I vetshpalluri ‘kryeministër i pseudo-Republikës së Çamërisë’ është një precedent i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Analfabeti i lindur në Gurin e Gomares në Vlorë, Festim Lato, ia del që herë pas here të përfshijë në mashtrimet e tij edhe figurat më të larta të politikës shqiptare.
Edhe pse këtë figurë e njohin të gjithë për sharlatan dhe mashtrues, po shërbimi sekret dhe ai pranë ish-presidentit Bujar Nishani, a nuk duhej ta kishin njoftuar paraprakisht këtë të fundit për imazhin që po jepte?
Foto të këtij kalibri shfrytëzohen më së miri nga persona të tillë për ti bërë sa më të besueshme sagat e gënjeshtrave mes patriotëve të thjeshtë shqiptarë. Edhe pse sot nuk e gëzon më postin e presidentit të republikës, Bujar Nishani duhet të distancohet dhe të sqarojë pozicionin e tij në këtë takim.P.s. Dy fjalë për të ashtu-quajturin ish-kryeministër të Camërisë. Para disa ditësh disa portale në vend vrapuan të njoftojnë për një akt të ndodhur në Hollandë ku ishte djegur shtëpia e Festim Latos. Flakët që përpinë atë godinë janë të vendosura nga vetë ai për të përfituar garancinë e shtëpisë dhe me to të shlyejë borxhet nga të cilat është futur, ndërsa prokuroria në vend që ta marri tē pandehur bën gjumin dimëror të ariut, duke mbyllur sytë përballë skandaleve ndërkombëtare të këtij pseudomashtruesi të kalibrit ndërkombëtar.

Dokumenti që tregon se kryeministri i Republikës Fantazmë të Çamërisë Festim Lato është dënuar për vjedhje (FOTO)
|
Gazeta InfoPress, pas publikimit të dokumentit grek që botoj ditën e djeshme, ku tregon se kryeministri i Republikës fantazmë të Çamërisë, Resul Piro ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike, sot sjell ekskluzivisht një dokument tjetër që vërtetohen se Lato ka qenë i dënuar për vjedhje në vitin 1993 edhe nga Gjykata e Vlorës. Dje Gazeta InfoPress ka botuar dokumentin grek ku vërtetohet se ministri i mbrojtjes i Republikës Fantazmë të Çamërisë, Resul Piro ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike si dhe në dhjetor 2016 i është hapur një proces gjyqësor për përvetësimin e rreth 500 mijë metra tokë në Ksamil. Ndërsa sot, përsëri Gazeta InfoPress, sjell dokumentin origjinal ku vërtetohet se kryeministri i Republikës fantazmë Festim Lato ka qenë i dënuar për vjedhje në vitin 1993 nga Gjykata e Vlorës.
Pas denoncimeve të këtyre dokumenteve çdo shqiptar duhet të ngrejë pyetjen përse këta njerëz të dënuar për drogë dhe vjedhje po përfaqësojnë çështjen e Çamërisë? Mos vallë këta njerëz janë dorë e fshehtë e sigurimit të Greqisë për të prishur imazhin e shqiptarëve dhe të çështjes së Çamërisë? Çfarë arsimi janë këta? Pra, ne duhet ta themi dhe ta mbrojmë të vërtetën sa do e hidhur që të jetë që shqiptarët të ecin përpara dhe jo pas. Gazeta InfoPress
|
Marrë nga/BOOM.AL DHE GAZETAINFOPRES.COM.

