Kategori
Uncategorized

Edi Rama – unë banori dhe votuesi i këtij vëndi, ty të urrej.

 

Nga Konstadin Koliqi/ ish drejtues i lartë, (Inspektor i përgjithshem i Ministrit për Policinë e Shtetit).

Para disa ditësh, kam bërë një shkrim ku kam shprehur arësyet e mija, por që mendoi se, si edhe unë, janë në shumicë ata që i kanë këto arësye, se përsë nuk të kam votuar dhe përse nuk të vij mbrapa në protestat që ti organizon.

Që janë në shumicë ata që mendojnë dhe veprojnë si edhe unë, kjo u vërtetua ditën e protestës që ti organizove në bulevard, ku edhe e bllokove atë që unë të mos kaloi dotë atje dhe kështu që të mërzitem. Ti mendon se unë do të mërzitem deri në atë shkallë që unë të të vij mbrapa ty dhe jo Sali Berishes, që të paktën të më lirosh bulevardin dhe unë të kaloi lirshëm në të. Vetëm një mëdje perverse si e jotja, e beson këtë.

Së pari, unë pash që ti nuk mblodhe më shume se 10000 veta, megjithse i prure, duke ju marrë firmat dhe duke ju dhënë 10 mijë lekeshat ( vj). Por unë kam vënë re, atë që ti bën sikur nuk e di, që ata që nuk i morën parat e premtuara, të kane sharë, me rob shpie, që ti i gënjeve, duke i prurë nga rrethet dhe i le në mes të rrugës, pa ju dhënë parat e premtuara.

Së dyti, ti dhe megallomanët e tu të tipit Dokle, Gjinushi, Ngjala, Ndoka dhe shumë të tjerë, na thanë se do të mblidhnin, në shesh, jo në bulevard, mbi 700000 njërëz të revoltuar dhe më 1 Maj, Berisha do të largohej me turp. Përkundër, Berisha, me shumë dinjitet, bëri festën madhështore për tu gëzuar sepse po integrohemi në Europë. Në ate Europë që ti dhe lukunia jote, kërkon të na pengosh.

Berisha edhe sotë është në zyrën e tijë.  A e di se cfar po bën? Po punon, që mua të më rritet rroga, nënës tënde ti rritet pensioni, babait tënd ti rritet ai shperblimi që merr qysh në kohën e qoftëlargut. Por, tu rritet rroga edhe atyre punonjësve të administratës, që përgjigjen për mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë publike, të cilët të ndihmuan ty, duke bërë sikur nuk po të shikonin, që po bije makinat me krevatet dhe cadrat, në bulevardin kryesorë të Tiranës. Cadrat për të futur grevistët e urisë, deputetët dhe disa humbameno, që në gjithë jetën e tyre u kanë shërbyer të tjerëve dhe kane bërrtitur për dajën tënd, babain tënd dhe të Takut, që të marrin nga ditët e tyre……sa keq, por edhe turp, më vjen për të tillë njërëz që nuk po shkëputen dotë nga mentaliteti i skllavit.

Së treti, unë isha afër cadrave të ngritura prej teje, të cilat, ti i ke mbushur me njërëz, që për mua nuk e meritojnë që të trajtohen si të tillë.  Ti, mir  ja u bënë, se këtë ata e meritojnë, të trajtohen si zhdo gjë tjetër por, si njërëz, nuk e meritojnë. E them këtë, jo se ata njerëz që ti ke futur atje, brënda, në cadra dhe të jetojnë si në stallat e dikurshme të derrave që projektonte dhe ndërtonte daja dhe babai ytë, sepse, kam bindjen se ata aty e gjejnë vehten dhe janë në komoditetin e kërkuar prej tyre, por, cfar kusuri kam unë që të shqetësohem, nga era e keqe, por edhe nga fjalori i ndyrë që përdoret atje, kur më bie rruga për të kaluar. Por më e keqja nuk është kjo që sapo të thashë. E keqja më e madhe është se atje pashë fytyrën e Gramoz Rucit, o Zot i madh, a është fytyrë njërëzore ajo?! dhe mu kujtua rezidenca e tij e ngritur, në 97tën, te hoteli i pilurjotit, afër bazës detare, në Limjon, të Sarandës,  ku drejtone kriminelët të armatosur dhe jepte urdhëra për të mbytur anijet luftarake, por vetëm kur ishin duke u filmuar nga televizionet greke. E bënte këtë se nga Greqia u zbarkua dhe detyrat e marra nga andej do të zbatonte………… Për të mos folur për organizimin e masakrës së 2 Prillit në Shkodër……..

Por më shumë,  kur pashe mjekun kardiolog që ishte, apo hiqej si shumë i shqetësuar për shëndetin e grevistëve, (është aktor i mirë ai), gadi ti shpëtonin lotët. Mu ngritën qimet përpjetë, se mu kujtua, po viti 97 kur po ky mjek, dilte në fshatrat e lumit të Vlorës dhe mblidhte, djem fukarenj në mendim, i binte në Vlorë, i armatosi dhe ata bënë atë gjëmë të madhe për të gjithë vëndin. Ngriti shtabin luftarak, në vilën e tijë, nga ku,  me mitraloz qëllonin godinën, ku punonin  punonjësit e shtetit, të cilët, se bashku me një grua përbindëshe, i vrau dhe luanin e talleshin me trupat dhe gjakun e tyre…..Për habinë time, pashë këtë kardiolog, por të lidhur më shumë me krimin se sa më kardiologjinë, duke shoqëruar, në një barelë, për në spitalë, kardiologen time, durrsaken time, bashkëshorten  e mirë, por……….tani jam i bindur që pata të drejtë, atëhere kur i thashë, në publikë se unë nuk të votoi ty si politikane, si kardiologe, po. Por ne po votojmë politikanë, kështu që……………….por  ti, si përbindësh, apo më mirë si një nga ata kryetarët e sekteve fetare, kriminale, që po i dërgojnë njërëzit,  në vetvrasje masive, i shpelave trurin dhe ja si përfundoi…….tani, unë pacienti i saja, ndjej dhëmbje dhe mëshirë për të……     Aty, rreth cadrave, pashë edhe shume antarë të komitetit qëndror të ppsh dhe punonjës të këtyrë, soi aparatesh partie, që gjithë këto 20 vjet, vetëm helm kanë vjellë për Demokracinë.

E keqja nuk është vetëm tek këta soi, por më e madhe, e keqja është se kanë pjellë dhe edukuar, gjarpërinj të vegjël, që janë më të helmatisur se prindërit e tyre dhe bërrtasin ” Ja vdekje ja liri” , në kohën që të gjithë ne, duam atë, dinjitetin që prindërit e të gjithë atyre, por edhe vetë ata, që ti ke mbledhur, në atë cadër të turpit, për Shqipërinë dhe shqiptarët,  na e mohuan për 50 vjet me rradhë.

Por rreth cadrave, unë pash edhe ata që para disa kohësh i lëpiheshin  Sali Berishës dhe nuk linin gjë pa thënë për ty dhe atë që të ka ngelur ty, nga partija. Janë po ata, që si ajo konia që ne i themi, gore, ecin para teje, hypin nëpër tribunat e tua dhe llomotisin e llomotisin pa fund për demokracin dhe na thonë që të rrëmbejmë armët dhe ta rrexojmë qeverinë. Dhe kjo sepse Takut të Ngjelëve i ka vjedhur votat Saliu. O i mjeri ti sa poshtë e cove politikën opozitare, kush po ta bën avokatinë, Taku…..ai që përfaqëson qënien më të shpëlarë njërëzore, më pa dinjitet. Pasi i provoi të gjithë hujtë e politikës, u kthye te huri i parë i të jatit e të jemës. Si duket, ky hu ja bën mirë yzmetin, me ty…..gjeti tenxherja kapakun.

Por, atje afër cadrave, unë pashë edhe krijesën më pa dinjitet të shoqërisë njërëzore, njëriun që ka futur në burg shokët e tijë të klasës dhe të fakultetit, mbetjen e demokracisë, shkrimtarin Prec…..jo pa qëllim nuk e vura mbiemrin, mbas emrit të tij, se ky është emri i një krahine të nderuar dhe më vjen keq që ti barazoi. Kam bindjen se shkrimtarin Prec nuk e ka lexuar njëri. Por politikanin Prec, unë e kam neveritur sapo mora vesh se ishte bashkëpuntor i sigurimit. Afrimi i tijë, në të djathtën, ka qënë gabimi më i madh që mund të jetë bërë……

Figura të tilla të politikës shqiptare, të lidhur shum ngushtë me krimin, politik dhe ordiner, si këta që përmenda, që ti i ke mbledhur, janë aq shumë,  sa do të më duhet të mbush me dhjetra faqe gazete, por që nuk ja vlen sepse, pothuajse, i gjithë populli ju ka njohur dhe ju njeh mirë, prandaj të kanë ngelur…….. kokoshi një thelë.  Problemi është që, këta e dinë mirë që ti po fshin prapanicën me ata dhe do ti hedhësh, disa i ke hedhur tashmë, tek mbeturinat, sa të realizosh qëllimin final, atë qëllim që as ti nuk e di. Me trutë perversë, kjo gjë ndodh, nuk dinë se ku do të shkojnë…….Megjithse e dinë që ti i përdor, ata rrinë afër teje. Mendoi se të rrinë afër,  për dy arësye, atë edukim kanë marrë, qysh në vegjëli,kur Xhafaj i jepte lule përbimdëshit Enver….. dhe të jetojnë si skllevër dhe të shërbejnë po si skllevër,  nuk kanë  se  ku të shkojnë, ju doli boja fare. Po shikojnë se edhe shokët e tyre, nuk po i afrojnë  më, se të qelbin erë……

Ti ke afrua edhe disa gra të reja, vec të vjetrave që i ke gjetur aty, si Daden që i vuri zjarrin Lushnjes, Leskajn, kësaj goce që u bë grua dhe u edukua nëpër zyrat e Hysni Kapos, e të tjera, por nuk është kjo kryesorja, krysorja është se të gjitha këto femra, po më kujtojë ato gra shamizeza të Vlorës, në vitin e zi, 97, të cilat, me shemtinë e tyre, fizike dhe shpirtërore, nuk lanë gjë pa thënë e bërë, duke mos llogaritur edhe fëmijtë e tyre, deri sa arritën dhe i bënë……..të pa bërën vëndit të tyre. Pamvarësishtë se femrat që ti po përdorë, tani, janë më të bukura, në pamje, më mirë të veshura, por në mendësi, në shpirtë, janë po aq të egra dhe po aq të përbindëshme sa edhe këto janë gadi të futin në katrahurë fëmijtë e tyre, vetëm të të shofin ty kryeministër. Jam i sigurtë që me egërsinë që po prezantojë ato gjatë daljeve që ti ju bën nëpër tribuna, e kanë zëvëndësuar denjësishtë Luiza Hoxhën. Janë të denja dhe të gatëshme të bëjnë të njëjtin veprim, të lyejnë duart me gjakun e kujtdo njëriu që ju del përpara, ne luftën e tyre drejtë pushtetit. Me dhimbje konstatoi, se gratë e edukuara me frymën komuniste, që mendoi se nuk janë të pakta, janë shumë të egra dhe rritin pjella po kaq të egër…….

Qysh në titull, të këtij shkrimi, unë të them ty, Edi Rama – të urrej.

Po spjegohem.  Ti kërkon, me zhdo kushtë, të bëhesh kryeministër i këtij vëndi, dhe këtë e ke dashur qysh në fillimet e proceseve demokratike. Ata që të kishin pranë dhe të njihnin, meqënëse e dinin se nga vije ti, qëllimin tënd të mbrapsht, edukimin tënd me shumë të meta, për qëllimin final të proceseve, përmbysjen e diktaturës më të egër komunistë ku bënte pjesë aktive familja jote, me farë e fis, shkollimin tënd me shumë mangësi, vetën tre muaj shkollë për piktorë ( bojaxhi) dhe mbi të gjitha deficencat e tua, fizike dhe morale, perversitetin tënd, drejtë  homoseksualitetit, agresivitetin tënd, ndaj njërëzve që të rrethojnë, por edhe familjarëve të tu dhe shumë vese të tjera, të përzunë nga formacioni i tyre politik. Mendoi se, atëhere i kanë rënë shumë shkurtë ne vendimin që kanë marrë, vetëm përzënien tënde. Nuk arritën të kuptonin rrezikshmërinë që njërëz si ti, përbëjnë për të ardhmen e popullit të tyre. Dhe ja ku je, po përgatit djegjen përfundimtare të Shqipërisë, po përgatit njollën më të madhe të turpit, që nuk do ti hiqet kurrë shqiptarëve nga balli, po e izolon popullin tënd, më shumë se izolimi që i bëri babai jotë shpirtërorë, daja jotë legjitim, babai që të polli dhe të edukoi. Qysh atëhere, ti duhet te izoloheshe në mënyrë të tillë që të bëheshe i pa dëmshëm për demokracinë, për popullin shqiptarë.

Tani,  ne e dimë se kush je, e dimë se cfarë qëllimi ke, se të kishim ministër, (sa turp për kulturën tonë) por të kemi edhe kryetar të bashkisë, sa gjynah për gjithë këtë popull të kryeqytetit, pra e dimë më mirë se cfar do dhe përse e do atë që kërkon të bësh. Ti dëshiron që të hysh, edhe me zor, në historinë e Shqipërisë, qoftë edhe si Neroni, mjafton që të kënaqësh perversitetet e tua, deficencën që të është bërë pjesë e jetës së përditëshme.

Por ne dimë edhe se ku e gjen ti mbështetjen për të bërë një katastrofë të tillë për vëndin dhe popullin tënd.  Mbështetja jote është në radhët e admistratës ku lëvrijnë njërëzit e tu, pamvarësishtë se ti thua që janë pushuar për motive politike. Shko shikoi se aty do ti gjesh, bile duke bërë propogandë në favorin tënd dhe beneficet e majme i marrin nga qeverisja e djathtë. I ke në radhët, por edhe në drejtim të disa institucineve, përgjegjëse për mbarvajtjen e sigurisë dhe të qetësisë publike, por gjen mbështetje edhe në radhët e pjesës injorante të popullit që gjithë jetës është mësuar ti thotë të bardhës të zezë, që shiten e blihen për disa qindarka, që djegin vëndin e tyre dhe mburren duke e quajtur trimëri të madhe. Por ti gjen mbështetje  edhe në radhët e disa nga diplomatët e huaj, të vendosur në Shqipëri apo nëpër vëndet e tyre, që në shumicë, të ngjajnë në vese dhe deficenca fizike dhe mendore dhe nuk e kanë për gjë që për një valixhe me dollarë apo euro, të japin përkrahje. Mbi këtë bazë ti ke zgjedhur, apo të janë afruar ata njërëz që janë njëlloi si ty, jo vetëm ata që përmënda, edhe disa të tjerë, në vese dhe karaktere, por të pa personalitet.

Si një nga dëshmitarët, e rrallë, që e pashë, e ndëgjova, e preka por edhe e tregova, se si e dogjët, në vitin e zi 1997, se si ja morët fytyrën vëndit tonë, them, por jo vetëm e them, e paralajmëroi se me këtë kontigjentë, që ti ke mbledhur, po përgatitesh, që shumë shpejtë ti vësh, edhe njëherë, flakën Shqipërisë. Atëhere do të jetë fundi më i tmerrshëm i Shqipërisë dhe popullit shqiptarë.  Do të duhen shekuj për të marrë fytyrën e vërtetë ky vënd dhe ky popull. Nuk duhet të kemi fatin e Trojës…….Mundësitë janë akoma që kalin të mos e futim brënda………

Këto janë arësyet që unë ty,  Edi Rama –   TE URREJ.

Lini një koment