrethit të Tropojës e përbëre nga:
—Shefqet Muci Kryetar.
—Imer Sokoli anëtar.
—Kadire Ismailaj anëtar.

Me sekretare Vera Doçin dhe pjesmarrjen e prokurorit Kristaq Ngjela, shqyrtoi në seancë të hapur gjyqësore të datës 29 e 30 maj 1975 në Ҫerem çështjen penale Nr.69, që u përket të pandehurve;

1 – REXHEP GOҪI, i biri i Ukës dhe i Fatimes, i datëlindjes 1937, lindur e banues në Ҫerem, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, dhe me gjendje punëtor, me arësim fillor, pa imunitet, pa parti, i padënuar më parë, i arrestuar më 14.2.1975.

Me akuzen:
Të predispozuar për t’iu kundërvënë fitoreve madhështore të revolucionit socialist në RPSH, vijës marksiste-leniniste të Partisë sonë.

Gjykata, pasi përfundoi hetimin gjyqësor, pasi dëgjoi prokurorin që kërkoi deklarimin e të pandehurve fajtorë sipas akuzës dhe të dënohet i pandehuri Rexhep Goçi me 10 vjet heqje të lirisë, ndërsa i pandehuri Ҫelë Goçi me 7 vjet heqje të lirisë, pasi dëgjoi edhe fjalën e mbrojtjes dhe të fundit të të pandehurve në të cilën kërkuan; i pandehuri Rexhep të dënohet sipas ligjes dhe i pandehuri Ҫelë drejtësi,

Lini një koment