
Më së fundmi vodhën edhe kartat e votimit elektronik në parlament..dhe askush nuk u habit. Madje as ambasadori amerikan Donald Lu nuk tha asnjë një gjysëm fjale në deklaratën e tij për shtyp.
Ambasadorja e BE jo e jo…Kjo ngjarje nuk habiti kërkënd në Shqipëri dhe as jashtë saj. Vendi është i zhytur thellë në një krize morale…asgjë e keqe nuk bën më përshtypje…madje e keqja është kthyer në model suksesi.
Demokracia duket një bimë që nuk mbin apo nuk rritet në Shqipëri. Por ambasadori amerikan Lu dhe ajo e BE janë të kënaqur me situatën në Shqipëri. Me qeverisjen Rama. Me shëndetsinë falas të Beqes. Me koncensionet që kanë çuar në stratosferë borxhin publik duke minuar buxhetin e Ahmetajt. Me radarët e Mimi Kodhelit që komandohen nga klanet dhe familjet mafioze. Me naftën që Damian Gjiknuri ja jepin një mafiozi amerikan. Me Ditmir Bushatin që voton kundër Trump dhe Izraelit…
Zgjedhjet manipulohen, vota blihet kurse votuesit kërcënohen dhe askush nuk cuditet më; kjo quhet një gjendje normale për shqiptarët e ndërkombëtarët. Ambasadori amerikan Lu dhe ajo e BE Vllahutin përshëndesin Ramën që tani i vetëm ka edhe timonin edhe tepsinë, ndërkohë që më parë kishin deklaruar do ta njihnin fitoren e Ramës edhe sikur opozita të mos merrte pjesë në zgjedhje.
Ministri i brendshëm me të gjithë rrjetin e policëve për tre vjet rresht mbjellin, korrin, transportojnë dhe shesin kanabis, vlera e të cilit arrin më shumë se gjysma e prodhimit kombëtar në një vit, pra disa miliarda euro. Askush jo vetëm nuk çuditet por bëhet pjesë e kësaj marrëzie kolektive. Ambasadori amerikan Lu hesht dhe ambasadorja e BE Vllahutin nuk shikon. Madje këta të dy të verbuar nga hakmarrja kundër prokurorit të përpgjithshëm heshtin edhe kur Tahiri rezulton i kapur si “peshk i madh” në rrjetën italiane ku ishin kapur edhe trafikantë armësh dhe lëndësh narkotike.
Sot dhunohet Kushtetuta. Sot hidhet në erë reforma e drejtësisë duke miratuar vetëm me votat e maxhorancës një kandidatë që nuk ka kaluar vetingun. Sot kryetari i maxhorancës urdhëron gardën ti ndërpresë fjalën deputetëve të opozitës. Sot kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës vjedh kartat elektronike të opozitës për të zgjedhur prokuroren e përgjithshme të përkohshme. Dhe Rama del si kokosh e ja hedh fajin opozitës. Po ashtu ambasadori Lu akuzon opozitën, hakmerret duke akuzuar Adriatik LLallën dhe nuk thotë asnjë fjalë që Kushtetuata eshtë dhunuar, që fjala e opozitës është dhunuar, që kartat elektronike të opozitës janë vjedhur.
Kur edhe kartat elektronike i vodhën në mes të ditës, në mes të parlamentit, në prezencë të medias, po me votimin elektronik çdo të ndodhte?
Vendi është i sëmurë rëndë. Kriza morale e ka goditur atë në gjithçka.
Qytetarët pa shpresë duan vetëm të emigrojnë. Rama dhe ministrat e tj pasurohen cdo ditë e më shumë kurse qytetarët varfërohen. Ambasadori amerikan Lu ose hesht ose gjen kohw vetwm tw tregojw se çfarë dëshironte në fëmijëri të bëhej. Kurse Vllahutin pret të largohet e pa “lagur” nga cështja e “vilës në lagjen e vipave”.
Syri.net/ 18 dhjetor 2017
