E rrënuan shtetin e tij, ca barinj budallenj?!
Timonieri ynë e kupton se në Shqipëri do bien zjarre, vetëm kur ato marrin dhenë dhe tymi mbërrin deri te vila e tij në Dhërmi dhe bunkeri në Surel.
Kanë mjaftuar 10-15 barinj të papërgjegjshëm, që shteti që mburret Rama se ka bërë gjatë 4 viteve, të bjerë në gjunjë. Imagjinojeni se çfarë ndodh dhe në mëshirë të kujt do të jenë shqiptarët, nëse realizohen profecitë e bariut tjetër të Rilindjes, Shemsi Pençi, për tërmetet!
Kemi një kryeministër që “habitet” se përse nuk bie shi në mbretërinë e tij, vetëm pasi flakët shkrumbojnë pasuri të mëdha në pyje e kullota. Duhet që tymi i tyre të mbërrijë deri në CNN, që Rama të bëjë “filozofin” nga ujërat e freskëta të Dhërmiut.
Sipas tij fajin për këtë situatë nuk e ka aspak qeveria por populli, sepse zjarret i vënë enkas çobenjtë, që natyrisht janë popull!
Pastaj thotë se qeveria e tij nuk ka përgjegjësi, sepse zjarret në Shqipëri bien si kudo në botë, madje bëhuni gati edhe për tërmete, uragane, vullkane…
Këtij i thonë shtet i “Rilindjes”, që gjunjëzohet nga ca barinj të cilët vitin e shkuar kur territori kontrollohej nga ushtria e mafies së kanabisit, nuk guxonin jo më të ndiznin shkrepësen, por as ta mbanin atë në xhep! Mbase i ble TAP ca zjarrëfikëse pas lutjes që bëri sot, se miliardat e taksave të shqiptarëve i ka për koncesionet, që burrat i nxjerrin shtatzënë dhe gratë me prostat! /PO HO.