Kategori
Uncategorized

PRAPASKENAT – SI E REFUZOI SHEFI I CIA-s TAKIMIN ME SAIMIR TAHIRIN.

foto-kolazh-haki-cako-john-brennan-donald-lu-saimir-tahiri

Të mërkurën e 7 Dhjetorit u njoftua se Drejtori i CIA-s zoti John Brennan, kishte zhvilluar në Tiranë disa takime me personalitete shtetërorë.

Shumicën  e orëve të paradites, zoti Brennan e kaloi me homologun e tij Visho Ajazi, ndërsa takimet vijuan me Presidentin Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zotin Haki Çako.

Zoti Çako dukej si një përjashtim nga rregulli, ndërsa një burim konfidencial i informuar me përgatitjet e vizitës, i tha Hashtag.al se ka qenë ministri Tahiri ai që ka synuar një takim me Shefin e CIA-s, por kërkesa është shmangur me lezet.

Në momentin kur po rakordohej axhenda e takimeve, përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë kishin sugjeruar  dhe një takim me ministrin Tahiri. Por nga stafi i zotit Brennan u përgjigjën  me diplomaci se nuk ishte i nevojshëm ky takim, meqenëse Tahiri do ishte prezent në takimin që Brennan do të zhvillonte me kryeministrin Rama. Përfaqësuesit e ambasadës nuk këmbëngulën më tej pas kthimit të përgjigjes refuzuese, ndonëse mund të kenë mbetur të zhgënjyer nga përgjigja që morën”, – tha burimi konfidencial për Hashtag.al.

Vizita e zotit Brennan në Tiranë ka pasur një vëmendje të gjerë mediatike. Disa media dhe aktorë politikë kanë hedhur pista mbi arsyet e kësaj vizite.

Pistat duken  interesante, por ka pak gjasa që media të zbërthejë motivet e një vizite të këtij rangu brenda 24 orësh.

Lini një koment