
Legjendat
Nga mali me krom dhe hekur nikel vërsulet mbi qytet një mjegull e ftohtë. Është nëntor. Thonë disa se këtu ka një fuqi hyjonre, një fuqi që nuk e shpjegojnë dot. Këtu ka një valle të lashtë sa vetë jeta. Valle e rrajcës i thonë. Kush e dëgjoi dhe mend si la pas saj? Kush e dëgjoi dhe të kërcejë nuk provoi? Thonë e çfarë nuk thonë e faktet më shumë se gojtë thonë. Si ka mundësi në një gjysëm mali ka hekur e në gjysmën tjetër krom ka?
Në peridhuën e luftrave shqiptaro-turke fusha ku ngrihet ky qytet quhej fusha e Torviolllit. Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, para se të nisej në betejë (betejë e cila në histori njihet si beteja e Torviollit) kundër turqëve porositi luftëtarët e tij, duke u thënë se ‘’do fitojmë me domosdo’’, nga ku më vonë fusha e Torviollit u njoh me emrin ‘’Fusha e Domozdovës’’.
Edhe emri i këtij qyteti ka lidhje me këtë betejë, të cilën Skënderbeu e fitoi por pati humbje të mëdha në njerëz si nga pala turke dhe nga ajo shqiptare. Nga gojdhëna thuhet se janë vrarë aq shumë luftëtarë sa gjaku i tyre rridhtë si përrenj. Pikërisht nga kjo gojdhënë pas luftës nacional-çlrimtare, kur u krijua ky qytet vendosën ta quajnë Përrenjas.
Themelimi i qytetit
Do të ngrihej ashtu në mënyrë artificiale për hir të nxjerrjes dhe përpunimit të hekur-nikelit dhe të kromit qyteti i Përrrenjasit. Popullsia që u vendos në fillimet e tij përbëhej më së shumti nga banorët të ardhur nga rrethet juglindore të Shqipërisë. Nën frymën e aksionit gjysmëvullnetar fillimisht u ndërtuan 10 pallatet e para dykatëshë me afro 1 mij banorë ku dolën 150 punëtorë e specialist që nisën punën në minierë. Të parët kanë qënë rusët më pas çekët e kinezët, ku në hartat e tyre ishin të shënuar me të kuqe vatrat me minerale. Gjatë 30 viteve që kanë qenë në funksionim mësohet se janë nxjerrë mbi 150 milionë metër kub hekur-nikel

Minatorët
E quajnë ndryshe qyteti i minatorëve Përrenjasin për shkak të minierave, por me minatorë të dalë në pension. Qyteti i ish minatorëve do të ishte më e përshtatshme sot. Bust i 2 minatorëve vënë në qëndër të qytetit qëndron, po për të kaluarën. Busti është ende aty, por shpirti i minatorëve u gropos bashkë me minierat.
Një prej minatorëve të dalë në pension e kujton me nostalgji atë kohë. Rakipi është 72 vjeç, flokëthinjur dhe flet me një passion të zjarrtë kur i kujton minierat. 20 vitet e tij i kishte kaluar në minierë, por tregon më tej se jeta dhe puna gumëzhinte në atë mal, ndërsa tani gjen heshtjen e gërmadhave. Ndërsa Fatmir Polisi inxhiner minierash thot: ‘’E njoh atë minierë shumë mirë. Brenda malit ndodhet një qytet shumë herë më i madh se Përrenjasi. Investimi që kërkon ajo minierë është shumë i madh, por përfitimi do të ishte shumë herë më i madh për komunitetin’’.
Gëzimi 65 vjec, një mësues hitorie i dalë në pension më bombardon me pyetje, por fjalët që ai përsëriste vazhdimisht ishin se këtu nuk jetohet dhe se të gjithë duan të ikin të largohen sa më larg. ‘’Po përse vallë këtu nuk jetohet? Ku është kromi, hekuri, pyjet, ujërat që kjo zonë ka? Ku është minerali? Ku janë legjendat?’’ Për një moment mu duk sikur ndërruam rolet. Por pyetjet e tij ishin më shumë si përgjigje. Ai madje tregon se minierat që u ndërtuan nga këta minatorë sot po prishen nga dora e banorëve të zonës. I kanë lënë të zhveshura minierat për arsyen se kanë shitur hekurat për skrap.
Njaziu shprehet: ‘’Kam punuar 20 vjet nëntokë dhe kam marrë një rrogë të kënaqshme për atë sistem. Tani jam në pension dhe marr një rrogë qesharake prej 14 mij lekësh.’’ Ai thot se para një muaji bashkë me ish minatorët e tjerë zhvilluan një porotestë. ‘’Kemi rrezikuar dhe jetën nën tokë dhe shteti tallet me ne. Vijnë në kohë fushatash vetëm për të marr votën. Na kan premtuar shumë gjëra por me të marrë mandatin harrojnë gjithçka.’’.
Dikur në këto miniera tejmbusheshin vagonat me mineral, ndërsa sot rolin e tyre e luajnë listat me borxhe në dyqanet e qytetit. Shifrat e papunësisë janë marramendëse. Qyteti mbijeton nga të ardhurat e emigracionit ilegal. Janë mbi 10 mijë banorë, të cilët jetojnë në këttë qytet.
Gjëndja është shumë e vështirë. Punësimi në sektorët privatë është i ulët. Dikur ky qytet gumëzhinte nga puna dhe ritmet e jetës ndërsa sot nuk ka mbetur pothuajse asgjë, përvec disa lokaleve që mbijetojnë falë të ardhurve, të cilëve iu bie rruga kalimthi këtyre anëve.
Mëngjesi i gjen këta banorë me shpirt të zbrazët e pa gjë në xhep. Më e keqja është se nuk dinë se si ditën ta shtyjnë . Disa hynë në kafe disa në lloto, të tjerë provojnë të emigrojnë, të ikin sa më larg . Dhe duke kërkuar kuturu nata fillon sërish të vijë dhe shpirti Prrenjsakëve fillon sërish të shpresojë. Po përse vetëm natën? Nën dritën e diellit ky qytet është i varfër por aty ku nuk depërton drita e diellit ai është shumë i pasur.
Elmas Bogdani.
Ndajeni këtë me të tjerët:
- Klikoni për ta shtypur (Hapet në një dritare të re) Shtype
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pocket-i (Hapet në një dritare të re) Pocket
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Reddit-it (Hapet në një dritare të re) Reddit
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Tumblr-it (Hapet në një dritare të re) Tumblr
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
- Klikoni që t’i dërgoni një lidhje një shoku me email (Hapet në një dritare të re) Email
- Më
