I nderuar Shkëlqesi, Zoti President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mr Donald J. Trump
Të nderuar Përfaqësues të Kongresit Amerikan
Të nderuar zyrtar Departamentit të Shtetit
Të nderuar zotërinj dhe zonja,
Ne jemi një grup qytetarësh shqiptaro-amerikanë dhe shqiptarë, të shqetësuar për fatet e Shqipërisë dhe marëdhëniet jetike të Shqipërisë me SHBA pasi realisht fati i Shqipërisë dhe marëdhënieve të saj me SHBA janë në rrezik të madh nga një Axhendë AntiAmerikane dhe AntiShqiptare e EstablishmentitSorosian i cili vepron si një Mafie Shtetërore që ka kapur Shtetin dhe po mbyt Shqipërinë prej mbi 4 vjetësh që prej 23 Qershorit 2013 kur zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste!
Në dt 18 Janar 2018 Organizata Gallup publikoi një sondazh global ku vërtetoi se populli shqiptar i Republikës së Shqipërisë rreshtohej i dyti në botë për përkrahjen Lidershipit Amerikan për periudhën 12 mujore të vitit 2017 me 72% pro politikave të SHBA, (15% kundër dhe 13% indiferent), ndërkohë që vendi i parë në botë pro Lidershipit Amerikan ishte Kosova e cila ka mbi 90% të popullsisë me kombësi shqiptare. (Anex X)
Rezultati i sondazhit të Organizatës Gallup është verifikimi më i saktë që vërteton se vota e Qeverisë Shqiptare kundër SHBA në Asamblenë e OKB (ku u paraqit një Rezolutë kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si Kryeqytet i Izraelit) ishte në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit shqiptar dhe kjo u shoqërua edhe me reaksion publik! (Anex X)
Problemi qëndron se kjo votë absurde e Qeverisë Shqiptare kundër SHBA e pandodhur më parë në 27 vjet të rivendosjes së marëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA në 1991 (pas izolimit komunist) nuk është një rast i shkëputur nga një qëndrim i ri i Qeverisë Shqiptare pas fitores së Presidentit Trump në 8 Nëntor 2016, dhe nuk është një qëndrim specifik i Qeverisë Shqiptare për një çështje specifike! Kjo votë kundër SHBA në bazë të informacionit që njeh publiku shqiptar është pjesë e një Axhende AntiAmerikane dhe AntiShqiptare të Qeverisë Shqiptare e cila motivohet dhe planifikohet nga Establishmenti Sorosian që ka kapur Shtetin dhe po mbyt Shqipërinë, demokracionë, shtetin ligjor, ekonominë dhe vetë shpresën dhe po e çon Shqipërinë drejt një Falimentimi të plotë Politik-Social-Ekonomik dhe dhe po shtyn shqiptarët drejt një eksodi masiv nëpërmjet rrugëve të ligjshme dhe paligjshme. (Anex X)
Sipas të dhënave të pjesshme që janë publikuar nga Zyra e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara rezulton se numri i shqiptarëve që kanë aplikuar këto 4 vjet për Llotarinë Amerikane tregon një situatë të frikshme të shpërbërjes së Kombit Shqiptar dhe rrënimit demografik të Shqipërisë dhe kjo sipas njihurive tona të plota ndodh sipas një Axhende Sorosiane. (Anex X)
Kjo Axhendë Sorosiane AntiShqiptare ka 4 vite që denoncohet në opinionin publik nga aktivistë qytetarë shqiptarë të organizuar në një Lëvizje qytetare të njohur në Shqipëri si “Lëvizja AntiSoros” e cila ka arritur të thejë murin e çensurës totale të Oligarkisë Sorosiane vetëm:
– në disa gazeta (Anex X),
– portale informative (Anex X)
– rrjete sociale (Anex X)
– dhe prej disa muajsh një TV të ri që sapo është hapur (Anex X)
të cilat janë jashtë kontrollit sorosian, pasi të gjitha TVtë e tjera dhe pjesa dërrmuese e gazetave dhe portaleve informative janë të kapura dhe përdorura nga Oligarkia Sorosiane në pushtet duke krijuar një mur të pakapërcyeshëm çensure dhe errësire për opinionin publik shqiptar kryesisht atë pjesë të publikut që nuk përdor internetin për burim informacioni. (Anex X)
Establishmenti Sorosian që sundon Shqipërinë që pas Zgjedhjeve Presidenciale Amerikane në 8 Nëntor 2016 ka dalë hapur në zbatim të një Axhende AntiAmerikane e cila sponsorizohet dhe udhëhiqet nga Rrjeti Soros (i ngritur dhe i fuqizuar prej 26 vjetësh në Shqipëri që kur u instalua Fondacioni Soros në Tiranë në 1992) (Anex X), Axhendë e cila synon bjerrjen e influencës amerikane në Shqipëri në bashkëpunim edhe me faktorë të tjerë gjeopolitikë të interesuar për rënien e influencës amerikane në Evropën Juglindore, rënie e cila do të dëmtonte në mënyrë të tmerrshme dhe tragjike interesat e shqiptarëve në Rajon të cilët e kanë SHBA të vetmin aleat të sinqertë dhe të cilit i janë mirënjohës pa fund ashtu siç refektohet edhe në sondazhin e Gallup të çituar më lart. (Anex X)
Kujtojmë se që kur filloi Fushata Presidenciale në SHBA përfaqësuesit e Establishmentit Sorosian u angazhuan hapur në një fushatë mashtrimi dhe fake-news-esh për të ndikuar votën shqiptaro-amerikane madje u arrit deri aty se përfaqësuesi kryesor i Establishmentit Sorosian të Tiranës, Kryeministri Edi Rama, në 2016 (Anex X) ndërmorri një fushatë të ndyrë fyerjesh dhe denigrimi në CNN (i sponsorizuar direkt nga George Soros) (Anex X) kundër Kandidatit Presidencial Mr. Trump, dhe kjo u shoqërua në mënyrë edhe më të vrazhdë dhe vulgare edhe në TV e Shqipërisë dhe Kosovës. (Anex X)
Ndërkohë të gjithë TV shqiptare dhe gazetat e pushtetit vazhduan në këtë linjë përgjatë fushatës presidenciale smds pas nominimit si kandidatit zyrtar presidencial Mr. Trump në Korrik 2016, duke shpifur dhe mashtruar dhe përhapur panik sikur Mr. Trump ishte njeriu i rusëve. (Anex X)
Fushata e shpifjeve dhe mashtrimeve mori edhe trajtat e përhapjes së lajmeve të rreme ndërkombëtare sikur populli shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga nga një media e themeluar nga Soros BIRN ALBANIA (Anex X) dhe e financuar fuqishëm nga Ambasada Amerikane dhe USAID, nga e cila nëpërmjet portalit të saj Reporter.al publikonte lajme në shqip dhe anglisht (që përhapeshin në agjencitë e huaja të lajmeve) sikur vota e shqiptarëve në Rajon ishte kundër Trump (pasi sipas medias së themeluar nga Soros dhe financohet me paratë e taksapaguesve amerikanë) kishin frikë prej tij sepse Mr. Trump do të favorizonte serbët në rajon për shkak të lidhjeve të tij me rusët! (Anex X)
Por momenti kur u shfaq hapur Axhenda AntiAmerikane e Establishmentit Sorosian ishte pas fitores së Zgjedhjeve Presidenciale të Mr. Trump kur media shqiptare e kontrolluar nga Establishmenti Sorosian në pushtet filloi një fushatë të përditshme fyerjesh, shpifjesh dhe mashtrimesh ndaj Presidentit Trump dhe politikës së SHBA. (Anex X) Në Dhjetor 2016 Qeveria Shqiptare votoi në OKB kundër rekomandimit dhe interesave amerikane për çështet bërthamore si një përpjekje e qartë për të rritur pakënaqësinë e Presidencës së re Amerikane ndaj Shqipërisë. (Anex X) Në Shqipëri të gjithë e dinë se e vetmja arsye pse Shqipëria është anëtare e NATOs është mirësia e SHBAsë ndaj shqiptarëve të cilët i janë mirënjohës për gjithshka SHBA për çfarë ka bërë këto 100 vjet dhe vazhdon të bëjë. (Anex X)
Nga 20 Janari 2017 kur Presidenti Trump mori mandatin e tij presidencial e deri më tani Qeveria Shqiptare dhe Rrjeti Soros me çdo mjet dhe mundësi është përpjekur me çdo mjet për të influencuar në opinionin publik për të krijuar mosbesim ndaj Presidencës Trump ndërkohë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është shfaqur hapur dhe pa doreza në krah të Qeverisë Shqiptare ka inkurajuar pa ndalesë të gjithë ata dhe subjektet janë megafonë të pushtetit dhe rrjetit soros që përhapin shpifje dhe mashtrime ndaj Presidencës Trump duke synuar rritjen e mosbesimit publik ndaj politikës së Qeverisë Amerikane. (Anex X)
Ambasada Amerikane dhe USAID në Tiranë, që prej Presidencës Obama në 2008 janë të pozicionuara qartas si një instrument politik dhe financiar i Rrjetit Soros në Tiranë duke financuar dhe mbështetur me përparësi aktivistët politik dhe organizatat pranë Fondacionit Soros, madje edhe rekrutimet për stafet shqiptare të programeve të USAID që lidhen me demokracinë dhe shtetin ligjor kanë qenë të parazgjedhur njerëzit e lidhur me Rrjetin Soros duke e kthyer politikën e SHBA në Tiranë në një instrument të Fondacionit Soros. (Anex X)
Për ne është e qartë arsyeja që ka habitur mbarë shqiptarët se si ka mundësi që përfaqësimi amerikan në Shqipëri nuk ka reaguar në asnjë moment por përkundrazi ka shpërblyer me çdo mjet dhe para të taksapaguesve amerikanë të gjithë ata dhe ato, organizata apo grupime të cilat janë në avangardë të propagandës antiamerikane dhe cënimit të interesave të SHBA. Ambasadorët amerikanë dhe drejtuesit e programeve të ndryshme të financuara nga DASH dhe USAID janë nën influencën e plotë dhe të verbër të Rrjetit Soros brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nuk mund të shpjegohet ndryshe përderisa kushti që të kesh mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe USAID është të jesh pjesë e Rrjetit Soros dhe provat dhe faktet janë të shumta. (Anex X)
Vetë Reforma në Drejtësi që po zbatohet në Shqipëri (siç u vërtetua nga wikileaks në Gusht 2016 kur u publikuan dokumentat e marra nga Serveri i Fondacioneve Soros në NY), ishte fillimisht një plan i Fondacionit Soros i cili u lobua pranë Ambasadës së SHBA dhe Komisionit Europian nga vetë Rrjeti Globa Soros dhe eksperienca 3 vjeçare e hartimit dhe miratimit të saj vërtetoi me fakte të pafundme që nuk synohej një Reformë në Drejtësi për ti dhënë fund korrupsionit në drejtësi por kapjen totale të Drejtësisë nga Qeveria Sorosiane e Tiranës. (Anex X) Komisioni i Venecias (institucion i pavarur ligjor) dhe Gjykata Kushtetuese kanë diskredituar vazhdimisht përpjekjet e ekspertëve të Soros (të gjithë ekspertët e ngarkuar ma hartimin e legjislacionit të Reformës në Drejtësi janë në borderotë e Fondacionit Soros) për ta kthyer Reformën në Drjetësi në një instrument të verbër në duart e Qeverisë duke zhdukur çdo pavarësi të drejtësisë (gjyqësorit dhe prokurorisë) nga Qeveria. (Anex X) Ndërkohë Fondacioni Soros dhe rrjeti i tij (i cili në mënyrë unike në eskperiencën botërore ka funksione të drejtpërdrejta dhe të indirkete rekrutimi dhe vendimarrjeje në gjyqësor dhe prokurori) ka ndikuar hapur dhe publikisht në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe USAID në shkeljen e ligjit dhe ushtrimit të ndikimit ët paligjshëm në favor të Qeverisë Sorosiane të Tiranës. (Anex X)
Aktualisht organizata e autorizuar nga USAID (granti i dhënë është 9 milionë $) dhe Ambasada Amerikane për implementimin e mbështetjen e të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi është një organizatë partnere e Institutit të Shoqërisë së Hapur në NY (OSI ka si President George Soros) dhe Drejtore për Komponentin Shoqëri Civile është një ndër personat themelues të Fondacionit Soros në Tiranë Delina Fico e cila njihet në opinionin publik shqiptar si një ndër agjitatoret mediatike më të ashpra ndaj Presidencës së Trump. (Anex X)
Nga ana tjetër prej vitesh të gjithë individët të cilët ndërmarrin aksione apo qëndrime që kërkojnë rritjen e ndjenjave antiamerikane madje edhe antisemite në Shqipëri përfitojnë një support të jashtëzakonshëmnga Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe USAID në Tiranë. (Anex X) Ndërkohë e kundërta ndodh me të gjithë individët dhe faktorët proamerikanë, sdms ata që ndikojnë në opinionin publik (mgjths në kushtet e çensurës televizive dhe represionit të pushtetit sorosian) pro politikave dhe forcave politike konservatore në SHBA siç është dhe rasti 9 vjeçar i izolimit dhe mbajtjes distancë ndaj simpatizantëve të Qeverisjes së Republikanëve në SHBA. Dhe kjo ndodh hapur çdo ditë përgjatë 365 ditëve të Presidencës Trump ku çdo faktor dhe individ aktiv për të bërë propagandë kundër Trump dhe Presidencës së tij ka pasur përmirësim të mbështetjes amerikane. (Anex X)
Ndërkohë që pas fitores së Mr. Trump në Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, Rrjeti Soros në Tiranë duket qartas se ka krijuar një aleancë me fondacione dhe programme të institucioneve ndërkombëtare në Tiranë për të promovuar një Axhendë për bjerrjen e influencës amerikane në Shqipëri dhe favorizuar këdo faktor dhe influencë antiamerikane në Tiranë dhe rajon. (Anex X)
Aktualisht Rrjeti Soros me anë të Fondacionit Soros dhe njerëzit e besuar të rrjetit soros të rekrutuar pranë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare dhe të disa shteteve europiane të interesuara për rënien e influencës amerikane në Tiranë dhe Rajon, sot kontrollon pjesën më të madhe të fondeve që vijnë si ndihmë nga OKB, Banka Botërore, Komisioni Europian, dhe programet e financimeve të Ambasadave të ndryshme në Tiranë ndërkohë që instituciont qeveritare që drejtohet drejtpërdrejtë nga njerëzit e vetdeklaruar me krenari si «njerëz të Soros» sot sponsorizojnë dhe u krijojnë mundësi organizimi organizatave të krijuara nga Ambasada Ruse në Tiranë. (Anex X)
Nisur nga shumë fakte dhe argumente të publikuara në Raportin «Influenca AntiAmerikane e Soros në Shqipëri 1992-2018» (Referenca e Anexeve) të cilat i referohen edhe Anexet e çituara në këtë Peticion, rezulton se :
1. Ambasada Amerikane dhe USAID në Tiranë është sponsor, mbështetës dhe inkurajues i çdo faktori, individi apo organizate, politikani apo media të cilët janë në vijën e parë të propagandës AntiAmerikane, AntiSemite, dhe ndihmojnë në rënien e influencës amerikane në Tiranë. Mjetet e mbështetjes janë të gjithanshme që dhënia e granteve, sponsorizimi i vizitave zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të programeve të ndryshme të Departamentit të Shtetit, inkurajimi nëpërmjet ftesave ekskluzive në takime dhe vizita në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në raste ceremonish të ndryshme apo me rastin e vizitave të zyrtarëve amerikanë që vizitojnë Shqipërinë, përzgjedhja ekskluzive në tryeza të rrumbullakëta apo si zëra të besueshëm për raportime dhe vlerësime për situatën në Shqipëri apo Rajon, vlerësimi me prezencën e titullarëve amerikanë në aktivitetet e tyre, etj. (Anex X)
2. Rrjeti Soros në Tiranë ka influencë të qartë dhe të drejtpërdrejta në aktivitetin e Ambasadës Amerikane dhe USAID në Tiranë dhe kjo duket si në rekrutimin e burimeve njerëzore ashtu edhe në kriterin përzgjedhës të aktorëve që mbështeten nga kjo Ambasadë të cilët janë në një formë apo tjetër pjesë e Rrjetit Soros në Tiranë. Rasti më flagrant është vetë Reforma në Drejtësi që Ambasada Amerikane ka luajtur rolin e përfaqësimit dhe mbrojtjes së qëndrimeve të rrjetit Soros madje edhe duke instaluar të parin model në botë që Soros ka rol fizik në institucionet e Drejtësisë mgjths ka konflikt interesi jo vetëm si hartues i Reformës që i ka atribuar vetes funksione vendimarrëse dhe rekrutuese por edhe sepse duke pasur disa interesa financiare në biznese private që janë potencialisht subjekt hetimi ndikon realisht në hetimin dhe gjykimin e tyre. (Anex X)
3. Në Tiranë Qeveria Shqiptare e cila është vlerësuar nga vetë Johnas Rolett (këshilltari i parë i Presidentit të Fondacioneve Soros, George Soros) si një Qeveri e njerëzve të Soros, ka një Axhendë të Pastër AntiAmerikane (në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit shqiptar e shprehur qartas edhe në Sondazhin e Gallup të çituar më lart) e cila synon qartas të krijojë pakënaqësi në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan, Departamentin e Shtetit dhe median amerikane ndaj Shqipërisë si një vend mosmirënjohës ndaj mbështetjes së pakursyer amerikane për të cilën gjithë populli shqiptar i është mirënjohës përjetë. Kjo Axhendë e Qeverisë Shqiptare synon bashkpunimin me çdo faktor ndërkombëtar që është i interesuar për rënien e influencës amerikane në Rajon dhe Shqipëri, madje qartas lobon edhe në Kosovë për të arritur këto objektiva edhe në vendin më amerikandashës në Planet. (Anex X)
4. Rrjeti Soros dhe Qeveria Shqiptare, me mbështetjen e heshtur të Ambasadës Amerikane dhe USAID në Tiranë, prej 14 muajsh janë të angazhuar në një fushatë intensive propagandastike të mbushur me mashtrime, shpifje, dhe sulme ndaj Presidentit Trump dhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo media ku kanë influencë duke synuar influencimin në opinionin publik për të rritur pakënaqësinë dhe mospëlqyeshmërinë ndaj politikës dhe influencës së SHBA në Shqipëri por edhe pranë shqiptaro-amerikanëve që ndjekin mediat shqiptare. Nga ana tjetër aktorët proAmerikanë dhe proTrump, janë të bllokuar dhe e kanë vështirë të gjejnë hapësirë mediatike madje shumica dërrmuese e gazetarëve që kanë shprehur simpatinë e tyre ndaj Trump dhe janë shprehur kundër antiamerikanizmit të Qeverisë Shqiptare gjenden të papunë. (Anex X)
5. Qëndrimi Qeveritar AntiAmerikan dhe AntiTrump, për hir të modelit të pushtetit absolut dhe frikësues mbi punonjësit e Administratën Shtetërore, ka sjellë edhe një frikë pranë punonjësve shtetërorë të cilët janë të detyruar të shprehen pro qëndrimeve AntiAmerikane të Tiranës ose të heshtin por në asnjë mënyrë të mos guxojnë të shprehen në favor të Trump sepse mund të bëhen target e spastrimeve nga puna. Ndërkohë që konsiderohet anakronike dhe stigmatizohet çdo simpati ndaj Trump pranë burimeve njerëzore të angazhuara apo kontraktuar pranë organizatave të mbështetura nga ndërkombëtare. Kjo ka bërë që pjesa më e financuar e ekspertizës lokale të jetë avanguardë e propagandës antitrump duke synuar të krijojnë imazhin e rremë se kategoria e njerëzve me nivel të lartë profesionalizmi, pra ata që kanë njohuri janë objektiv në kritikën e tyre ndaj Trump ndërkohë që ky është thjesht produkt i politikave rekrutuese dhe ushtrimit të detyrimit. kjo sjellje stigmatizuese ndaj kujtdo që shprehet proTrump ka sjellë rrënimin e pengesave të vazhdimit të Axhendës AntiAmerikane Sorosiane të Tiranës duke kufizuar shumë zërat guximtarë që janë të gatshëm të kundërshtojnë këtë Axhendë. (Anex X)
6. Kanabizimi i Shqipërisë dhe roli drejtues i Qeverisë Shqiptare në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike është pjesë e Axhendës Sorosiane të Tiranës dhe modelit të ri politik, social dhe ekonomik të Shqipërisë të ideuar dhe orientuar nga Rrjeti Soros por denoncimi i kësaj situate është penguar hapur nga Ambasada Amerikane në 2014 në kohën kur ende nuk kishin dalë fakte të plota mediatike. Ndërkohë paratë e pista të drogës po ndihmohen të pastrohen nga zyrtarët shtetërorë më të besuar të Soros në Shqipëri si Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Lidhjet politike dhe financiare të zyrtarëve më të lartë me Mafien dhe grupet kriminale, smds në rastin e importit të Heroinës nga vende që financojnë terrorizmin, krijon rreziqe të mëdha për financimin e terrorizmit me paratë e drogës që pastrohen në Shqipëri nën kujdesin e plotë qeveritar. (Anex X)
7. Modeli ekonomik i Shqipërisë i orientuar nga Fondacioni Soros nëpërmjet një kontrate milionere me Institutin CID në Harward, ka sjellë pa asnjë dyshim një rrugëtim të sigurtë të ekonomisë shqiptare drejt falimentimit ekonomik dhe krijimin e një klime të papranueshme për biznesin e vogël dhe të mesëm duke favorizuar vetëm një grusht oligarkësh pranë Qeverisë nëpërmjet një mekanizmi të shpikur nga Instituti CID e quajtur PPP (shih Anexet). Për kërë kanë shërbyer tejmase edhe influenca e Soros pranë institucioneve ndërkombëtare si BB, FMN, IFC, OKB, BE, Ambasada Amerikane, USAID, etj duke e kthyer ekonominë e Shqipërisë në një gropë të madhe investimesh fasadë imazhi krejt pa leverdi dhe pa asnjë produkt zhvillimi. Ndërkohë që masat represive ndaj biznesit dhe qytetarëve me taksa dhe gjoba, ndëshkime jo realiste deri edhe me burg, prishje dhe uzurpime pa fund të pronave private në emër të interesit të kotë publik, e kanë çuar biznesin e vogë dhe të mesëm dhe ekononominë familjare shqiptare drejt falimentimit të plotë duke ua bërë të pamundur jetesën në Shqipëri. Ndërkohë që është ndërprerë me kohë ardhja e investimeve të huaja dhe një pjesë e investitorëve të vjetër kanë filluar të braktisin Shqipërinë. Falimentimi Ekonomik i Shqipërisë i ka muajt e numëruar ndërkohë që eksodi masiv i shqiptarëve merr përmasa të frikshme çdo ditë. Ambasada Amerikane dhe USAID në asnjë rast nuk kanë dhënë alarmin ndaj një politike ekonomike krejtësisht të sigurtë që po e çon Shqipërinë drejt falimentimit të plotë ekonomik. Përkundrazi Ambasada Amerikane ka inkurajuar këtë politikë ekonomike dhe subjekte shqiptaro-amerikane që financohen nga paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpesh në qendër të akuzave si pjesë e kësaj politike falimentimi që qëllimshëm të ekonomisë shqiptare. (Anex X)
8. Opozita shqiptare sot është inekzistente sepse prej vitit 2013 partia kryesore e Opozitës, Partia Demokratike është e kapur nga një lidership pranë Rrjetit Soros dhe vetë Kryetari i Partisë Demokratike ka marëveshje të fshehta me Soros dhe Kryeministrin e vendit siç ishte rasti i Marëveshjes sekrete të realizuar në 5 Dhjetor 2014 për Reformën në Drejtësi që pranoi Lulzim Basha me vetë George Soros në Tiranë, marëveshje që u zbulua në Gushtin e vitit 2016 kur u zbuluan dokumentat sekrete të Fondacioneve Soros nga DC Leaks. PD është shkatërruar gradualisht çdo ditë nga njerëzit e Soros duke e kthyer formacion gjigand politik që solli rënien e komunizmit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në madhësinë e sotme të një OJFje. Kjo është edhe arsyeja pse në 25 Qershor 2017 nuk pati zgjedhje fare por vetëm një Grusht Shteti Sorosian ku Kryetari i PDsë punoi për shkatërrimin elektoral të vetë partisë së tij në mënyrë që Zgjedhjet të fitoheshin nga Qeveria e Soros. Kujtojmë se Kryetari i PDsë në 10 Maj kur në Tiranë mbërriti një Mision Verifikimi i Konggresit Amerikan për influencën e Soros në Rajon, i mashtroi dhe nuk u dha dokumentat që i ishin dhënë nga përfaqësuesit e Lëvizjes AntiSoros, dokumenta që tregonin se si dhjetra miliona dollarë të taksapagueesve amerikanë ishin kanalizuar drejt Rrjetit Soros ndër vite. Nga ana tjetër Kryetari i PDsë nuk mbajti një qëndrim të mjaftueshëm dhe proporcional zyrtar dhe nuk ndërmorri asnjë iniciativë politike për të kundërshtuar votën kundër SHBAsë në OKB nga Qeveria Shqiptare. (Anex X)
9. Në Shqipëri sot Oligarkia Sorosiane kontrollon të gjitha pushtet (Ekzekutivin, Gjyqësorin dhe Prokurorinë, Parlamentin, Pushtetin Lokal, Opozitën, Median, Shoqërinë Civile dhe ekspertizën e think tank-ut, madje edhe shumë zyrtarë të misioneve diplomatike ndërkombëtare dhe shumicën dërrmuese të stafeve lokale të trupit diplomatik të huaj në Tiranë) dhe ky kontroll total e ka kthyer modelin politik të drejtimit të Shqipërisë nga një Poliarki në një Oligarki Absolute të ideuar dhe realizuar nga Rrjeti Soros pas një investimi 26 vjeçar. (Anex X)
10. Ky pushtet absolut oligarkik në Shqipëri po zbaton një Axhendë AntiAmerikane dhe ka filluar të ngjizë aleancat të reja gjeopolitike të cilat cënojnë influencën amerikane në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon. (Anex X)
Për këtë arsye, nisur si nga faktet dhe argumentat në materialin shoqërues dhe referues të këtij Peticioni, ne i drejtohemi:
I nderuar Zoti President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Të nderuar Përfaqësues të Kongresit Amerikan
Të nderuar zyrtar Departamentit të Shtetit
Të nderuar zotërinj dhe zonja,
Ju lutemi lexojeni këtë Peticion të nënshkruar nga mijëra shtetas shqiptaro-amerikanë dhe qytetarë shqiptarë (të cilët kanë rrezikuar represionin qeveritar duke firmosur këtë peticion) dhe nëse e gjykoni që ky informacion është shqetësues, ju lutemi të nisni sa më shpejt në Shqipëri një Mision Verifikimi mbi pretendimet e këtij Peticioni, një Mision i cili të jetë i pastër nga çdo influencë e Soros apo AntiTrump, dhe të vendosë mes të tjerash konktate dhe takime me burimet që i referohet Raporti Shoqërues i Peticionit («Influenca AntiAmerikane e Soros në Shqipëri 1992-2018») për të verifikuar nëse pretendimet e këtij Peticioni janë reale apo jo.
Jemi të bindur se nëse ky mision do të vijë në Shqipëri do të konstatojë një situatë unike ku dëmi që i ka sjellë shqiptarëve, kombit më proAmerikan në Botë do të jetë një rast për një debat të gjatë dhe të thellë mbi gabimet e Departamentit të Shtetit të shkaktuara nga bashkëpunimi i tij i ngushtë me Rrjetin e Rrezikshëm Soros që në Tiranë ne e quajmë Mafia Soros.
Me respekt dhe shpresë
God Bless America! Save us from Soros