Kategori
Uncategorized

Po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thote gjenerali !!! ». O Zot i madh, cfar gjenerali kishte Ushtria jonë.

Ora 12.30, SHIK-u goditet me granata hedhës. Gati, tërë kati i i dytë, shëmbet . Në këtë cast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën, per dijenin time, 4 të vrarë, ndërsa të tjerët, shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpit e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK.ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje, presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se, kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, per ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjalle. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rrebelët.
Kolegu im, merr Besnikun në makinë për ta cuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rrebelet e armatosur dhe se po ti shikonin, do ti kishin vrare qe te dy. Atëhere, e porosit qe ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të coja një infermier.
Pas ndërtesës së SHIK-ut, u vjen rradha depove dhe reparteve, afër godines. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithcka. Ora 2 e mëngjesit. Rethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë të cilët, pothuajse më marrin në mbrojtje .
Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës së cimentos , në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaci”, në Skelë.
Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit te universitetit, fare afer, shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë.
Një grua i binte njërës prej kufomave me sopatë, duke e coptuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët.
Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtet për atë që po shikoja por edhe, në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njëriun duke ditur se cfar mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njërëz të armatosur që të vrisnin për qejf……
Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë « Ikni, frikacakë » dhe na la të lirë.
Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vëndin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pash që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta : « Besniku je ? » Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur…. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë dicka për ta shpëtuar nga vdekja……
U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos tu pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen : « Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushut dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne » ! Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë . Besniku, ky djal i mbrekullueshëm dhe nënpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital, të paktën, mua kështu më thanë…
Kuadrot që ishin atë natë, ose më mirë ato ore të para të mëngjesit të dt 1 Mars 1997 në Pashaliman, u kishte hyrë tmerri nga bandat dhe kreu i tyre që e njihte mirë bazën, pasi kishte punuar aty si ndihmësmjek, me gradën e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral. Por më shumë se kjo, më befasoi Komandanti i Divizionit të Fierit, Gjeneral Syrja Isufi i cili më kërkon që të largohem se « …..po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thote gjenerali !!! ». O Zot i madh, cfar gjenerali kishte Ushtria jonë. Gjenerali ishte me banim në Vlorë ……….
Në darkën e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtëpia dhe, për tu mbrojtur, sic më tha ai vetë, vjen tek zyra ku unë punoja dhe më vjen pas, derisa unë largohem në drejtim të Sarandës. U largua nga shtëpia me një fëmijë, për tu ruajtur. Se përse, nuk e kuptoja ! Nga kush dhe përse trëmbesh, gjenerali, ai që do të mbronte popullin, shtetin, vëndin aku di unë se kë, por……….. ende nuk e kam të qartë. C’mund të prisnin repartet dhe Atdheu, nga këta gjeneralë .
Mbas nje peripecie të gjatë, nga rruga shum e keqe për ne Sarandë, arrijmë atje, rreth orën 9 e 30 dhe takoj z. Alfret Duka. E vë në dijeni për cfarë ndodhi në Vlorë si dhe për planin që kishin shtabet e kryengritjes për formimin e zonës së parë operative. Vëndin kryesor në planet shkatërruese e zinin, bregu i Himarës me repartet ushtarake dhe institucionet e tjera, Sarandë, Delvinë dhe repartet ushtarake të tyre. Gjykoj se nuk më besoi, pasi u morr më tepër me qetësimin tim. Me sa dukej, pamja ime e jashtme, e detyroi të merrej më tepër me mua sesa të më dëgjonte atë që po i tregoja. Arrita të lidhem në telefon me familjen, e tu tregoj se isha gjallë e se do të mundohesha të kthehesha sa më shpejt në shtëpi. Gruaja, nga ato që kishte dëgjuar nga televizionet, mezi arriti të besonte se isha unë ai që po i telefonoja dhe se isha gjallë……….Pastaj, fola në telefon me z. Safet Zhulali, Ministrin tim, i cili u habit që isha gjallë, duke me thene « akoma gjallë je ti » ?!! .
Pasi shkëmbyem disa fjalë të tensionuara, gjë që për momentin dhe atë që kisha bërë dhe hequr, ja lejova vehtes dhe mendova, por edhe tani mendoi se i meritonte, për cka ai më tha, më kërkon të shkoj në zyrën e tij sapo të mbërrij në Tiranë.
Rreth orës 11, arrita në Gjirokastër, e aty mësoj se rruga për në Tepelenë e Përmet, ishte e bllokuar. Mendova se duhet të merrja kontakte dhe ashtu bëra, me Komandantin e Divizionit të Gjirokastrës, gjeneral Dilaver Laci, i cili pasi më ndëgjoi për atë që kishte ndodhur, më dha kurajo, por edhe disa shishe birrë, derisa më erdhi helikopteri nga Tirana për të na marre. Nga biseda me të, kuptova se kishte dijeni, për cfar po ndodhte, se në një moment, më thotë se familjen me fëmijtë i kishte dërguar, në Janinë, tek disa miq. Në Gjirokastër, u takova edhe me pjesën tjetër të punonjësve të Sh.I.K.ut, të cilët ishin larguar disa orë më shpejtë se unë, në këtë drejtim. Unë u gezova shumë kur i pashë dhe u takova me Robert Tucin dhe vartësit e tijë se deri në atë momentë, unë i dija të humbur ose të vdekur. E kështu, me helikopter, arritëm në Tiranë, rreth orës 17.30 të dt. 01 Mars 1997.

Në orën 20.00, i shkoj në zyrë, z. Zhulali dhe sekretari i tij, Albert Ligorama, më jep një mesazh në emër të Ministrit duke më bërë të ditur se « Nuk të pret ty Ministri ! »
U habita, por jo shumë, kisha kuptuar shumë për cfar po ndodhte edhe në Tiranë……………. Kthehem në shtëpi. Atje ndodhi ajo që pritej, të qara dhe të qeshura njëherësh, dhimbje dhe lumturi, sic mund të ndodhte në të gjitha familjet, në të tilla raste. Mbasi u qetësuam dhe u shplodhëm, atëhere, gruaja ime, më thotë se kur mora veshtë se vetëm ti kishe ngelur ne Vlorë dhe të tjerët ishin larguar, i them, ne telefon, z. S.K. « po Kostën përse e latë atje apo që të vritet…… » dhe vazhdon, « jo, jo, nuk është ashtu por atë, Kostën donte mnistri, që të qëndronte atje….. ». Ngela pak i habitur, por mendova se edhe mund të jetë koncidencë…….
Të nesërmen më dt. 2 Mars, shkoj në zyrë dhe marr vesh se Qeveria kishte dhënë dorëheqjen, se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, ishte liruar dhe ishte zëvëndësuar nga Z. Adem Cobani.
Që shkarkuan Sheme Kosovën, ishin shumë të vonuar, sepse ishte oficeri, ndoshta më i dobët i grupit të vet, por se si u katapultua në atë detyrë, shumë njërëz shprehën habi, por pak kush i dha përgjigje këtij veprimi, hypjes në postin më të lartë ushtarak të Sheme Kosovës.
Në momentet më kritike, që kaloi ushtria dhe kur kërkohej ndërhyrja dhe vendimet e Gjeneralit të saj, ai u prezantua tepër i mangët, si në dijenitë ushtarake por edhe ato njërzore. Më dt. 2 Mars 97, Sh. Kosova figuronte i shkarkuar, nuk merrte detyra dhe nuk jepte urdhëra….
Emërimi i Gjeneral Adem Cobanit, në drejtimin kryesor të Ushtrisë, për dijet e tij si oficer, ishte gjetja më e mirë, por duke patur parasysh që kjo detyrë është, sa ushtarake dhe politike, mendoj se gjetja ishte e gabuar…..Adem Cobani ishte shumë i mirëpritur në ambjentet dhe nga drejtuesit e PS. dhe miku më i mirë i tij është Rexhep Mejdani. Kam parasysh se krerë të PS, drejtuan kryengritjen kundër demokracisë ..
Gjatë ditëve që ai drejtoi ushtrinë, ditë pikante për të, u konstatua se situatat që krijoheshin, Z. Adem, i komentonte mjaft saktë, por nuk mori asnjë vëndim të drejtë për ti zgjidhur ato situata. Në emërimin e tij mund të ketë ndikuar edhe miqësia që kishte me Gjeneralin në rezervë, amerikanin Carls Mosko, shqiptar nga qyteti i Gjirokastrës, por që, gjithmonë dhe në zhdo rastë, e quante veten grek… Tani vonë, marr veshtë se ky gjeneral, sociolog i ushtrise Amerikane, ishte edhe miku më i ngushtë i Jorgo Kokaj- Tanati- Tenet, Drejtori Pergjithshëm i CIAs……
Cudi e madhe, në momentet më të vështira, ata që kane dalë kundër, në shumicë, kanë qënë, ose shqiptarë vëndas, ose shqipatrë në origjinë…….

Lini një koment