Studiuesi dhe publicisti Aurel Plasari në një intervistë në Top Channel, me Adi Krastën, ka treguar historinë e tij të konfliktit me filantropin Xhorxh Soros dhe ambasadorin amerikan që ka qenë në Shqipëri.
Plasari shkruan në Facebook, një pjesë nga intervista e cila nuk është e dukshme në video, pasi është filmuar me kamera amatore.
Hashtag.al ka zbardhur të plotë të gjithë reagimin e Plasarit lidhur me këtë çështje.
Më 1993 ky njeri, ky individ, ka ardhur në Shqipëri nga p… i s’ëmës për të më sulmuar mua. Pra ky këlysh k…, – këtë shprehje e kam nga Kryeshërbëtori ynë, – vinte në atdheun tim për të më sulmuar mua! A e përfytyron të mund t’i shkoja unë atij në ShBA dhe ta sulmoja?! Unë thosha që nuk mund të japin mësim në Universitet studentë pa diploma, nga ata që promovonte Sorosi i mbështetur nga vegla e tij në Shqipëri ambasadori i atëhershëm…”,-shkruan Plasari në Facebook.
Në intervistë ai tregon për ‘shërbëtorët’ e Soros, të cilët me anë të promovimeve dhe pagesave të Soros, sulmojnë këdo që nuk është pjesë e foncadionit. Plasari thekson se historia e diplomacisë ka treguar një të vërtetë që asnjë diplomat nuk e thotë në Shqipëri, se ambasadorët mund të shiten dhe blihen, njësoj si çdo nënpunës i administratës.
Deklarata e plotë e Plasarit:
***
Të nesërmen pritej me gëzim që fuqia e këtij njeriu do të ishte që unë duhet të ndëshkohesha ose do të largohesha nga ajo detyrë. Çuditërisht pas takimit me presidentin e atëhershëm, të nesërmen në mënyrë të pacipë njoftoi që pranonte dorëheqjen e drejtorit të fondacionit SOROS.
I jam mirënjohës Presidentit të atëhershëm për çfarë i ka thënë dhe çfarë i ka nxjerrë në tryezë atë natë, të vërtetat që lidheshin me njerëzit e fondacionit. Kaq!
Jam marrë në atë vit kur më ka ngacmuar. Janë marrë 1 vit më përpara kur unë kam ngacmuar një nga këlyshët e vegjël të tij, kone që na tregon, bën një libër për demokracinë në Shqipëri. E promovon kryeshërbëtori me disa shërbëtorucë të tjerë.
Çfarë thotë ai në atë libër, i paguari nga SOROSI. Ai tregon që sa i keq është Sali Berisha, sa i mirë është Edi Rama, sa i mirë është Remzi Lani, sa i keq është Aurel Plasari, sa i mirë është filani i Sorosit, sa i keq është Rudolf Marku”.
Po t’ju bëja një recension unë do i nxirrja një listë të tillë e do të thosha, ja recensioni dhe ja librat që vazhdojnë propagandojnë të paguarit edhe të krijuarit, krijesat e këtij fondacioni. Kaq më duhet mua të kuptoj. Mbas atij reagimi të ’93-shit është përsëritur edhe një incident me ambasadorin e atëhershëm amerikan.
Një grup studentësh ishte ftuar, do shkonte në një universitet të Amerikës për vizitë. Ishte ftesa për studentët dhe për mua, si zv/dekan, studentëve iu dha viza kurse mua jo. Atëherë unë i jam drejtuar me termin historik ambasadorit sovjetik të ShBA-së në Republikën e Shqipërisë, (e kanë atje), me asnjë ambasador tjetër kjo nuk është përsëritur më.
Unë kam vajtur në Amerikë në çdo aktivitet që më kanë ftuar, deri në strukturat më të larta dhe kjo vërteton që ai ambasadori e kishte personale.
Është e palejueshme, për një ambasador i kujtdoqoftë, mllefi personal , që iu prish qejfi ustait Soros. E palejueshme për mendësinë time. E di çduhet të jenë ambasadorët? Ambasadorët janë qelq i tejdukshëm që vetëm transmetojnë çfarë u thotë shteti.
Nuk janë për t’u marrë këtu me, jo këtë e dua e atë nuk e dua. Kur kam bërë historinë e diplomacisë ata duhet të dinë edhe një gjë që nuk ua thonë kryetarëve; asnjë diplomat në Shqipëri nuk e thotë.
Në çdo manual të historisë së diplomacisë ka ambasadorët që tradhtojnë shtetin e tyre, që shiten dhe blihen. Pra nuk ka mit dhe kult për ambasadorin. Ambasadori mund të jetë vulnerabël, mund të jetë mëkatar, si çdo nëpunës tjetër i shtetit.
***
/Hashtag.al/
