Kategori
Uncategorized

Miratohen ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, amnistohen zyrtarët e korruptuar, ja si u shpëtojnë hetimeve të SPAK.

Prandaj Fatmir Xhafa e kreu me sukses misionin . Ky vend ka mare fuuuuuuund. Populli rumun u cua ne kembe. Shqiptaret festojne festa fetare.

15181159_381477512191512_8805697787537541889_n.jpg

nga avokate/ Mirela Cela Jorgo….

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar dje ndryshimet në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale. Këto ishin dhe ligjet e miratuara nga Fatmir Xhafaj si drejtues i komisionit, pasi të enjten ai merr zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm. Kur pritej që të kishte replika dhe përplasje mes PS dhe LSI për këto ligje, nuk ndodhi një gjë e tillë. Ministri Vasili dhe ish-ministri Ylli Manjani i kanë kritikuar shumë këto ligje, por dje u miratuan me konsensus. “Edhe ju dje në mbledhje thatë të shikohet mundësia e riformulimit të emërtesës “dëshmitarë anonim” për shkak të një konotacioni negativ që ka termi “dëshmitar anonim” u tha të shikohet mundësia për ta formuluar këtë term, “dëshmitar me identitet të mbrojtur ose të fshehur”. Dhe e dyta në lidhje me termin viktimë”, tha Luan Rama i LSI, ku ishte e vetmja kritikë për ligjin, gjë që u mor parasysh. Ndërkohë ajo që ra në sy ishte dje se kreu i grupit parlamentar të LSI falënderoi Fatmir Xhafajn për punën që kreu me reformën në drejtësi. “Përveç falënderimit të punës shumë të mirë të bërë nga ekspertët e huaj dhe vendas, dua të bëj një falënderim të veçantë për ju si kryetar i komisionit që keni drejtuar këtë proces me kaq vështirësi dhe me kaq komplikacione duke e kurorëzuar me sukses”, vijoi ai. Por përtej diskutimeve në komision, ajo që është risia e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, është fakti se ai është ndërtuar në mënyrë të tillë që politikanët t’i shpëtojnë reformës në drejtësi.

Si i shpëton politika hetimeve të SPAK

Pak ditë më parë, gazeta e ngriti si shqetësim faktin se përmes Kodit të Procedurës Penale, amniston politikën e korruptuar dhe që fshehin pasuritë. Në këtë kod janë përcaktuar kompetencat që do ketë Struktura e Posaçme Antikorrupsion. EURALIUS më 26 Prill 2016 ka nxjerrë një projektligj të vetin sa i takon ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale. Mirëpo dje nuk është miratuar ky propozim, por një draft tjetër. Në përcaktimin e vjetër thuhej se kompetencë e SPAK do ishin edhe veprat penale: Neni 248- Shpërdorimi i detyrës; Neni 256- Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti dhe Neni 257/a- fshehja e pasurisë. Por në mënyrë të beftë këto vepra penale janë hequr nga kompetencat e SPAK. Duket se politika po bën të gjithë lëvizjet e mundshme që t’ia hedhë paq. Nëse shihet raporte vjetore të 3 institucioneve kryesore në vend: Prokurorisë së Përgjithshme, ILDKP dhe KLSH, vë re se 3 janë veprat më të shpeshta të zyrtarëve: Shpërdorimi i detyrës, abuzimi me fondet dhe fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë. Pikërisht këto vepra ekspertët e nivelit të lartë dhe anëtarët e komisionit të reformës në drejtësi kanë vendosur që të mos hetohen nga SPAK, por të jenë në gjykatat e shkallëve të para. Pra duket se zyrtarët e lartë po synojnë që të marrin garanci që të mos përfundojnë pas hekurave. Në këtë mënyrë duket se po ia hedhin paq edhe gjyqtarët dhe prokurorët. E gjithë shpresa ishte se me anë të reformës në drejtësi do të zbuloheshin pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe do sekuestroheshin, pas vetingut pritej që të arrestoheshin ata që nuk e justifikojnë pasurinë, por duket se politika po ecën me plan të mirëmenduar.

Lini një koment