Kategori
Uncategorized

Vendi në duart e krimit. Ja statistikat rekord të vrasjeve, atentateve dhe tonelatave drogë në vetëm 12 ditë.

Vendi në duart e krimit. Ja statistikat rekord të vrasjeve, atentateve dhe tonelatave drogë në vetëm 12 ditë

Vendi në duart e krimit. Ja statistikat rekord të vrasjeve, atentateve dhe tonelatave drogë në vetëm 12 ditë

11:25Paralelisht me rëndimin e situatës politike dhe këmbënguljen e kryeministrit Rama se qeveria e tij është në detyrë dhe “kushtetuese”, vendi ka rënë në rënie të lirë në duart e krimit të organizuar dhe atij ordiner. Vetëm gjatë 12 ditëve të para të muajit Prill çdo ditë janë kapur rreth 1.5 tonë drogë, pa llogaritur sasitë përtej kufirit, shkruan SYRI.net.

Dhe të mendosh që sipas statistikave që vijnë nga organet e specializuar të huaja për krimin dhe trafiqet, sasia e kapur zakonisht përbën vetëm 1/10 e asaj që trafikohet realisht. Vetëm sipas të dhënave zyrtare të vetë policisë shqiptare gjatë këtyre ditëve të para të këtij muaji janë sekuestruar plot 17 tonë e 690 kilogramë kanabis.

Por situate e rënduar kriminale mund të quhet e dalë jashtë kontrollit edhe përsa i përket krimit të vrasjeve. Janë rikthyer frikshëm gjatë këtij muaji atentatet dhe vrasje mafioze, duke arritur kulmin me ekzekutimin e komisar Artan Cukut. Janë pesë vrasje e shumë atentate që kanë ndodhur vetëm në 12 ditët e para të muajit Prill, shkruan SYRI.net.

Ja statistikat e frikshme që ka mbjell krimi në më pak se dy javë gjatë këtij muaji;

1 Prill: 50 kilogramë kanabis u gjetën në Lezhë. Po këtë ditë një makinë në Pogradec shpërtheu nga një sasi eksplozivi.

2 Prill: 2 ton e 55 kilogramë kanabis u kapën në Mat dhe 200 kilogramë të tjerë gati për shitje u gjetën në një tunel, në njësinë Administrative Baz.

4 Prill: Në Durrës nipi vret gjyshen e më pas veten. Në të njëjtën ditë kapen 1,7 ton kanabis nga Guarda di Finanza në Karaburun të Vlorës.

5 Prill: 52 kilogramë kanabis u kapën nga policia kufitare e Sarandës dhe 9 kilogramë të tjerë në Qukës.

7 Prill: Policia greke kap 1,5 tonë kanabis në një gomone me tre skafistë shqiptarë në kufirin tonë, nisur nga Shqipëria.

8 Prill: U ekzekutua në Tiranë komisari Artan Cuku në sheshpushimin e pallatit ku banonte. Në të njëjtën ditë rreth 12 tonë drogë u sekuestruan  në një prej ish-magazinave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit dhe 45 kilogramë kanabis të tjera u kapën  në Tiranë.

10 Prill: U vra në Vlorë me 15 plumba Elidon Mehmeti, teksa po udhëtonte me makinë. Po në Vlorë, Bashkim Brahajt ju vendos eksploziv poshtë makinës, ndërsa në Tiranë e Fushë-Krujë ndodhën dy grabitje të armatosura.

Më 11 Prill: Vritet me thikë në Durrës një 58 vjeçar biznesmen. Rreth 27 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia e Shkodrës.

Më 12 Prill: 17 kilogramë kanabis u kapën në Sarandë.

Lini një koment