Fjalimi i dy ditëve më parë i ambasadorit amerikan, Donald Lu, duket se nuk ka patur miratim masiv nga komentuesit, pasi është postuar në rrjetet sociale nga ambasada amerikane.
Bëhet fjalë për nevojën e zbatimit të shpejtë të reformës në Drejtësi dhe atë që ambasadori e ka cilësuar “prova që disa persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme”.
Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese”, tha ambasadori Lu ndër të tjera.
Një pjesë e komentuesve mbështetin qëndrimin e ambasadorit amerikan, të tjerë e kundërshtojnë.
Kundër korrupsionit duhet sekuestrimi i pronave dhe pasurive të grabitura në sajë të postit dhe rryshfetit që nga bregdeti në mal… Korrupsioni i parë i tyre është blerja e partive si prona private, blerja dhe falsifikimi i votës… blerja e mandatit si deputet, kryetar bashkie, prefekt, kryetar qarku… korrupsion tipik otoman. Por, me ç’duket nuk ka shenja konkrete se korrupsionin, që e ka zënë frika, do ta zërë edhe paniku”, shkruan një mbështetës i mendimeve të ambasadorit.
Por ka nga ata që mendojnë ndryshe.
Ku ishit juve këtë vit z.Lu kur Shqipëria u mbulua me marjuanë dhe asnjë dipllomat nuk foli, ku ishit juve kur shqipëtarët po shfrytëzoheshin nëpër arat e drogës për një kothere bukë. Është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka politikanë të pa korruptuar por po dyshohet shumë se s’ka diplomat në Shqipëri që mos të jetë i korruptuar!”, shkruan një komentues tjetër.
Duket se edhe shqiptarët po bëjnë si politikanët: Të gjithë thonë se e duan reformën, por të gjithë e duan sipas interesit të tyre.
Po z. Lu me cilën anë është?
Një komentues vëren një detaj:
Çfarë gallate te këto komentet! Të djathtët që nuk janë të kënaqur me ambasadorin dhe të majtët që hidhen në mbrojtje të tij… Kjo tregon dhe anën që ka marrë ambasadori?” /Hashtag.al