Kategori
Uncategorized

FOTO TË ASBESTIT GJATË PUNIMEVE BRENDA TUNELIT NË HIDROCENTRALIN E MOGLICËS FEATURED

Ekskluzive: Foto të Asbestit gjatë punimeve brenda tunelit në hidrocentralin e Moglicës

Prej javësh puntorët e Hidrocentralit në ndërtim, të zonës së Moglicës, përveçse po përballen me arrogancën e firmave nënkontraktore, me papërgjegjshmërinë e shtetit, orareve të tejzgjatura në punë, tashmë u rrezikohet dhe jeta nga materiali toksik I asbestit që gjendet në brendësi të tunelit në ndërtim, nga ku do kalojë lumi Devoll për të mbushur kaskadën.

 Punëtorët prej javësh protestuan dhe pezulluan punën prej disa ditësh, sapo disa minatorë Italianë zbuluan këtë material toksikologjik në brendësi të tunelit, në të cilin po punohet prej më shumë se një viti.

Të ngelur në hije nga mediat për mos pasqyrimin e shqetësimit dhe mos interesimin e shtetit dhe të asnjë ministrie për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një alarm fals, apo e vërteta qëndron.

Punëtorët e firmës, duan të ngelin anonim dhe pohojnë se firma nënkontraktore ata puntorë që nuk I binden për të filluar punën i pushon nga puna, disa të tjerë vendosin të lënë punën dhe për ata që nuk kanë mundësi tjetër vazhdojnë punojnë në pasiguri. Vetëm pasi puntorët pezulluan punën prej disa ditësh. Kur i pyet puntorët se çfarë  masash ka marrë firma punëdhënëse, ata shprehen: ” Veshim kominoshe brenda tunelit, dhe një ditë një italian bashkë me një shqiptar na bënë grafi mushkrive por akoma nuk kanë dalë përgjigjet, spitali i Gramshit nuk bën këto lloj analizash, në Tiranë kushton shume të bësh këtë lloj analize.”

Mes thashethemeve por asgje zyrtare, nga analizat toksikologjike të bëra nga firma nënkontraktore, rezulton se materiali toksik asbest ndodhet në masën 40% në brendësi të shkëmbit. Ashtu siç e shihni dhe në foto fibrat e  materialit toksik, të dyshuar, mund të gjenden shumë leht nga puntorët brenda tunelit. Këto fibra toksike në një të ardhme, kur uji I lumit të kaloj përmes këtij tuneli, do derdhet në lumin Devoll, që përdoret për vaditje dhe shumë banor të zonës në rrjedhën e ktij lumi, peshkojnë me rrjeta. Peshkimin është kthyer në një mundësi jetese për disa banorë të zonës./ Endri Mema për newsbomb.al

Scsdfswevet3ehnshot_1.jpg
Jepni legjendë

Lini një koment