Prej kaq kohësh jemi mësuar të shohim disa persona nga Shqipëria duke folur se kanë themeluar Republikën e Çamërisë në Hollandë, duke përfituar edhe fonde nga shqiptarët e ndryshëm.
Por kush janë në të vërtetë drejtuesit e kësaj Republike fantazme që më shumë po i shërben Greqisë se sa çështjes kombëtare.
Festim Lato që thirret si kryeministër i Republikës së Çamërisë në vitet 1990 është i dënuar nga Gjykata e Vlorës për vjedhje. Ai prej shumë vitesh jeton në Hollandë dhe nuk mund të vij në Shqipërisë, shkruan Gazeta Infopress.
Por ne nuk e dimë arsimin e këtij personi të cilin e shohim sa andej-këtej.
Resul Piro i cili thirret se është ministër i mbrojtjes së Republikës së Çamërisë është i dënuar në Greqi për lëndë narkotike në vitet 2000 dhe është liruar parakohe. Resul Piro në fund të vitit 2016 i është hapur një proces Gjyqësor në Vlorë për përvetësimin e rreth 500 mijë metra tokë në Ksamil.
Margarita Kola e cila ka postin e ministres së jashtme i përket besimit ortodoksë dhe s’ka asnjë lidhje me Çamërinë. Shefi i kabinetit të kryeministrit fantazmë Festim Lato, Dritan Lluka është vlleh i cili ka edhe dokumenta si minoritar grek.
Na vjen keq që shumë shqiptar kanë rënë preh e mashtrimeve të këtyre personave të cilët mbledhin fonde dhe skanë asgjë serioze për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
Ka ardhur koha për ti demaskuar dhe hedhur në koshin e plehrave, këta keqpërdorues dhe sabotues të ndjenjave kombëtare, këta hajdutë trafikantë dhe bashkpuntorë të ndyrë të shërbimeve sekrete të huaja në dëm të kombit shqiptar.
