Kategori
Uncategorized

Ministri Tahiri pret drejtorët e diktaturës që shtypën revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit.

tahiri

Ministri Tahiri pret drejtorët e diktaturës që shtypën revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit dhe që shpallën negativitetin e tyre në ngjarjet e 2 korrikut 1990

Dje ministri i Punëve të Brendshme sajoi një gjoja 90 vjetor të policisë për të pritur në një takim ish drejtorë të policisë së diktaturës dhe të kohës kur ka qeverisur Partia Socialiste.  Ky takim i zhvilluar gjoja në kuadër të “90-vjetorit të policisë” shquhej për mungesën e drejtorëve të periudhës kur ka qeverisur Partia Demokratike. Të gjithë ish drejtorët e kësaj periudhe që shihen përditë në Tiranë në shëndet të plotë, çuditërisht u sëmurën ditën kur Tahiri do zhvillonte takimin propagandistik.  Nejse, nuk është këtu problemi se të gjithë ish drejtorët që ishin në krah të tij i kemi parë numërues votash të Partisë Socialiste në çdo zgjedhje. Kjo jo pa qëllim, pasi i ka treguar ata më qartë se kurrë se sa të politizuar kanë qenë dhe sa larg të qenit oficer policie kanë qenë. Nuk po merremi sot me drejtorët e policisë që vetë Partia Socialiste i shkarkoi për korrupsion apo paaftësi.  Ky takim i kotë që është krejt pa lidhje, do mbahet mend për disa veçori.

Ish drejtori Kasem Kaçi mbahet mend për shtypjen e revoltës së Spaçit në vitin 1973. Ish drejtori Agron Tafa mbahet mend për shtypjen e revoltës së Qafë-Barit në vitin 1984. Ish drejtori Dilaver Bengasi, përveçse për nivelin e ulët profesional (mësues fizkulture) mbahet mend për procesin e inskenuar të “lopëve të Baldushkut” si dhe për rolin tejet negativ në ngjarjet e 2 korrikut 1990, kur vetë Këshillit i Ministrave i kohës e shkarkoi për përdorim të armëve të zjarrit.

Pas kobures së Kasem Kaçit në një panair të hapur policor, Tahiri na lavdëroi tanimë “policinë e gjeneratës së vjetër”. Më shumë se çdo gjë, takimi i Tahirit tregoi se sa e politizuar është policia e sotme dhe si trajtohet ajo nga Saimir Tahiri, i cili tregoi vazhdimësinë e policisë së partisë.

 

Gjynah që Tahiri nuk i çoi te zyrat nëntokësore të ministrisë sepse shumë nga ata janë kontribuues të diktaturës komuniste.

Lini një koment