Nje -ish drejtues i partise Solialiste në greqi tanimë ka lënë këtë forcë politike per tiu bashkuar nje tjeter formacioni politik.
Prej pak ditësh, kreu i Partisë Socialiste ne degën e Greqisë, Spiro Janaqi, është larguar nga partia për t’iu bashkuar partisë së drejtuar nga Vangjel Dule, PBDNJ-së.
Ka qenë vetë Janaqi që ka bërë të ditur lajmin, ndërkohë që prej kohësh ai ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së.
Edhe më herët Janaqi është ankuar se partia socialiste i mashtroj emigrantët duke mos mbajtur asnjë premtim ndaj tyre, por i përdori duke i shfrytëzuar politikisht me premtimet e saj në fushatën elektorale te 2013.
Persona pa asnje lidhje me degën e kesaj partie ne Greqi, bizesmene me një të kaluar të hidhur (të dënuar për prostitucion) me ndimen dhe miqesine e Veliajt, morën drejtimin e kesaj partie në Greqi dhe duke edhe u punesuar në postet kyce të shtetit. Spiro akuzon se mbas këtyre kërkesave dhe akuzave të drejta, është shkarkuar pa të drejtë nga drejtimi i degës së PS-së në Greqi, ai mbas kësaj ka qëndruar formalisht në parti, deri sa pak ditë më parë është regjistruar në partinë e Dules. Mos harrojmë se familja e Spiro Janaqit ka lidhje shumë të forta me emigrantët shqiptarë në Selanik. Babai i Spiros Alejs Janaqi, një ish oficer i ushtrisë shqiptare, një ithtar i së majtës shqiptare, familja Janaqi ka njē reputacion të fuqishëm në mesin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Aleksi dhe familja e tij është një aktivist i lidhur fort me të majtën greke, por dhe krijues i shoqatës së parë shqiptare në Selanik “Shoqata Progresi”, Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi, nismētar i hapjes së kurseve shqip për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, dhe një zë i fuqishëm i të majtës shqiptare po në Greqi.
Ishte inisiativa e familjes Janaqi, organizimi dhe krijimi i degës së Partisë Socialiste në Selanik, degë të cilën Spiro e drejtoi deri sa u detyrua të japi dorheqjen e tij. Dhe të vetmet arsye që Spiro Janaqi u detyrua të distancohet nga Partia që e krijoj vetë në Selanik, ishin mos mbajtja e premtimeve, harresa dhe mashtrimi i emigrantëve nga rilindja që ka marrë peng jo vetëm Partinë Socialiste, por dhe të ardhmen e vëndit. Mos harrojmë që Spiro veç idealit politik si i majtë nuk ka pasur asnjë interes tjetër tek kjo forcë politike. Ai prej shumë vitesh punon në Selanik si Inxhinier Topograf me të ardhura që cdo emigrant do i kishte zili.
Largimi i Spiro Janaqit nga Partia Socialiste Greqi, tregon se emigrantët u zhgënjyen nga kjo forcë politike për të cilën votuan masivisht në zgjedhjet parlamentare 2013, dhe zvëndësimi i tij asnjëhere nuk do të mbulojë gropën e madhe të krijuar mes emigrantëve dhe rilindjes në pushtet.
Emigrantët po ndërgjegjësohen se çdo të thotë të besosh dhe votosh një forcë politike që jo vetëm të ka mashtruar në premtimet e saj, por dhe po të shfrytëzon mbas marrjes së pushtetit duke të diskriminuar nëpēr dogana, dhe institucionet shtetërore, por duke të vjedhur ligjërisht edhe në përfaqsitë diplomatike.
Urimi i jonë për Spiron: Në Partinë e të Drejtave të Njeriut, do të kesh më shumë hapësirē në vazhimin e misionit fisnik të babait tënd Aleksit. Në ndihmën ndaj emigrantëve, shoqatat dhe kurset e shkollës shqipe në Selanik.
Mos harrojmë. PDNJ, është parti Shqiptare.
Urime Spiro.



