Kategori
Uncategorized

Krimin mjedisor të shkaktuar nga firma kontraktore e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, JV Albavia & Sinitram.

Bashkia Pogradec denoncon krimin mjedisor të shkaktuar nga firma kontraktore e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, JV Albavia & Sinitram. Firma kontraktuese për një periudhë të konsiderueshme ka gërrmuar në shtratin e lumit Shkumbin në fshatin Golik pa pasur asnjë kompetencë dhe leje mjedisore. Nxjerrja e inerteve ka dëmtuar rëndë shtratin e lumit dhe ka bërë një dëm të madh mjedisor. Edhe pse nga ana e Bashkisë Pogradec u dërguan disa shkresa zyrtare në ministrinë e Brendëshme, në Kryeministri si dhe në Ministrinë e Mjedisit asnjë kërkesë nuk mori përgjigje. Pezullimi i gërryerjes së lumit Shkumbin u bë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së policisë bashkiake.

Por firma kontraktuese JV Albavia & Sinitram edhe pse është tërhequr nga gërmimi i shtratit të lumit Shkumbin, vazhdon të grumbullojë materiale inerte në zona të cilat nuk janë të përcaktuara në projekt. Firma nuk po i përmbahet kushteve të projektit dhe po gërmon jashtë territorit të përcaktuar të rrugës duke cënuar kështu edhe pronat private. Banorët e kësaj zone ndihen të shqetësuar pasi po ju cënohet prona e tyre si dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet në këtë periudhë që është dhe sezon shirash.

Bashkia Pogradec i bën thirrje firmës kontraktore të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, që t’i përmbahet kushteve të projektit dhe të ndalojë masakrën mjedisore që po shkakton në këtë zonë. Ne po bëjmë ç’është e mundur që të frenojmë këtë krim mjedisor dhe po marrim masat e duhura që banorët e kësaj zone të mos ndihen më të rrezikuar dhe të shqetësuar.


Njoftim për shtyp i Bashkisë Pogradec, 26 Tetor 2016

 

lumi-shkumbinl-shkumbinn

Kategori
Uncategorized

HOMAZH PËR TË RINJTË QË U DETYRUAN TË VETVRITEN.

 

Shtypjen e regjimit komunist më së shumti e kanë ndjerë të rinjtë e listuar nga Sigurimi i shtetit, si kontigjent i hapur, vetëm pse ishin bij të familjeve që Partia i kishte cilësuar kulakë apo armiq. Izolimi i tyre ka qenë i plotë dhe terrori i egër, madje vet kreu i regjimit, u kishte tërhequr vëmendjen strukturave në qendër e rrethe për mënyrën mizore të trajtimit të tyre.
Pasojat mbi ta kanë qenë tragjike, aq sa ende sot, në çdo zonë të tregojnë për ngjarje dhe të rinj që kanë vrarë veten nga presioni i ushtruar mbi ta.

Njëri prej të rinjve që vrau veten ishte Xhevahir Ajdini, nga Luzi i Vogël i Kavajës. Historia e tij është e dhimshme.
Prindërit e tij, Jahe dhe Nafije Ajdini, ishin cilësuar kulak dhe për këtë arsye, Xhevahiri punoi në punët më të rënda.

Në fillim të vitit 1985 e caktuan të spërkaste bimët me herbicide, punë sa e rrezikshme për shëndetin aq edhe për “biografinë” që i kishin shkruar familjes së tij. Asokohe në fantazinë e sigurimit, “armiqtë e klasës” mund të kryenin vepra “terroriste”… Kështu, në një ditë marsi, Xhevahiri nuk e gjeti pompën e spërkatjes tek e kishte lënë, në vendin e punës.

E thirrën në Degën e Punëve të Brendshme. Nuk dihet se si e trajtuan, nuk dihet se çfarë i kërkuan, por u kthye në shtëpi tejet i mërzitur… Kaluan vetëm disa orë, kur e gjetën të shtrirë tek jepte shpirt. Ishte vet-helmuar. Nuk i kishte kaluar 18 vjeç… Homazh!

Në foto: Xhevahir Ajdini dhe prindërit e tij, Jahe dhe Nafije Ajdini.

Kategori
Uncategorized

Ben Blushi: Ja pse dështoi Samiti i Diasporës i organizuar nga Qeveria.

Ben Blushi: Ja pse dështoi Samiti i Diasporës i organizuar nga Qeveria

Deputeti Ben Blushi thotë se Samiti i Diasporës në Tiranë i organizuar nga Qeveria ishte një dështim. Sipas Blushit, arsyeja e dështimit është se emigrantëve shqiptarë nëpër botë nuk iu sigurua e drejta e votës.

Në një status në Facebook, deputeti Blushi shprehet se në 3 vite ekzistonte mundësia që emigrantët shqiptarë të regjistroheshin dhe të votonin elektronikisht. Por, arsyet që u dhanë nga qeveria për mosrealizimin e këtij premtimi të Edi Ramës ishin thjesht alibi, shkruan  Ben Blushi.

“Samiti i Diasporës dështoi ti sigurojë shqipëtarëve në emigracion të drejtën e votës. Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për rregjistrimin e tyre dhe votimin elektronik. 

Diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në kuvend, në kushtet kur 40 përqind prej nesh jetojnë në emigracion. LIBRA do luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë”, deklaron deputeti Ben Blushi.

Kategori
Uncategorized

Hatlija, shoqja e Nexhmijes që vdiq në toruturat e Sigurimit të Shtetit

halitja

Hatlija, shoqja e Nexhmije Hoxhës.

E torturuan deri sa u çmend e vdiq në duart e xhelatëve të Sigurimit të Shtetit. Dëshmia e sigurimsit: Dhëmbët e para i kishte të thyera, nga që nuk ishte në mënt, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira

Dy faksimile nga dokumenti i nënshkruar nga Anastas Dushku efektiv i seksionit të Sigurimit, flasin për torturat deri në vdekje të vajzës 20-vjeçare, Hatlije Tafaj. Një efektiv i sigurimit të shtetit që kishte qënë pjesë e grupit toruturues, dëshmon mizorinë ndaj Hatlijes. Janë tortura që shkojnë përtej imagjinatës më ekstreme të kriminelit më të egër. E torturuan deri sa u çmend e vdiq në duart e xhelatëve të Sigurimit të Shtetit. Dëshmi rrënqethëse vijnë nga sigurimsi që kishte asistuar në torturat që iu bënë Hatlijes. Ajo ishte komuniste, kishte qënë partizane dhe shoqe shumë e afërt e Nexhmije Hoxhës, të vejës së diktatorit Enver Hoxha.

Letra dëshmi e ish-sigurimsit

“I nënshkruari N/Toger Anastas Dushku, anëtar partie prej datës 28-VIII-44, efektiv i Seks. Sigurimit Ministris Mbr. Kombëtare, parashtroj atij Komiteti Central, sa më poshtë:

dok1…nga muaj Prill-Maj 1945, në ish Batalionin e IV të Brigadës I M.P. (ish Kuestura e vjetër, në rrugën e Barikadave), silleshin të burgosun prej Drejtorisë së Sigurimit dhe mbaheshin në birucat, të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi. Atëhere kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejt. e Sigurimit çdo natë oficera dhe e mernin në pyetje duke e torturuar gjithë natën. Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse torturat vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje dhe nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë.

Kështu të çmendur e mbanin në një birucë të tmerrshme. Atëhere më ishte dhënë rasti t’a shoh, ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje t’a përshkruaj këtu në letër. Dhëmbët e para i kishte të thyera, pastaj nga që nuk ishte në mënt, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk munt t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte. Me këtë pamje ajo i përgjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare.

Por oficerat e Sigurimit vazhdonin t’a mernin në pyetje edhe në këtë gjendje, por me sa mësova ajo nuk kish treguar gjë me gjithë torturat barbare që i bënin, kështu që ata u siguruan që ajo ishte e pafajshme.

Por në gjendjen që ajo ishte nuk mundeshe që ta lironin, prandaj e hoqnë nga biruca, ku e kishin dhe e vunë në një dhomë të mirë me ajër dhe diell në katin e sipërm, e ushqenin tashi mirë, me qëllim që ajo të përmirësoheshe dhe pastaj t’a lironin. Por ajo vazhdonte të mos ishte në vehte. Dhe një ditë në atë gjendje anormaliteti që ishte u hodh nga dritarja e dhomës së saj 8-10 metra lart, theu këmbën dhe dorën, dhe në këtë gjendje u çua në spital….

Mbas disa javësh mësova që i kishin prerë në spital një dorë dhe një këmbë dhe së fundi vdiq e çmendur.

Emnin e kësaj shoqeje, e kësaj antareje Partie që kaqë tmerësisht u torturua, nuk munda t’a mësoj, por për këtë dhe për hollësira të tjera reth këtij krimi të pyetyet kapiten i Irë Sh. Skënderi, tash efektiv pranë Komandës Divizjonit Mbrojtjes Popullit, i cili n’atë kohë ish Zv. Komisar i Batalionit IV të Brigadës I M.P. dhe ka marë pjesë në torturimin e saj.”

haltija-dok

dok2

Kategori
Uncategorized

Soros rigrupon forcat: Strategji e re për të marrë pushtetin politik në Amerikë.

Soros rigrupon forcat: Strategji e re për të marrë pushtetin politik në AmerikëGeorge Soros, Chairman Soros Fund Management answers a question during the IMF Seminar: Charting a New Growth Path for the Euro Zone on September 24, 2011 at the IMF Headquarters in Washington, DC. during the 2011 World Bank/IMF Annual Meetings The IMF/World Bank Meetings are being held in Washington, DC this week which will host Finance Ministers and Bank Governors from 187 countries. IMF Staff Photographer/Michael Spilotro

Një nga humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, përveç Hillary Clinton dhe Obamës, është padyshim George Soros.

Miliarderi jo vetëm financoi me gati 30 milionë dollarë fushatën e Clinton por edhe dhjetëra miliona të tjerë në shumë fushata në të gjitha nivelet nga senator deri tek zgjedhjet lokale.

Por duket se humbja nuk e ka shkurajuar sepse menjëherë ai dhe një grup milionerësh liberal amerikanë kanë vendosur të hartojnë një strategji të re për të mbështetur ringjalljen e të majtës ekstreme në SHBA, e cila u godit rëndë në këto zgjedhje.

Një klub ekskluziv i këtyre mbështetësve të pasur i quajtur “Aleanca Demokratike” u mblodh tre ditët e fundit në Washington për të hartuar strategjinë kundër kërcënimit që po vjen dhe për të rimarrë sërish pushtetin, duke filluar që nga 2017.

Çfarë është Aleanca Demokratike

Aleanca Demokratike e themelua nga Soros në vitin 2005, ka kanalizuar më shumë se 500 milionë dollar drejt grupeve liberale dhe kandidatëve demokratë.

Çdo anëtar i klubit – në të përfshihen më shumë se 100 miliarderë – duhet të dhurojnë të paktën 200 mijë dollarë në vit për të mbështetur grupet aktiviste. Ato duhet të paguajnë edhe një shumë mujore prej 30 mijë dollarësh për të financuar stafin e këtij klubi dhe takimet e aleancës.

Që nga themeli në vitin 2005, Aleanca Demokratike ka financuar organizatat kryesore të politikës së majtë në SHBA si Media Matters, Qendra për Zhvillimin Amerikan (Center for American Progress) dhe një sërë OJF-sh të tjera të rëndësishme amerikane – të cilat drejtohen nga njerëzit e Clintonit.

Prania e Sorosit, i cili rrallë merr pjesë në aktivitetet e klubit, dëshmon për rëndësinë e këtij takimi.

Kategori
Uncategorized

‘Lufta’ e dy bandave nga Tepelena, ja ekzekutimet dhe atentatet.

‘Lufta’ e dy bandave nga Tepelena, ja ekzekutimet dhe atentatet

(FOTO: Nga e majta; Elton Çiço, Nelgert Pata, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi)

Nelgert Pata 34 vjeç nga Tepelena është personi që u ekzekutua sot në aksin Fier- Seman në vendin e quajtur “Qenas”. Ai udhëtonte së bashku me Ari Halianin në një makinë Volkswagen me targa AA 166 YI, që është në pronësi të një qytetari me iniciale K.K. Makina drejtohet nga Ari Haliani, i cili u plagos në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Nelgert Pata që ndodhej në sedijen e pasagjerit mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit.

34-vjeçari Pata mendohet se ishte objektiv i atentatit, pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Elton Çiços më 1 maj 2016, që u ekzekutua brenda një lokali pranë stadiumit ‘Dinamo’ në Tiranë. Në atë periudhë, Nelgert Pata ka qenë në burg, por dyshohet se ka bashkëpunuar nga qelia me dy vrasësit e Elton Çiços, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi që janë ende në kërkim. Historia e hakmarrjes mes dy bandave nga Tepelena ka nisur kohë më parë dhe ka vazhduar me një seri ekzekutimesh dhe atentatesh, shkruan Syri.net.

Skeda e Nelgert Patës

Në vitin 2009 Nelgert Pata dhe babai i tij Astrit Pata janë dënuar me 31 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shfrytëzim prostitucioni. Babë e bir u arrestuan në vitin 2006 pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, ku Silvana Kalemi me orgjinë nga Memaliaj, i akuzonte për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Silvana Kalemi në rrëfimin e saj para autoriteteve norvegjeze, thoshte se ishte mashtruar nga Astrit Pata për martesë dhe fillimisht e kishte dërguar në Greqi.

Më pas, Nelgert Pata e kishte trafikuar drejt Norvegjisë, por ajo ka arritur të shpëtojë. Gjithashtu Nelgert Pata bashkë me babain e tij janë akuzuar se në tetor të vitit 2005 kanë trafikuar një tjetër femër. Ajo quhet Albiona Ndreca dhe kishte një fëmijë të vogël. Për të dyja këto raste ata janë dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku Nelgert Pata ka vuajtur 10 vjet burg dhe është liruar pak muaj më parë.

Kalvari i vrasjeve mes dy bandave nga Tepelena:

Elton Çiço dhe Jani Aliaj kanë qenë në burg së bashku në Greqi. Aliaj ka qenë i dënuar me 18 vite burg për vrasje, por ka kreu vetëm 10 vite pasi u arratis. Gjatë kohës që Alia vuante dënimin, në të njëjtin burg ka qenë edhe Elton Çiço, i dënuar për drogë. Gjatë një sherri mes tyre, Çiço e plagosi me thikë Jani Aliajn. Pas kësaj, konflikti vazhdoi edhe jashtë burgut në Shqipëri.

30 Mars 2015 – Grabiten dhe dhunohen prindërit e Elton Çiços në Tepelenë.

4 Maj 2015 – I vendoset eksploziv në makinë Elvis Imerit, njëri prej grabitësve të prindërve të Elton Çiços. Imeri mundi t’i shpëtonte atentatit pasi diktoi lëndën plasëse poshtë automjetit të tij.

10 qershor 2015 – Vritet Robert Rama, i dyshuar si një nga grabitësit e prindërve të Elton Çiços. Ky i fundit u shoqërua disa herë në polici si i dyshuar, por nuk u provua lidhja me ekzekutimin e Ramës.

9 Dhjetor 2015 – Elton Imeri, vëllai i Ervis Ymerit bie pre e një atentati me tritol në makinën e tij. Ai pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme.

10 Janar 2016, atentati i parë ndaj Jani Aliajt në Tiranë – Në Rrugën e Kavajës u qëllua disa herë me armë zjarri dhe u thyer xhami i lokalit. Nga plumbat mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm,  ndërkohë objektivi Jani Aliaj mundi të shpëtonte.  Autor i dyshuar mendohet të ishte Elton Çiço.

25 Prill 2016 – Në Gjirokastër, nga një makinë e paidentifikuar u qëllua me armë në drejtim të automjetit Volksëagen, me të cilin udhëtonte Jani Aliaj dhe një person tjetër. Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në dorë Jani Aliaj. Autor i dyshuar ishte përsëri Elton Çiço.

2 Maj 2016 – Elton Çiço ekzekutohet me armë brenda lokalit ‘De Niro’ pranë stadiumit ‘Dinamo’ në Tiranë. Autorë të kësaj ngjarje u identifikuar Jani Aliaj dhe Renato Milloshi. Ky i fundit priste jashtë lokalit dhe ishte drejtuesi i makinës me të cilën u arratis Aliaj pas vrasjes. Nelgert Pata mendohet se bashkëpunoi nga burg me Jani Aliajn dhe Renato Milloshin për vrasjen e Elton Çiços.

21 Gusht 2016 – Mikut të Jani Aliajt dhe Renato Milloshit, Nelgert Patës i bëhet atentat në një lokal tek Rruga e Kavajës. Ai kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë. 34-vjeçari mundi t’i shpëtonte atentatit dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh.

20 Nëntor 2016 – Nelgert Pata 34 vjeç ekzekutohet me breshëri kallashnikovi brenda makinës Volksëagen me të cilën udhëtonte. Ai u qëllua nga një makinë tip Benz në lëvizje, e cila u gjet e djegur në fshatin Zhupan. Brenda këtij automjeti policia gjeti dy kallashnikovë.

Kategori
Uncategorized

E PËRURUAT BUNKERIN? JU ZËNTË HAKU I ISH-TË PËRNDJEKURVE!

15036568_10154201012068990_5077033738389249635_nBlog Autor: Endri Xhafo

E përuruat Bunkerin?! Epo ju zënshin haqet e ish-të përndjekurve, pra! Po nuk ju zënë juve, se s’bie rrufeja në ca vende! Dhe të mos vijë kush të më thotë këtu se ai bunker është vepër arti, sepse nëse ai bunker është vepër arti, unë jam Picasso!

Por mirë more, se ju e mbani veten edhe për sqimtarë, për njerëz të lëçitur, që gjoja merrni vesh nga e bukura; po ai bunker, tani që e zbuluat, është gjëja më “cheap” në mes të qytetit! Një gjë aq “du mauvais goût”, sa nuk duhet të zinte kurrë vend në piacat publike! Idem si kulla phallus e erektuar në mes të Korçës, apo busti i gjoja-Hillarit në mes të Sarandës, që vetëm me Hillarin nuk ngjan!

Por mirë more, se ju jeni të çuditshëm ndonjëherë, ju keni qenë edhe në Paris, – përveç që ndonjëri prej jush edhe ka jetuar ca kohë aty, – po hyrja e Katakombave kështu është? Diçka e shëmtuar që gërthet? Apo një hyrje e padukshme dhe misterioze, siç janë vetë tunelet e fshehtë nëntokësorë si ai që gjendet poshtë bunkerit tuaj?

A e keni menduar ndonjëherë se Sali Berisha, makthi i juaj më i madh, përuronte rrugë dhe hidrocentrale, kurse ju po përuroni bunkere dhe shatërvanë? A e keni parë ndonjëherë në këtë prizëm?

Unë nuk kam lidhje me Sali Berishën, dhe ata që më njohin e dinë mirë se më shumë shoqëri kam pasur me këta talentet e Bashkisë, sesa me figura të PD-së. Por kjo është e vërtetë: Jeni katandisur që përuroni me tam-tame një bunker që lëndon ndjenjat e 95% të shqiptarëve, ju që talleshit në opozitë me 10 mijë km rrugë të Sali Berishës.

Mbase ai 10 mijë s’i bëri, por disa mijëra km, po! Ne ecim sot në rrugët e Sali Berishës në veri, verilindje, Shqipërinë e mesme, juglindje dhe jug!

Po ju, ç’keni bërë ju?

Ju zgjoni kujtimet e Qoftëlargut me festat neo-komuniste të tipit Peza n’Fest dhe me bunkerin në mes të Tiranës!

Unë nuk jam nostalgjik i Berishës, sepse mendoj që ai e kreu kohën e vet. Unë nuk mendoj as edhe që Luli është shpresa e vetme e këtij kombi, sepse Luli është shumë “funny” për t’u marrë seriozisht!

Por fatkeqësia e këtij vendi, që ka shkuar prej kohësh për lesh, është se ju jeni bërë në 2-3 vjet ajo që Berisha u shndërrua në 8! Dhe, për më tepër, tani, përveçse se politikisht dhe ekonomikisht, jeni bërë edhe simbolikisht të urryer!

Mjerë ne ku na ka rënë për hise të rrisim fëmijët tanë!

*Titulli origjinal: E përuruat Bunkerin?

Kategori
Uncategorized

FARSA POLITIKE E EDI RAMËS ME “DIASPORËN” SHQIPTARE.

Kategori
Uncategorized

A E DIN PSE TË KAM THIRRË?” DIASPORA DON ATDHE, PARIA E TIRANES DON PARA.

Dikur ka qënë një anekdotë me ministrin qe i binte tavolines me gisht dhe i thoshte sekretares dicka që përfundonte me “A e din pse të kam thirrë?”

Kjo puna e Summit të Diasporës po përfundon me të njëjtën mënyrë. Edi Rama po thote te njejten gje. Si ilustrim po sjellim fjalitë më kryesore të flajimit të kryministrit Edi Rama sot në këtë takim:

“Dhe synimi ynë për këtë Samit është i thjeshtë, sepse është i drejtpërdrejtë. Ne nuk kemi një recetë të parashkruar, nuk kemi as një projekt të bërë gati dhe nuk duam që samiti të jetë një teatër ku ne të bëjmë sikur u mblodhëm, sikur folën, sikur vendosëm dhe në fund fare, ju largoheni pa lënë pas gjurmën e eksperiencës suaj. Jo, ne duam që të ulemi, të flasim hapur, ta shikojmë njëri-tjetrin në sy, për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku dhe natyrisht, për të planifikuar më mirë së bashku, atë që mund të investojmë në dije dhe në para për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë edhe gjatë këtyre dy ditëve, edhe në vazhdim.”

Shkurt muhabeti, le te flasim për paratë që do të sillni…. keshtu vajti kjo pune. disa duan Atdhe e disa duan para e kulete.

Shkrimi jo foto është marrë nga “Bleta Shqiptare”
Kategori
Uncategorized

KURBANIZIMI I KOMBIT.

z1_2145
Alias-Autor: Xhabyni

Pa lëvizur as një gisht nga vija konseguente e paraardhësit të tij Berisha në karriken e liderit të pazgjedhur të panshqiptarizmës, pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme Kryeministri Rama ka nisur të përdorë retorikën e nacionalizmit ndaj fqinjëve. Përballë Serbisë ai përdori Kosovën si plaçkë lufte duke ngritur veten përballë opinionit publik në piedestalin e arbiter elegantiarum të stuhisë së fundit në gotë: debatit mbi identitetin shqiptar, shqiptaro-kosovar apo thjesht kosovar të shqiptarëve të Kosovës.

Ndaj Greqisë diskuri i Ramës u kanalizua në artikulimin e tezës tashmë shumë të preferuar në klubet e amatorëve dhe profesionistëve të ballkanistikës se jo shumë kohë më parë Greqia fliste shqip.

Me këto përpjekje Rama ri-dëshmoi, pa qenë aspak nevoja ta bënte për të disatën herë, vazhdimësinë e shëmtuar të linjës së nacional-komunizmit enverist në vend, ati i të cilës në ditët më të errëta të shqiptarëve artikulonte nga salla plenare “Shqipëria socialiste është një vend paqedashës që nuk kërkon të kërcënojë njeri, me politikën e saj të jashtme..narkofashistët grekë kanë gati 25 vjet që dekllarojnë që janë në luftë me Shqipërinë. Për arsyen bindëse se Italia fashiste që sulmoi me armë dhe sulmoi Shqipërinë më 1939 sulmoi dhe Greqinë. Duhet një mentalitet fashist grek që të mbahet në jetë kjo ide, por ne i themi Greqisë se iu prish gjiza republikës socialiste të Shqipërisë se ju i shpallni luftë”

Po të vini re, retorika e Ramës ka pastruar disa nga artikulimet e mësipërme enveriste por në thelb kjo retorikë ka mbajtur të njëjtën frymë duke u ngritur mbi të njëjtat parime. Natyrisht, zërit kumbues brenda një salle që e ndiqte me adhurim diktatorin Hoxha (shihni filmimet) kryeministri Rama i është përgjigjur me argumentet e nxjerra nga sirtari historik.

Ironikisht këto argumente u ngjajnë preteksteve që historianët e djeshëm (por edhe të sotëm) të komunizmit kanë përdorur për të ngritur mitin e superioritetit shqiptar ndaj identitetit grek. Argumente që u ngjajnë provave shkencore të bazuara në shkrimet e  Barletit sipas të cilave Skënderbeu historik në të vërtetë ishte një komandant legjendar mbi 2 metra i gjatë.

Arsyeja përse Rama iu rikthye trajtimit të Greqisë në gjurmët e paraardhësve të tij politikë lidhet me këshillën që Bieber në një artikull ironik i propozon “princave të Ballkanit”. Ndër të tjera ai thotë “Zgjidh problemet me fqinjin tënd, por ndërkohë krijo disa të tjerë për të qenë sa më popullor…..Por, problemet e reja dhe të vjetra me fqinjët janë dobiprurëse në shtëpi. Ato e heqin vëmendjen nga problemet e tjera, të japin një mundësinë për të thirrur njerëzit rreth flamurit. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të rrisësh popullaritetin përmes ngacmimit të fqinjëve. Prandaj, duhet të ndërtosh një balancim mes kënaqjes së ndërkombëtarëve dhe ushqimit të ndjesive të vendasve në këtë pikë.”

Gjithsesi ekuacionit të kryeministrit Rama, ditët e fundit i janë shtuar reagimet e Greqisë e cila duket se nuk është mjaftuar me artikujt bombastikë në gazeta. Por ka nxjerrë edhe një herë jataganin për të rikthyer operacionin “fshesa” që largon shqiptarët që punojnë në Greqi.

Bëhet fjalë për qindra njerëz të cilët e kanë lidhur jetën e tyre me punën në Greqi, që janë kontribues të rëndësishëm për mbijetesën e familjeve të tyre në atdheun e tyre, i cili ka vite që keqqeveriset.

Çfarë do t’u thotë kryeministri Rama shqiptarëve të dëbuar? A do ti bindë të rikthehen në atdheun e tyre duke i ofruar vende pune në fushat e kanabisit? A do tu mbajë një fjalim të gjatë në kuvend duke dënuar sjelljen greke ndaj tyre? Apo do ti lajë duart si Pont Pilati, duke kuptuar që llogaritë e tij makiavelike dolën të pasakta e duke lënë në baltë shqiptarët edhe një herë të spastruar?

Megjithëse këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje, gjasat janë që Rama të mos flasë më duke pritur në fund të ditës se sa pikë përpara ka shkuar ai në zemrat e atyre shqiptarëve të cilëve fjalimet nacionaliste u shërbejnë si ekzaltues për zemrat e tyre të fishkura. Aq më tepër kur gjatë këtij sezoni futbollistik, FIFA nuk na dha shansin që hormonet tona nacionaliste t’i shfrynim në ndonjë ndeshje kundër Serbisë apo Greqisë.

Shqiptarët e tjerë, ata që sot kthehen nga fshesa hakmarrëse greke, janë jetimët e bërë kurban nga dëshira e një kryeministri për të qenë në qendër të vëmendjes. Padyshim në fjalët e Ramës mund të ketë shumë të vërteta, por edhe në qofshin të tilla, sa fajde bëri i gjithë ky mllef prej të verbëri që si rezultat solli akoma më shumë të varfër dhe më shumë varfëri në Shqipëri? A nuk do të ishte më e udhës që Rama të mos ti sakrifikonte këta njerëz që kurrë nuk do të mundet t’i punësojë?

Natyrisht që po!

Fakteqësisht këta shqiptarë tanimë janë pengje të nacionalizmit, të një një nacionalizmi propagandistik që vërtet nuk vret si ai i Millosheviçit, por që krijon drama njerëzore që vrasin më ngadalë, drama që fundin e kanë të njëjtë.

Babai i kombit dështoi përsëri – megjithëse dufi ynë nacionalist ndoshta për disa çaste na gënjeu duke na e shndërruar për disa momente në paladin të kombit. Të atij kombi që Rama vazhdon ta bëjë kurban.

 

VINI RE: Ky shkrim ështc pronësi intelektuale e faqes Diary of Tirana

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Intervista e papublikuar. Soros: Jam spekulant, unë jam këtu për të bërë para.

VIDEO/ Intervista e papublikuar. Soros: Jam spekulant, unë jam këtu për të bërë para

Sot ka mbërritur në Tiranë Riçardo Hausman. Ai është një profesor i Harvardit, por njëkohësisht drejton një grup nëpunësish që këshillojnë qeverinë Rama për reformat dhe koncesionet.

Instituti i Hausmanit është një partner zyrtar i qeverisë shqiptare. Hausman përfaqëson një nga strategët kryesorë të konglomeratit financiar të drejtuar nga George Soros. Por paralelisht me zhvillimet në Tiranë, disa organizata të huaja, kanë nxjerrë në dritë një rrëfim të pazakontë të vetë Sorosit.

Bëhet fjalë për një intervistë të tij të dhënë në vitin 1998, por që ishte zhdukur nga qarkullimi. Pjesët kryesore të kësaj interviste ishin përshtatur në një dokumentar të realizuar enkas për rolin e Soros. Në dokumentar shfaqet dhe zonja Hillary Clinton krah financierit Soros, në një vizitë të bërë në Afrikën e Jugut në vitin 1997.

Por çka është më e rëndësishmja, është fakti se pohimet që Soros ka bërë në këtë intervistë janë spektakolare dhe tepër të sinqerta. Ai pranon rolin e tij si spekulant dhe flet për sulmet që u ka bërë tregjeve apo dhe për detaje mbi fëmijërinë e tij.

Intervista video e George Sorosit:

https://dailymotion.com/video/x52k2gt

Më poshtë mund të lexoni intervistën e zbardhur të zotit Soros:

EPISODI 1- Lojtari

George Soros: Njerëzit kanë idenë sikur çdo gjë shkon shumë mirë. Por e vërteta është se sistemi është krisur. Dhe duhet riparuar.

Gazetari: Mos vallë ajo që duhet të bëjmë është që të forcojmë rregullat për ta mbrojtur botën nga njerëz si puna juaj?

George Soros: Epo…unë jam një lojtar. Unë mendoj se të gjithë lojtarët duhet t’i nënshtrohen një sistemi rregullash loje.

EPISODI 2- Kolapsi

Gazetari: Ju jeni akuzuar si personi përgjegjës për kolapsin financiar të disa shteteve në Azi. Si përshembull në Malajzi, Indonezi, Japoni dhe në Rusi madje.

George Soros: Për të gjitha këto u akuzokam unë, hë?

Gazetari: A jeni vërtet kaq i fuqishëm?

George Soros: Jo, unë mendoj se kemi të bëjmë me një keqkuptim të madh.

Gazetari: Kryeministri i Malajzisë përshembull..

George Soros: Po?

Gazetari: Ai është shprehur se rajonit i’u deshën 40 vite të mëkëmbte ekonominë, derisa vjen një hajvan si Soros, me pare pa fund dhe merr fund gjithçka. Ai ju ka quajtur një kriminel juve zoti Soros…

George Soros: Po ai e ka më të thjeshtë që të akuzojë një faktor të jashtëm, se sa të pranojë keqmenaxhimin që i ka bërë ekonomisë së vendit të tij dhe monedhës së vendit. Po edhe ministri i Financave në Francë ka deklaruar se spekulatorët e tregut duhen varur tek shtyllat e ndriçimit në rrugë.

EPISODI 3 – Suksesi

George Soros: Unë mendoj se nuk kanë lënë ndonjë gjë pa më akuzuar. Unë jam këtu për të bërë pare. Unë nuk mund dhe nuk shoh pasojat që shkakton kjo gjë në shoqëri.

Gazetari: Mua më duket sikur në disa raste ju keni dalë hapur dhe keni sulmuar monedhën e disa shteteve. Këto vende ju bëjnë përgjegjës…

George Soros: Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme në fakt. Ka qenë një përvojë poshtëruese për mua, sepse unë në fakt përpiqem të bëj gjënë e duhur, por ndonjëherë ajo që unë bëj, shkakton pasoja negative të cilat unë nuk i kam pasur si synim, siç ndodhi në Rusi përshembull.

EPISODI 4 – Kontradiktori

Gazetari: Duket sikur personi George Soros përfaqëson një kontradiktë tepër të madhe.

George Soros: Ç’kontradiktë na qenka kjo?

Gazetari: Po nga njëra anë ju jeni ai kapitalisti që nuk do t’ia dijë për pasojat që shkakton në shoqëri, nga ana tjetër, ju jeni një filantropist që duket sikur i ka me shumë merak kauzat shoqërore. Si ja del që i bën të dyja?

George Soros: Si një garues në treg, unë kam për qëllim që të fitoj. Por si qenie njerëzore, unë jam i shqetësuar për shoqërinë në të cilën jetoj dhe vetë.

Gazetari: Cilin Soros po intervistoj unë tani, Sorosin me moral apo Sorosin amoral?

George Soros: Është i njëjti njeri. I njëjti njeri, që në një kohë të caktuar, angazhohet në aktivitete amorale, por pjesën tjetër të kohës bën përpjekje të ketë moral.

EPISODI 5 – Fëmijëria, nazizmi

Gazetari: Ju jeni një hebre i Hungarisë, që në Luftën e Dytë Botërore u maskuat sikur ishit i krishterë..

George Soros: Ëhë…

Gazetari: Ju keni parë shumë njerëz që kanë përfunduar në kampet e vdekjes naziste…

George Soros: Unë isha 14 vjeç në atë kohë. Unë mendoj se pikërisht në atë kohë u brumos karakteri im.

Gazetari: Me çfarë brumi?

George Soros: Ti duhet të kuptosh, duhet të marrësh masa, t’i paraprish ngjarjeve dhe…ëëë…je nën kërcënim…ishte një kërcënim i tmerrshëm i djallit dora vetë. Dua të them që kjo ishte një përvojë e vërtetë personale me vetë djallin.

Gazetari: Protektorët tuaj ju adoptuan gjasme si fëmijën tuaj. Këta protektorë në fakt u implikuan në konfiskimin e pronave të hebrejve.

George Soros: Ekzakt…po.

Gazetari: Po kjo tingëllon si një nga ato përvojat që do t’i bënte shumë njerëz të shkonin në psiqiatri. A ka qenë e vështirë për ju?

George Soros: Ë..ë…jo dhe aq në fakt. Jo dhe aq…mbase kur je fëmijë nuk i sheh ato lidhjet e padukshme, por këtë gjë nuk e kam pasur dhe aq problem.

Gazetari: Asnjë ndjenjë faji?

George Soros: Jo.

Gazetari: Për shembull, mendime të tipit, unë jam hebre dhe vetë, po shoh hebrenjtë e tjerë që i çojnë atje; edhe unë mund të isha atje…për këto lloj mendimesh e kam fjalën.

George Soros: Hmmm…ëëëë….patjetër që dhe unë mund të isha ‘në anën tjetër’, mund të më kishin marrë dhe mua, ëëë…por…ëëë…shiko, për ironi kjo punë është siç ndodh dhe në tregje. Edhe sikur të mos isha unë, dikush tjetër do ta bënte. Në një mënyrë ose një tjetër pronat do t’ua kishin zhvatur. Unë nuk kam asnjë rol në zhvatjen e atyre pronave. Prandaj nuk kam dhe ndonjë ndjenjë faji.

Gazetari: Jeni fetar?

George Soros: Jo.

Gazetari: Besoni në Zot?

George Soros: Jo.

EPISODI 6 – Spekulanti, kopuku

George Soros: Një herë Presidenti Mandela, më kërkoi se si mund ta mbronte veten Afrika e Jugut nga spekulantët si puna ime. Unë ia thashë atij, unë i shkrova një memo. U përpoqa që t’i ofroja atij këshillat më të mira që dija, se si mund të reduktohej sa më shumë ekspozimi i Afrikës së Jugut nga sulmet spekulative.

Gazetari: Pra po e instruktoje se si të mbrohej para se ta ‘vrisje’ sërish. Po i thoshe se çfarë duhet të bënte për të të ndalur ty apo jo?

George Soros: Shiko, unë apo dhe të tjerë bëjmë ato gjërat që ndodhin në tregje. Rezultati do të jetë i njëjtë. Unë nuk ndihem fajtor, sepse jam i angazhuar në një aktivitet amoral ku është e ndaluar të përjetosh ndjenja faji.

Gazetari: Pse qytetarëve amerikanë u ndalohet të investojnë në kompaninë tuaj “Quantum Found” e cila është e regjistruar në parajsa fiskale?

George Soros: Sepse fondi im (kompania), nuk është e regjistruar në Komisionin Shtetëror të Këmbimeve dhe Sigurisë. Pra…ëëë…ne nuk jemi të regjistruar aty.

Gazetari: Pra nuk keni licencë për të bërë biznes në SHBA sepse…

George Soros: Sepse (qesh)…ne nuk jemi të regjistruar në Komisionin Shtetëror të Këmbimeve dhe Sigurisë. Sepse për ne është më e leverdisshme të veprojmë në këtë mënyrë.

Gazetari: Pra në njëfarë mënyre e ke bërë për t’iu shmangur rregullave?

George Soros: Po, ekzakt.

Gazetari: Por ju jeni ulur këtu, përballë meje, dhe pretenduat më parë se kishte nevojë për të forcuar rregullat…

George Soros: Po…(qesh) dhe ato rregulla që do të na imponohen, ne do t’u bindemi. Ne ndërkohë jemi konform rregullave.

Gazetari: Një nga menaxherët e tu më tha se për të, ti ishe Zoti dora vetë.

George Soros: (Qesh) Nëse luan në tregje financiare dhe shkon me mendimin se je Zoti, është e sigurt që rezultati do të jetë dështimi dhe humbja. Fakti që unë nuk humb, tregon se mua nuk më gënjen mendja se jam Zoti.

Përshtati në shqip: Hashtag.al 

Kategori
Uncategorized

Bosët, shpërthimi i Mirelës së ndershme dhe prostitucioni.

Bosët, shpërthimi i Mirelës së ndershme dhe prostitucioni

Ministrja Lindita Nikolla, është nga ministret e arsyeshme dhe punëtore të qeverisë Rama. Askush nuk e beson se Reforma e ashtuquajtur e Arsimit të Lartë është krijesë e saj. Por ajo që u godit nga Studentja e varfër Mirela, ishte Lindita.

 

Kryeministri i koncesioneve, shpiku një Reformë, që fillimisht dha rezultate të mira. U mbyllën mjaft nga fabrikat e fëlliqura që shtypnin diploma dhe kjo u dha zemër të gjithëve dhe shumica prej nesh tha: “Shumë mirë zoti kryeministër! Këto palo universitete që vetëm emrin e kishin të tilla, duheshin mbyllur një orë e më parë!”

 

Mirëpo dardha e kishte bishtin mbrapa. Mbylljet vazhduan e Univerisiteteve private dhe jo vetëm, vazhduan, kësaj radhe, me pikësynim të qartë përzgjedhës, politik në radhë të parë!

 

Sepse çdo qeveri, që ka synimin ambicioz të shndrrohet në një qeveri autoritare dhe paradiktatoriale, duhet të shkelë dhe të ketë nën kontroll Univeristetet, sepse aty banon pjesa më romantike dhe më reformatore e shoqërisë: Studentët!

 

Dhe pra, me pretekstin se Univeristetet duhen futur në konkurim, Privatet dhe Shtetëroret, u rrit kuota financiare që universitetet shtetërorë, kanë si parakusht për regjistrimin e sudentëve, duke u shndrruar në një barrierë të pakapërcyeshme, për studentët si Mirela!

 

Nëse ka gjëra për të reformuar në arsimin e lartë shtetëror, është abuzimi me paratë e shtetit, abuzimi me notën dhe niveli shpesh herë mjeran i mësimdhënies. Dhe ky reformim bëhet duke shtuar kontrollet, konkurset e ndershme që nuk u bënë asnjëherë të ndershme, metodë kjo e vjetër, por e drejtepërdrejtë, ku shteti dhe qeveria merr përgjegjësi morale dhe administrative.

 

Mirëpo qeveria Rama zgjodhi një rrugë tjetër, më të shkurtër dhe më dinake. U përpoq t’ja “shkarkojë përgjegjëesitë Tregut të arsimit të lartë”, pikërisht atij tregu që e degjeneroi arsimin e lartë, deri në shitblerje diplomash.

 

Për të favorizuar këtë treg, të cilën e ndau në miq dhe armiq, rriti kutotat financiare të pranimit, të Universiteteve Shtetërore, që tani janë thjesht pak më të lira se sa Universitetet private, por sigurisht të menaxhuara dhe të vjedhura shumë më keq.

 

Qeveria e majtë, e Mjekësisë falas dhe e arsimit të reformuar rilindas, duket sot si një qeveri e Bosëve që kanë zaptuar sot në Shqipëri, çdo burim ku bëhet Paraja.

 

Një qeveri, që u pengon të varfërve të drejtën e barabartë për të konkuruar për të ardhmen e tyre normale. Një qeveri e majtë pra, që favorizon njerëzit me lekë dhe fëmijët e tyre, në çdo pore dhe në çdo qelizë të shoqërisë, duke mbyllur Rrugën e të Varfërve, pikërisht të atyre, në emër të të cilëve erdhi në pushtet!

 

Kjo është një Tradhëti e madhe Morale dhe një shëmti e mirëfilltë qeverisëse, që studentë e studente si Mirela, të ngelen jashtë portave të Dijes, sepse duhet që shumë para të shkojnë në xhepat e bosëve të arsimit të lartë privat, që po fillojnë e shtohen si kërpudha të reja pas shiut të ri rilindas.

 

Pavarësisht xhestit të saj të diskutueshëm, Mirela dhe mijëra si ajo, nuk kanë të drejtën të ndëshkohen për të mos u arsimuar, sepse prindërit e saj nuk kanë një parcelë hashashi, apo nuk punojnë në ndonjë komitet partie.

 

Në një kohë kaq të shthurur dhe kaq në dekadencë morale, të Bosëve të hashashit, të Bosëve të Mjekësisë, të Bosëve të arsimit, të bosëve të krimeve shtetërore apo thjesht grabitqare, cili do të jetë Fati i Mirelës?

 

Është kjo një qeveri me bojatisje të majtë dhe krejt e pandjeshme? Sigurisht që po!

 

A e di qeveria rilindase se ka një rrjet të mirëfilltë prostitucioni studentor vajzash që vetë financohen, për të studiuar, për të blerë makina dhe rroba me vlera të larta, si rrugë alternative të jetës së tyre?

 

Dhe prostitucioni është Treg, sigurisht ende jo legal në Shqipëri, mos është ky lloj tregu rekomandim i pashkruar i qeverisë për të vetëfinancuar arsimin e lartë në Shqipëri? Sepse Bosët e Tregut, sigurisht që nuk do të kishin gjë në kundërshtim.

 

Prisni pra nga studentët reagime edhe më të ashpra! Sepse ata asnjëherë nuk dorëzohen lehtë!

Kategori
Uncategorized

Ish-mësuesja e Inxhinierisë: Si më hoqi nga puna ish-koordinatori i PS-së.

Një ish-mësuese e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit ka denoncuar dje publikisht drejtorin e këtij institucioni arsimor. Bëhet fjalë për Vjollca Grudën, e diplomuar në degën Inxhinieri në vitet 1984-1989, e cila dhjetë ditë më parë është hequr nga puna. 55-vjeçarja deklaroi se ajo është larguar padrejtësisht nga puna nga drejtori i ri i shkollës, Fatmir Mërkuri, i cili erdhi në atë detyrë si koordinator i PS-së për zgjedhjet në Shkozetin në vitin 2015.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo tha se shkarkimi i saj ka prapavijë politike dhe se ka bërë padi në gjykatë, ku do të kërkojë drejtësi. Gruda tregoi me detaje përplasjet me drejtorin e shkollës, ndërsa bëri me dije se ai abuzon me detyrën.

Zonja Gruda kur jeni shkarkuar nga puna?

Para 10 ditësh më shkarkoi drejtori i ri, zoti Fatmir Mërkuri. Kam qenë përgjegjëse e bazës prodhuese të shkollës. E kam kryer shumë mirë këtë detyrë dhe për këtë kam letër performance nga të gjithë drejtuesit e shkollës në vite. Me ardhjen e drejtorit të ri, nisi beteja me të.

Si nisi kjo “betejë”?

Mbaja pozicionin e nëndrejtoreshës së shkollës. Pasi kishte takuar të gjithë stafin, mua më takoi të fundit fare. Ky ka qenë takimi i parë dhe i fundit me të në këtë shkollë. Drejtori Fatmir Mërkuri, më 30 qershor të këtij viti më njoftoi që të paraqitesha në drejtori për marrëdhëniet e punës.

Çfarë ju komunikuan në këtë takim?

Unë shkova në takim. Ai më tha që do hiqesha nga pozicioni i përgjegjëses dhe do punoja mësuese. Në vendim tim çoi një mësues tjetër, që nuk është inxhinier, ndërkohë që unë kisha eksperiencën e duhur për këtë vend pune.

Po më pas çfarë ndodhi me ju?

Nuk më çoi të jepja teori ku më takonte në bazë të lëndës sime mësimore, por më çoi tek auto-praktika. As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që një mësuese të japë auto-praktikë, që një grua të hapë motorin, të ulet poshtë makinës. Unë e bëra edhe këtë punë, por nuk u mjaftua me kaq. Zoti Mërkuri më kishte dhënë një vërejtje për paralajmërim nga puna, ndërsa unë nuk isha në dijeni për këtë.

Për çfarë ishte paralajmërimi për heqje nga puna?

Në shkollën e mesme profesionale, nxënësit në fund të vitit shkollor paguajnë 500 lekë për siguracionin e tyre që të kryejnë praktikën në biznese të ndryshme. Tarifa mblidhet nga mësuesi dhe bëhet pagesa e siguracionit. Paratë ua mblodhëm nxënësve si çdo vit, ndërsa kjo u konsiderua shkelje nga ana ime. Jua kthyem paratë prapë, ndërkohë që në fillim të vitit të ri arsimor kur nxënësit duhet të nisnin praktikën 7- javore në biznese, tri javët e para nuk u bë praktika, për shkak të mungesës së siguracioneve për ta.

Me çfarë motivacioni ju shkarkoi drejtori para 10 ditëve?

I pari ishte pikërisht siguracioni i nxënësve. Në muajin që shkoi pata një debat me një koleg, ish-nxënës i imi, i cili është bërë mësues në këtë shkollë. E këshillova për një veprim shumë të pahijshëm që po bënte karshi një tjetër mësuesi, por ai më ofendoi rëndë. Ndërkohë, drejtori mblodhi komisionet e etikës dhe të disiplinës. Çdo gjë u bë në fshehtësi dhe ky ishte paralajmërimi i dytë për pushim nga puna dhe sërish nuk dija gjë. Pas dy paralajmërimeve, drejtori vendosi të më pushojë nga puna. Është absurd që pas 27 vitesh në profesion inxhiniere dhe 10 vite mësuese më heqin nga puna në këtë mënyrë. Gjithçka është e qartë, shkarkimi im ka prapavijë politike.

Pse e konsideroni politik largimin tuaj nga puna?

Kjo për faktin se unë kam hyrë në punë në kohën që në qeveri ka qenë e djathta, ndërkohë që sapo erdhi drejtori i ri, më tha që arsyet e largimit unë i di vetë se cilat janë. Sa erdhi ky drejtor, shkolla u mbush me militantë partie që nuk kanë lidhje as me arsimin e as me zanatin. Unë kam pasur përplasje me drejtorin për shpërdorimet që ka bërë në shkollë.

Për çfarë shkeljesh bëhet fjalë?

Në dijeninë time, ne kemi pasur një automjet tip “Wolsvagen”, prodhim i vitit 2010, krejtësisht i ri, dhuruar nga fondacioni zviceran “Swiss kontakt”. Puna e parë që bëri drejtori ishte pajisja me targa të mjetit, të cilin e ka vënë në dispozicion të familjes së tij. Mjeti ka dalë nga inventari i shkollës është në shërbim të familjes, e përdor bashkëshortja e tij.

Në dijeninë tuaj, a ka nxënës që qëndrojnë jashtë shtetit dhe marrin shkollën e provimet tek shkolla “Beqir Çela”?

Po kështu që kur ka ardhur ky drejtor në shkollë, punohet me dy standarde. Një nxënës është jashtë shtetit, por në vend të tij u paraqit në shkollë një tjetër person për të marrë provimet e vjeshtës. Ne si mësues e kemi parë dhe i jemi kundërpërgjigjur, por drejtori nuk ka marrë asnjë masë.

Çfarë kërkoni ju?

Unë kërkoj të rikthehem në punë. Gjykoj që jam larguar komplet padrejtësisht e për këtë do të kërkoj drejtësi nga gjykata, së cilës i jam drejtuar. Do përballem në gjykatë me drejtorin, sepse gjykoj që duhet të vihet drejtësi.

(Gazeta Shqiptare)

Kategori
Uncategorized

Video…Rrëfimi prekës i 24-vjeçares,Ja përse studentja i hodhi bojë në kokë ministres.

VIDEO/ Ja përse studentja i hodhi bojë në kokë ministres Nikolla, rrëfimi prekës i 24-vjeçares

Mirela Ruko, 24 vjeç nga Fieri, është studentja që i hodhi bojë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla pasditen e sotme.

Ajo ka mbaruar 3 vite bachelor dhe ndërpreu studimet për master, pasi iu desh të punonte për të mbledhur 200 mijë Lekë të reja, tarifa e vendosur nga Ministria e Arsimit pas reformës universitare, për të ndjekur studimet master. Në emisionin ‘Zoom IN’ në muaji shkurt të këtij viti, studentja 24-vjeçare ka treguar historinë e trishtë të saj.

“Babi im ka punuar në një punë pa siguracione. Aktualisht im ate ka probleme fizike dhe nuk mund të punojë. Mami im është ajo që kujdeset për të. Duke qënë se nuk ka pasur siguracione, nuk merr asnjë asistencë, apo ndihmë ekonomike, janë dy prindër pa punë, të cilët kanë 3 fëmijë në shkollë. Gjatë momenteve që unë kam patur Maturën Shtetërore, prindërit e mi më thanë që unë nuk kisha mundësi të vazhdoja universitetin.

Unë qaja, por gjithsesi thosha që unë do të vazhdoj. Dhe kur fitova shkolln prindërit e mi më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare. Unë ja u kisha bërë të ditur prindërve që nëse nuk gjenin mundësi do të largohesha nga shpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë. Në vit të parë erdha në shkollë, një vajzë e cila vinte nga një fshat i Fierit, përball një Tirane kaotike. Duhet të gjeja punë, por nuk kisha mbështetje”, është shprehur Mirela.

Me 50 mijë lekë të vjetra kam ardhur në Tiranë ditën e parë. Babi im kur ka shkuae për të kërkuar bursë, është nxjerr jashtë, madje është qëlluar nga Kryetari i Komunës” rrëfehet me lotë në sy Mirela Ruko, gjatë një interviste të para disa muajve.

Kategori
Uncategorized

Oktapodi Soros vjen në Tiranë. Kupola që drejton ekonominë tonë, nën maskën e një samiti.

Oktapodi Soros vjen në Tiranë. Kupola që drejton ekonominë tonë, nën maskën e një samiti

E kemi parë se si është varur në çdo shtyllë në bulevardin Dëshmorët e Kombit njoftimi për samitin e parë të diasporës shqiptare. Duket fantastike…nëse nuk do të qe një aktivitet as më pak e as më shumë por…i Xhorxh Soros dhe dorës së tij në Shqipëri!

CID (Center for International Developement), themeluar nga Eleni Papulias, me mbështetjen e Sokrat Kokkalis është “boss-i” i ekonomisë shqiptare. Në dasmën e Xhorxh Soros, në vitin 2013, Edi Rama ka firmosur platformën ekonomike të bërë nga CID.

Drejtor i CID është Ricardo Hausmann. Ky njeri tepër i afërt i Xhorxh Soros u akuzua vjet se kishte negociuar pisët me Bankën Botërore për tridhjet e ca miliard USD. Afera u zbulua pas  një përgjimi telefonik me një oligark venezuelian. Ky njeri është në Tiranë për samitin e diasporës shqiptare!?

Dhe jo vetëm ai. Nëse kërkon të konklavë Xhorxh Soros eja në datat 18 deri 20 nëntor në Tiranë. Ke gjithë panelin “Soros” që heq për hunde ekonominë shqiptare, përmes satrapëve Edi Rama dhe Erion Veliaj. /parrena.com/

Kategori
Uncategorized

Partia e parë e Edi Ramës KIS.

Kategori
Uncategorized

Kjo është Korca ku ish kryetari i bashkisë sot Zv. Km do të jetojë?

Nga Sorina Koti*

Duket, që në zgjedhjet e ardhshme Korca do të ketë një deputet më pak në Kuvend. Dy janë arsyet e mundshme: ose maxhoranca ka përsëritur të njëjtin truk elektoral për të dëmtuar opoziten sic bëri me ndarjen abuzive territoriale para zgjedhjeve lokale, ose vërtet popullsia e Korcës ka rënë në numër.

Pra qeveritarët, duhet të zgjedhin të na thonë a janë hileqarë dhe të gatshëm të bëjnë cdo gjë për të ruajtur pushtetin e tyre, apo duhet të pranojnë, që heqja e një mandati në Korcë është provë e dështimit të qeverisjes së tyre.

Humbja e një mandati përfaqësues për Korcën është prova, që tregon rrudhjen dhe emigrimin masiv të banorëve nga kjo zonë… Sa shume lavde, që i janë thurrur Korcës këto 3 vite. Sa shumë u përpoqën ta kthejnë në një vitrinë suksesi për “Rilindjen” e tyre.

Të gjitha u provuan tëe gënjeshtërta. Korca vendi i turistëve, Korca e rritjes ekonomike, Korca e zhvillimit, Korca e prodhimit bujqësor, Korca e investimeve të shumta qeveritare, papritur del se është një vend nga ku njerëzit, që e banojnë largohen. E gjitha na rezultoi asgjë më shumë se një mashtrim, një flluskë uji… Pse po ikin korcarët atëherë? Ku është begatia e thënë nga Kryeministri dhe zv.Kryeministri? Kjo është Korca ku ish kryetari i Bashkisë do të jetojë?

Sigurisht që jo, sepse zv. Kryeministri e braktisi Korcën, shpenzoi në fasada rreth 10 mln Euro dhe nuk investoi në zhvillimin ekonomik, industrial, turistik, bujqësor të Rajonit.

U harruan fushat e mbjella bujqësore dhe u kthyen në fusha hashashi, u harruan zejtarët dhe prodhuesit e zonës dhe u zëvendësuan me fallcitete të huaja. Dhe ja, erdhi momenti dhe buzëkuqi i fasadave u hoq, doli Korca dhe Rajoni në varfërinë e tyre reale, atë që cdo korcar, që jeton dhe punon këtu e ndjen.

Korca po humbet popullsinë e saj. E cfare morali do të ketë zv.Kryeministri të vijë në Korcë dhe të kërkojë përsëri mbështetje? Për cfarë? Që të ikin edhe më shumë korcarë, që të varferohen edhe më shumë korcarë, që të mbyllen dhe më shumë biznese?

Rilindja korcare rezultoi në rrudhje dhe mpakje. Korca u shndërrua në një cirk për shfaqje nga pushtetarët, që u rrudh vetëm në qendrën e saj. U harruan rrethinat, komunat; u harrua infrastruktura reale, nuk u ndërtua dot rruga Qukës-Pllocë për të lehtësuar transportin e mallrave dhe udhëtarëve. Mbeti në mes dhe plot gropa Rruga e Linit. Falimentuan fermerët e fushës së Korcës dhe Devollit.

Nuk e dija, që kur rilind zvogëlohesh. E dinin miqtë e mi korcarë kur zgjodhën, se do shihnin këtë rrudhje dhe mpakje të energjisë? Jo. Sigurisht jo. Besoj se sot cdo korcar ka provën e qartë se ku jemi. A do t’ia pranojnë këtë rrugë të gabuar atyre që iu shfaqën si shpëtimtarë? Jo. Sigurisht jo. Korcarët duan Korcën për të jetuar, e duan të zhvilluar, të pasuruar, ndaj do të dinë të gjejnë njerëzit, që nuk e tradhëtojnë, njerëzit që i përkushtohen.

Sorina Koti, 

Kategori
Uncategorized

Ben Blushi: Rilindja banditizoi parlamentin dhe PS.

2016-11-17-00-26-03
Nuk mund të bashkëjetoj me kaq shumë injorancë, dhunë, e me kaq banditizëm. Po marr dy raste që ta kuptojnë edhe njerëzit që më paragjykojnë. Kishte dy raste kjo parti për të treguar se kë zgjedh, anën e të drejtës apo dhunës”.

Ben Blushi, kryetar i Libras, ka theksuar përgjatë një interviste për “Syri.net” me gazetarin Çim Peka se nuk do bashkëpunojë asnjëherë më Rilindjen.

Blushi tha se Rilindja duhet të bëjë një pastrim gjeneral dhe të dezinfektohet, të dekriminalizohet, të kërkojë ndjesë për mbetjet nga jashtë.

Sipas tij, Rilindja, shkatërroi arsimin e lartë dhe shëndetësinë. Ai ka bërë me dije se nuk i shkon pas ofertës së saj, sepse po t’i shkonte pas, nuk do ishte duke folur si pjesë e LIBRA-s, por do ishte akoma tek PS e Rilindja.

“Një nga arsyet që kam ikur është se aty u banditizua parlamenti. Bashkëjetesa ime me disa deputetë të Rilindjes u bë e pamundur edhe për arsye parimore, e s’po them të tjera. U bë e pamundur. Unë mirë apo keq, ja njeri që jetoj duke shkruar e duke bërë libra.

Nuk mund të bashkëjetoj me kaq shumë injorancë, dhunë, e me kaq banditizëm. Po marr dy raste që ta kuptojnë edhe njerëzit që më paragjykojnë. Kishte dy raste kjo parti për të treguar se kë zgjedh, anën e të drejtës apo dhunës”.

Ndër të tjera, Blushi ka theksuar se kur shkova në qytetin e Elbasanit kam bërë fushatë për PS, për të marrë vota. Por, sipas tij, në një sallë me 2 mijë veta u penalizua ai, e ndërsa partia nuk kërkoi ndjesë, ndërkohë që 100 banditë të paguar, punojnë, shoferë, pastrues, etj. Ai tha se ata ishin instruktuar për të ofenduar atë. “E keni parë z. Peka çfarë ndodhi në Elbasan, në mars të këtij viti”.

“Çfarë kërkoja unë aty? Kërkoja vetëm zgjedhje brenda partisë ku kisha 20 vite anëtarë. E më ulërinin se pse e kërkoja këtë të drejtë. Rasti i dytë është konflikti me banditin e Kavajës, është akoma në detyrë sot. Nuk mund të ndodhë kjo, është akoma në detyrë edhe pse gjykata e shpalli të fajshëm, Rilindja zgjidhi krahun e tij”

Kategori
Uncategorized

Ben Blushi: Rilindja banditizoi parlamentin dhe PS.

Ben Blushi, kryetar i Libras, ka theksuar përgjatë një interviste për “Syri.net” me gazetarin Çim Peka se nuk do bashkëpunojë asnjëherë më Rilindjen.

Blushi tha se Rilindja duhet të bëjë një pastrim gjeneral dhe të dezinfektohet, të dekriminalizohet, të kërkojë ndjesë për mbetjet nga jashtë.

Sipas tij, Rilindja, shkatërroi arsimin e lartë dhe shëndetësinë. Ai ka bërë me dije se nuk i shkon pas ofertës së saj, sepse po t’i shkonte pas, nuk do ishte duke folur si pjesë e LIBRA-s, por do ishte akoma tek PS e Rilindja.

“Një nga arsyet që kam ikur është se aty u banditizua parlamenti. Bashkëjetesa ime me disa deputetë të Rilindjes u bë e pamundur edhe për arsye parimore, e s’po them të tjera. U bë e pamundur. Unë mirë apo keq, ja njeri që jetoj duke shkruar e duke bërë libra.

Nuk mund të bashkëjetoj me kaq shumë injorancë, dhunë, e me kaq banditizëm. Po marr dy raste që ta kuptojnë edhe njerëzit që më paragjykojnë. Kishte dy raste kjo parti për të treguar se kë zgjedh, anën e të drejtës apo dhunës”.

Ndër të tjera, Blushi ka theksuar se kur shkova në qytetin e Elbasanit kam bërë fushatë për PS, për të marrë vota. Por, sipas tij, në një sallë me 2 mijë veta u penalizua ai, e ndërsa partia nuk kërkoi ndjesë, ndërkohë që 100 banditë të paguar, punojnë, shoferë, pastrues, etj. Ai tha se ata ishin instruktuar për të ofenduar atë. “E keni parë z. Peka çfarë ndodhi në Elbasan, në mars të këtij viti”.

“Çfarë kërkoja unë aty? Kërkoja vetëm zgjedhje brenda partisë ku kisha 20 vite anëtarë. E më ulërinin se pse e kërkoja këtë të drejtë. Rasti i dytë është konflikti me banditin e Kavajës, është akoma në detyrë sot. Nuk mund të ndodhë kjo, është akoma në detyrë edhe pse gjykata e shpalli të fajshëm, Rilindja zgjidhi krahun e tij”

Kategori
Uncategorized

Këshilltari i Trump: Rama, i korruptuar.

 

Deklaratat e Ramës kundër Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump i ngjajnë betejës së Don Kishotit me mullinjtë e erës. Ai ndërhyri në momentet e nxehta të fushatës elektoral duke ofenduar Trump dhe duke e konsideruar atë si “turpin e civilizimit”, ndërsa përgjigjen e ka marrë dhe mesazhet kanë qenë të menjëhershme dhe zyrtare nga këshilltarët e Trump. “Është i korruptuar”, është shprehur ish–zëdhënësi i Pentagonit, J.D. Gordon, një nga këshilltarët e afërt të Presidentit të zgjedhur të SHBA, Trump. Deklarata e këshilltarit të Trump ka qenë edhe më e fortë kur ka kërkuar që të ndalohej të fuste hundët në politikën amerikane.
Rama në fakt s’zuri mend nga deklarata e këshilltarit të Trump. Ai vazhdoi të përsëriste ofendimet ndaj Presidentit Trump. Tani duket se është radha e Trump që t’i kujtojë Ramës se çfarë do të thotë të jesh lider global.
Duke komentuar deklaratat e Ramës kundër Donald Trump, ish–zëdhënësi i Pentagonit, J.D. Gordon, në një intervistë për emisionin “Fox Business”, në kanalin prestigjioz “Fox News”, tha në muajin prill se kritikat vijnë nga një Kryeministër i lidhur me korrupsionin dhe që drejton një mazhorancë parlamentare të korruptuar. Ish–zyrtari amerikan theksoi se komentet e Ramës ndaj Trump vijnë për shkak të lidhjeve të ngushta që ai ka me George Soros. Dhe ai theksoi se këto komente kritike ndaj Trump vijnë nga një Kryeministër i lidhur me korrupsionin, që drejton një mazhorancë parlamentare të korruptuar. “E dini që këtë javë ishte në Uashington miku i ngushtë i George Soros, i cili ka qenë i ftuar nderi në dasmën e tij. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që përbën rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama, i cili është në krye të një Parlamenti të korruptuar, që është i lidhur me korrupsionin. Ne duhet t’u themi këtyre liderëve europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme”, tha  ish-zëdhënësi i Pentagonit. Kjo është hera e parë në histori që emri i një Kryeministri shqiptar përmendet në një televizion prestigjioz në SHBA si i lidhur me korrupsionin. Dhe këto akuza të drejtpërdrejta ndaj Ramës vijnë vetëm pak ditë, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin për të drejtat e njeriut, theksonte se korrupsioni është i përhapur në çdo degë të qeverisjes. Kryeministri Rama është prej kohësh në qendër të akuzave të opozitës për afera korruptive. Kundërshtarët e tij politikë e lidhin emrin e Ramës me disa koncesione prej qindra miliona eurosh, kryesisht në shëndetësi e punë publike. Në raportet konfidenciale të ndërkombëtarëve, Edi Rama figuron si një njeri me pasuri të dyshimtë. Raporti konfidencial i OSBE, i tetorit të vitit 2014, fliste për një pasuri prej 200 milionë eurosh që Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka në kompani offshore dhe që menaxhohet nga vëllai i tij, Olsi Rama. Por deklaratat e ish–zëdhënësit të Pentagonit mbeten akuzat e para publike që vijnë nga ndërkombëtarët për kreun e qeverisë.

Raporti i TI: Shqipëria, vend i korruptuar

Një në 3 persona që jetojnë në rajonet e Evropës dhe deri në Azinë Qendrore e konsiderojnë korrupsionin si problemin më të madh, me të cilin përballën vendet e tyre.
Ky është përfundimi i raportit më të ri, të publikuar dje nga organizata “Transparency International”.
Në këtë studim organizata tregon se brenda BE-së, rreth 66% e banorëve të Spanjës e shohin korrupsionin si problemin më të madh të vendit të tyre.
Ndërsa në Gjermani kjo përqindje është e vogël, ku vetëm 2% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin si problemin më të madh të vendit të tyre.
Për sa i përket Shqipërisë, Ukrainës dhe Bosnje-Hercegovinës, më tepër se gjysma e të anketuarve u shprehën se drejtuesit e vendit të tyre janë të korruptuar në nivel të lartë.
Prej vendeve të tjera evropiane, që shihen se e kanë shkallën më të lartë të korrupsionit, sipas raportit “Barometri i Korrupsionit Global 2016”, janë Moldavia, Kosova dhe Ukraina.
Në Kosovë, më pak se 50% e popullatës e shohin korrupsionin në mesin e problemeve më akute me të cilin ballafaqohen vendi.
Ndërsa lidhur me çështjen se qeveritë çfarë politikash po bëjnë për të luftuar korrupsionin në sektorin publik rreth 53% e qytetarëve mendojnë se qeveritë po punojnë shumë pak, kurse 23% mendojnë se qeveritë po punojnë shumë mirë.

Kategori
Uncategorized

Donald Trump i shkruan Sali Berishës, zbulohet letra sekrete.

berisha dhe trump

I dashur Sali, po të shkruaj sepse e di që ti je nga të vetmit liderë në atë kontinent të plakur, që je tejet i gëzuar nga fitorja ime. Shpresoj se je dhe një nga ata që e kupton më së miri faqen e re që ajo do të hap në historinë e botës.

Si i vetmi udhëheqës i asaj pjese të globit që qëndron në krye të partisë tënde që prej rënies së komunizmit- kam dëgjuar se tani ke emëruar një djalë të ri dhe me perspektivë në krye të partisë, ashtu sikurse do bëj edhe unë me drejtimin e ndërmarrjeve të mia, pasi të hyj në shtëpinë e Bardhë-, pra si një profil krejt i veçantë, po të shkruaj për të nisur një komunikim me ty. Për të të dhënë disa porosi dhe për të të kërkuar një këshillë.

E para dua të të qetësoj. Ia kam thënë edhe atij rivalit tënd në Tiranë, që kur bën gafa sillet si piktor dhe kur i del mirë hiqet si kryeministër: unë nuk jam një njeri që mbaj inate. Ashtu sikurse dhe ty, në partinë time jo të gjithë më duan, mediat e establidshmentit vazhdojnë të më masakrojnë, kundërshtarët më trajtojnë si seksoman, misogjen, racist, arrogant, por unë përsëri nuk mbaj inat. Prandaj nuk kam asnjë mëri as me ty që të gjitha paratë e privatizimeve, ato të Gërdecit, ato të atij oligarkut të naftës që tani më kanë thënë se gjendet në një burg të Zvicrës, i çove drejtpërdrejt në xhepat e atyre mashtruesve të Podestës. Jo, jo nuk mbaj mëri, por së paku edhe ti tani e kuptove sa të aftë janë këtë vëllezërit Podesta. I kishin të gjithë pro dhe e morën më qafë Hillarinë.

Edhe ty të morën një mal me para dhe cili qe rrezultati: që kur pajtove ata si firmë lobuese, të gjithë amabasadorët e Amerikës përsëri armiq i ke pasur. Unë ndryshe nga ti, që nuk ke lidhje me paranë, i përulem dollarit dhe po të them që kjo nuk ndodh në asnjë biznes të botës: të paguash për të prodhuar armiq, kjo është absurde. Po tani nuk ka pse të jesh më i shqetësuar.

Tani kam ardhur unë në pushtet dhe do ta pastroj dhe Amerikën edhe Shqipërinë nga Podestat dhe Sorosi. (Ah, meqë erdhi fjala, ky po më organizon protesta pa fund përpara kullës sime në Manhatan…..megjithëse për këtë do të flas më pas). Po, pra i dashur Sali të zotohem. Në vendin tënd nuk do të dëgjosh më për hajdutët e Podestës dhe për ata të degjeneruarit e Sorosit. Këshilltari im më i mençur, Stiven Bannon më tha se një sorosiste e vjetër, tani ministre, kishte thënë në shtyp se “Edi Rama ishte brendi më i mirë për të reklamuar Shqipërinë”! E shikon deri ku arrijnë ata. Unë i njoh më mirë se ty. Ata janë një sekt nga i cili duhet të ruhemi. Fillimisht lidhen si shoqëri. Pastaj afrohen me njëri tjetrit përmes një jete të çthurur. Organizojnë orgji. Ndërrojnë gratë me njëri-tjetrin. Sillen si libertinë. Por pavarësisht nga kjo pamje në sipërfaqe, prej hipish të pafajshëm, kanë vetëm një qëllim: paranë dhe pushtetin. Më beso mua, janë race e keqe sorosianët, Sali. Por tani mos ki merak, do të merrem unë me ta. Nga ty dua tjetër gjë. Megjithëse të thashë që jam tolerant dhe e kam falur, dua të vazhdosh ta mbash nën presion atë rivalin tënd, Ramën , duke ia përsëritur vazhdimisht ato që ka dërdëllisur për mua: “Katastrofë për botën“, Fatkeqësi për Amerikën” “Përkeqësim të marrëdhënieve me Shqipërinë”. Dua ta bësh këtë, jo për atë, se më kanë thënë se është një frikacak proverbial edhe me kaq sa i ke bërë mjafton. Por për të ngjallur frikën në mbarë kontinentin tuaj. Që ta bëjmë shembull për tu treguar liderëve europianë se asgjë nga ato që kanë deklaruar nuk harrohet. Po vazhdove kështu do të di të ta shpërblej. Dhe ja nga do të fillojmë.

Ti e di, në këtë pikë më kanë thënë që je si unë, që nuk i kemi qejf, as të zinjtë, as latinët dhe as të verdhët. Kështu që kurbani im i parë për ty, do të jetë ai verdhacuku që flet shqip në emër të Amerikës në Tiranë. Xhulani më raportoi para disa ditësh për fjalimet e tij në gjuhën tuaj që nuk i merr vesh askush, por që të gjithë shqiptarët qeshin nga halli. Ai nuk mund të përfaqësojë më ShBA. Në vendin më arian të Evropës, pas Gjermanisë ( e di që ty gjithnjë të pëlqen të jesh i dyti pas gjermanëve) vendi ynë nuk mund të përfaqësohet veçse me një të bardhë. Qetësohu pra, do të kesh një armik më pak në Tiranë. E dyta që dua të të them është që mos i trembesh më reformës në drejtësi. Ka vdekur ajo. Nuk do të lejoj unë që ata pinjollët e Sorosit ti bëjnë lëmsh gjykatat sovrane shqiptare. Unë e di pse e nisën ata atë gjoja reformë.

Donin ta kishin si një kërbaç në duart e tyre për t iu trembur ju politikanët. E mban mend atë rastin kur edhe ti edhe rivali yt, e ndërruat pllakën dhe fjalën që kishit dhënë dhe nuk i lejuat armët e Asadit të demontoheshin në Shqipëri. Ja për raste të tilla e duan këtë reformë sorosianët. Që sapo të thoshit edhe njëherë jo, ata tu shantazhonin me prokurori dhe gjykata. Por, kjo nuk është politika ime. Siç më ke ndjekur gjatë fushatës (më kanë thënë që tani që nuk je më kryeministër shikon gjithë ditën lajmet e botës në TV dhe shkruan në Facebook) e kam përsëritur disa herë: Amerika me mua nuk do të ndërhyjë më në punët e brendeshme të vendeve sovrane. Ndaj edhe reforma në drejtësi me bekim amerikan ka vdekur.

Besoj u qetësove tani nga kërcënimet e atyre shqiptarëve frikacakë që ngaqë nuk maten dot as me hijen tënde të kërcënonin me burgun amerikan. Të kërcënonin me sekuestrimin e pasurive të femijëve të tu dhe me hapjen e dosjeve të të shkuarës tënde. Kjo fabul ka mbaruar i dashur Sali.

Dhe për këtë nuk dua të ma dish për nder. Unë e di se ne jemi shumë të kundërt. Unë e adhuroj pasurinë, ti e fsheh atë; Unë i dua femrat e bukura dhe i shfaq në publik, ti bën si indiferent ndaj tyre dhe i fsheh vetëm në errësirën e zyrës tënde; Unë kam një pallat të artë në Florida, kurse ti deklaron se je kundër atyre që lahen në vaska të florinjta; Unë i dua serbët, kurse ti bën sikur je armik i tyre; Unë i urrej Merkelin, Hollandin, Renzin, Sarkozinë, ndërsa ty ta do puna ti respektosh.

E shikon pra që jemi të ndryshëm. Por megjithatë besoj se arrijmë të kuptohemi sepse kemi një të përbashkët të madhe: Urrejmë të na kthejnë fjalën dhe nuk durojmë askënd të na kundërshtojë. Pikërisht për këtë tipar të përbashkët, ashtu siç të shkruajta në krye të letrës, doja të të kërkoja një mendim. Ti e di për ato demostratat gjigande që po organizon Sorosi me ca miliarderë të tjerë të majtë dhe me ca nga ata kokëboshët e Holliwoodit përpara Trump Tower në New York.

Nuk i duroj dot ata palaço përpara ndërtesës sime private. Nuk i shoh dot ata burra me bythët jashtë dhe ato gra me buzë e gjokse të fryra të protestojnë në emër të gjoja lirive, antiracizmit, të drejtave të femrave. Më ngrejnë nervat ata maskarej të organizuar nga tjetër kush. Nuk i duroj dot. Më thanë se ti ke një zgjidhje për këtë. Kur të bënë një gjë të tillë para zyrës tënde, një janar të pesë viteve më parë, ti ua tregove qejfin paq. Jam gati dhe unë. Aq më tepër që kam dëgjuar se që pas asaj dite, askush nuk të çau më kokën me protesta.

Po dua të të pyes vetëm për një gjë? Si ia bëre për të fshehur gjurmët? Si e mbylle atë raportin shkatërrues të FBI? Si i fshive serverat me filmime? Si i nderove shulat edhe tytat? Në emër të gjithçkaje që do të bëj për ty, dua një përgjigje për këto i dashur Sali. Këtu e di, se unë, që pas pak javësh do të bëhem njeriu më i fortë në botë, kam se ç‘mësoj prej teje. Më shkruaj sa më parë i dashur Sali. Dhe letrën ma sill dorazi, as me anë të Podestës, dhe mbi të gjitha jo përmes atij verdhacukut. I Yti Donald/Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Një shembull nga Greqia se si antiamerikanizmi i së majtës rezultoi demagogji dhe hipokrizi.

Vizita në Athinë e Presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përtej rëndësisë simbolike që reflekton në aspektin e lidhjeve greko-amerikane, i shërbeu Greqisë për të kuptuar dy momente. Ekuacionin e panjohur të marrëdhenieve me SHBA-në pas ardhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe po ashtu deligjitimimin e antiamerikanizmit si ideologji që ushqeu anarshizimin dhe rezistencën antiimperialiste të së majtës për dekada të të tëra, deri në kurorëzimin në pushtet të së të SYRYZA-s të udhëhequr nga një produkt tipik i proletarizmit politik, si Aleksis Tsipras.

Ashtu si kryeministri ynë edhe Tsipras ngriti pikëpyetje të mëdha mbi dobinë globale të zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, ndonëse asnjëherë as Tsipras dhe as Rama nuk shpjeguan me argumenta se nga nga buron ky shqetësim i tyre për pasojat e presidencës Trump.

Për sa më sipër roli i Barak Obamës është thjesht episodik, por shpjegon në terma praktikë mekanizmin e ngjitjes në pushtet për një tipologji kryeministrash si Aleksis Cipras apo formate të ngjashëm me të, produkte të së njëjtës rracë politike që identifikohen sa me të majtën moderne aq edhe me atë tradiocionale. Ishte viti 1999 kur ish-presidenti amerikan Bill Clinton vizitonte Athinën në një periudhë të rëndësishme për Greqinë dhe gjithë rajonin.

Asokohe shteti helen angazhoi mijëra policë dhe ndaloi çdo organizim apo protestë përpara ambasadës amerikane.  Masat e e sigurisë ishin ekstreme dhe Athina i ngjante një shtetrrethimi. Por pamvarësisht kordoneve policore, protesta u zhvillua dhe në mes të turmës si drejtues i saj ishte Aleksis Cipras dhe shumica e ministrave që sot janë në qeveri.

Afro 17 vite më vonë, djaloshi anarshist i lëvizjeve antiamerikane, një lloj Erion Veliaj më formatin e vet priti më zyrë si kryeministër presidentin amerikan, duke  i folur për nevojën e rritjes së bashkëpunimit.

Të nesërmen, më 20 nëntor të vitit 1999 kryeministri aktual dha një intervistë si sekretar i Lidhjes Rinore, ku denoncoi represionin brutal sipas tij ndaj protestuesve. Shtypi grek i kohës u dha zë akuzave të Cipras që e cilësonte qeverinë e atëhershme greke si shërbëtore të amerikanëve.

Huffington post shkruan se sot, shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, njerëzit që dikuar denoncuan sistemin politik, “partitë borgjeze”, fuqitë imperialiste dhe përfaqësuesit e tyre, tani janë në pushtet. Kryeministri i sotshëm i Greqisë dhe kolegët e tij, duke pasur si profesion kryesor pjesëmarrjen në demonstrata, tani erdhi koha që të sundojnë. Është koha kur ata i ndalojnë vetë demonstratat, kur japin urdhra për hedhjen e kimikateve dhe të përpiqen ta përdorin  vizitën e presidentit amerikan, si dëshmi të arritjeve të tyre.

Papërgjegjshmëria politike, demagogjia, populizmi  dhe përpjekja e së majtës për “manipulimin e shoqërisë sipas gazetës  janë shkaktare për gjendjen aktuale të vendit. “Natyrisht që askush nuk pret autoktitikë nga ata që bënë gjithçka për  të shtruar rrugën drejt pushtetit  dhe tani që janë në pushtet bëjnë gjithçka për ta mbajtur.  Nga ata që kur ka raporte negative në shtypin ndërkombëtar për vendin flasin për komplote ndërkombëtare dhe transaksion enë hije, ndërsa kur të njëjtat gazeta bëjnë referenca pozitive i shpalosin me pompozitet. Le të shpresojmë që kjo formë e mjerueshme e hipokrizisë, mashtrimit, populizmit dhe demagogjisë të izolohet  dhe dënohet nga qytetarët grekë”-shkruan më tej nga gazeta. http://www.huffingtonpost.gr/milena-apostolaki/-_8376_b_12987930.html?utm_hp_ref=greece.

Kategori
Uncategorized

Politika zyrtare e PD-së – pro Trump: Sorosi ra. Pas tij bie edhe Rama. Nuk duam çekun e bardhë, por garancinë e votës së lirë.

Ndonëse nuk mbajti asnjë qëndrim zyrtar për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Partia Demokratike, duket se është e qartë tani, pasi gjërat janë sqaruar. Ajo është me Presidentin e ri Donald  Trump, të cilit i ka marrë dekorin elektoral, por edhe devizën:

Shqipëria ringrihet – Make Democracy great again.

Kështu shkruan gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike” që hapet me një foto të Lulzim Bashës marrë nga një kënd fotografik që u përdor shpesh edhe në fushatën e Trump.

Nuk kalon pa rënë në sy edhe nënvizimi që aludon për rënien nga pushteti të Soros bashkë me Clinton:

Shqipëria nuk prej çekun e bardhë por rikthimin e vlerave të demokracisë ku të garantohet vota e lirë. Qarqet okulte që mbështesin organizatën kriminale në pushtet në Shqipëri po bien dhe bashkë me të edhe simboli i regjimit korruptiv”, shkruan “RD”.

Soros duket se ka qenë shqetësim si për PD-në ashtu edhe për Ilir Metën e Koço Kokëdhimën. Ose ndoshta kështu shitet nga politika opozitare roli i miliarderit që gjithsesi mori goditje me zgjedhjet e fundit.

Kategori
Uncategorized

E vërteta e ndarjes fetare nga arbër në shqiptarë dhe si e krijuan shqiptarët shtetin serb, malazez dhe grek !?

E vërteta e ndarjes fetare nga arbër në shqiptarë dhe si e krijuan shqiptarët shtetin serb, malazez dhe grek !?

Për të zbardhur historinë e ndërlikuar të shqiptarëve, e ashtuquajtur Kutia e Pandorës është hapur tashmë për të mos u mbyllur më derisa të zbulohet e vërteta. Që nga pushtimi i Shqipërisë nga perandoria turke më 1478 dhe deri rreth viteve 1660-1703, përveç pushtimit ushtarak dhe politik, filloi të ravijëzohen disa shtresa të reja në popullatën e atëhershme, shtresa popullate që flisnin shqip ose shqipfolës, sepse ishin kolonë të ardhur nga viset e perandorisë turke, por myslimanë, vendas të konvertuar në islamë me pozita ushtarako-politike dhe pas tyre u konvertuan në masë dhe bujkrobërit, por mbetën dhe vendas shumica me fe ortodokse, qoftë në veri të trojeve shqiptare qoftë në trojet e mesme, e qoftë në jug.

Autor: Piro Prifti

I

Kështu, nën presionin turk, i cili zbatoi strategjinë e posaçme anti-arbëresho-epirote, në fund të shekullit XVII- fillim shekullit XVIII, ndodhi dhe ndarja tragjike shpirtërore e fetare e popullsisë që fliste shqip me të gjitha pasojat që ndihen e dhe sot për shkak të dyzimit fetar dhe tradicional. Pra, problem i bashkimit të trojeve shqiptare dhe në përgjithësi i popullit shqiptar nuk është aq i lehtë, por në radhë të parë kërkon disa parakushte dhe zbardhje e së vërtetës sado e rëndë apo e lehtë të duket.

Ky fakt mund të shpjegohet edhe me frazën e Faik Konicës që tregonte: “Kur nisa luftën për çlirimin e Shqipërisë njëzet e pesë vjet më parë, kujtoja si shumë i ri që isha se problem ish vetëm një problem kombësie, d.m.th. se po të arrinte të zgjohej plotësisht ndjenja e kombësisë në zemër të shqiptarëve, themelimi i një Shqipërie të lirë, ish një punë e mbaruar posa të vinte rasti. Kur mu poq mendja më tepër, që pesëmbëdhjetë vjet e tëhu, kuptova se problem i Shqipërisë më tepër se kombëtar ish një problem moral. Në fjalë të tjera ky popull që të shpëtojë, ka nevojë më parë se çdo gjë tjetër, t`i stërvitet e t`i lartësohet karakteri, t`i zbutet e t`i spastrohet zemra”. Shumëkush që kërkojnë me patos e mllef kthimin e të kaluarës të “Jasha Padishah”, e kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare sikur ajo të ishte thjesht një copë kristali e thyer që mund të ngjitet lehtësisht.

Asnjëherë nuk mund të ndodhë ky fenomen nëpërmjet ngritjes artificiale të nacionalizmit, apo nëpërmjet sheriatit qe të kujton Kahrarnamenë e Lidhjes së Prizrenit e cila çoi përfundimisht në ndarjen e trojeve shqiptare ndërmjet fqinjëve. Nuk duhet harruar që në këtë ndarje të trojeve, pas 1878 morën pjesë dhe shqiptarët jomyslimanë, pra të krishterët që kishin gjetur strehë dhe mbështetje tek kishat përkatëse sllave, siç ishin shqiptarët ortodoksë të trojeve shqiptare të veriut ose shkiet, dhe shqiptarët ortodoksë të trojeve të jugut ose arvanitasit. Arsyeja? Arsyeja sipas tyre qëndronte se Arbëria dhe Epiri tashmë nuk mund të bëhen shtet më vehte, sepse janë të pushtuar nga turqit dhe se shqiptarët e fesë islame nuk janë shqiptarë! Këtu kanë ndikuar dhe kishat përkatëse, koha e gjatë nën pushtim, mundësia e artë e fituar pas humbjes së Turqisë më 1878 nga rusët.

Po përse ndodhi kjo ndarje kaq e fortë ndërmjet shqiptarëve e të dy feve kryesore, sepse të dy komunitetet ishin të sunduara nga turqit osmanlinj? Historia e është e dhimbshme dhe nëse duhet zbuluar e vërteta ajo nuk duhet të na kushtëzojë për të ardhmen e popullatës shqiptare dhe të trojeve shqiptare, por thjesht për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë realitet të ri ballkanik dhe Evropian, sigurisht nëpërmjet integrimit. Me tre rreshta (që në fakt kërkojnë qindra faqe shpjegime), problemet kryesore në trojet shqiptare dhe popullatën shqiptare të cilat kanë shkaktuar ndarjen jo vetëm të trojeve shqiptare, por një ndikim edhe të popullatës shqiptare qoftë ajo myslimane ashtu dhe ajo e krishterë, qëndron kështu:
– Pushtimi turk dëmtoi formimin e një shteti shqiptar të mirëfilltë i cili nëse historia do të ishte ndryshe nuk do të quhej Shqipëri, por Arbëri dhe Epir, sepse në radhë të parë dëmtoi binomin Fe+ Atdhe= Shtet, duke dëmtuar fenë. Disa mund të thonë se… po para pushtimit turk gjasat ishin për të formuar një shtet Arbëror të fortë që do të dominonte në Ballkan.( Shqiptarët në oborrin e Manastirit të Deçanit! )

– Arsyet se përse sundimi turk pati pasoja më të rënda në trojet shqiptare se sa në trojet e tjera ballkanike janë: kokëfortësia e krerëve shqiptare (arbërorë dhe epirotë) për të mos u nënshtruar; Resurse njerëzore dhe ekonomike me të pakta se Perandoria turke, ndihma evropianë e vogël

– Arsyet se përse turqit shkatërruan totalisht principatat arbërore, trojet, kështjellat, dhe dëbuan njerëzit ishin: pengesa e ashpër dhe e armatosur me armë, që i bënë shqiptarët kundër përhapjes së islamit, mos pranimi i vasalitetit për një kohë të gjatë, nxitja perëndimore

– Arsyet se përse turqit morën shumë shqiptarë të atëhershëm dhe i vunë në poste ekzekutive dhe ushtarake, ishte se raca arbërore dhe epirote një racë e lashtë, e bukur, trime, dhe e zgjuar, përbënte në fakt edhe strategjinë turke: pushto dhe lufto me komandantë dhe ushtarë jeniçerë (jo turq, por pengje të konvertuar),

– Argumenti se përse popullata shqiptare nuk u asimilua tërësisht me gjithë presionin e dhunën ishte: survivanca e popullatës nëpërmjet emigrimit (për të mos u dorëzuar dhe u konvertuar – ikën të pasurit e të mesmit), +nëpërmjet konvertimit në islam (për favore dhe pushtet, e kështu edhe një survivancë me efekte negative), +nëpërmjet ruajtjes së fesë duke kërkuar mbështetje tek Kishat Ortodokse që kishin lejen e Turqisë, por që shkaktoi humbjen e gjuhës, ose tek Kisha Katolike e cila gjithashtu pati të njëjtin efekt tek popullata që kërkoi strehim e mbështetje.

– Strategjia turke e islamizimit për trojet dhe popullatën shqiptare që nuk emigroi mund të paraqitet nëpërmjet gjashtë taktikave: vrasje për ata që nuk kthehen, pengje për ata që janë të lëkundur, taksa të rënda për komunitetin jo-islam, prishje e kështjellave, largim i banorëve dhe ndërtim i fshatrave e qyteteve në vende pa mbrojtje, dhe prurje popullate tjetër për të populluar fushat e kodrinat e trojeve shqiptare të braktisura, kryesisht nga Anadolli, Persia, Abkazia, dhënia e shpërblimeve dhe posteve ushtarako-administrative për të konvertuarit.

– Hakmarrja turke – osmanlie – ra shumë rëndë mbi shqiptarët dhe trojet e tyre pikërisht për tu hakmarrë ndaj shqiptarëve kokëforte të krishterë sepse vete sulltan Mehmeti II ( ai që pushtoi Konstandinopojën më 1453) tha për shqiptarët (Arbër-epirotët e atëhershëm ): “Nuk do lë gur mbi gur në Arbëri”. Dhe ashtu bëri, shkatërroi të gjitha kalatë. Madje dhe varrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu e prishi, e dëmtoi, duke ja marrë edhe kockat “për hajmali”.

(Afreskë në Patriarkanën e Pejës, pra në foto mund të shihni shqiptarë me plisa.)

II

Në shkrimin tim të disa ditëve më parë “ Shkijet dhe shkipëtarët – ose Zanafilla e fjalës shqip dhe Shqipëri”, problemi se ku u zhdukën shqiptarët ortodoksë (dhe më pak ata katolikë) ishte një problem edhe “tabu” edhe pak misterioz, sepse në fakt ka patur të bëjë edhe me kalimin në një etapë të re të gjuhës së folur shqipe e sigurisht edhe në ndërrimin emrave dhe emërtimeve për shkak të dyzimit religjioz dhe prishjes së shtetit shqiptar për gati 500 vite. Shqiptarët në kufi me sllavet nuk emigruan, por zgjodhën një alternative tjetër të pathënë më parë nga historianët tanë: u afruan pas Kishës sllave ortodokse, sepse ajo kishte imunitet. Kjo i shpëtoi ata nga reprezaljet. E këtu fillon transformimi. Nga arbër në shqiptarë. Arbërit ortodoksë të mbrojtur nga Kisha sllave – i quajtën arbërit e konvertuar myslimanë si Shqep-tarë, kurse arbërit orthodokse i quajtën si Shqije-Shqja-nga shizma (që do të thotë shkep, ndaj).

Fjala shqiptar u ngeli arbërve dhe epirotëve te konvertuar në myslimanë; arbërit ortodoksë që u bashkuan nga halli me sllavët u quajtën shkije; epirotët ortodoksë u quajtën arvanitas; ortodoksët që flisnin shqip në trojet shqiptare u quajtën shqiptare kaurrë. Sipas F.Xharra: “Viti 1637 për Gjakovën sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat ‘ il resto tutti Turche et Scismatici’ ( të tjerët shqiptarë myslimanë dhe shqiptarë shkije )”. Dhe mandej vazhdon: ”Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” -duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan, në veriun e Gjakovës nëpër fshatra të gjithë fshatarët “shkizmatik”.

Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si “që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit”. Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat shkizmatik” (“molte ville di Scismatici”)

Shembull i pranisë të shqiptarëve ortodoksë është edhe ky, ku për Hasin (ndër bjeshkët e Pashtrikut, në luginë e Lumit Drin, në jug të Gjakovës), shkruhet (1837): i tërë rajoni është i banuar me serbë të albanizuar dhe me Shqiptarë (.tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais). Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës, deri në luftën e Krimesë, sipas Myllerit dhe Bues, konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element i krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak shqiptarë katolikë, latinë.

Ndarja shpirtërore krahas atyre të trojeve në sanxhaqe ndodhi nën presionin osman i cili nga njëra anë bëri gjithçka për të mbajtur të pushtuar Ballkanin ku popullata më rebele ishte ajo e arbërve dhe epirotëve. Kjo ndarje shpirtërore-fetare ndodhi kur u krijua një komunitet i madh arbrish të islamizuar të cilët së bashku me grupe të ardhur nga Anadolli ishin të përhapur së bashku me shqiptarët e krishterë ortodoksë kryesisht, por dhe ata katolikë në veri, në qendër dhe jug të trojeve shqiptare. Shumica e tyre ishin të privilegjuar dhe drejtonin administratën dhe ushtrinë, por flisnin gjuhën arbërisht. [IMG]

( Pavle Paja Jovanović Krvni umir (skica?), 1889 ulje na drvetu, 23×16 cm )

Popullata e krishterë në veri të vendit ashtu në jug e ndikuar, e nënshtruar, e keqtrajtuar nga pushtuesi, u armiqësua edhe me popullatën e islamizuar aq sa duke e ndjerë veten e pambrojtur ose u larguan fare në Itali të veriut – Venedik – ose në Jug – në Kalabri. Tjetra kërkoi strehim dhe ngushëllim tek Kisha sllave dhe greke për shkak të reprezaljeve, duke mbijetuar, por duke sakrifikuar gjuhën me kalimin e kohës për shkak gjithashtu të presionit edhe të strehuesve (pas 1878). Ndarja filloi nga armiqësimi për shkak të humbjes së trojeve, rrezikut të humbjes së fesë. Ata u quajtën nga arbrit (rabanët) e islamizuar si shkie apo shqa që tradhtuan trojet dhe gjuhën, kurse shqiet apo shqatë i quajtën arbrit e islamizuar si shqeptarë (qe janë larguar nga feja).

Kështu u krijuan pas vitit 1703 shqiptarët që flisnin shqip, por që ishin me besim islamik, dhe u quajtën kështu në gjithë trojet dhe gjuha nga arbërisht në shqip, në jug, arbrit e krishterë quheshin arvanitas, ashtu si dhe vëllezërit e tyre e tyre arbëreshë në Itali. Kurse, ndodhi që shqiptarët e krishterë ortodoksë që zbritën me kalimin e viteve pas 1878 u quajtën shqiptarë, njëlloj si vëllezërit e tyre myslimanë.

Pavarësisht nga urdhrat zyrtarë që shqiptarët myslimanë të quheshin turq. si brenda ashtu dhe jashtë vendit, në fakt si pasojë e dhunës dhe presionit, shqiptarët e krishterë ortodoksë të jugut quheshin grekë dhe shqiptarët ortodoksë në veri që i u bashkuan kishës sllave u quajtën shqa, shqie. Kështu vazhdoi të mbijetojë gjuha e folur shqipe që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, por në grupe dhe popullata njerëzish me fe të ndryshme, përplasja midis të cilave nxitej nga pushtuesi turk – që në fakt shkatërroi kulturën e këtij populli të lashtë.

Lufta për liri nxori në dritë më 28 nëntor 1912 një shtet të cunguar dhe plot probleme me veten, pra Shqipëria dukej si një i sëmurë që a jetuar në një spital psikiatrik, që doli në një realiteti të ri pa mundur të orientohet dhe pa e kuptuar se kush është.

III

Ç`mund të bëjmë për popullatën me origjinë shqiptare ortodokse që jeton edhe ajo në trojet e veta, por nën shtete të tjerë fqinjë? Popullata me origjinë shqiptare ose shkjajtë e veriut që jetojnë si serbë, si malazezë, dhe si maqedonas nën kushtet e reja të demokracisë, integrimit dhe të globalizmit, kanë mundësinë të vendosin vetë se nga duhet të rrinë, por të paktën të mos përfshihen në radikalizmin ortodoks sllav, por të përpiqen të rigjejnë rrënjët e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për arvanitasit. Ata për shkak të kushteve, e bënë zgjedhjen e tyre para 280 viteve, por sidoqoftë, e kanë ruajtur gjuhën qoftë dhe pjesërisht. Duhet qe shqiptaret ortodokse te Maqedonisë (thuhet të jenë 300 mijë), por edhe ne Serbi (?) të emancipohen. Për tu emancipuar duhen mbështetur.

Krahas tolerancës fetare ose siç mund të quhet më mirë “indiferenca fetare” (sipas A. Klosit) e cila zgjidh vetëm përkohësisht mbijetesën midis komuniteteve, ateizmi komunist krijoi iluzionin e bashkëjetesës (bratsvo-jedinstvo), por tashmë ateizmi është një rrezik serioz për shqiptarët në një të ardhme jo të largët, sepse ateizmi shkakton degjenerim moral dhe konsumizëm gjë që për një vend të vogël si ne, ashtu si dhe globalizmi perëndimor, do të dëmtojë rëndë identitetin tonë. Sigurisht e dëmshme është edhe gjendja e post-komunizmit së bashku me aspektet e saj negative; papunësi, varfëri, radikalizëm, nacionalizëm. Sot, ndarja e heshtur shpirtërore, luftërat politike, strategjitë e ndryshme për të përparuar, mendoj se vijnë nga dyzimi dhe preferencat tradicionale fetare .

Mendoj se është problem feja, qe pengon në bashkimin spiritual dhe real të shqiptarëve: secili komunitet kërkon historinë e vet, heronjtë e vet. Le ta bëjnë këtë përplasje, prandaj ne jemi inferiorë ndaj fqinjëve, sepse grindemi me njëri tjetri dhe shajmë heronjtë tanë apo të njëri-tjetrit. Mbështetja duhet të vije nga shqiptaret myslimane të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe nga shteti shqiptar me atë kosovar, dhe së treti mbështetja duhet të vijë edhe nga jashtë. Pengesat: paragjykimet fetare midis shqiptarëve e kane asgjësuar deri tani njohjen e tyre dhe mbështetjen sepse është pikërisht ky problem që ka ndare dhe krijuar emërtimin shkie dhe shkiptare. Kjo ka qenë ura ndarëse: shqiptarët myslimanë u quajtën nga shkiet shqiptarë (shkije – shkizma ose shkep, shkepem). Pra problemi religjioz ishte kryesori që dobësoi dhe copëtoi Shqipërinë.

Pengesa tjetër janë vonesa e integrimit në BE. Del pyetja tjetër përse shqiptaret ortodoksë njëlloj si arvanitasit, e patën më të lehtë të ruajnë fenë duke i u bashkangjitur kishave sllave dhe greke, se sa të bashkëpunojë me shqiptarët myslimanë apo në rast të kundërt edhe te emigronin? Doni të vërtetën? Ka vetëm një përgjigje: Shqiptarët myslimanë, si më të privilegjuar në Perandorinë Osmane në këto toka u sollën shumë keq me shkiet dhe arvanitasit. Kështu e panë të pamundur të bashkëpunojnë. Kjo ishte ndarja. Ne lavdërojmë (Shqipëria dhe Kosova) dy gjëra: Lidhjen e Prizrenit dhe Ali Pashë Tepelenën. Te dyja, pavarësisht interpretimeve zyrtare, Lidhja e Prizrenit me Kahrarnamenë e saj sanksionoi pushtimin turk, sepse nuk parashikoi as një kryeqytet shqiptar, as një shtet shqiptar, as një gjuhë shqipe. Atëherë? Përse qenka Lidhja e shqiptarëve? Lidhja e shqiptarëve dhe bejlerëve pro-turq? Ky ishte dhe shkaku që askush nuk na përkrahu. Së dyti, Ali Pashë Tepelena: a është hero ky njeri apo nje kriminel që shkatërroi gjithë Toskërinë dhe Epirin, duke bërë ndarjen përfundimtare të të krishterëve shqiptarë (që në jug u quajtën ose “grekë” ose arvanitas) me myslimanët shqiptare. Kjo shkaktoi atë që arvanitasit u bashkuan me grekët (romanoi) dhe me ndihmën e anglo-rusëve çliruan tokat arbërore dhe jo-arbërore te jugut, por në fund të fundit pranuan të jetojnë nën një shtet që foli greqisht.

E njëjta gjë ndodhi dhe me sllavët: Me sllavët e veriut dhe të jugut, ata i pranuan shkiet -arbër (pra siç i quajmë sot arbrit ortodoksë për shkak të shizmës apo të “shkepjes” me vëllezërit e tyre myslimane), që të futen në ombrellën e tyre për t’i mbrojtur, por dhe për të përfituar nga ata. Për Kosovën dhe Maqedoninë do të duhet kohë, mendoj për një shtet laik në Kosovë, sepse popullata nuk është e arsimuar mirë dhe është plot paragjykime religjioze. Duhet kaluar kjo fazë e cila po zgjatet nga ekzagjerimi i kultit fetar (nga individë të pushtetshëm) deri në ekstrem duke bërë të kundërtën e asaj që kërkon Perëndimi. Për këtë arsye duhet një strategji e re integruese në përputhje me porositë e BE dhe të SHBA, në të cilën faktorët dhe aktorët e sotëm shqiptarë duhet të bashkëpunojnë në radhë të parë të;

– Integrohen në BE sa më parë e pastaj, dhe njëkohësisht:

– Krijojnë kushte gjithëpërfshirëse për të njehsuar gjithçka jo të rregullt: arsimi dhe arsimimi me detyrim deri në shkollë të lartë, njehsim të administratës, ruajtjen dhe forcimin e gjuhës zyrtare duke e pasuruar me marrëveshje me gjëra të reja dialektore,

– Ri-përtëritjen e një Akademie të vetme për të gjitha trojet shqiptare për Historinë dhe Gjuhën shqipe,

– Kontakte të ngushta, dhe krijimin e kushteve për njohjen, afrimin, dhe bashkëpunimin me shqiptarët e integruar me sllavët dhe kishën e tyre (shkiet), shqiptarët e Greqisë (arvanitasit), kontakte dhe afrim e bashkëpunim me shqiptarët e Turqisë e kudo që janë, me qëllim njohjen dhe historinë e vërtetë të tyre.

– Largimin e trysnive të paragjykimeve fetare mbi popullatën, e cila do të bëhet nëpërmjet arsimimit të detyrueshëm, edukimi fetar bazë nuk duhet të bëhet deri sa të mbarojë adoleshenca, pra të bëhet në shkollë të mesme ose në të lartë.Image

Për fat të keq kjo është e vërteta, se atyre u vjen keq apo dhe turp të quhen shqiptare, por pranojnë më mirë të quhen shkja ose serbë apo grekë, duke patur parasysh të kaluarën e hidhur kur, turqit osmanllinj dhe arbrit e konvertuar në islam përfituan nga rasti për tu bërë pronarë, administratorë, komandantë nën atë rregjim, duke shtypur si arbërit e konvertuar në islam port ë varfër ashtu dhe të krishterët arbër dhe eprotë duke u a marrë dhe tokat. Emri shqiptar u identifikua pjesërisht me arbrin dhe epirotin e islamizuar. Megjithatë fjala ship mbeti fjalë e përdorur nga të gjitha aktorët. Gjendja ndryshoi pas 1878, dhe armiqësia u rëndua edhe më shumë sepse po këta shqipfolës krijuan shtetin grek, shtetin serb, kurse pas shek të XX u krijua Shqipëria e cunguar, dhe në shek e XXI, u krijua Kosova.Sot është koha për të njohur veten me ndihmën e integrimit. Kjo është një rrugë e mudimshme por që do të na nxjerrë aty ku duhet: prosperiteti i trojeve shqiptare, integrim dhe bashkëpunim të ngushtë me forcat progresiste, respekti i fqinjëve ndaj nesh.

( xlpress.tv/ )

Kategori
Uncategorized

Agjentin e shumëfishtë grek e zbuloi nxënësi.

Nga Gjergj Thanasi
14 NENTOR 2012 – 13:35

Rreth veprimtarisë së Stathit, një oficer i shërbimit shqiptar të kundërzbulimit me përvojë disavjeçare pune kundër shërbimeve të huaja në sektorin e Turizmit, ka hedhur në letër disa kujtime të cilat sjellin edhe disa nga metodat e ndjekura për ta vënë nën kontroll aktivitetin e tij armiqësor kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.

Ai thotë se Stathi Cehaefi ka qenë një nga agjentët më të spikatur të fuqive të huaja që kanë zhvilluar veprimtari të suksesshme në vendin tonë. Ai kujton se për të grumbulluar të rinjtë Stathi shfrytëzonte autoritetin e madh që kishin mësuesit e asaj periudhe tek nxënësit dhe prindërit. Aktet që u konstatuan më vonë kanë qenë produkt i këtij mirëbesimi, pasi prindërit nuk shqetësoheshin nga shoqëria e nxënësit me një mësues. Sikur kjo veprimtari e mësuesit me nxënësit e vet të ishte konstatuar në SHBA, me siguri, edhe pa akuzat e një spiunazhi aktiv që kishte mbi kurriz, ai do të përfundonte me siguri në karrige elektrike, thotë shkruesi i kujtimeve sekrete në bisedë e sipër. Oficeri tregon se shenjen e parë të dyshimit për Stathi Cefaefin, organet e kundërzbulimit shqiptar e morën nga një prind, i cili denoncoi faktin se mësuesi kishte filluar të interesohej mbi transportin që zhvillonin anijet e Flotës Tregtare.

Personi që denoncoi K. XH. kishte qenë oficer, komisar i një grupimi baterish kundërajrore dhe me pas kishte kaluar në flotën tregtare. Menjëherë sapo i biri i a tha se çfarë kishte biseduar me mësuesin masovik të të rinjve, ai kërkoi takim me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme dhe e denoncoi. “Denoncimi, kujton oficeri tashmë në pension, u ruajt i fshehtë dhe që atëherë Cehaefi u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë. Gjatë kësaj periudhe ai u ndoq, u fotografua dhe u incizua. Atij i u dokumentuan takimet agjenturore edhe me polakët, çekët, etj. Shkëmbimin e informacionit e bënin në shkallën e brendshme të ish PTT- së 5-katëshe të asaj periudhe të Durrësit.
Njëri ulej, tjetri ngjitej dhe në shkallë, kur nuk kishte asnjë njeri, shkëmbenin zarfat”. Në stafin e afërt të tij, me kombinacion u fut edhe një agjent i Sigurimit te Shtetit. Me pas ai u përpunua edhe me dy të tjerë, babë e bijë. “Kur u arrestua Stathi, hetuesia kërkonte që të merrte në pyetje agjentin me të bijën, por duke qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, u desh ndërhyrja e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit, shokut Iljaz Reka, kujton oficeri shërbimeve, me qëllim që të lejohej pyetja dhe me pas ballafaqimi hetimor para të cilit Stathi, me gjithë inteligjencën që e karakterizonte, mbeti i zbuluar. “Një periudhë kohe ai u nënvleftësua nga punonjësit e sigurimit, duke menduar se ishte njeriu i tyre, më pas ishte ai që i nënvleftësoi ata se sa të aftë ishin, dhe nga kjo pësoi disfatë” shkruan oficeri.

“I DEFLORUAR I VJETËR”
Gjatë kohës kur bëhej hetuesia e Stathit, një oficer i sigurimit, i cili është ndodhur në shërbim në një natë kur sapo ishte arrestuar superagjenti tregon për të përjavshmen “Investigim” një detaj mjaft interesant. “Ndodhesha me shërbim, kur me bie zilja e telefonit. Më thërrasin në zyrën e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme. Kur hyra brenda, aty ndodhej edhe shefi i hetuesisë. Ata me dhanë detyrë për të shkuar dhe për të marrë mjekun e shquar të Durrësit, Fiqiri Këlliçin, ish-drejtor materniteti në një periudhë, pasi do të bënte ekzaminimin e të burgosurit Stathi Cehaef. Mjeku pasi e kontrolloi konstatoi se Stathi ishte i defloruar i vjetër në anus dhe se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale pederastie pasive “. Nisur nga kjo dëshmi e oficerit të shërbimit të kundërzbulimit mund të mendohet se ndoshta këtë metode komprometuese që ai përdorte në masat e të rinjve, mbase e ka pësuar vetë në kurriz më përpara. Metoda këto të njohura si të përdorura gjerësisht nga zbulimi sovjetik në rekrutimin e grupit të Kembrixhit në Angli. Dhe të Stazzit më pas.

ARRESTIMI
Stathi u arrestua më 5 nëntor, 3 ditë para festës së themelimit të Partisë Komuniste, pasi kishte arritur në organet e shërbimeve sekrete, një e dhënë se po organizohej diçka me rastin e festës…Nga të gjitha ato kurse që ai kishte organizuar me të rinjtë, na bëri përshtypje në kontrollin e banesës fakti se ai si vegël pune në shtëpi kishte pasur vetëm një violinë…Dhe një broshurë në përkthim e sipër mbi jetën e Rikard Sorges. Mbase synonte ta imitonte… Ish-oficeri i shërbimeve kujton se ai ishte mjaft i zgjuar dhe i studionte njerëzit shumë mirë përpara se të gjente pikat e tyre të dobëta. Një violinisti shumë të talentuar i kishte premtuar që ta dërgonte për studime në Francë, por kjo nuk u arrit sepse informacioni mbi ç’kërkonte ai kishte ardhur paraprakisht dhe kjo e dogji atë pasi nuk u fut në listë fare. Për dikë tjetër interesohej t’i dilte e drejta e studimit, madje edhe shpenzonte për t’i ndihmuar të rinjtë në nevojë. Interesimi kryesor i tij mbetej njohja me fëmijë të oficerëve dhe kuadrove kryesore me perspektiva studimi dhe karriere. Ai kishte krijuar lidhje deri me femije të njerëzve që bënin pjesë në shtresat e larta të nomenklaturës komuniste. Gazetari Mark Brunga që ka parë njërën nga dosjet e Stathit, thotë se në dosje kishte pasur përpjekje për të “futur duart” . Mbase pikërisht nga ky fakt që sjell oficeri i vjetër. Ose mund të jenë marrë dokumente me qëllim përdorimi për shantazh për arsye të ndryshme ndaj ndonjë personi të caktuar…

MISTERI I FUNDIT
Stathi ka vdekur në vitin 1978 në burgun e Ballshit, gjatë periudhës kur ai punonte në bibliotekën e këtij burgu dhe merrej me përkthimin e literaturës profesionale nga shërbimet e huaja, për Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë… Raporti mjeko-ligjor përcakton si shkakun e vdekjes një atak kardiak, por ky është edhe misteri i fundit i superspiunit që shumëkush mund ta dëshironte të vdekur. Ai mbeti agjenti më i përfolur në Durrës, për metodat më të fëlliqura të komprometimit që ka përdorur masivisht me të rinjtë. Në këndvështrimin e oficerëve të shërbimeve sekrete shqiptare që janë marrë me aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë, mbetet një agjent nga më të suksesshmit që kanë pasur veprimtari spiunazhi në Shqipëri. Agjent i pamëshirshëm që i shiti po pa mëshirë të gjithë bashkëpunëtorët e vet duke i hartuar vullnetarisht listat e tyre, megjithëse kishte qenë vetë iniciatori i tërheqjes në dafrunga të fëlliqura pa pyetur për moshën e tyre të re dhe pasojat që mund të kishin në një sistem totalitar. Ai i përdori ata për të shtruar rrugën e karrierës së vështirë të një spiuni profesionist dhe me pas i shiti në shenjë bashkëpunimi me drejtësinë komuniste për të siguruar mosdënimin e tij me vdekje. Synimi i fundit që kishte dhe që e arriti

Kategori
Uncategorized

8 gjërat që i shpikën myslimanët, pa të cilat bota do të ishte shumë ndryshe.

bota islameA e dini se shumë prej gjërave që janë pjesë e përditshme e jetës sonë jane krijuar nga bota islame? Në fakt janë 8 objekte kryesore, pa të cilat bota do të ishte shumë ndryshe nga koncepti i sotëm që kemi për të.

Më poshtë lista përkatëse:

Algjebra 

Falë Al-Khëarizmi, është bërë kjo lëvizje revolucionare nga koncepti grek për matematikën, e cila fillimisht është bazuar në gjeometri.

Kafeja 

Më shumë se 12 mijë vjet më parë, njerëzit punëtorë janë munduar të qëndrojnë të zgjuar pa ndonjë stimulues, derisa një bari ka vërejtur se dhitë e tij bëheshin shumë energjike pasi hanin kokrra kafeje.

Orët 

Një njeri i zgjuar me emrin al-Jazari ka qenë një inxhinier shumë i shkathtë, i cili edhe ‘lindi’ konceptin e makinave automatike.

Kamera 

Ibn Al-Haitham ka shpikur kamerën e parë në botë që shfaqte imazhet në një vrimëz, dhe e ka quajtur ‘Qamara’.

Sapuni 

Në shekullin e dhjetë, myslimanët kanë shpikur sapunin duke përzier vajin me ‘al-qali’ – një substancë si kripa.

Universitetin 

Gruaja me emrin Fatima al-Fihri, ka themeluar universitetin e parë në Fez, Maroco.

Instrumentet kirurgjike 

Në shekullin e dhjetë, Abulcasis ka shkruar një enciklopedi mjekësore me më se 200 vegla kirurgjike.

Hartat

Me paraqitjen e letrës në Bagdad në shekullin e tetë, hartat e para dhe guidat e udhëtimeve u prodhuan.

I Spahiu.

Kategori
Uncategorized

Historiani francez: “Gjergj Kastrioti kishte në krahun e tij të djathtë tatuazhin e një shpate”.

Kategori
Uncategorized

“Fitorja e Trump ndan koalicionin: Meta mund të ikë nga Rama në janar, ja çfarë do të ndodhë me Donald Lu”!

Analiza/ "Fitorja e Trump ndan koalicionin, Meta mund të ikë nga Rama në janar, ja çfarë do të ndodhë me Donald Lu"!

Fitorja e Donald Trumo mund të sjellë ndryshime të mëdha edhe në politikën e Tiranës. Kjo për shkak të një deklarate të kryeminsitrit Rama, i cili bëri akuza të forta për kandidatin e republikanëve gjatë fushatës zgjedhore.

Analisti Agron Gjekmarkaj shkruan sot në një koment të botuar në gazetën “Panorama” me titull “Fitorja e Tramp dhe ndikimi në marrëdhëniet Rama-Meta!” se pas fitores së Trump, ambasadori Donald Lu pritet të kthehet në neutral, ndërsa Meta dhe Rama mund të ndahen.
NGA AGRON GJEKMARKAJ
Prej ditësh shkruhet e flitet shumë për dëmin që Edi Rama i ka shkaktuar kombit shqiptar dhe karrierës së tij me deklaratat ekstreme kundër Donald Tramp, gjatë fushatës elektorale në SHBA. “Turpi i civilizimit” është zgjedhur President i SHBA–ve, ndërsa “turpi” ynë i ka skuqur të gjithë. Kryeministri me gjasë e mendoi banakun e CNN, apo faqet e “New York Times” si takim me fshatarët, të cilët ngarkuar me halle të mëdha mbi shpinë buzëqeshnin nga zori, kur u thoshte se fëmijët i keni bërë nga tre njëherësh, apo veç e veç!
Ndaj u rehatua, u shkreh dhe iu lezetua llafi, të cilin as e mati, as e peshoi, por e lëshoi galmuç, sikur ndodhej mes arave të Myzeqesë me fuqinë e njeriut që të këput litarin. Bëri analiza, nxori konkluzione, la porosi, u vizatoi udhën e drejtë zgjedhësve amerikanë, si një person që njeh qelizë më qelizë krejt dinamikën e demokracisë botërore dhe të vetë civilizimit. Trampin, me guxim prej të marri, e shau, e fyeu, duke gënjyer dhe abuzuar me Kosovën dhe këtë e bëri si Kryeministër i Shqipërisë dhe në emër të shqiptarëve për llogaritë e veta që nuk i dolën.
Pastaj, meqenëse ndodhej, pa ç’pa qortoi pakëz edhe gazetarët e atjeshëm që zgurdullonin sytë prej habisë. U kthye me krahë të lehtë. Çfarë i la mangët asaj ane, e plotësoi tek emisioni i Baton Haxhiut në Kosovë, me një tjetër batare sulmesh ndaj Trampit e të tjera kërcënime për rishikim marrëdhëniesh me Amerikën nëse ai fiton. Ia bënë qejfin qeder e nuk e dëgjuan. I ra bota mbi shpinë. Tani provon makth dhe mbështet ballin mbi jastëk, siç shfaqej së fundi në një fotografi të shkrepur në avion.
Rama është i lexuar, i njeh mirë shtresat e folklorit edhe ndoca letërsi. Shpesh në Parlament ojnat e çapkënllëkut popullor e hedhin në ekstazë tek mbështjell me to kundërshtarët. Kushedi sa i patakt dhe banal, mbase uthull e shafran, i duket kësaj vjeshte proverbi “mendja e madhe, e zeza e të zot!” që i sulmojnë mendimet si sinozit.
Tani, pasi ndien mjerimin e marrëzisë, thërret në ndihmë Konicën e Shekspirin dhe me logjiken e Enver Hoxhës evokon të drejtën e vendit të vogël për të thënë çka mendon, që pranon sfidat e skllav nuk bëhet! Kur e pyeti vendin ai se çfarë mendon për Amerikën, Trampin e zgjedhjet atje? Mendimi i tij haluçinant, nuk është mendimi i Shqipërisë. Ky soj unifikimi është delir diktatorësh. Tani, nga bataku ku ka rënë, nuk e nxjerr dot as Shekspiri, as dreqi e as i biri, as servilët e as bilbilat, që fryjnë melodi për veshët e tij.
Po t’i shkonte tymi fjollë çdokujt që do të guxonte sot t’i kërkonte hesap pse braktis vendin gjatë përmbytjeve për ekspozita personale, pse kanabisi, pse varfëria, pse korrupsioni, pse mujsharia, do t’i thoshte hazërxhevap shkoni e flisni me Donald Lunë, i cili gjithashtu duket pakëz i surprizuar, siç u shpreh vetë. Tramp fitoi duke prishur ëndrra e shkërmoqur plane.
Pas një hezitimi prej disa orësh, shefi i ekzekutivit tonë i la detyrë Ditmir Bushatit ta uronte me “Twitter” Presidentin e sapozgjedhur, ngaqë vetë, hëpërhë, ishte i zënë me vaje. Kushedi sa do të jetë gëzuar Tramp me urimin e Bushatit! Do të ketë thënë me vete “çfarë djali flori!”. I gjendur në udhëkryqin e dëshpërimit diku nga e vona, Kryeministri ia tereziti edhe vetë një justifikim më shumë se urim një tekst, ku binte në sy mungesa e moralit, ankthi, gracka ku ka rënë dhe frika që e rrethon.
Këshilltari politik i Tramp pak orë pas fitores bëri një deklaratë, në të cilën spikasin tri thënie.
1- Roli korruptiv i Sorosit në Shqipëri do të marrë fund.
2- Jemi të informuar që keni drejtues të korruptuar.
3- Me Shqipërinë do të kemi marrëdhënie të afërta.
Qartësia e këshilltarit shkakton mjegull, pezëm dhe preokupim në kampin e Rilindjes si dhe rrëqethje në zyrën me flutura të Edi Ramës. Sorosi është mbështetësi i madh i Edi Ramës. Po drejtuesit kush janë? Kryedrejtuesi është Kryeministri. Mbetet enigmë nëse marrëdhënia e mirë do të vijojë me apo pa drejtuesit e korruptuar.
Në këtë “mort”, Ilir Meta nuk duket i mërzitur. Në bahçen e tij ka rënë shi. Ai e sheh aleatin “armik” në ditë të zezë dhe i hedh kripë mbi plagë pa iu dridhur qerpiku. Në një deklaratë së fundmi la të kuptohej se nuk ishte aspak dakord me qëndrimin e Ramës ndaj Trampit e as me qëndrimin kinse patriotik ndaj Greqisë. Ai pohoi duke nënvizuar rëndësinë e pakrahasueshme që ka aleanca jonë me SHBA-të.
Vendimin për vazhdimin, apo prishjen e koalicionit e bën tërkuzë për ta marrë atë në kushte force, sipas parimit “tu pa e tu ba”. Ai do t’i marrë gjithçka atij qoftë nëse rri, qoftë nëse ikën. Meta e di që me Amerikën nuk bëhet shaka, siç do të thoshte avokat Ngjela. Si zor që të ketë harruar pranverën e verën e këtij viti, ku presioni ndaj tij për Reformën në Drejtësi me inspirim të fortë sorosian nuk ka qenë i vogël sipas këshillës së Kryeministrit “shkoni e pyesni Lu”!
Për kanabisin, ndonëse me vonesë, Meta i nxori Manjanin, i cili jo vetëm e konfirmoi totalisht si problem, por i tha qit ushtrinë se na mori lumi, duke tentuar diferencimin dhe shkarkimin e barrës. Ndërkohë që fiton kohë, Ilir Meta nuk prehet por kalkulon. Në Athinë ua bëri të qartë komshinjve se partneri juaj majtas në Tiranë jam unë. Një përpjekje të tillë do ta bëjë edhe me amerikanët, ndonëse është partner në koalicion me një Kryeministër, që i vuri një njollë të madhe vendit në raport me SHBA-të.
Fitorja e Tramp sigurisht që ndikon në marrëdhëniet Rama-Meta. Madje, ajo do të kushtëzojë qëndrimin e Metës për ta vazhduar koalicionin me Edi Ramën me kushte të pamundura për këtë të fundit, ose duke dalë prej tij në mënyrë që Rama të mos e tërheqë edhe atë vetë në qerren e të padëshiruarve. Sjella e qeverisë së re të SHBA-ve pas janarit pritet ta komplikojë raportin mes dy bashkëkryetarëve.
Një gjë mund të thuhet me siguri! Edi Rama nuk mund të ndikojë më nëpërmjet Sorosit tek Ambasada Amerikane, as kundër opozitës e as kundër Metës. Tani, një gjë kuptohet me lehtësi, Rama nuk mund të përdorë më kartën amerikane si “carta bianca” kundër opozitës, Metës etj. Ai nuk është më “njeriu i tyre”! Nuk është çudi që kënga popullore “në ato maja rripa-rripa, herë ma hipe e herë ta hipa” të sintonizojë me bashkëkohësinë tonë politike.
Parashikimet thonë se ambasadori Lu do t’i kthehet së paku neutralitetit të tij fillestar. Ëndrra e Metës për të rimarrë të majtën, apo për t’ia kallur Ramës në kushte force, nuk duket thjesht ëndërr vere, ajo mund t’u rezistojë stinëve. Qëndrimi i Tramp i bën të dy të rrinë me dorë në zemër. Sido që të ndodhë, nuk mund të thuhet më që këtë koalicion qeverisës po e bekon Amerika.
Kategori
Uncategorized

Në këtë vend jetojnë njerëzit më të lumtur, dhe kjo është arsyeja.

Suedia ka njoftuar zyrtarisht këtë vit se do të shkurtojë orarin e punës gjatë ditës, nga tetë në gjashtë orë.

Dhe ky shkurtim i orarit nuk do të ketë ndikim në rrogat e punëtorëve, por definitivisht do të zvogëlojë lodhjen e tyre.

Filimundus, një zhvillues i aplikacioneve për celularë, e prezantoi këtë ide vitin e kaluar. Anëtarët e bordit vërejtën se një ditë pune prej tetë orësh ndikon që punëtorët të mos jenë të koncentruar në punën e tyre dhe mos ta bëjnë atë në mënyrë efektive, transmeton Gazeta Express.

Punëtorët duhet të marrin pauzë, dhe kështu koha e tyre çohet kot. Ata kuptuan se punëtorët mund ta bëjnë sasinë e njëjtë të punës në vetëm gjashtë orë siç e bënin me tetë orë, dhe për më tepër, efikasiteti i tyre rritet.

Ata kanë më shumë fuqi dhe kohë për veten e tyre, dhe ndjehen më të lumtur dhe më të suksesshëm në përgjithësi.

Punëtorët në klinika mjekësore kanë bërë gjithashtu një hap tutje duke e marrë këtë orar të ri të punës. The Independent thotë se orari i punës prej gjashtë orë në ditë do të fillojë të implementohet në të gjithë vendin.

E kush nuk do të dëshironte të jetonte në një vend si Suedia?

Kategori
Uncategorized

BASTARDËT.

2016-11-14-22-12-21

I vetëm përballë këllirave.

Poshtërsia dhe pabesia e juaj nuk njeh kufij.

z.Kryeministër, dhe ju lali Eri.

Merreni një çikë mundimin kur të keni kohë të lirë, dhe ndalohini zagarët që keni inkuadruar në repartet tuaja të ndyra paramilitare, si dikur AGBV, apo 1200 lekshit, që futeshin deri dhe në vrimën e halesë për njëçikë spiunim.

z.Kryeministër i rilipjelljes, i rimbledhjes së qelbësirave kudo që ishin mbytur në llumin e tyre të trafikut dhe krimit, apo i rivdekjes, dhe riciklimit të plehrave sorosjane.
Faqja ime në FB, apo bloku im nê internet edhe tju bëni report, ti mbyllni, apo të vidhni pasfordin, janë një pikë uji në Oqean, përballē keq_qeverisjes, varfërisë, pakënaqësisë dhe reagimit qytetar, i cili sa vjen dhe rritet.

Ju me me pabesinë, dhunën, dhe forcën qeveritare që dispononi, mendoni se keni fuqinë të shndërroni dhe të ç’bëni gjithshka që cënon interesat tuaja private, por që po shkatërroni interesat e një kombi të tërë, ju harroni ose bëni sikur nuk kuptoni, por kurrë nuk do ndaloni shpirtin liridashes, dhe revoltën e këtij populli që ka nisur, ju kurrē nuk do mund ti injoroni  dot kurrë dhe me asgjë.

Vërtet ju keni lindur për të mashtruar, dhe përfituar nga mashtrimi.
Ju pagueni me taksat e popullit, jo për ti sherbyer atij, por për ti mbyllur gojën gjithë qytetarëve që nuk mendojnë si ju.
Ju jeni manjakëzuar dhe tmerroheni duke kërkuar dhe bllokuar, nëpermjet banditëve tuaj të grupuar me reportet e tyre të njëpas njëshme, gjithshka për të ndalur postimet e ndryshme nē portale dhe FB, postime të lakuriqësisë së qeverisë suaj, edhe kur aty nuk ka të tilla, kur në fakt ju mes lakuriqësisë lindët dhe do vdisni po mes  lakuriqësisë sē gënjeshtër.

z.Kryeministër.
Mësa kalohet ushtria duke shkuar gjith ditën ne hale, aq mbahet pushteti me kërcënime, mashtrime dhe rrezillëqet tuaja.
Ju me taksat tona nuk mendoni dhe jo më të begenisni të ngrini të paktën ndihmën ekonomike, apo pensionet, të riparoni spitalet dhe shkollat, por keni ngritur organizuar dhe paguani, reparte paramilitare, për të ndjekur dhe raportuar ne parti, dhe duke bëre paturpesisht report në FB, çdokënd që akuzon me të drejtë…                            Tuajin krimin_qeveritar,tuajin korrupsionin_qeveritar, tuajin kondrabandën dhe hashashizimin_qeveritar, pa skrupullsinë dhe bashkpunimin me bandat kriminale, si e vetmja mënyrë mbijetese.

Në reportet dhe maskaradat tuaja nuk jeni të vetëm.

Kini vëllezër siamezë me shumicë, edhe nga ata që e kanë marrë peng dhe nuk po i ndahen PD_së.
Keni sorosjanë, deputetë, politikanë, ish ministra, z/vëndës, drejtorë, oficerë, doganierë, pseudo gazetarë, antishqiptarë, hajdutë, dhe karagjozë me shumicë, që ditën bëjnë të përvëluarin, dhe natën shumë herë e kalojnë në skutat e selisë mavi.

z.Kryeministër.
Ndaloni luftën dhe përndjekjen ndaj nesh, e keqja nuk të vjen nga ne, por nga regjimi i korruptuar dhe kriminal që ju po instaloni çdo ditë në vendin tim.

Të imitosh në dhunë, dhe përndjekje, kryetarin komunist, Kim të Koresë së Veriut, është gjë e lehtë. Por të jesh një çoban të paktën mesatar për popullin tënd, është e vështirë.
Ju kështu nuk po bëni gjë tjetër, veçse po i hapni vetes dhe vendit, gropën e madhe.
Gropë nga e cila ju nuk keni për të dalë më kurrë.

Kategori
Uncategorized

I vetëm përballë këllirave.

Poshtërsia dhe pabesia e juaj nuk njeh kufij.

z.Kryeministër, dhe ju lali Eri.

Merreni një çikë mundimin kur të keni kohë të lirë, dhe ndalohini zagarët që keni inkuadruar në repartet tuaja të ndyra paramilitare, si dikur AGBV, apo 1200 lekshit, që futeshin deri dhe në vrimën e halesë për njëçikë spiunim.

z.Kryeministër i rilipjelljes, rivdekjes, apo riciklimit të plehrave sorosjane.
Edhe sikur të mbyllni përsëri faqen time në FB, unë përsëri do e rihap.
Do e rihap sepse nuk publikoj asgjë nga ato ju djallëzisht i ankoheni FB_së, por njē të vërtetë të hidhur që juve jo vetëm nuk ju pëlqen, por ju djeg thellë, shumë thellë.
Ju me forcën qeveritare që dispononi mendoni se keni fuqinë të shndërroni dhe çbëni gjithshka që cënon interesat tuaja private, ju harroni ose bëni sikur, sepse shpirtin liridashes, dhe revoltën e këtij populli që ka nisur, nuk do mund ta ndaloni apo mbyllni dot kurrë dhe me asgjë.

Vërtet ju keni lindur për të mashtruar, dhe përfituar nga mashtrimi.
Ju pagueni me taksat e popullit, jo për ti sherbyer atij, por për ti mbyllur gojën gjithë qytetarëve që nuk mendojnë si ju.
Ju tmerroheni duke kërkuar postimet e ndryshme të lakuriqësisë tuaj, edhe kur aty nuk ka të tilla, kur në fakt ju mes lakuriqësisë lindët dhe do vdisni po lakuriq.

z.Kryeministër.
Mësa kalohet ushtria duke shkuar gjith ditën ne hale, aq mbahet pushteti me kërcënime, mashtrime dhe rrezillëqet tuaja.
Ju me taksat tona nuk begenisni të ngrini të paktën ndihmën ekonomike, apo pensionet, të riparoni spitalet dhe shkollat, por keni ngritur organizuar dhe paguani, reparte paramilitare, për të ndjekur dhe raportuar ne parti, dhe duke bëre paturpesisht report në FB, çdokënd që akuzon me të drejtë…krimin_qeveritar,korrupsionin_qeveritar, kondrabandën dhe hashashizimin_qeveritar, pa skrupullsinë dhe bashkpunimin tuaj me bandat kriminale, si e vetmja mënyrë mbijetese.

Në reportet dhe maskaradat tuaja nuk jeni të vetëm.

Kini vëllezër siamezë me shumicë, nga ata që e kanë marrë peng dhe nuk po i ndahen PD_së.
Keni sorosjanë, deputetë, politikanë, ish ministra, z/vëndës, drejtorë, oficerë, doganierë, pseudo gazetarë, antishqiptarë, hajdutë, dhe karagjozë me shumicë, që natën shumë herë e kalojnë tek selia mavi, këta që veç mishit edhe kockat janë gati tja hanë apo shesin kësaj force politike, PD_së.

z.Kryeministër.
Ndaloni luftën dhe përndjekjen ndaj nesh, e keqja nuk të vjen nga ne, por nga regjimi i korruptuar dhe kriminal qe ju po instaloni çdo ditë në vendin tim.

Të imitosh kryetarin komunist Kim të Koresë së Veriut, është gjë e lehtë, por të jesh një çoban të paktën mesatar për popullin tënd, është e vështirë.
Ju kështu nuk po bëni gjë tjetër, veçse po i hapni vetes dhe vendit, gropën e madhe.
Gropë nga e cila ju nuk keni për të dalë më kurrë.

Kategori
Uncategorized

“Të votova me duart e mia që m’u thafshin, a ke ndërgjegje ti?”.

“Të votova me duart e mia që m’u thafshin, a ke ndërgjegje ti?”

Një qytetar shumë i revoltuar me Kryeministrin ka shkruar në redaksinë e Jeta Osh Qef për të publikuar një letër drejtuar Ramës. Edhe pse punon në administratën shtetërore, ai tregon se sa të vështirë e ka t’ia dalë me gjithë këto taksa. Por është një vendim i fundit i Kryeministrit ajo që e shtyn atë t’i shkruajë këto fjalë.

Më poshtë fjalët e qytetarit të revoltuar me Ramën, për të cilin shprehet se është penduar që e ka votuar.

Mirëmbrëma Jeta Osh qef. Ju drejtohem ju sepse jeni një faqe shumë serioze dhe investigative, ku shumë herë më shumë qajnë hallet tek ju se sa tek këta politikanët tanë të poshtër të mallkuar. Ajo që do të thoja sonte është për kryeministrin tim që e votova me duart e mia e m’u thafshin duart është: Zoti Kryeministër, a keni ndopak dinjitet njerëzor?? Unë punoj në administratë shtetërore dhe me atë rrogë qesharake që marr, ose më saktë më të ulëtat në rajon, unë mundohem të jetoj dhe të ushqej familjen. Detyrimisht lëvizjen për në punë do e bëj me mjet sepse nuk kam mënyrë tjetër, kështu që për të lehtësuar sadopak shpenzimet dhe për të arritur të mbyll muajin me 100 sforcime ,investova në mjetin tim për ta bërë me impiant gazi. Respektova çdo gjë që më kërkohej, paguajta taksa e gjithçka.

Ti z.Kryeministër a je njeri si t’gjithë tjerët apo je Zot na ruaj? Sapo more vesh që shqiptarët e shkretë po mundoheshin të kursenin atë 5 lekësh që paguhen në muaj ku realisht paga më të degjeneruara nuk ekzistojnë në glob, sapo more vesh se shqiptarët e shkretë po mundoheshin të mbijetonin duke kursyer paksa duke i kthyer mjetet e tyre me gaz sepse me nafte të shkretëve shpesh here shkojnë në Kosovë për të bërë mbushje serbatori me naftë apo benzinë për të kursyer, imagjino ku jemi, imagjino. Direkt sapo mësove këtë gjë vendose të rrisësh çmimin e gazit. More burrë i dheut a je njeri??? A e mendon që shqiptarët e ndershëm po mbijetojnë?

Ti më duket shikon ato shtresat ku janë rritur me korrupsion me afera dhe kanë para e jetojnë ku të ju dojë qejfi. Ndërsa një shqiptari të ndershëm z Kryeministër i duhen mbi 300 vite për t’bërë pak milion(shumë pak) jo si bota qe i duhen vetëm 5 vite pune apo 10… z.KRYEMINISTER nuk mjaftonin rreth 6.5 miliardë lekë që fitohen në ditë vetëm nga taksa naftës?? Ku do ngrohen këta njerëz?? Ku?? NJE PYETJE KAM? A KE NDOPAK NDERGJEGJE? UNE JAM NJE QYTETAR NGA DURRESI PUNONJES NE DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TATIMEVE,FALEMINDERIT NESE E PUBLIKONI.JOQ/

Kategori
Uncategorized

Samiti i Diasporës: kushëria e Ramës përfaqëson emigracionin në Greqi.

Samiti i Diasporës/kushëria e Ramës përfaqëson emigracionin në Greqi.

Edhe pse nuk ka të bëjë fare me emigracioni, duke mos patur asnjë kontakt me të, sot kjo zonjë përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi. Ndyshe nuk bëhej! Është kushërira e kryeministrit Edi Rama që ka gjunjëzuar mbarë komunitetin shqiptar në Greqi, gjë që ka indinjuar pjesën më të madhe të shqiptarëve. Edhe pse ka një përparësi kulturor prap se prap nuk duhet anashkaluar dhe injoruar shoqatat ne Greqi…

Ndryshimi i programit të njëpasnjëshme ka bërë që Eda Gemi të zëvëndësoj njerëz që i kanë dhënë këtij komuniteti, duke lënë jashtë Federatën e Shoqatave Shqiptare apo shoqatën “ Vëllazërimi”, pionerja e emigracionit. Po këto punë kështu e kanë, “më mire një mik se sa një çiflig”.
Përfundimisht përfaqësuesit nga emigracioni shqiptar në Greqi do shkojnë si ndigjues, por jo të kenë të drejtën të fjalës. Ky është Samiti i Diasporës?
Mësohet se sot në oren 18 në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, organizohet një mbledhje me shoqatat lidhur me pakënaqësitë, ku dhe do dalin me një deklaratë të përbashkët.

Ja kush i përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi?

Samiti i ndarë në tetë panele, i ndryshuar gjatë këtyre ditëve katër apo pese here ka publikuar më në fund edhe këta përfaqësues.

Ne panelin e trete :“Kutura, hapsira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe kultura pasaporta jonë”. Komuniteti shqiptar përfaqësohet nga Nase Jani, kryetar i klubit të Shkrimtarëve dhe artisëteve “Drita”

Në Panelin e katërt: Dija mbi të gjitha: Të ruajmë gjuhën dhe identitetin, komuntiteti shqiptar në Greqi përfaqësohet nga mësuesja e gjuhës shqipe Anila Kila

Paneli e tetë:“Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern” Përfaqësohet nga Eda Gemi, Migration & Refugee Studies (Greqia)

Kategori
Uncategorized

Rama ka problem me 8 Dhjetorin.

Në mënyrë të çuditshme, ai pohoi se studentët kishin pirë përpara se të dilnin në rrugë dhe kështu të fillonin protestat e dhjetorit.

Sikurse në bisedat e mëparshme Rama-Obrist, qëllimi dhe përmbajtja e bisedës në Nju Jork ishte portretizimi i Ramës si një artist dhe politikan rebel dhe transformues, i cili fillimisht sfidoi komunizmin dhe artin e socializmit realist dhe pastaj përdori artin për të ndryshuar shoqërinë dhe politikën, fillimisht si kryebashkiak dhe më pas si kryeministër.

Duke folur për aktivitetin e tij antikomformist si pedagog në ish Akademinë e Arteve, Kryeministri Rama u shpreh se aktiviteti i tij filloi si lëvizje për të sjellë në akademi artin e ndaluar dhe pastaj u kthye në lëvizje ndaj regjimit.

Ai pohoi se protestat e studentëve të dhjetorit filluan të frymëzuara nga një takim për të përkujtuar vdekje e Xhon Lenonit ku ndër të tjera u luajt kënga e tij Power to the People (Pushteti popullit).

Por në mënyrë të çuditshme, ai pohoi se studentët kishin pirë përpara se të dilnin në rrugë dhe kështu të fillonin protestat e dhjetorit

 

[L]ëvizja filloi më 8 dhjetor 1990 dhe ishte një festë [në Akademi] për të përkujtuar 10 vjetorin e vrasjes së Xhon Lenonit…

Dhe pastaj njerëzit u entuziasmuan nga kënga Pushteti popullit dhe pasi kishin pirë disa gota dolën rrugëve dhe kjo ishte një kombinim i pabesueshëm me disa studentë të tjerë nga ana tjetër e qytetit që dolën dhe ata në rrugë dhe kështu shpërtheu.

Në fakt kryeministri Rama nuk ndodhej në Shqiëpri por në Korfuz të Greqisë më 8 dhjetor 1990 (fakt që dëshmon se më shumë se kundërshtar i regjimit ai ishte i privilegjuar i regjimit që lejohej të dilte jashtë shtetit). Edhe pse në Nju Jork ai la të nënkuptohet se ishte ai organziatori i përkujtimit të Xhon Lenonit, në të vërtetë ai nuk ishte.

Por e pavërteta më e madhe e rrëfimit të tij është fakti se protestat studentore nuk filluan nga njerëzit që dolën nga Akademia e Arteve por nga studentët e inxhinjerisë së godinës 15 në Qytetin Studenti. Në orët e vona të mbrëmjes së 8 dhjetorit, pas disa orësh qëndrimi para godinës për shkak të mungesës së dritave, pasi kënduan këngë patriotike dhe hodhën parrulla kundër qeverisë, këta studentë filluan të lëviznin drejt daljes së Qytetit Studenti duke tërhequr qindra student të tjerë.

Vazhdimi është histori [por jo historia në variantin e manipuluar që mundohet të bëjë fakt Edi Rama].

Kategori
Uncategorized

Problemi i Ramës me 8 Dhjetorin. Studentët protestues ishin të pirë.

Edi Rama në Nju Jork: Studentët e dhjetorit dolën në rrugë pasi kishin pirë


Kategori
Uncategorized

Letra e partizanes/ “Seks në luftën me gjermanët, ju rrëfej kur***itë e Brigadës së Parë Sulmuese”.

Një letër e partizanes me pseudonimin “Furtuna”, të cilin e mbante Naxhie Duma, mbërriti pranë Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-t, në vjeshtën e vitit 1943. Ajo paraqet imoralitetin që kishte pushtuar brigadën, ku infermieret partizane, guzhinieret e krerët e batalioneve ishin ngatërruar mes tyre në marrëdhënie imoraliteti, duke u kthyer në pengesë për mbarëvajtjen e planeve të luftës. Letra pasqyron lidhjet me emra e mbiemra dhe situatën e vështirë që ishte krijuar në atë brigadë.

partizanet1-1024x706

Letra


Në kohët e fundit është vënë re një shkarje e fortë nga vija e moralit. Me dhimbje ju them se puna paraqitet deri diku serioze. Eleni P. e fejuar legalisht pas shumë peripecirash me Theodhoraq S., ka bërë pjesë në një grup të partisë. Mbasi dolli në ilegalitet shkoi të shërbejë pranë një infermierie sefte në Shën Prodhron e më vonë në Kushovë. Atje ngatërrohet me një infermier dhe ky grupist. Puna shkon përherë duke u trashur deri sa zonjusha e harron Thofin e jeton pranë këtij të dytit. brigada-e-pare-sulmueseTash kjo gjë është marrë vesh në tërë fshatin, ku ish ajo, pse s’kish mbetur njeri pa parë ndonjë skenë. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse ta fluturojmë jashtë organizatës.

Por kjo ka qënë shumë e zgjuar, e ndjeu që larg gabimin e saj e për të pasur një shtyllë ku mbështetej i afrohet Nexhipit dhe ay pa një pa dy bie në kurth të sajë. Këtë punë ajo e ka bërë me plot koshiencë, pse ka menduar se kjo do të ish e vetmja rrugë shpëtimi për të.

Nexhipi ka shkelur në dërrasë të kalbur se këtë mes shoku i dinte mirë konditat e asaj e ka qënë ky ay që ka tentuar mbas atyre që thotë Eleni. S’mjafton kaqë për Nexhipin. Ay shok përherë nuk ka qënë korrekt në këtë pikë. Në shtab kishte gjithmonë të prefereuarën e tij që një herë bëhej sekretare private si Dhimitra, një herë tjetër infermiere si Petrina Sh. e herë tjetër si guzhiniere e ku di unë… Këto të gjitha janë parë keq prej kujtdo. Eleni P. do të kërkojë me insistim që masat të merren të njëllojta edhe karshi Nexhipi.

Tjetër histori. Petrina Sh. dhe kjo infermiere dhe e fejuar dhe Nesti Nasen ngatërrohet keqas me Arzen L. Në një mënyrë të bujshme kasolleve dhe ferrave. Arseni anëtar partie e kjo e re komuniste. Dhora L. dhe kjo një tip me nerva  të shkatërruara i vihet mbrapa Jorgo P. lë punën e bëhet lojë e të gjithë fshatarëve. Të gjithë këto hidhen jashtë organizatave…

Më poshtë botohet faksimile e letrës së partizanes “Furtuna”.kurveritekurverite-partizane

Panorama.

 

Kategori
Uncategorized

Gjaku Shqiptar në venat e Europës.

14716301_10207370138987878_23760122062175151_n

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Dr. Çlirim TOCI

Akademia e Forcave të Armatosura

Shqiptarët prej shekujsh kanë qenë prezent në Perëndim, në memorien historike të Europianëve, aq sa akademikët bashkohen në pikëpamje, se, “..shqiptarët janë kasta luftëtare e Ballkanit, me armë në dorë”. Ilirët, Arbërit, Shqiptarët kanë bërë emër falë zotësisë e urtësisë si drejtues administrator të zotë por edhe luftëtarë të spikatur nëpër shekuj. Kështu për rreth 3 shekuj (251 – 565), perandoria e Romës u mbizotërua nga perandorë ilirë; ndërsa apo osmane në rreth gjashtë shekuj të ekzistencës së saj 100 vjet është sunduar nga shqiptarë. Të tjerë shqiptarë të shquar në lëmin ushtarak, politik, diplomatik etj., kanë shkëlqyer përgjatë shekujve me atë çfarë i kanë ofruar Europës dhe europianëve. Në hershmërinë mesjetare, shëmbëlltyra tipike e stradiotit të dikurshëm “albanoi”, tregon për shqiptarë pjesëmarrës në strukturat ushtarake të papatit e Venedikut, në kryqëzatat e Karlit VIII e të Luigjit XII të Francës, në luftërat nga Spanja në Holandë, në atë të agimit rilindjes italiane, franceze e europiane, gjatë krejt shekujve XIV-XVII deri në strukturat ushtarake napoleoniane të fillimit të shekullit XIX. Po kështu tradita ka vijuar gjatë dy luftërave botërore, e deri tek ushtarakët e sotëm shqiptar, të integruar në strukturat ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior. Europianët kanë parë nga afër mençurinë, trimërinë, gjakun e derdhur të shqiptarëve edhe në hapësirën europiane. Me të drejtë historiografia ka vërtetuar memorien historike të luftrave në Europë që shkojnë nga lashtësia në ditët tona. Edhe pse kujtesa historike shkon nëpërmjet lumenjsh gjaku, nëpërmjet luftërash të dhunshme sa në Lindje në Perëndim, kjo është dëshmi e shekujve. Kompanitë stradiote shqiptare janë udhëhequr me sukses nga kapitenë, gjeneralë, pashallarë, kapedanë me e pa grada por me një histori europiane të shquar. Kështu prijësat Pirrua i Epirit, Skënderbeu i paepur gjithmonë fitimtarë, gjeneral Gjergj Bashta me luftëtarë të spikatur, prijësat Mërkur Bua, Marko Boçari që ishin luftëtarë të mëdhenj, legjenda e famshme shqiptare Mehmet Aliu Kavalla e Ibrahim Aliu në Egjipt, Jemen e në gjithë Gjirin Persik. Aktiviteti luftarak në kohët e ndritura të Ilirisë, të Arbërit, të mesjetës e deri në shekujt kur shqiptarët i ofronin Europës siguri kanë shkuar edhe më tej ndërkohë që shqiptarët me tiparet e spikatura të luftëtarit të shekujve shkuan deri në Indi nën Aleksandrin e Madh, në Egjypt me prijësin e famshëm Mehmet Pashë Kavalla si dhe më në lindje në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani për të cilët flet Aristidh Kola tek “Arvanitasit”, Prof. Etienne Tiffou tek “Hunza Proverbs”, publikim i University of Calgary Press, Calgary, 1993; apo edhe dijetari amerikan me origjinë hebre Dr. Jay Milton Hoffman, i cili botoi më 1985 librin “Hundëza”, si një copëz ilirie, ku jetojnë dhe sot rreth 50 mijë vetë në një luginë rrethuar me male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit, ku vendi quhet Nuristan që do të thotë Tokë me dritë. Edhe në kohët moderrne na shfaqet, po ai shqiptar historik, zanat i parë i të cilit ishte thjesht të qenit luftëtar, qoftë ushtmbajtjes ngadhënjyes në falangat e Aleksandrit të Madh, të Pirros e të perandorive ilire e romake, qoftë stradiot i hovshshëm e vetëtimë në kalorësinë e lehtë europiane, qoftë më në fund jeniçer i tmerrshëm e i pathyeshëm i vezirëve të mëdhenj shqiptarë që jetën e shkrinë për osmanët. Perceptimi europian mbi shqiptarin me “armë në brez”, është tejkaluar ndërkohë që faktorët historikë në thelb lidhen me kontributin e djersës dhe gjakut shqiptar në ripërtëritjen e Europës, duke ofruar shpirt nga shpirti vital energjik i shqiptarëve. Lidhjet shqiptare me europianët i gjejmë edhe në martesat për qëllime strategjike. Historia njeh edhe një dashuri me shikim të parë, e princit Andrea Topia me Princeshën franceze, Helena D’Anjou. Iluministët dhe humanistët europianë kanë shprehur vlerësimin për shqiptarët nëpërmjet Rable, Ronsar, Obinje, Volter, Bajronit, Shatobrianit, Lamartinit, Dyma-së, Hygo-it etj. Europianët i kanë njohur shqiptarët edhe përmes tablove të Delakruasë, Lirit, Augustit, Zheromit, Dekampit etj. Por padyshim europianët kanë parë e prekur edhe një fenomen që ka më shumë se pesë shekuj që nuk ndalon: emirgimi individ, familjar, fisnor e më gjerë edhe krahinor drejt Napolit, Siçilisë, Venedikut, e më tej gadishullit iberik e Europës në çdo skaj të saj, që në një farë mënyre janë gjymtyrët dhe urat bashkuese të një kombi që pulson njësh me Europën.

 

14695327_10207370125707546_4056925965732189174_nGeneral, mbret, sundimtar, strateg e teoricien ushtarak

Pirro i Epirit (319 – 272 pK) ishte Mbret i Epiriotëve dhe Molosëve, që në moshën 12 vjeçare, por dhe një nga gjeneralët dhe sundimtarët më të shquar të fisit ilir të epirotëve. Pirrua u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi një shtet të pavarur që mori emrin e vet Epiri. Aleat dhe kontribues në çlirimin e popujve italian që ishin në luftë me Romën. Falangat ushtarake që krijoi ishin të pathyeshme aq sa ushtarët e tyre e thërrisnin me emrin “shqiponjë”. Fama e tij kapërceu kufijtë e Ilirisë veçanërisht kur u erdhi në ndihmë italianëve më 280 p.K., kur kaloi Otranton me forca e mjete: 20000 këmbësorë, 3000 kalorës, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantë, që italianët i shikonin për herë të parë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Ushtria e Pirros kishte në përbërje nga kaonë, molosë dhe thesprotë, “tre fise të lindur për luftë”. Pirro arriti fitore të dhimbshme me shumë sakrifica e humbje, kundër ushtrive romake, aq sa në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica e humbje të konsiderueshme. Pirrua u nderua nga banorët e Sicilisë me titullin “prijës e mbret”. Monedhat e prera në Sicili mbanin emrin e mbretit epirot. Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes, të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricien ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat per fat të keq nuk na janë ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të Epirit: të krijonte një perandori. Këto plane e hodhën atë në një varg luftrash që përfunduan pa sukses. Gjatë sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftrat e vazhdueshme u forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë. Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë epirote dhe e bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir. Por këto lufta të përgjithëshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit. Në betejën në Heraklea, pranë Tarentit (280 para Kr.) Pirroja u ndesh me një ushtri Romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Në veprën “Historia Natyrore”, Plini shkroi për një dukuri të pazakontë që ndodhi në Romë: “Ditën që vdiq Pirrua, kokat e prera të kafshëve të flijuara rrokullisen në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre, një shenjë kjo jashtëzakonshme… Studiuesit dhe historianët kanë identifikuar bustin e Pirros, të gjetur në Herkulan, rrëzë malit të Vezuvit, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Napoli. Pirrua i Epirit u vra aksidentalisht pas fitores së vitit 272 pK., në moshën 47 vjeçare në qytetin Argo, kur një grua rrëzoi padashje një tullë nga ballkoni. Pirrua i Epirit ngeli një figure e ndritur gjeneraliste teorike dhe praktike, e shkëlqimit shqiptar të kohës aq sa edhe heroi ynë kombëtar Skënderbeu, e thoshte me mburrje e krenari: “Jam pasardhës i Pirros së Epirit”.

 

Gjaku i Zambakut francez anzhuin në oxhakun e madh të Topiajve

14713604_10207370127587593_3393421039598892838_nJo vetëm Europa, por dhe më gjerë ka mësuar një histori reale ku përshkruhet në Kujtesën apo Memorien e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510, në vitin e vdekjes Princit Karl Topia bashkëkohës e bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nga Gjoni kronikat e kohës i gjeti historiani gjerman Karl Hopf që solli deri në ditët tona një ngjarje të pazakontë të publikuar në Paris në vitin 1873, ku një princeshë franceze dashurohet me një princ shqiptar të fisit të Topiajve. Është e dokumentuar se, Princesha Helena D’Anjou ka qenë vajza e jashtëligjshme e Mbretit Robertit të II-të Anjou (1277-1343), që njihej edhe si “Roberti i urtë”. Roberti i II-të Anjou ishte djali i Mbretit Karli i II-të Anjou (1254-1309) i njohur me pseudonimin “Le boiteux (sakati)”. Ai ishte personalitet i shquar i kohës, ku sundoi me shumë tituj, si; Mbreti i Napolit, Mbreti i Arbërisë, Princi i Salernos, Princi i Akajes, Kont i Provancës dhe i Anzhusë (Anjou) etj… djali i tretë i Karlit II Anjou dhe babai i Princeshës Helena D’Anjou, pra Mbreti Roberti II Anjou kishte trashëguar i titullit: Mbreti i Napolit ku sundonte gjithë Italinë jugore dhe një pjesë të madhe të Arbërisë mesjetare. Helena e u nis me një anije mbretërore nga Brindizi drejt gadishullit Peloponez, ku e priste bashkëshorti i saj; perandori “Filip de Cortenay”, por sapo anija doli në det të hapur, filloi stuhia detare e fuqishme sa i detyroi marinarët të lundrojnë sforcuar drejt brigjeve të Arbërisë. Anija mbretërore që transportonte Princeshën Helena D’Anjou bashkë me pajën e martesës, u ankorua në skelën e Durrësit. Kapiteni i anijes princërore priste deri sa të pushonte stuhia e tmerrshme. Lajmi për ardhjen e vajzës së Mbretit Robert, bëri bujë dhe vasali i tij, Konti Tanush Topia (1338) dërgoi djalin e tij Andrea Topia në krye të një delegacioni zyrtar arbëror, që shoqëroheshin nga një eskortë e armatosur nën komandën e Andreas. Andrea Topia u magjeps nga bukuria e Princeshës europiane Helena, një vajzë e gjatë, me sy blu dhe me flokë të verdhë të gjatë… Helena sa pa princin Andrea përjetoi një dashuri me shikimin e parë me princin e ri shqiptar. Princi ju përgjigj dashurisë së artë që erdhi nga deti. Por Helena përpara takimit të imponuar me princin francez të Moresë Filip de Cortenay, zgjodhi me zemër të riun arbër Andrea Topia. Të dhënat e dokumentuara flasin se, Andrea Topia e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit, kur ajo kishte ardhur me anije vetëm sa për të kaluar një mbrëmje dhe për t’u nisur pastaj brigjeve të Peloponezit, ku e priste i fejuari. Nga zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve babai i saj nuk e fali kurrë të bijën Helenën. Andrea Topia e rrëmbeu vajzën e Mbretit Robert, pa llogaritur fuqinë e mbretit të Napolit si dhe pozitën e babait të vet Tanush Topia si vasal i mbretit të fuqishëm të Napolit. Helena kishte turpëruar të atin në sytë e Filip de Cortenay princin francez të ishujve të Moresë, dhe do të vuante pasojat e hakmarrjes gjakatare të babait të saj. Topiajt nuk përfillën kërcënimet e ardhura nga Guvernatori francez në Durrës, që deklaronte se, “mbreti do dërgonte ushtrinë dhe do t’ja digjte të gjitha pronat”. Çifti i ri u vendos për të jetuar në krahinën e Matit ku ishte edhe origjina e Familjes Topia. Fakt është se Topiajt ndiheshin mjaft të fortë edhe për të bërë Aventura përballë një mbretërie. Emri Topia dokumentohet për herë të parë në vitin 1274 kur kalorësi Arbër me emrin Topia, Miles Topia, nënshkruan një marrëveshje me Mbretin e Napolit Karl Anzhu. Më pas Topiajt themeluan qytetin e Krujës, që do të thotë krua/burim uji në vitin 1338. Tanush Topia, babai i Andreas merr titullin “Kont” nga Mbreti Robert i II-të Anjou (babai i Helenës) dhe shpallet sundimtar i të gjithë territorit nga lumi Mat dhe deri në Shkumbin ku kishte dy qendra kryesore; Krujë dhe Durrës etj. Por rrëmbimi i Helenës nga Andrea Topia e zemëroi shumë Mbretin Robert II, por kur përfaqësuesit e tij e njoftuan mbi dinamikën e ngjarjeve dhe dëshirën e vajzës duke ikur natën fshehtas nga kështjella e Durrësit, Mbreti Robert u betua që nuk do ta falte kurrë të bijën e tij, e cila e kishte turpëruar në sytë e aristokracisë evropiane të kohës.. Mbreti Robert planifikoi ekspeditë ndëshkuese drejt Arbërisë, por Konti Tanushi Topia nga Kruja i dërgoi ambasadorë në Durrës, të cilët u takuan me përfaqësuesit e Mbretit, por dhe me përfaqësuesit e Papës, pasi Topiajt ishin konvertuar në katolikë dhe gëzonin mbështetjen e Selisë së Shenjtë ku Papa ua njihte të gjitha privilegjet e tyre. Mbreti Robert hoqi dorë nga plani për ta ndëshkuar Arbërinë. Konti Tanushi Topia i dhuroi të birit Andrea dhe nuses së tij franceze Helena kështjellën e Petrelës, që u bë rezidenca e tyre dhe ku lindën dy djem: Karlin dhe Gjergjin. Djali i parë u pagëzua me emrin “Karl Topia (1331-1388)” për të nderuar gjyshin e famshëm të Princeshës Helena; Mbretin e fuqishëm Karli II Anjou (Anzhu), por dhe për të zbutur inatin e Mbretit Robert. Me këtë lidhje martesore, u ndryshua dhe emblema heraldike e Familjes Topia së cilës ju shtua “Zambaku francez (Anzhuin)” mbi kokën e luanit të Topiajve. Karl Topia ishte ndër figurat më të rëndësishme për mbrojtjen e Arbërisë nga rreziku serb ku edhe në kulmin e fuqisë së Car Stefan Dushanit (1308-1355), arriti të pushtojë Arbërinë, Maqedoninë dhe Greqinë, ai nuk mundi dot që të pushtojë qytetin e Durrësit, për meritë personale e Princit Karl Topia. Durrësi iu dorëzua Republikës Veneciane në vitin 1391 nga trashëgimtari i tij, Gjergj Karl Topia për ta shpëtuar nga pushtimi Osman. Pavarësisht hakmarrjes së Mbretit Roberti II Anjou, që ra mbi Andrean dhe Helena D’Anjou Topia që pas pritjes madhështore dhe “faljes” erdhi edhe mizoria mëkatare, gjaku shqiptar dhe europian është bashkuar dhe ka mbijetuar në breza prej shekujsh. Karl Topia, që ngeli jetim në moshën 12-vjeçare më vonë do të shkruante epope lavdie e trimërie në vitet që do të pasonin dhe që Europa e njohu si “princ shqiptar me gjak francez”. Topiajt hynë në luftëra të vazhdueshme edhe me principata të tjerë shqiptare si me Balshajt, Matrangët, Muzakajt duke pretenduar kështu sundimin mbi tokat shqiptare. Miqësitë dhe krushqitë në periudhën e principatave të arbërit nuk ishin të përhershme. Kështu Anzhuinët sulmojnë Durrësin dhe e pushtojnë më 1368, por ai çlirohet përsëri nga Karl Topia, pa përfillur protestat e anzhuinëve, të Papatit e të vetë Venedikut, që i trembej gjithmonë daljes së feudalëve shqiptarë në det. Shqiptarët ishin dhe ngelën zot të tokës dhe të detit me mundësi eksportimi të trimërisë dhe lavdisë si dhe në pritje të motit të madh të Skënderbeut, që do t’u siguronte bashkimin.

 

Skënderbeu kalorës i Krishtit që solli një erë të re për Europën

14702388_10207370132627719_7126767967426131387_nKur trokiste “ora e re e Europës”, Shqipëria shfaqet madhërisht me një histori personaliteti të kohës me Gjergj Kastriotin, që e bën Europën dhe Osmanët që të mbajnë frymën. Toka arbënore sjell në skenën e historisë europiane një kalorës të Krishtit, një kambanë të ndërgjegjes kombëtare, i cili afirmon dhe shpalos identitetin historik shqiptar si një copëz e pjesë së përbashkët të trupit të identitetit europian. Figura madhore arbërorë shqiptare i bënte nder jo vetëm tokës shqiptare por mbarë  ndërgjegjes së kombeve europianë. Çdo fitore e heroit shqiptar në shekullin e XV përcillej me rënien e këmbanave në mbarë Europën. Qndresa heroike shqiptare Skënderbejane solli një imazh të ri të luftëtarit të vrullshëm shqiptar, zanatçiut të luftrave që i dha identitet vetë lavdisë europiane të artit të ri ushtarak përfaqësuar nga arti ushtarak shqiptar, taktikat dhe strategjia e luftës rrufe. Gjithashtu dukuria stradiote arbërore ishte shprehje e artit të lashtë ushtarak shqiptar, që po përsosej dhe shndërrohej shumë shpejt në vlerë për artin ushtarak europian, që bota e njeh si “strategjia dhe taktika e kalorësisë së lehtë shqiptare”, ndërkohë që kalorësia europiane ishte tepër e rëndë dhe krejtësisht e pamanovrueshme. Por koha skënderbejane solli një sërë gjeneralësh dhe gjeneralizmi që spikatën në fushën e prakticitetit të drejtimit të operacioneve luftarake në terren. Të tillë ishin Gjergj Araniti, Moisi Golemi, Vrana Konti, Lekë Zaharia, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Andrea Topia, bashkëpunëtorë më të afërt të Skënderbeut. Çdo komb ka heronjtë e vet, megjithëse rallë ndodh që një vend i vogël si Shqipëria të ketë një figurë si madhe si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të fortë ndaj ushtrive pushtuese osmane, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Gjergj Kastrioti i Shqipërisë, i quajtur Skënderbeg, ishte dhe mbetet në historinë shqiptare dhe europiane madhështor: një dritë shprese, frymëzues gjatë shekujve e periudhave të errëta. Ky nuk ishte një fantazmë mitologjike; ai ishte një individ real, që luajti rol historik për kombin dhe për botën e qytetëruar europiane e më gjerë dhe kështu hyri në ndërgjegjen kombëtare brez pas brezi. Gjergj Kastrioti ngeli i respektuar prej prijsave të kohës së tij, i nderuar dhe i dashur nga përkrahësit dhe populli i tij. Ai i dha frymë bashkëpunimit rajonal në shumë fusha. Heroi i shqiptarëve u bë pjesë e rëndësishme e luftës së popujve të Evropës Juglindore, në ballë të së cilës qëndronin shqiptarët, që penguan vërshimin osman në drejtim të Evropës Qendrore e Perëndimore dhe mbrojtën zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të këtyre vendeve. Një bashkëpunim të ngushtë pati me Venedikun dhe shprehje e këtij afrimi është edhe dhënia e titullit “fisnik venecian”, më 1463, prej dukës Kristofor More, djalit të Skënderbeut, Gjonit, i cili ende ishte fëmijë. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, që kishte lindur në vitin 1454, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. Ai u martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit në vitin 1475, në moshën 21 vjeçare. Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e Skënderbeut me mbretin Ferdinand të Napolit, Papa Piu II, dukën e Milanos, Françesk Sforca, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali si dhe krijoi lidhje me shtete të tjera italiane, si me Mantovën, Sienën, dukatin e Burgonjës, që përbashkoheshin në frontin antiosman. Me Spanjën dhe me vendet e Evropës Qendrore, si me Poloninë etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit në to i po atyre dinastive që ishin përkatësisht në Napoli dhe Hungari. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan dhe vizitorët e vullnetarët e huaj që erdhën nga vende si Franca e Anglia, dhe luftuan në ushtrinë e Skënderbeut (përmendim më 1457 anglezin Xhon Njupor). Lidhje krijoi Skënderbeu edhe me vende përtej kufijve të Evropës si marrëdhëniet e tij me emirin Ibrahim të Karamanisë në Azinë e Vogël, kun ë frontin antiosman vend zinte projekti i përbashkët kundër Osmanëve, ku një vend qendror i jepej aksionit të shqiptarëve. Duka i Milanos, Françesk Sforca, i shkruante Skënderbeut në fund të vitit 1461: “ne kemi po atë detyrim ndaj madhërisë suaj, siç ka dhe Mbreti Ferdinandi dhe që tani e përgjithmonë po afrohemi për të gjitha nevojat dhe nderet e zotërisë suaj, si një vëlla i mirë e i përzemërt”. Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha Skënderbeu i dhuroi prijësit shqiptar 60 km² dhe një kështjellë që dhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut. Djali i Skënderbeut pati shumë fëmijë, ku pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700. Donika ndërroi jetë më 1503, në Spanjë, në oborrin mbretëror Aragonez, vetëm pak muaj para të birit, Gjonit dhe 37 vite pas Skënderbeut duke shuar kështu shpresën e rikthimit në atdhe. Siç ndodh me heronjtë e vërtetë, jeta dhe historia e kohës së tij është plotë me intriga, kundërshtime dhe tradhëti, por edhe me lavdi, dashuri, ideale, krenari dhe vepra kreshnike. Shkencëtarë dhe historian bëjnë hulumtime për politikën, diplomacinë dhe të dhënat që dalin për vlerat e tij dhe të kohës së tij, aq sa fqinjët duan ta përvetësojnë. Papa i Romës, mbretër, kardinalë, dijetarë, historianë, kronikanë, biografë, strategë ushtarak… kanë pasur korispodencë me Gjergj Kastriotin ose kanë shkruar libra e vëllime të tëra për të përshkruar historinë e lavdishme skënderbejane dhe figurën e tij madhështore. Nga lengjendari ynë janë frymëzuar poetët popullorë e folkloristët, shkrimtarët, poetët, dramaturgët, kompozitorët, skulptorët… kanë krijuar, shkruar e kompozuar këngë, legjenda, mite, pjesë teatrale e opera, vargje dhe bëma të heroit tonë kombëtar. Emri Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epopeja shqiptare e shek. XV ka frymëzuar intelektualë të shquar shqiptarë që e kanë përjetësuar atë në vepra historike monumentale e nga më të shquarat e kohës dhe që kanë pasur një jehonë të gjerë ndërkombëtare, me të cilën ka nisur jetën e vet edhe historiografia shqiptare. Themeluesi i saj është Marin Barleci, historian humanist i shquar i përmasave ndërkombëtare. Meritë të veçantë ka vepra e humanistit Marin Barleti “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epiriotëve” (Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis), e cila edhe pse paraqitet disa herë me pasaktësira historike, e shkruar me një stil artistik, e përshkruan në një mënyrë të rrallë humanitare e magjepëse jetën trimërore të Skënderbeut. Sami Frashëri theksonte se “Skënderbeu, kujt istoria s’i tregon ndonjë shok a shembëll në trimëri, në dituri, në mendim të drejtë, në njerëzit, n’ëmbëlsit të zemrësë e në madhëri të shpirtit. Gjith pushtetat’ e Evropës q’ishinë atë-herë kishinë shpresë në Skënderbeu, e prisninë shpëtimn’ e Evropësë nga shqiptarëtë”. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të Shqipërisë. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, S. Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës. Shqiptarët në gjithë hapësirën ballkanike, e shohin Skënderbeun dhe Arbërinë e tij, si modelin integrues në familjen e popujve të Evropës së Bashkuar. Falë tij, historia shqiptare e periudhës skënderbejane është pjesë e lavdishme e historisë së Evropës e sigurisht Skënderbeu, një personazh shumë i spikatur i saj.

 

14731183_10207370135987803_7323720286031680583_nGjergj Dhimitër Basta – general, strateg, teorician që solli risi europiane

Komisari i përgjithshëm të kalorësisë europiane megjak arbëror

Gjergj Basta është lindur më 30 janar 1550 në Rocaforccata, pranë qytetit të Tarantos të Italisë në një familje me origjinë arbëreshe. Ai rridhte nga një derë e madhe fisnike e shqiptarëve, që bënë epokë në periudhën skënderbejane dhe ishte gjak nga gjaku arbëror që shërbyen sipas mënyrës së vet në Europën perëndimore. Babai i tij, Dhimitri, kishte lindur në Shqipërinë e Jugut, në Basta (Bashaj), në zonën e Sarandës, në kërthizë të Kaonisë, në zotërim të dikurshëm të venedikasve. Familja Basta me disa fisnikë të tjerë ishte shpërngulur në provincën e Tarantos, pas vdekjes së Gjergj Kastrioti, më 1468, hyri në shërbim ushtarak, në forcat kalorësiake të mbretit të Napolit. Gjyshi i Gjergjit, Andrea Bashta, bashkëkohës e bashkëluftëtar i Skënderbeut ka qenë edhe pjesëmarrës në ekspeditat e Skënderbeut në Itali. Origjina e tij është nga fshati Bashaj, që ndodhet në ish juridiksionin e Zhulatit historik, diku në rrugëkalimin Fushëbardhë-Bashaj-Senicë pranë Sarandës, edhe pse duhet pranuar se dokumentat Venedikase, Raguziane, Osmane e të Papat nuk janë studiuar plotësisht. Ka studiues që flasin për Senicën si fshat origjine, (Th. Miho “Gjergj Basta dhe kapedanët e Senicës”), por në fakt më shumë ajo i përket ish zotërim i fshatit Fushëbardhë pranë vendit të quajtur Bashaj i vjetër, pranë vendlindjes së prijësit të njohur të para 10 shekujve të Papa Zhulit. Gjergji që kur ishte fëmijën u bashkua me repartet e kavalerisë të komanduar nga babai i tij, Dhimitr Bashta në luftrat e Piemontit. Rolin e kapedanit pas babait të tij e trashëgoi vëllai më i madh i tij, Nikolla. Gjergj Basta i mori mësimet e para në Piemont të Italisë. Më tej ndoqi studimet në Akademinë ushtarake në Hollandën spanjolle, shërbeu në ushtritë e perandorisë spanjolle në Hollandë e Francë (1579-1596); në ushtrinë e perandorisë romake (gjermane) (1596-1606). Pjesëmarrës në “luftën e gjatë“ kundër pushtimit osman në Europë. Shërbimi i gjerë ushtarak dhe kultura e gjerë bëri që ai të zotëronte 6 gjuhë europiane. Ai shërbeu mbi 35 vjet në ushtri. Organizoi e drejtoi rreth 100 beteja fitimtare në Spanjë, Flander, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, Hungari, Transilvani, Itali etj. Historiografia ka sjellë deri në ditët tona karakteristikat e tij si njeri i besës, nuk falte tradhëtinë dhe pabesinë, besimtar, krenar, i qartë në idetë e tij, gjithmonë i bindur në lavdi dhe triumf,  nuk përtonte kurrë të ishte i pari në betejë dhe të tërhiqej i fundit nga ajo, nuk e njihte humbjen dhe nuk pajtohej me të, njeri që zemërohej lehtë, dyshues, ziliqar dhe me një shpirt hakmarrës. Basta shpejt do të bëhej një prej oficerëve më të shquar të kalorësisë së Ushtrisë së Vendeve të Ulta, duke u vënë në drejtim të organizmave kalorësiake. Në vitin 1579, pasi kishte arritur në Flandër, në Belgjikë, Gjergj Basta përzgjidhet Komisar i Përgjithshëm të Kalorësisë dhe u shndrua në reformatorin kryesor të kësaj trupe. Strukturat kalorësiake që ai krijoi u angazhuan dukshëm në bllokimin e rrugëve të komunikimit, më 1585 në fushatën kundër Brukselit, ku me pjesën më të madhe nga repartet e kalorësisë së Bastës u realizua edhe bllokimi. Për herë të parë solli formacionet “rojeve të lëvizshme”, të cilat bënin sigurimin luftarak nga sulmet e pritat e befasishme. Gjergj Basta u bë i njohur kur ushtria spanjolle marshonte kundër Parisit më 1589, kur mori pjesë në çlirimin e Rouenit në vjeshtë 1591 me gradën e Komandantit të Përgjithshëm të Kalorësisë. Kur ishte në moshën 46 vjeçare kapiten Gjergj Basta vihet në shërbim të Kajzerit gjerman Rudolfit II i Perandorisë së shenjtë që ishte shteti më i madh i Europës perëndimore, në fillim në postin e mjeshtrit të përgjithshëm, në atë të zëvëndësguvernatorit të Hungarisë së Sipërme dhe më në fund të Komandantit të ushtrive habsburgase në Hungari dhe Trasilvani. Fitorja me e njohur e tij njihet ajo në Gorozlo (1601) kundër Zigismund Bathorit, me 40 mijë trupa turq, tatarë dhe kozakë. Gjergj Basta komandoi ushtrinë në Hungari, ku shkatërron kryengritësit heidukë, që i shkaktoi 12 mijë viktima ndaj 200 luftëtarëve, që ai humbi në këtë betejë. Më 1603 Gjergj Basta, luftoi në krye të ushtrisë perandorake me 60 mijë luftëtarë në Transilvani në përballje me ushtrinë osmane të Ali Pashait në qytetin Pesth. Pjesëmarrës në “luftën e gjatë” 13 vjeçare (1593-1606), kjo qëndresë në të cilën u stopua përparimi i mëtejshëm osmanëve drejt Europës, që e bëri të famshëm gjeneralin Gjergj Basta. Më 1604 Gjergj Basta u emërua Komandant i Përgjithshëm i ushtrive perandorake gjermane në Hungari dhe Transilvani dhe i’u dha grada “gjeneralfelobriten”, deri aso kohe grada më e lartë në perandori. Ai ishte dhe mbetei një nga kapedanët më të mëdhenj të kohës. Basta është kritikuar nga rumunët dhe hungarezët, për dhunë të tepruar, për eliminim rivalësh, për vrasje të pajustifikuara, për kontroll e administrim absolutist, por historia njeh po aq të dhunshëm për kohën edhe vetë hungarezët e rumunët etj. Këtu duhet të mbahen parasysh kufizimet e kohës dhe rrethanat imponuese në marrëdhëniet luftarake e diplomatike të tendosura, ku lufta ishte arma e parë e preferuar, ndërkohë që diplomacia zinte peshën më të vogël të mundshme. Por britanikët e italianët gjykojnë se këto ishin në rradhë të parë përgjegjësi e politikës perandorake dhe e perandorit. Gjenerali Gjergj Basta kur ka qenë në shërbim të trupave perandorake austro-hungareze, njihej si figurë e shquar e artit ushtarak mesjetar për faktin se traktatet e para të strategjisë dhe taktikave të kalorësinë europiane mbajnë firmën e tij. Një praktikë luftarake e ngritur në art në kalorësi luftarake, që u njoh jo vetëm nga habsburgasit por nga mbarë europianët duke u shfrytëzuar si teori dhe praktikë kalorësiake në funksion të fitores në fushëbatejë. Veprat teorike Gjergj Basta i shkroi pasi u tërhoq nga shërbimin ushtarak aktiv dhe në jetën e tij private, që njihet sit re traktatet e Bastës. Vepra e parë është: “Mjeshtri i përgjithshëm i Kampit”/ “Mbi detyrat e shtatmadhorisë”, botuar në Vendik më 1606 si dhe vepra gjeniale “Drejtimi i kalorësisë së lehtë”/“Mbi qeverisjen e kalorësisë së lehtë” (1612),ndërkohë që kalorësia ishte armë me të cilën ai kishte shkruar faqe lavdie nëpër fushëbeteja. Vepra e Gjergj Bastës është konsideruar si rregullorja e parë organike e kavalerisë europiane. Libri është konsideruar si “bibla” ose “ungjilli” i vërtetë e një komandanti në betejë. Mjeshtëri i Përgjithshëm i Kampit sot konsiderohet “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm”. Konceptin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të shefit të tij e përpunuan në mënyrë të plotë e të gjithanëshme mendimtarë të shquar gjermanë në shekujt e XVIII e XIX, ku edhe sot thuhet e shprehet për “shtabin prusian”, nga ku është përhapur në të gjithë botën. Botimet e Gjergj Bastës janë enciklopedike dhe me rëndësi për artin ushtarak europian si dhe paraprirëse të artit dhe shkencës teorike ushtarake. Basta ishte një nga pararendësit e teorisë së artit ushtarak modern, vijues dhe trashëgues të përvojës shqiptare skënderbejane në fushat ushtarake të Europës Perëndimore. Gjergj Basta shkroi në fakt tri traktate mbi teknikat luftarake, përfshi këtu edhe traktatin për artilerinë, që u përfshinë tek botimi venedikas shb: “Xhunti”, më 1641 “Disiplina ushtarake universale”, me përmbledhje të komandantëve më të shquar, nga 12 traktate. Gjergj Basta është ndër shqiptarët më të njohur të viteve 1600 që është e dokumentuar në enciklopedi, fjalorë e leksikone biografike në mbarë botën. Gjergj Basta “erdhi” në Shqipëri pas më shumë se katër shekuj. Prezantimi është bërë në vitin 1966, gjysëm shekulli më parë në Revistën “Ylli” nga historiani Dhimitër Pilika. Edhe pse ndonjë herë Gjergj Basta është gjykuar ashpër si “pushtues” e si komandant forcash perandorake, ai kishte jetuar në kujtesën shqiptare, i përmendur në një letër të vitit 1759 nga himariotët, përbri emrave të Pirro Epiriotit, të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, edhe emri i Gjergj Bastës. Më tej ka zënë vend në enciklopedira, botime në revista e gazeta. Gjergj Basta u shua në moshën 57 vjeçare në Vjenë në kryeqendrën e Perandorisë habsburgase, më 20 nëntor 1607, por që në fakt ngeli në memorie të kombit shqiptar dhe të kombeve të Europës. Në metodën e studimit historik thuhet se, për të shkruar historinë mbështetemi tek dy burime kryesore siç janë: Burimet e shkruara dhe burimet e tërthorta që mund të jenë gojore, etnografike, arkeologjike, gjuhësore, antropologjike, etj. Megjithatë vendin kryesor e zënë burimet e shkruara ku në rastin e Skënderbeut kemi përveç Barletit dhe dëshmitë e Dhimitër Frëngut dhe Andrea Ëngjëllit. Ndërsa për Gjergj Bastën, burimet vijnë nga Paolo Petta, Pëllumb Xhufi, Dhimitër Pilika, Fatmir Minguli, Fotaq Andrea, Theodhori Miho etj. Dorëshkrimet e letrat e Gjergj Bastës, që gjenden të shpërndara në Arkivin e Bibliotekën e Vatikanit; Arkivin e Bibliotekën Nacionale Qendrore Marciana të Venedikut; Bibliotekën Civico të Muzeut Korrer të Venedikut; Arkivin Shtetëror Hungarez; Bibliotekën Kombëtare Szecheny të Budapestit, Bibliotekën Kombëtare të Vjenës, Bibliotekën Nacionale të Katalanjës etj., janë me vlera për kombin shqiptar. Publikimi për këtë figurë të shquar të artit luftarak, si pjesëmarrës në fushëbeteja, si teoricien i artit ushtarak, për kalorësinë, drejtimin e betejave, artilerinë në Mesjetë do ta vendosë Bastën dhe veprën e tij në piedestalin e gjeneralistit të mendimit ushtarak botëror dhe pse jo një ndër institucionet e rëndësishme ushtarake mund e duhet të mbajë emrin e tij.

 

Stradiotët shqiptarë – një epokë e zotësisë dhe mercenarizmit

Stradiotët me energji të pashterrshme-një dorë tek shpata, tjetrën tek plaçka

14716301_10207370138987878_23760122062175151_nNë burimet e shumta shqiptare dhe europiane është një fakt që emri “stratiot” është një emër i njohur i mjeshtrit të përdorimit të shpatës, i mercenarit klasik, i luftëtarit të paepur, zot i luftës, i gjakderdhjes dhe i plaçkës. Nëse i referohemi Fjalorit Enciklopedik shqiptar, emri “stradiote”, ka këtë përcaktim: “Prej shekullit XIV, kur ushtritë feudale në Europën perëndimore e humbën rëndësinë, fituan peshë repartet e ushtarëve rrogëtarë, që vinin nga Anglia, Zvicra, Gjermania. Në kushtet e vështira të jetesës nën pushtimin osman, shumë fshatarë të trevave malore, si të Labërisë, Himarës, të Veriut, po edhe nga Greqia, Dalmacia u rekrutuan në reparte të tilla, duke marrë emrin “stradiotë”. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtritë e perandorisë gjermane, në Francë, Flandër etj”. Princat dhe bujarët shqiptarë të mesjetës kanë qenë pjesërisht të bashkuar por dhe të përçarë, për një sërë faktorësh dhe kushtesh, që “prodhonte” koha, gjendjes ekonomike e shoqërore, kushteve e pozicionit gjeostrategjik fisnor, aktivitetit agresiv të fqinjëve. Nga familjet dhe oxhaqet e mëdha shqiptare, familja e Gjin Bua Shpatës njihet ajo nga e cila u dërguan stradiotët e parë drejt Italisë dhe Europës, të cilët do të hynin në kronikat më të lavdishme të historisë europiane!, që ndryshe i thonë edhe “lavdia e gjakut”. Stradiotët ishin reparte mercenare arbërore, që shkonin ku kishte luftë dhe paguheshin si mercenarë. Ata ishin mjeshtra në përdormimin e shpatës, shisnin mjeshtërinë e tyre luftarake dhe merrnin shpërblim për këtë. Kapedani stradiot kishte deri në njëqind vetë, në një repartet stradiot që i paguante si mercenarë. Në kronikat e shekujve XV dhe XVI, për luftëtarë shqiptarë kanë hyrë në historinë luftarake të Europës shumë stradiotë, komandantë e kapitenë trima, të cilët arritën deri në gradat më të larta ushtarake, të gjeneralëve të shquar të kohës. Ata identifikohen si shqiptarë ose me origjinë shqiptare, me etiketimin “stradiot”, ushtarë mercenarë, shqiptarë, grekë, osmanë, dalmatë, hungarezë, bullgarë, sllavë, vllahë etj. Stradiotët ishin komandantë të zotë, luftëtarë të palodhur, të shquar me një dorë tek shpata dhe me tjetrën tek plaçka. Por nga ana tjetër ata ishin luftëtarë të pabindur, të padisiplinuar, me vese gjithmonë të pangopur, dhe grabitqarë si me armiqtë edhe me miqtë. Luftuan në të gjithë Europën por kryesisht në gadishullin Apenin, Spanjë, Francë Gjermani, por edhe tek habsburgasit. Stradiotët mbanin mjekër të gjatë me dy maja, me flokët të gjatë, ndonjëherë edhe gërshetë. Vishnin setra të gjatë të mbushura me pambuk, që i kishin në vend të mburojës. Armatimi i tyre ishte shtiza, jatagani, thika, panciri, mëzdraku, efikas në luftimet trup më trup. Taktika e stradiotëve ishte mjaft e zhdërvjellët: kalërime të gjata, manovra të shpejta, kalërime natën, tërheqja e rreme, sulme natën si një taktikë e panjohur në Evropë. Ata ishin kalërues të mirë në terrene malore, në mal, në akull, në dëborë, në këneta duke lënë mbrapa kalorësinë e rëndë evropiane. Ata u përdorën me sukses në beteja, në ruajtjen e bregdetit nga piratët, në shërbim të Venedikut, në shërbim të Napolit, Spanjës, Francës, Anglisë e deri tek Perandoria Austro-Hungareze. Me këtë taktike luftoi dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kur u hodh në Itali, me kalorësi të lehtë e të egër me kundërshtarët. Në beteja stradiotët zinin rob, kapitenët apo fisnikët sepse ata e kishin çmimin më të majmë tek padronët e tyre. Ata zotëronin energji të jashtëzakonshme, duronin urinë, etjen e pagjumësinë, kishin një zgjuarsi të hollë e të admirueshme, ishin të pamëshirshëm, zgjedhin rrugë të papërdorura si të ishin egërira. Kodi i tyre ishte “ligji i luftës” që njihej si “në besën e vet”, që do të thotë një drejtësi relative. Nëse paguaje liroheshe, nëse jo, vdekje me prerje koke. Lirinë e dinjitetin mund ta “bleje” si zoti i shpatës ose si pasanik. Ata plaçkisnin kur nuk pagueshin, prisnin kokat jo vetëm të robërve, por dhe të vdekurve, pasi paguheshin për kokë. Nuk ishin besmitarë, puthnin papën kur e shikonin se paguante, por vrisnin kardinalë pa asnjë problem kur shikonin se u bëhej padrejtësi. Kuajt i kishin personalë prej gadishullit ballkanik. Dukuria stradiote/stradiots albanois, e vështruar në kontekstin historik, ekonomik, shoqërore si dhe e lidhur ngushtë me vetë natyrën apo karakterin e shqiptarit, organizimin fisnor, me cilësitë dhe të drejtat juridike që shpjegojnë në thelbin e tyre këtë dukuri. Sipas burimeve dokumentare të arkivave të Vatikanit, Venedikut, të kronikanëve europianë etj., në shekullin XVI luftëtarët shqiptarë i gjejmë deri në skajet më të largëta të Europës, nga Italia e afërt e deri në Spanjën e Skocinë e largët, por porta hyrëse në Europë ishte Venediku ose Napoli. Fakt është se tiparet e stradiotit shqiptar të Mesjetës i gjejmë habitshëm edhe “samuraji japonez” po në të njëjtën periudhë hsitorike mesjetare. Samuraji japonez është një ushtar i vënë në shërbim të dikujt; ndërsa stradioti shqiptar, është ushtar me pagesë, mercenar i kohës, sikundër ishin dhe gjermanët, zvicerianët, hungarezët etj. Veshja e samurajit është e rëndë, po ashtu edhe e stradiotit të kohës, me gunë karakteristike. Heshta jari e samurajit të shekullit XV është po aq e gjatë dhe vdekjeprurëse sa dhe ushta/usht–ushtar, e straditotit shqiptar me dy skajet e veta të mprehta. Mburoja e samurajit është e përbërë nga kartona të trashë të ngjitur njëmbinjë, po ashtu edhe “sekreti”, që mbulonte kryet e stradiotit shqiptar poshtë kapeles “albanua”, dhe që i rezistonte për bukuri goditjeve të shpatave. Samuraji priste kokën e kundërshtarit të mposhtur dhe e merrte me vete si trofe. Po ashtu edhe stradioti shqiptar, dukuri kjo orientaliste e osmane, për t’u paguar sipas kokave të prera, të cilat mbaheshin në majë të ushtave. Samuraji e kishte kokën të rruar, por duke ruajtur një bisht të gjatë flokësh të cilin e bënte topuz pas kokës. Shqiptari luftëtar po ashtu e ka mbajtur kokën pa flokë, por vetëm me një bisht të gjatë flokësh nga pas, për t’i dhënë mundësi kundërshtarit t’ia mbante kokën e tij të prerë nga bishti i flokëve, në mënyrë të respektueshme. Qëllimi final ka qenë fitorja e shpejtë si tipar i tyre i përbashkët i luftimit, befasisë dhe i mbijetesës në fushën e betejës, ishte thelbi i strategjisë dhe i taktikave thelbësore të luftimit, ndërsa mënyra e të luftuarit në formacione të rregullta, me pararojë, praparojë, duke shpartalluar armikun me goditjen e parë, me taktika e strategji të suksesshme mundësisht të panjohur për kohën. Veprimtaria e stratiotëve është pasqyruar në veprët e shumë kronistëve dhe autorëve nga shekulli XV, si Charles Oman, Marino Sanuto, Philip de Comines, Konstantinos Sathas, John Hale, e M. E. Mallett, etj. Fakt është që stradiotët shqiptarë, janë kontribues historik me vlerë për Europën perëndimore sipas “kutit të kohës”, ku shkëlqeu kalorësia e lehtë shqiptare, në Evropën mesjetare. Shqiptarët i kanë dhënë gjak dhe shpirt Europës dhe sikurse thoshte akademiku gjirokastrit Eqerem Çabej: “..Si në kohët antike, ashtu dhe më vonë, ky popull malësor i fortë jep gjakun e tij për mbrujtjen e kombeve të reja ballkanike, jo vetëm me anë të përzjerjes etnike, por edhe në pikëpamje politike, si kasta luftëtare e Ballkanit, me armë në dorë. E më tej, si kasta luftëtare e mbarë Europës me stradiotët e shquar shqiptarë!”

Shqiptarët – trupat luftëtare më të mira të Europës!

Trualli i luftëtarëve profesionistë me aftësi të rralla kalorësiake

Kanë qenë të shumtë studiuesit që kanë dashur të “zbulojnë” shqiptarët. Ata janë “përplasur” me erëra, janë ndeshur me skuta të errëta, herë-herë të pandriçuara për të “njohur” lavdinë e së shkuarës shqiptare. Modernët dhe të civilizuarit nuk janë nxituar por elegantë në mendim kanë dashur ta zbulojnë vetë “misterin shqiptar” ku shpesh janë ndeshur me  trupa elitare luftëtarë të mençur nga më të mirat të Europës. Në rrugën e studimit ka pasur kuptueshmëri por dhe paqartësi. Në planin etimologjik, në vështrim të parë duket qartë se ka një keqshqiptim i emrit “stratiotes” duke ja veshur greqishtes; ndërkohë që në vendet latine ku stradiotët mbërritën rreth viteve 1500, etimologjia u kuptua gabimisht si strada/rrugë, sepse bëhej fjalë për trupa që kishin detyrë të veçantë t’i hapnin rrugën ushtrisë etj. Pork a dhe një etimologji të ngjashme, me një fjalë mesjetare greke, “strada”, që duket qartë që është një huazim italian, është mbajtur nga Kostandin Sathas, botues dhe interpretues me fantazi i dokumenteve lidhur me stradiotët. Teza e tij është se bëhej fjalë për kompani ushtarësh mercenarë, që bridhnin nëpër botë duke përshkruar rrugët e saj. Në të vërtetë teza nuk ka bazë të fuqishme logjike e etimologjike sepse pot ë nisemi nga tekstet më të vjetra, dokumenti më i vjetër i njohur është një tekst gjenovez nga Kio, i vitit 1403, që gjithmonë është quajtur “stratiote” e jo “stradiot”. Në fqinjin tonë jugorë, në Greqi asnjë dokument dhe asnjëherë nuk është folur për kompani të organizuara dhe endacake ushtarësh. E shumta mund të jetë një rekrutim që venedikasit dhe të njëjtën gjë do të kenë bërë me siguri edhe bizantinët e despotatit të Moresë, për aq kohë sa zgjati, kryenin ndër popullsitë lokale, e veçanërisht në fiset shqiptare. Kronikat dhe përshkrimet e stradiotëve, përkojnë në detaje, pamje të jashtme, armatimin, kuajt dhe zakonet e tyre. Përshkrimi më i vjetër është ai i Forialano Cipiccos, një fisnik dalmat që në vitet ’70 të shek. XV, i cili mori pjesë në luftën e Moresë dhe në ekspeditën detare venedikase në brigjet e Azisë së Vogël, në të cilën stradiotët në mënyrë krejt të pazakontë u shfaqën si një trupë zbarkimi. “Venedikasit, shkruan Cipicco, në të gjitha qytetet e Moresë që janë nën zotërimin e tyre, mbanë si ushtarë me pagesë shumë kalorës shqiptarë, trima të mëdhenj, të gatshëm për çdo bëmë madhështore”. Marino Sanoto i përshkruan kështu në kohën e luftës së Ferrarës në Itali: “Stradiotët janë njerëz që latinisht quhet epirotë-shqiptarë, turq, grekë,.. janë shumë trima e të përgatitur për çdo rrezik. Grabitqarë nga natyra dhe të mësuar me plaçkë e vrasje njerëzish. Këta kanë mburojë, shpatën, heshtën, topuzin e hekurit. Kuajt i kanë të mëdhenj, të aftë për të duruar lodhjen dhe turren me vrapin si vetëtima. Gjithmonë e mbanë kokën lart dhe për sa i përket aftësisë për luftë, nuk e kanë shokun. Ka autorë që stratiotët i krahasonin me spartanët e lashtësisë, duke shtuar se “Armikun nuk e bëjnë rob, por i presin kokën”. Hanë pak dhe kënaqen me çdo gjë, veç të jenë mirë kuajt. Një noter nga Breshia, Jacopo Melza, i cili i pa stradiotët në luftën e Ferrarës thotë: “Njerëz pjesërisht shqiptarë, pjesërisht grek e disa turq, ishin njerëz që kalëronin me yzengji të shkurtra e sëcili prej tyre kishte një jatagan të gjatë e të shtrembër si osmanët e me kuajt e tyre të lehtë e të shpejtë i binin kryq e tërthor vendit, me aftësi për të goditur rrufeshëm dhe për t’u larguar me kuajt e tyre këmbëshpejtë”. Një element shumë i rëndësishëm i suksesit të kalorisë shqiptare ishte kali dhe mënyra e ngasjes së tij. Kuajt e stradiotëve ishin kuaj me cilësi të lartë, të mëdhenj e të shpejtë, të cilët kishin këtë shpejtësi falë edhe peshës së lehtë të kalorësve të tyre. Nga ana tjetër shqiptarët përdornin yzengji shumë të shkurtra që iu siguronin atyre një shkathtësi të madhe lëvizje në shalë. Kuajt e stradiotëve të rënë në betejë, e kanë zakon të kthehen vetëm, ndryshe nga ata italianë dhe europianë, të cilët nuk kthehen. Stradiotët shkëlqenin në taktikat në fushëbetejë, sillnin elementë të panjohur, që ishin tepër të rralla ndër kalorësit evropianë, si: sulmet e natës e kalimi me not e jo në va i lumenjve. Luigi da Porto, i cili luftoi përkrah tyre shkruan: “Asnjë rrugë nuk është e sigurt prej tyre, pa një trupë shumë të madhe shoqëruese, sepse kanë energji tepër të mëdha dhe durojnë jashtëzakonisht shumë urinë, etjen dhe pagjumësinë. Stradiotët kanë një zgjuarsi të hollë e të admirueshme, në zgjedhjen e vendeve të fshehta e të papërdorura dhe arrijnë të shkatërrojnë armiqtë në çdo kohë”. Se çfarë përfaqësojnë stradiotët më saktë jepet nga Guicciardini: “Stradiotët ishin njësoj si Zoti- të kudondodhur dhe në çdo vend”. Zakon i jashtëzakonshëm i stradiotëve ka qenë ai i prerjes së kokave dhe më pas stradiotët i ngulnin në heshta a hunj. Përveç shpërblimit për çdo kokë të prerë, ky zakon duhet të ishte edhe një ritual. Venedikasit, për të cilët rekrutimi i trupave përbënte një problem të vërtetë, i mbajtën mirë stradiotët, të cilët arrinin gjithnjë të shpartallonin e gozhdonin armikun, edhe pse dhuna dhe mungesa e disiplinës ishte shqetësim i madh edhe pse roli ushtarak i tyre ishte i shkëlqyer. Në një takim që kishin me Papën, disa stradiotëve familjarët e kardinalëve u vodhën kuajt. Ata shkuan të protestonin në Vatikan dhe thanë se: “po nuk u sollën kuajt do të bënin copa kardinalin e parë që do t’u dilte përpara. Në mbrëmje ua shpunë kuajt drejt e në kazermë. Ky episod tregon indiferencën e tyre për të pasur një petk besimi. Stradiotët nuk kishin komandantë ushtarakë, por krerë të tyre. Shqiptarët nuk dëgjonin të njihnin hierarki mes krerëve të ndryshëm. Ata njihnin vetëm kapedanin e tyre i cili kishte nën komandë deri disa dhjetëra stradiotë si dhe nga ana tjetër kanë qenë njerëz arrogantë, të ashpër e me natyre rrebele, të cilët nuk qeveriseshin lehtë. Përveç Venedikut e Napolit, pati stradiotë edhe në trupat e Cezare Borgias e në ato të Gonzagave. Spanja që kishte që më parë një traditë të kalorësisë së lehtë, vendosi që në vitin 1496 me shtysë të Kapiteni të Madh, të rekrutonte plot 26 grupe stradiotësh, me rreth 2600 luftëtarë. Ndërsa Franca rekrutoi stradiotë qysh nën Luigjin e XII. Maksimiliani rekrutoi disa prej tyre duke i përdorur si në Itali ashtu edhe në Gjermani e Flandër e të paktën njëri prej tyre bëri karrierë në shërbim të Henrikut të VIII të Anglisë. Edhe vetë mbreti i Francës pati në shërbimin e vet një nga Muzakajt. Kjo tregon se oborret franceze, gjermane, spanjolle, italiane preferonin shqiptarët për luftëtarë kalorësiakë sepse stradiotët lanë gjurmë të pashlyeshme në mesjetë për sa i përket artit ushtarak, shkathtësisë, zgjuarsisë, trimërisë e natyrisht përveç anëve negative që kishin edhe tipare të karakterit të cilat ishin të admirueshme. Këta luftëtarë, pothuajse të gjithë shqiptarë, “..ishin një përzierje kundërshtish, të mira e të këqija, ku zotësia e tyre ishte e pamohueshme, ishin të guximshëm e trima, sa nuk donin të jenë shtetas të askujt; të vetqeverisur dhe çka është më e rëndësishme nuk e njohin nënshtrimin dhe as skllavërinë”. Më 1799, Napoleon Bonaparti, që do t’i njhte nga afër shqiptarët dhe organizoi edhe një regjiment shqiptarësh në ushtritë e tij, do t’i shkruante gjeneralit Desaiks gjatë ekspeditës së Egjiptit se “shqiptarët janë pa mëdyshje trupat më të mira të Europës”, duke nxjerrë në pah shkëlqimin me aftësi luftarake të shqiptarëve edhe pas Evropës mesjetare. Historiani i shquar zvicerian Sismonde de Sismondi, i cili flet për periudhën 1454-1470, vë në dukje: “Shqiptarët, ilirët, ishin krejt të ndryshëm nga grekët, nuk pranonin t’u bihej më qafë apo të shtroheshin urtë e butë për punë, por ishin nga ana tjetër energjikë e të guximshëm. Republika venedikase do kish gjetur tek ata ushtarët e vet më të mirë, marinarët më të mirë, po të kish dashur t’i trajtonte me barazi të plotë në ushtritë dhe flotat e saj”. Studjuesi Edouard Laboulaye do të shprehet: “Lufta për shqiptarët është i vetmi mjet që u jep pasuri e nder…vetë Europa i ka pasur në shërbim të saj mëse një herë; ka pasur mirditas në shërbim të Napolit e të Austrisë, ka pasur në Francë në kohën e Henri IV”. Murgu francez Jean Claude Faveyrial, që shkroi i pari “Historinë e Shqipërisë”, duke folur për cilësitë e shqiptarëve, thotë: “nën Luigjin XIII, misionarët francezë që vizituan Shqipërinë “u mbërthyen nga admirimi tek panë këtë racë me shpirt të fuqishëm, shtatin e lartë, tiparet e ashpra, armët e zbukuruara”.

 

Literatura:

  • Calendar of State Papers, Spain, Volume 4 Part 1: Henry VIII, 1529-1530 (1879), pp. 523-543.
  • Calendar of the Cecil Papers in Hatfield House, Vol. 4: 1590-1594 (1892), pp. 327-334.
  • Charles Oman, The History of the Art of War in the Sixteenth Century, New York, 1937.
  • Spontoni, Historia della Transilvania, Republika e Venedikut, 1638.
  • CSP, Foreign, Vol. 23: January-July 1589, pp. 158-169.
  • Edmondo Solmi, “Documenti inediti sulla dimora di Leonardo da Vinci in Francia nel 1957 et 1518, in Scriti Vinciani, Le fonti dei Manoscritto di Leonardo da Vinci e altri studi, La nuova Italia, editrice, Firenze, 1976, p. 621-623.
  • Etienne Tiffou. Prof. “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993.
  • L.Taylor, The Art of War in Italy, 1494-1529 (Cambridge University Press, 1921), p.72-73.
  • Fernand Braudel, The Mediterranean and the Mediterranean World in the Age of Philip II, vol.1, Sian Reynolds, tr. (New York: Harper and Row, 1975), p. 48-49.
  • Fotaq Andrea, Albanuaja, kapelja shqiptare Mesjetës; & Zëri “Albanua” në Fjalorin historik të gjuhës së vjetër frënge, 1850.
  • Gilbert John Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries 1485-1547, University Press of Virginia, 1980.
  • Hertford, in his dispatches to the Council, boasted of destroying no fewer than seven monasteries and over 240 villages and towns. Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries, 148-149-150. PRO, SP I/198, fol. 48.
  • Golemi, Zaho. Luftrat e shqiptareve ne periudhen ilirike, Revista Mbrojtja, 11/2011.
  • Hitoaliaj, Albert. Shkëlqimi i kalorësisë shqiptare, në Evropën Mesjetare, 2008, Mbrojtja. nr 11/4.11.2008, p.28-33.
  • Irigoyen-García, “The Game of Canes from LususTroiae to the Albanian Stradioti, p. 242;
  • Jay Milton Hoffman, Dr. dijetariamerikan me origjinë hebre; Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc. 5th Ed. Valley Center, 1985.
  • John F. Haldon: State, army and society in Byzantium. Approaches to military, social and administrative history, 6th – 12th centuries. Aldershot 1995, ISBN 0-86078-497-5.
  • Letters and Papers [LP]. Foreign and Domestic of the Reign of Henry, XVIII (2), no. 291.
  • E. Mallet and J. R.Hale, The Military organization of a Renaissance State: Venice ca. 1400 to 1617, London, 1984.
  • E.Mallett, J. R.Hale:The military organization of a Renaissance state.Venice c.1400-1617.Cambridge 1984, ISBN 0521248426.
  • Marin Barleti, “De vita et Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis”; “Historia e jetës dhe e veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, Princi i Epirit”), 1504. ribotuar në Tiranë.
  • Marino Sanuto, La spedizione di Carlo VIII in Italia, ed. R. Fulin, Venice, 1883).
  • Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries, 132. there were so many depraved, brutish soldiers from all nations under the sun Welsh, English, Cornish, Irish, Manx, Scots, Spaniards, Gascons, Portingals, Italians, Arbannoises, Greeks, Turks, Tartars, Almains, Germans, Burgundians, Flemings, who had come there.. to have a good time under the king of England, who by nature was too hospitable to foreigners. Elis Gruffudd, “Boulogne and Calais from 1545-1550”.
  • Millar, Tudor Mercenaries and Auxiliaries, 43. State Papers, 9:440.
  • Nikos G. Svoronos: Les novelles des empereurs macédoniens concernant la terre et les stratiotes. Athen 1994 (Quellensammlung zum Landrecht und den Stratioten zur Zeit der makedonischen Dynastie).
  • Paolo Petta, Stradioti. Soldati albanesi in Italia (sec. XV-XIX). Lecce, Argo, 1996, ISBN 88-86211-86-4; (Paolo Petta, “Straditotët (Ushtarë shqiptarë në Itali, shek. XV-XIX)”, Tiranë, 2004).
  • Paolo Petta, Stradioti: soldatialbanesi in Italia, sec. XV-XIX (Lecce: Argo, 1996), p. 25-9 and 44-54. ″han de estar los caballos ligeros de lanzas estradiotas y jinetas”. Tratado de re militari, ed. Eva Botella Ordinas, (Madrid, 2000), p. 170.
  • Philippe de Comines shkruan “Stradiotz sont gens comme genetaires, vestuz, a pied et a cheval comme les Turcs, sauf la teste, ou ilz ne portent ceste toile qu’ilz appellant tolibam”. Philippe de Comines, Mémoires (1524), 2 vols. ed. Joel Blanchard (Geneva, 2007), 1: 625, 23 Irigoyen-García, “The Game of Canes from LususTroiae to the..”.
  • Philippe de Comines, Memoires, vol.2, London and Paris, 1747.
  • Philippe de Commines, Lettres et Negotiations, with comments by Kervyn De Lettenhove, 1868, Bruxelles, vol. 2, p. 220: “recevaient in ducat par tete d’ennemi qu’ils rapportaient a leurs chefs”.
  • Robin D. S. Higham, A Guide to the Sources of British Military History. Routledge & Kegan Paul1972, p. 171.
  • Sir Charles Oman, The History of the Art of War in the Sixteenth Century (New York: E. P. Dutton, 1937)p.41,92,109-111.
  • The King has asked him to write about the arrest, at Turin, of the Cavalier Boa, an Albanese, taken since the signature of the peace. Letters and Papers, Foreign and Domestic, Henry VIII, Volume 21 Part 2: 1546-1547 (1910), p. 169-188.
  • The second book of the travels of Nicander Nucius of Corcyra, ed. by Rev. J.A. Cramer, 1841, London, p.90.
  • K.Jordan, ed., The Chronicle and Political Papers of King Edward VI, pp. 123-24, 147, 176, 177.
  • Warren T. Treadgold: Byzantium and its army. 284-1081. Stanford (CA) 1995, ISBN 0-8047-2420-2.
  • Where The Albanans Came From- Michaelis Attaliotae: Historia, Bonn, 1853.
  • ILYRIA.
Kategori
Uncategorized

Ndihma ekonomike, vetëm 7,5% e minimumit jetik.

Jeton Muçollari

 Avokati i Popullit, para pak ditëve, publikoi të dhënat e revistës Mpnitor për minimumin jetik në Shqipëri. Duke dështuar për pesë vjet, që qeveria nuk i kish marrë për bazë rekomandimet e këtij institucioni për të nxjerrë minimumin jetik, iu drejtua kësaj reviste përestigjoze.

Minimumi jetik është si mbijetesë drejt një standardi jetese të arsyeshme. Vlera e minimumit jetik përbën edhe bazën mbi të cilën duhet të llogariten pagat, pensionet sociale, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë dhe pagesa e papunësisë, kuptohet duke bërë dhe rregullimet e nevojshme në lidhje me numrin e pjesëtarëve të familjes, numërin e të punësuarve prej tyre, pjesëtarët mbi dhe nën moshën e punës, asetet që zotëron familja etj. Sipas revistës ky minimum jetik është shuma prej 16 mijë lek për person në muaj.

Le të marrim e të shqyrtojmë vetëm ndihmën ekonomike.

Gjatë këtyre tre viteve, ndihma ekonomike nuk ka pësuar ndonjë rritje të konsiderueshme, edhe pse nga qeveria pretendohet se është dy e tre fishuar. Janë bërë disa rregullime ligjore ku janë shtuar disa kategori përfituesish, jetimët e papunë, familjet rome, vajzat e trafikuara, ato që kanë një urdhër mbrojtje, të dhunuarat që janë në proces gjyqësor. Por pagesa ka mbetur po ajo e qeverisë së mëparshme. Familjet që marrin ndihmë ekonomike të plotë përfitojnë: kryefamiljari 2600 lekë, pjesëtarët madhorë 600 lekë dhe fëmijët 700 lekë. Nëse marrim një familje me 4 persona ku janë dy bashkëshortë dhe dy fëmijë, pagesa e plotë e tyre është 4500 lekë në muaj, pra rreth 1200 lekë në muaj për person, ose 40 lekë në ditë. Ka vetëm një ndryshim të vogël në zonat pilot, ku, po kjo tip familje përfiton 4900 lekë, ndihma ekonomike jepet në bazë të regjistrit elektronik.

Nëse marim si referencë minimumin jetik të mësipërm, vërejmë se ndihma ekonomike dhënë familjeve në nevojë, është vetëm 7,5 % e këtij minimumi jetik të domosdoshëm. Nuk di nëse ka ndonjë limit tjetër më të ulët në botë se  ky i familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike në Shqipëri. Po le të mos marim këtë pagesë si referencë, por asaj që Organizata e Kombete Bashkuara ka vënë si kusht për vendet e treta të nxjerrjes nga varfëria me 2 dollarë në ditë për person. Edhe këtu ndihma ekonomike është 5 herë më e vogël.

Ngrihet pyetja po si ja dalin këto familje që kanë mbijetuar deri tani? Po nga ana tjetër përgjigja mund të jetë, ç’të bëjnë më shumë? Kujt t’i qahen, kush i dëgjon. Mbajnë veshët ngritur kur bëhen fushatat elektorale për ndonjë premtim të gëzueshëm, por zhgënjehen gjatë mandatit qeverisës. Është për të ardhur keq se partia në fuqi njihet për program të majtë, por faktikisht nuk e ka marrë në mbrojtje këtë kadegori të popullsisë që jeton vetëm me një kafe turke në ditë, të lokaleve më të thjeshta në shqipëri. Në programin qeverisës të kësaj partie për politikat sociale thuhet, se për familjet me ndihmë ekonomike do të synohet që të dalin nga kjo skemë duke ndjekur politika sociale të punësimit, ndërsa nuk thuhet asgjë sa do të rrisë masën e ndihmës ekonomike për pjesën e mbetur. Kjo jo si lëmoshë, por detyrim kushtetues për standart jetese të arsyeshme.                                       /ResPublica

Kategori
Uncategorized

Ja gjërat që duhet të dini për George Soros, miliarderin që financon qeveritë e majta.

Ja gjërat që duhet të dini për George Soros, miliarderin që financon qeveritë e majta

George Soros është një miliarder amerikan me origjinë hungareze, i pozicionuar politikisht si radikal i majtë dhe që financon shumë projekte të partive të majta në SHBA dhe vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Por, kush është miliarder që ka ndikim në shumë shtete? Ja 9 gjëra që duhet të dini për të:

1-George Soros është një kriminel i dënuar në Francë në vitin 2002 për tregti. Gjykata urdhëroi Soros të paguante 2.2 milionë Euro.

2-Soros vjen nga një familje anti-semitike hebre dhe që ishte bashkëpunëtore e nazistëve.

3-Soros financon kryesisht media të majta. Miliarderi ka lidhje me më shumë se 30 media kryesore në SHBA.

4-Soros ka krijuar “Shadow Party”, pjesë e organizatave majtiste që në thelb kanë kontrollin e Partisë Demokratike në SHBA(të majtët).

5-Soros është financuesi kryesor i Hillary Clinton, e cila kandidoi për Presidente të SHBA. Ai financoi 9 milionë Dollarë për Clinton.

6-Soros ka lidhje me Donald Trump. Ai financoi ndërtimin e hotelit ndërkombëtar të Trump, dhe kullën e tij në Chicago, në shumën prej 160 milionë Dollarë.

7-Fondacioni për Shoqëri të Hapur e George Soros tha se kriza e refugjatëve duhet të shihet si një zhvillim i ri normal.

8-Fondacionet e Sorosit, Black Lives Matter groups i kanë dhënë në një vit 33 milionë Dollarë grupeve BLM. Këta të fundit mohuan një shumë të tillë.

9-Fondacionet e George Soros kanë një tendencë për të vetëpërfituar. Fondacioni i Soros kontrollon më shumë se 200 milionë Dollarë aksione në Adecoagro, një kompani me bazë në Luksemburg që zotëron qindra mijëra hektarë toka bujqësore në Amerikën e Jugut.

Kategori
Uncategorized

Fitorja e Donald Trump/ George Soros po financon mercenarë për të shkaktuar trazira në SHBA.

Fitorja e Donald Trump/ George Soros po financon mercenarë për të shkaktuar trazira në SHBA

E vërtetë është? Raportohet se kompania Craigslist Ads po bën reklama në Shtetet e Bashkuara për të rekrutuar “protestues” me kohë të pjesshme kundër presidencës Tramp.

Por ndërsa protestat vazhdojnë, lind një pyetje: Mos qëndron dikush pas skenës që kërkon të shohë luftë civile në vend? Përgjigja është se ka shumë të ngjarë që po.

Historia sikur përsërit vetveten, më shpejt nga sa shpresonim. Kur shfleton kujtimet, kush është ai që qëndron pas gjithë këtyre grupimeve të dhunsme të paguara? Xhorxh Sorosi, sigurisht. Këta provokuesit e paguar po e përkeqësojnë së tepërmi gjendjen.

Nëse e mbani mend, Sorosi u akuzua se ka paguar protestuesit të shkonin në Ferguson e të bënin trazira. Në fakt, nuk është vetëm një teori e çmendur republikane. “Daily Mail” raportonte se Sorosi shpenzoi 33 milion dollarë për të financuar protestat. “Ëashington Times” thoshte se nuk kishte asgjë të keqe, sepse humanisti Soros donte të ndihmonte lëvizjet e të drejtave qytetare. Duket gjë e zakonshme mes miliarderëve. Edhe Fondacioni Ford dhe ai Rokfeler kanë financuar “aktivizmin social”. Duket si kodi zyrtar i miliarderëve “përzieju dhe bëj rrëmuja”.

Gjejeni pak kush i mbushi çekun për protestat kundër Trampit në Kaliforni dhe Nju Jork? E gjetët… trolli i dashur hungaro-amerikan i të gjithëve.

Duhet të mbani parasysh edhe se organizata “Black Lives Matter” lindi nga protestat e Fergusonit.

Image

Kategori
Uncategorized

Ata kërkojnë siguri për jetën, që u mungon në vendin e tyre.

Kategori
Uncategorized

(Video)“Kryeministri shqiptar po e përdor artin si vegël propagandistike. Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së “bojatisjes së qytetit”, për shkatërrimin e institucioneve, korrupsionin, autokracinë dhe burgosjen e studentëve protestues?”

“Kryeministri shqiptar po e përdor artin si vegël propagandistike. Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së “bojatisjes së qytetit”, për shkatërrimin e institucioneve, korrupsionin, autokracinë dhe burgosjen e studentëve protestues?”

Edi Rama u përball me disa pyetje që ai s’i priste t’i dëgjonte në një ekspozitë arti. Në “Marian Goodman Gallery” në New York, Eriola Pirra, një prej të pranishmeve në konferencën për shtyp, i tha se ai po e përdorte artin për propagandë. Ajo iu drejtuar të pranishmëve duke i pyetur se sa prej tyre i njihnin në të vërtetë politikat e Ramës, sjelljen e tij ndaj institucioneve, mënyrën autokrate të kontrollit të mediave dhe të nivelit të lartë të korrupsionit në përzierje me mafien e ndërtimit dhe me drogën ( min 1:50:00 në videon e mëposhtme të ripostuar nga Lapsi.al.

 “Siç doli qartë gjatë diskutimit sot pasdite, arti i Ramës është i ndërthurur ngushtë me politikën. Por kjo ka lidhje në radhë të parë me statusin e tij si politikan dhe jo me politikat e tij. Në fakt, siç e provon vetë arti që pamë, është statusi i tij si politikan që provon dorën me art që na ka mbledhur këtu. Politika në përgjithësi dhe veçanërisht politikat e tij mungojnë krejt, janë të padukshme, ose të shpëlara me art. Dhe meqë Rama tani së fundi po njihet edhe për mënyrën si i shpërfill kritikët e vet dhe ata që nuk pajtohen me të, pavarësisht nëse nga opozita apo nga shoqëria civile, unë po ia drejtoj pyetjen – në mënyrë njëfarësoj retorike – publikut: Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’? Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur…

– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë

– korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës

– kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale

– përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë.”

Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?” – shkruan Eriola Pirra.

I vënë në siklet, kryeministri iu përgjigj duke thënë se ajo nuk e kuptonte atë dhe se Komisioni Europian sapo kishte dhënë për Shqipërinë rekomandimin për hapjen e negociatave.

“Shqipëria mori dy ditë më parë rekomandimin e KE për të hapur negociatat, që nuk është kaq e lehtë. Nëse KE, i cili nuk njihet si shumë dashamirës, po hap negociatat me këtë vend problemi do të kishte qenë shumë global. Mendoj se problemi është shumë i thjeshtë, “ju nuk e keni kuptuar”. Përndryshe si do t’i kishte hapur KE negociatat?” – u përgjigj kryeministri.

Pas konferencës, Eriola Pirra tha se nga pyetjet e saj dhe përgjigjet e Ramës doli qartë se akush nga organizatorët e ekspozitës apo të pranishmit nuk e kishte idenë për politikat e Ramës në Shqipëri.

“Në takimin që kryeministri shqiptar/piktori Edi Rama nga Tirana mbajti sonte në NY, pata mundësi t’i drejtoj atij një pyetje. Edhe pse nuk prisja shumë, përgjigjja e tij autokratike ishte se “unë thjesht nuk po e kuptoja (you don’t get it)” teksa të gjithë ata që ishin në sallë, përfaqësues të botës së artit në NY, e pranuan në heshtje se nuk e kanë idenë për politikat e Ramës në Shqipëri. Këto po i referoj këtu, në mënyrë që askush të mos e keqkuptojë ose keq-riprodhojë pyetjen time si dhe që askush të mos e përdorë për baltosje politike” –shprehet ajo. /Lapsi.al

 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmariangoodmangallery%2Fvideos%2F10154279770082955%2F&show_text=0&width=560

Kategori
Uncategorized

Letra prekëse e adoleshentes nga Fieri qe humbi betejën me kancerin (foto).

 

Një vajzë 17-vjeçare nga Fieri ka humbur fatkeqësisht luftën me kancerin. Në këtë moment të vështirë, Aleksandra Zaranjaku nisi të mendonte për të dashurit e saj që do të linte pas.

Vajza-letra, Ajo u shkroi një letër vërtetë prekëse, familjes dhe të dashurit të saj. Letra është publikuar nga “Shqiptarja.com”.

Ajo u shkruan prindërve dhe u kërkon falje që do të largohej nga kjo botë dhe do t’u shkaktonte dhimbje.

LETRA E PLOTE

Se besoj që e kam kaq të shkurtër jetën dhe se di sa do mund të jetoj, po shkruaj këtë letër për familjen dhe disa persona të veçantë kur ta shihni ju lutem mos qani, ky ishte fati im.

Mami, babi ju dua shumë mos u mërzisni kështu ishte e shkruar nuk kemi çfarë të bëjmë, doja t’iu kërkoj ndjesë që po iki kaq e re. Ju dua ju mbldhni forcat ndoshta s’jam me ju po jam në zemrën tuaj.

Vëllezërit e mi të dashur Neri, Enea, yjet e motrës mos u mërzisni do jem pranë jush dhe pse nuk jetoi më, ju kërkoj ndjesë qe po iki kaq shpejt po do jem në zemrën tuaj.

Elis ti je dashuria e jetesës time më fal qe nuk jam me ty, të lash vetëm por do jem me ty çdo çast minutë, sekondë të premtova do të doja deri në vdekje ja te desha më ke bërë pik në zemër.

Kujtim ti je njeriu që pata pranë çdo çast je vëllai im ishe ti që më ndihmove të ec para kur të bija të ngrija kokën dhe thosha s’kam gjë, jam mire po dhe tani jam mirë. Më fal që po iki, po kështu ishte e shkruar. /shqiptarja.com

Kategori
Uncategorized

Ja çfarë i tha Skënderbeu princit të Tarantes, pasi ofendoi shqiptarët.

gjergj-kastrioti-skenderbeu

Autori zviceran, Charles Didier (1805 – 1864), në librin e tij “Raçolta, Mœurs Siciliennes et Calabraises” të botuar në vitin 1844 në Paris, u ka dedikuar një kapitull shqiptarëve të Kalabrisë (“Les Albanais en Calabre”), ku dhe vë në dukje kontributin e Gjergj Kastriotit ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë.

Zoti Didier i bazuar tek historiani napolitan, Giovanni Antonio Summonte – flet për një letërkëmbim mjaft interesant mes Princit të Tarentes dhe heroit tonë, por para së të arrijmë tek ai, nevojitet pak retrospektivë.

Në vitin 1454, babai i Ferdinandit, mbreti Alfons d’Aragon ishte ndër të vetmit që i përgjigjet thirrjes së Gjergj Kastriotit për të luftuar perandorinë osmane, dhe si arsye i dërgon atij disa trupa nën urdhërat e Raymond d’Ortaffa-s.

Ndërsa, në vitin 1462, Gjergj Kastrioti, mirënjohës ndaj Aragonëve, i shkon në ndihmë mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë, i cili rrezikonte asokohe fronin e tij përballë Dukës së Anjou-së (Anzhusë) dhe Princit të Tarentes.

Para ndërhyrjes së trupave shqiptare në Italinë jugore, Princi i Tarentes i nënvlerësonte ato dhe strategun legjendar, por Princi i Matit dhe mbreti i Shqiptarëve i ka dhënë atij përgjigjen e duhur, si fillim me shkrim dhe më pas në terren.

Letërkëmbimi në vijim:

Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio):

“Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sulmon në tokat e mia? Ti kujton se do të përballesh me turqit e tu të dobët; kij kujdes. Ne i krahasojmë Shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të bezdisur ndaj armiqve kaq të neveritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm varrin tënd”.

Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti:

“Ti nuk je më pak Turk sesa Turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për Shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata; Ne jemi trashëgimtarë të Epiriotëve, që u dhanë për armik Romakëve, Pirron, dhe të Maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për Tarentinët e tu, racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej varrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gjykojë”.

Si përfundim, lideri shqiptar, guximtar dhe fuqiplotë, rrugës për në Napoli, fiton betejën e Tranit, përshkon fushat e Pouille-s (Puglia-s) me kalorësit e tij, shpartallon ushtrinë e Princit të Tarentes dhe kontribuon në fitoren vendimtare të Troia-s, e cila u siguroi kurorën mbretërore Aragonëve, pra Ferdinandit të I-rë. /Aurenc Bebja.

Kategori
Uncategorized

Sa të vegjël jemi ne dhe Toka. 20 pamje të Universit.

auto_vu-tru-7-11478866160

Në foton më sipër, ja sesi duket kometa në krahasim me Los Anxhelosin në SHBA, nëse do ta ulnim në tokë.

Dhe në këto foto më poshtë të Universit bëhen të tilla krahasime që provojnë sa i vogël dhe i pafuqishëm është njerëzimi në Univers.

Image

Kjo eshte Toka, ketu jetojme ne

Image

Dhe ky eshte vendi yne me fqinjet tane ne sistemin diellor

Image

Kjo eshte distanca ndermjet Tokes dhe Henes. Nuk eshte aq larg, apo jo?

Image

Brenda asaj distance mund te futen disa planete mire e bukur

Image

Por, le të flasim për planetet. Kjo njollë e vogël të gjelbër është Amerika e Veriut ( siperfaqja) në krahasim me Jupiterin

Image

Dhe ketu madhesia e Tokave (e 6 Tokave madje) krahasuar me Jupiterin

Image

Keto jane unazat e Saturnit dhe si do te dukeshin ato nga Toka

Image

Po asgje nuk ka te krahasuar me Diellin, se keta ketu ne fund jemi ne

Image

Ketu je ti i pare nga Hena

Image

Ketu je ti i pare nga Marsi

Image

Ketu je ti nga poshte unazave te Saturnit

Image

Ketu je ti nga Neptuni, 4 miliarde milje larg

Image

Le të bëjmë një hap prapa për pak: Këtu është madhësia e Tokës në krahasim me madhësinë e diellit tonë. E tmerrshme, apo jo?
Kategori
Uncategorized

Rama: Donald Trumb, turpi i civilizimit tonë.

“Foreign Policy”

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë një interviste se kandidati republikan, sot President i Shteteve të Bashkuara, është duke kërcënuar pozicionin e Amerikës në skenën botërore dhe po shfrytëzon “mungesën e shkollimit”, por të nxitur ndjenja të rrezikshme antimyslimane ndërmjet ndjekësve të tij.
Teksa fliste për “Foreign Policy” gjatë muajit prill, Rama tha se retorika e përdorur nga Trump si pjesë e strategjisë për të siguruar kandidaturën e republikanëve – përfshirë edhe thirrjet për t’i ndaluar myslimanët që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara – mund të shkaktojnë tensione të rënda fetare që shteti i tij po përpiqet të shmangë. Vetë Rama është katolik, por është martuar me një grua myslimane.
“Do të doja shumë që ai të kuptonte se ajo që po thotë nuk është mënyra e duhur për ta bërë Amerikën përsëri të jashtëzakonshme, por është mënyra e duhur për të turpëruar Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë atyre që e shikojnë Amerikën si ‘qyteti i shndritshëm mbi kodër’”, tha ai gjatë intervistës në “Atlantic Council” në Ëashington. “Ai po shfrytëzon mungesën e informacionit, mungesën e shkollimit dhe mungesën e kulturës për fetë dhe besimet fetare”, vijoi Rama.
Mospëlqimi i Kryeministrit shqiptar kundrejt Trumpit dhe politikave të tij nuk është diçka befasuese. Rama është shumë krenar për kohezionin multikulturor të vendit të tij dhe theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që ka pasur më shumë hebrenjë pas Luftës së Dytë Botërore nga sa kishte përpara Holokaustit, sepse popullsia myslimane u tregua e gatshme të strehojë çifutët, duke i fshehur ata nga nazistët. Vendi ka pasur 200 çifutë përpara Luftës së Dytë Botërore dhe mbi 2 mijë pas Holokaustit.
Rama tha se vendi i tij me mazhorancë myslimane ka arritur të frenojë numrin e shqiptarëve që udhëtojnë drejt Irakut dhe Sirisë për të luftuar me Shtetin Islamik, nga 80 në vitin 2014, në zero gjatë vitit të kaluar. Ai tha për “Foreign Policy” se, sistemi i shkollave publike ka ndërmend të implementojë një program pilot të krijuar për t’i mësuar studentëve besimet e tjera fetare në mënyrë që të mos ndihen të detyruar të maten me “ekstremistët radikalë që e quajnë veten luftëtarë myslimanë” apo të simpatizojnë retorikën nativiste dhe antimyslimane të “Donald Trumpit dhe figurave të tjera të ngjashme me të në Evropë, të cilët janë turpi i civilizimit tonë”.
Si një piktor, i cili hyri për herë të parë në politikën shqiptare si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998, Rama u zgjodh kryetar bashkie i kryeqytetit të Tiranës në vitin 2000. Në këtë post, shërbeu 11 vite dhe u zgjodh Kryeministër në vitin 2013. Si kryetar bashkie, ai mbikëqyri transformimin e Tiranës nga një përmbledhje ndërtesash gri të stilit sovjetik në një nga metropolet më shumëngjyrëshe. Kritikët e tij e akuzuan se është marrë më shumë me aspektin virual të Tiranës dhe ka neglizhuar betejat më të rëndësishme si korrupsioni, varfëria dhe papunësia. Por Rama tha për “Foreign Policy” se, “zbukurimi i qytetit kur qyteti kishte kaq shumë probleme të tjera ishte një mënyrë për t’u hapur me komunitetin dhe për ta bindur komunitetin që të luftonte probleme të tjera”.
“Mendoj se nuk mund të zgjidhësh problemin e varfërisë pa krijuar kushtet ku njerëzit të jetojnë në një hapësirë më të bukur, në një mjedis më të pastër dhe dinjitoz”, tha ai.
Si Kryeministër, Rama i ka vënë vetes qëllime më të mëdha: anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian, i cili do të ishte një avantazh ekonomik dhe politik për vendin e tij me 3 milionë banorë. Shtëpia e Bardhë po përpiqet ta ndihmojë atë ta arrijë këtë, duke shpenzuar 25 milionë dollarë këtë vit në iniciativa të qeverisjes së mirë dhe përforcimit të ligjit, faktorët kryesorë të anëtarësimit në BE. Shqipëria është bërë zyrtarisht kandidate në vitin 2014 dhe Uashingtoni mbështeti me sukses ambiciet e mëparshme të vendit për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2009. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry vizitoi Shqipërinë për herë të parë në muajin shkurt.
Ndryshe nga vendet fqinje, Shqipëria nuk është kthyer në ndalesë të rrugës së Ballkanit për shumë emigrantë që duan të shkojnë në Austri dhe Gjermani, përpara se Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia të mbyllnin kufijtë gjatë këtij viti. Rama tha se qeveria e tij ka bashkëpunuar ngushtë me policinë italiane për t’u përgatitur në rast se emigrantët e ndryshojnë rrugën e tyre, duke kaluar nga Shqipëria, drejt Italisë përmes detit. Shqipëria ka parë me kujdes si është rritur ndjeshëm retorika antiemigracion në Evropën Perëndimore, përfshirë edhe në Francë, pasi Shteti Islamik vrau 130 persona.
Tani që anëtarësimi në BE shihet si një mundësi reale, Rama ndodhet përpara perspektivës së bashkimit me një entitet të përbërë nga vende ku është rritur ndjeshëm retorika e djathtë dhe ajo antimyslimane dhe ku shumë liderë mbështesin teoritë dhe politikat që ai urren.
“Edhe Europa ka shumë liderë të ngjashëm me Donald Trumpin, të cilët e kanë turpëruar Evropën përpara tij me qëndrimin e tyre për emigrantët, për myslimanët dhe për vetë Bashkimin Evropinan”, tha ai.

Trump, fatëkeqësi për Amerikën

Rama e ka konsideruar Presidentin e ri amerikan si një fatkeqësi për Amerikën dhe një kërcënim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”. Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zonën e Debatit në Klan “Kosova” disa muaj më parë, kur fushata e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara kishte nisur dhe Trump ishte nominuar si i zgjedhuri i Partisë Republikane.
Rama ka treguar se është lutur që kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mos zgjidhet në këtë post. Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjidhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike.
Rama e ka bërë të qartë se ky nuk ka qenë mendimi i tij si një analist i pavarur, por ka folur si Kryeministër i Shqipërisë, duke rrezikuar realisht tani me qenien në krye të qeverisë marrëdhëniet me partnerin kryesor strategjik të Shqipërisë.
“Trump është një fatkeqësi për Amerikën dhe një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhëntë Zoti që ta zgjedhin President se ky do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja sot jam edhe Kryeministër”.
Lideri global nga Surreli ka shkuar edhe më tej kur ka thënë se do të ishte i lumtur që deklaratat e tij poshtëruese ndaj Presidentit amerikan të merrnin dhenë. “Do të isha shumë i lumtur që kjo deklaratë të merrte dhenë”, tha Rama në atë intervistë për Klan “Kosova”.

Rama në CNN: Trump cenim për imazhin e SHBA

– Kryeministri i Shqipërisë thotë se zgjedhja e mundshme si president e kandidatit që kryeson garën e republikanëve do të dëmtonte marrëdhëniet amerikane me këtë vend. Pyes Edi Ramën se përse e tha këtë dhe se çfarë nënkupton ekzaktësisht?
SHBA është “një qytet i shndritshëm mbi një kodër” për ne, por perspektivat që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë shqetësuese dhe po cenojnë realisht atë çka SHBA është në sytë tanë.

– Ju jeni në dijeni, pa dyshim, që kortezia diplomatike zakonisht nënkupton që liderat e huaj nuk komentojnë mbi zgjedhjet në vende të tjera, por duket qartë se ju keni vendosur që kjo çështje është aq e rëndësishme sa që e tejkalon këtë protokoll…
Nuk komentova mbi zgjedhjet. Unë thjesht thashë diçka që kuptoj, pastaj nuk jam as i pari dhe as i vetmi që e thotë. Udhëheqës të tjerë në Europë kanë shprehur të njëjtat shqetësime, pasi SHBA-të janë vend lider dhe shumë të rëndësishme për të përkitur vetëm vetes së tyre. SHBA është në sytë tanë një lider botëror, që ne e ndjekim si një shembull vërtet frymëzues dhe ky shembull frymëzues është ngritur mbi vlera dhe parime për të cilat Amerika ka luftuar dhe që e kanë bërë Amerikën të madhe.

– Nëse do të ndodhë që Donald Trump të fitojë emërimin e Partisë Republikane, atëherë do të bëhet shumë më e ndërlikuar për të gjithë ata që kanë shprehur këtë frikë?
Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftërat që bëjnë përkrah Amerikës.

Kategori
Uncategorized

Një masakër e kryer në Burrel nga partizanët shqiptarë të komanduar nga Mehmet Shehu, për pushkatimin e 130 karabinierëve italianë, robër lufte.

Të tjera fakte rrëqethëse nga masakrat që ka bërë brigada e Mehmet Shehut me robërit italianë dalin në dritë pas bujës që bëri pak ditë më parë në media zbulimi i dokumenteve për masakrën e Lushnjës më 21 tetor të vitit 1943.

Historiani dhe studiuesi i njohur Romeo Gurakuqi rrëfen për “Shqiptarja.com” se kjo masakër është paraprirë edhe me dy masakra të tjera që kanë ndodhur ndaj ushtarëve italianë. Nga dokumentacioni arkivor, Gurakuqi ka në dispozicion fakte për një masakër të kryer në Burrel nga partizanët shqiptarë të komanduar nga Mehmet Shehu.

Pas një deklarate që u bë për pushkatimin e 130 karabinierëve italianë, robër lufte, në Lushnjë, është hapur një debat i madh për të parë, kuptuar, ndriçuar detaje të tjera, si ka ndodhur vrasja e këtyre robërve të luftës, në ç’përmasa ka qenë dhe cili ka qenë autori i këtyre masakrave ose autorët më saktë?

-Është e vështirë për të dhënë një pamje të përgjithshme, por dihet që ka një urdhër për goditje pa asnjë lloj kompromisi kundër Ballit Kombëtar dhe kundër atyre që, në këndvështrimin e liderit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të asaj kohe, që ishte njëkohësisht edhe komisar politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ishte njëkohësisht de facto kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha, për t’i goditur të gjithë pa kompromis, d.m.th. ky urdhër duhet të jetë dhënë dhe sipas dokumentacionit rezulton në shtator dhe duhet të jetë dhënë që nga Konferenca II Nacionalçlirimtare, e Labinotit, më 4-9 shtator 1943. Një prej këtyre krimeve është masakra për të cilën bëhet fjalë konkretisht, masakra e Lushnjës, e 21 tetorit të vitit 1943. Por kjo është paraprirë, të paktën, edhe me dy masakra të tjera që kanë ndodhur ndaj ushtarëve italianë. Nga dokumentacioni arkivor që unë kam në dispozicion dhe që do t’ju bëj të njohur edhe juve, rezulton edhe një masakër e kryer në Burrel nga partizanët shqiptarë. Raporti i përket Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme. Është transferuar nga Roma në Londër nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, i asaj kohe, në Foreign Office. Dokumentacioni i përket vitit 1946, por bën fjalë për fatin e italianëve nga 8 shtatori i vitit 1943 deri në procesin e riatdhesimit, proces i cili ka ndodhur në rrjedhën e vitit 1945 dhe nuk ka qenë një sipërmarrje e lehtë. Mes rreshtave, në faqen 22 të këtij raporti, tregohet edhe për masakrën e 110 karabinierëve dhe 8 oficerëve të lartë të drejtuar nga kolonel Gamuçi, të cilët janë ekzekutuar nga 2 komandantë partizanë. Italianët janë dorëzuar te partizanët, janë zhveshur, u janë marrë të gjitha pajisjet. Janë ekzekutuar thjesht për t’u marrë veshjet dhe pajisjet, të cilat i kanë marrë partizanët shqiptarë. Është i panjohur si fakt, të paktën në literaturën shqiptare ky fakt nuk ekziston.
Siç duket, pra, në këtë periudhë kuptohet që ka një urdhër, ka një goditje jo vetëm ndaj nacionalistëve, por edhe ndaj ushtarëve italianë të mbetur pa përkrahje, të goditur midis dy zjarreve, zjarrit të gjermanëve dhe zjarrit të partizanëve shqiptarë. Ndoshta kjo përbën një ndër shfaqjet më të dhimbshme, ndër faktet më tragjike, të cilat e njollosin rëndë jo luftën e partizanëve, jo aspiratën për liri të shqiptarëve në kohën e Luftës II Botërore, por të udhëheqësve komunistë, të cilët merrnin urdhra nga Partia Komuniste Jugosllave. Dy emisarë ishin të përhershëm: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Bashkëpunimi i tyre është më se i provuar, mjafton të shkoni në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë. Mund t’ju jap dhe indikacionet e dosjeve respektive. Urdhrat vinin drejtpërdrejt në linjën e komandës nga shtabi i Titos në drejtim të shtabit të Enver Hoxhës.

vrasja e roberve italiane ne burrel

Si ka mundësi i gjithë ky guxim i udhëheqësve komunistë për të ekzekutuar, kur ishte një situatë e paqartë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali edhe në Evropë kur nuk dihej se cilët do të ishin aleatët e ardhshëm dhe nuk dihej nëse do të ndëshkohej gjesti i tyre në konventat ndërkombëtare apo jo, kur pritshmëria ishte më e madhe se ata do të ndëshkoheshin për këto sipas ligjeve të luftës. Kishte një frymëzim tjetër, një nxitje tjetër, një ndikim si të thuash të dirigjuar apo një siguri që dikush ua jepte?

-Bëhet fjalë për një grup terrorist, i cili më pas, pas ardhjes në pushtet, pas shfrytëzimit të këtij momenti shumë delikat, për fat të keq edhe të mungesës së orientimit shumë të qartë të elitës tradicionale shqiptare, ata arritën që të shfrytëzojnë gjendjen e mjeruar të Shqipërisë nën dy pushtime, e mbi të gjitha, situatën shumë të vështirë të Shqipërisë së Jugut për shkak të kthimit të kësaj hapësire në harkun kohor fundi i vitit 1940 – fillimi i vitit 1941 në një front lufte midis Italisë dhe Greqisë. Nuk ka qenë një luftë e lehtë, ka qenë një luftë frontale, e cila popullatës së Shqipërisë së Jugut i la plagë shumë të rënda dhe gjendja e mjeruar e fshatarësisë sidomos të Shqipërisë së Jugut shërbeu si një bazament social shumë i rëndësishëm për terroristët e ardhshëm komunistë. Kështu që ju mjaftoni të shihni se çfarë ndodhi me Shqipërinë menjëherë pas 29 nëntorit 1944. Erdhi liria? Populli gëzoi paqen? U vendos një rend demokratik apo një rend diktatorial? Mund të them që duke filluar nga shtatori i vitit 1943 e më pas ndaj çdo kundërshtari politik të këtij grupi terrorist me veshje komuniste, me frymëzim jugosllav fillimisht e më pas sovjetik (nuk po vazhdoj më gjatë se kaq), ata kanë ndërmarrë eliminime fizike në masë ndaj shqiptarëve.

Për sa i përket ngjarjes që ka ndodhur në Lushnjë, ka qenë një lojë si të thuash, e stërholluar, e dyfishtë edhe me nacionalistët, që ata dhe u përdorën në aleancat me partizanët, komunistët, për të luftuar italianët dhe pastaj përfunduan të ekzekutuar, të vrarë së bashku me robërit italianë. Si është komplikuar kjo ngjarje?

-Ka një dezinformim gati të plotë, d.m.th. duhet të kemi parasysh disa elementë kryesorë në ngjarjet shqiptare dhe gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është kronologjia, d.m.th. duhet të jemi të saktë kronologjikisht. Jemi në shtator-tetor-nëntor të vitit 1943. Duhet të kemi parasysh se deri në Marrëveshjen e Mukjes dhe një muaj pas saj, pra deri në datën 4-9 shtator, dy forcat kryesore politike dhe ushtarake që kishin reparte ushtarake, d.m.th. LNÇ-ja e komanduar në një masë të madhe kryesisht nga Partia Komuniste e Shqipërisë, dhe Balli Kombëtar pas saj, për të qenë korrektë, kanë goditur, nuk mund të them në mënyrë të njëllojtë, por në mënyrë paralele njëra me tjetrën, okupatorin në harkun kohor të paktën nga marsi i vitit 1943 deri në momentin e kapitullimit të Italisë. Në muajin gusht, në Tapizë dhe në Mukje, janë zhvilluar bisedime midis këtyre dy organizatave në rrethanat në fakt, kur Italia pritej të kapitullonte. Janë zhvilluar bisedime për të krijuar një komitet politik dhe ushtarak të përbashkuar për t’i dhënë Shqipërisë një organizatë politike dhe ushtarake që do të mund të ishte në kahun e fitimtarëve të luftës, d.m.th. të aleatëve perëndimorë kryesisht, por në aleancë me anglo-amerikanët kanë qenë edhe rusët. Normalisht marrëveshja në Mukje është nënshkruar për lëvizjen nacionalçlirimtare nga elementë të moderuar të LANÇ-it që përfshinin Ymer Dishnicën, Mustafa Gjinishin dhe Abaz Kupin, ndërsa për Ballin Kombëtar kanë qenë disa prej udhëheqëse kryesorë të tij. Mirëpo, një ndër pikat kryesore ka qenë e ardhmja e Shqipërisë, d.m.th. jemi në vitin 1943, Shqipëria nuk ishte në përmasat e Shqipërisë aktuale, pra Shqipërisë së 1913-ës. Bëhet fjalë për një Shqipëri e cila përfshinte tokat e liruara brenda territorit, d.m.th. një pjesë të madhe të Kosovës, pjesën perëndimore të Maqedonisë, malësinë deri në Tivarin e vjetër. Nuk kishte arritur të përfshihej për arsye të situatës së komplikuar në Epirin e jugut, respektivisht në Thesproti ose në Çamëri, i gjithë territori i Çamërisë për shkak të situatës së ndërlikuar sociale, politike dhe ushtarake atje, të komplikuar në rrethanat shqiptaro-greke dhe të balancës së Fuqive në këtë pjesë, në këtë periudhë. Mirëpo, bëhej fjalë edhe për një pikë të caktuar, se cili do të ishte fati i këtyre tokave të inkluduara në shtetin shqiptar nën okupacion, në periudhën pas Luftës II Botërore. Dhe kjo ka qenë pika e konfliktit themelor. Balli Kombëtar, siç mund ta kuptoni, përfaqësonte një organizatë e cila deri në këtë moment nuk ka pasur as akuzë për komunistët për bashkëpunim. Ndërkohë Partia Komuniste Shqiptare, e cila ishte në komandë të LANÇ-it, ka qenë e drejtuar praktikisht nga dyshja Hoxha-Mugosha. Dushan Mugosha, një përfaqësues i Partisë Komuniste Jugosllave, serb i Kosovës, i cili as që mund ta pranonte një gjë të tillë. Pra, i diktuar nga këto rrethana, pak javë pas Marrëveshjes së Mukjes, e cila parashikonte edhe krijimin e strukturave krahinore bazuar në Marrëveshjen e Mukjes, bashkëpunimit midis LANÇ-it dhe Ballit Kombëtar, d.m.th. pikërisht për këto arsye, Enver Hoxha dhe Mugosha e hodhën poshtë Marrëveshjen e Mukjes dhe në mënyrë zyrtare definitive, më 4-9 shtator në Labinot, pasi u dënuan dhe Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi për oportunizëm (Abaz Kupi po që po dhe që nga ky moment ai do të shkëputet nga LANÇ-i), urdhri u dha që të goditet pa mëshirë Balli Kombëtar. Pra ky është urdhri i fillimit të luftës.

vrasja e roberve italiane ne burrel

Kjo ngjarje, sikurse dy ngjarjet me italianët, që unë ju thashë pak më sipër, pra ngjarja e Lushnjës (Mehmet Shehu bën fjalë për shumë më tepër se kaq, jo 67 por shumë më tepër se sa kaq), është një prej incidenteve…
Duhet të kemi parasysh një gjë, edhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm: nuk mund të them se nuk ka pasur ballafaqime midis forcave të LANÇ-it dhe trupave gjermane, por gjermanët sapo kishin ardhur në Shqipëri. Përveç aspektit politik ishin vënë në zotërim të disa qyteteve kryesore të Shqipërisë dhe kishin kontrolluar disa arterie rrugësh, d.m.th. ata kanë qenë në kontroll të rrugës që lidhte Podgoricën me Shkodrën, në drejtim të Gjirokastrës për në Kakavijë dhe në drejtim të bregut të detit nga Vlora në drejtim të Sarandës për t’u lidhur përsëri me Greqinë, njëri arter. Arteri tjetër ka qenë rruga përmes luginës së Shkumbinit që ka lidhur pjesën perëndimore me pjesën lindore të Shqipërisë dhe rrugën nga Shkodra në drejtim të Pukës, Kukësit dhe Prizrenit. Pra, këto kanë qenë arteriet kryesore dhe një arter tjetër kryesor, në fakt rruga që ka lidhur Igumenicën me pjesën e brendshme, d.m.th. me pjesën e Follorinës, ka kaluar përmes territorit shqiptar. Edhe ky segment ka qenë i kontrolluar nga gjermanët dhe këtu madje ka ndodhur incidenti para fillimit të pushtimit gjerman, incidenti në Barmash, për shkak të pritës që u është bërë dhe i përket pikërisht kësaj rruge komunikuese që gjermanët kishin, por që kalonte brenda territorit të Shqipërisë. Në fakt, ata zotëronin gjithçka në pikëpamje ushtarake. Kjo është gjëja e parë.
Gjëja e dytë që duhet të kuptojmë është e lidhur me kontekstin e shtatorit-tetorit-nëntorit të vitit 1943, në pikëpamje të situatës ushtarake në Adriatik. Kishte ndodhur zbarkimi i trupave anglo-amerikane në Itali dhe në fakt, kapitullimi i Italisë erdhi për shkak të kësaj gjëje. Dhe në klimën e përgjithshme politike në Shqipëri pritej një zbarkim i dytë i anglo-amerikanëve edhe në Ballkan, respektivisht në Shqipëri. Dhe, edhe LANÇ-i, edhe Enver Hoxha, edhe Balli Kombëtar, por edhe ata që, sipas meje, me pa të drejtë konsiderohen kuislingë klasikë, si Qeveria e Rexhep Mitrovicës, por qe kryesia e shtetit kolektiv ka qenë i përbërë së paku, nga katër figura të spikatura të nacionalizmit të shtetformimit shqiptar: Mehdi Frashëri, Lef Nosi dhe Patër Anton Harapi, d.m.th. një gjë që as mund të mendohej se ata mund të shisnin interesat.
Bëhet fjalë për një pritje. Prisnin një zbarkim dhe secila nga palët donte që të ishte me një strukturë shtetërore dhe ushtarake të ngritur më përpara se të vinte zbarkimi anglo-amerikan, sepse e përjetonin lëvizjen gjermane si një lëvizje taktike të përkohshme, shumë të shkurtër, gjë që nuk ndodhi praktikisht. Nuk ndodhi as zbarkimi, gjermanët vazhduan ta mbanin Shqipërinë vetëm si një rrugë komunikimi.

Para se të pyes edhe një herë për masakrën e Burrelit, dua të më thoni konkretisht dhe dokumentet e gjithçka ka ndodhur, që supozon se ka edhe masakra të tjera që mund të jenë të panjohura, do të pyes konkretisht pse pikërisht në këtë situatë Italia ka një mungesë vëmendjeje për bijtë e vet që i kishte ushtarë këtu në Shqipëri, sepse mendoj se fatkeqësia e italianëve nuk ka qenë vetëm se mbetën në dorën e këtyre udhëheqësve komunistë, por edhe nga ana tjetër, nga shteti i tyre duhet të ketë pasur një mungesë vëmendjeje. Për cilën arsye?

-Shteti përfundoi. Me kapitullimin shteti italian përfundoi. Një pjesë e territorit u okupua. U krijua një qeveri e përkohshme, e cila nuk arriti dot. Bëhet fjalë për një situatë të çintegrimit edhe të autoritetit politik edhe në Itali. Kështu që nuk bëhej fjalë për një vëmendje në këtë kohë. Ato janë shumë urdhra. Vetëm të keni parasysh, unë i kam të detajuara praktikisht edhe sjelljet e ndryshme të komandave italiane nga veriu në jug të Shqipërisë, d.m.th. trupat italiane janë gjendur të tradhtuara nga komanda e tyre. Vetëm një numër shumë i vogël trupash italiane është arritur që të transferohet drejt Italisë, madje më duket, drejt Korfuzit. Kjo ka qenë skema e parë. Pjesa më e madhe e tyre janë lënë në mëshirë të fatit. Kush nuk i është bindur urdhrit të komandës gjermane është ekzekutuar. Vetë gjermanët kanë shkelur rregullat e luftës. Një pjesë janë futur në brendësi të territorit, janë strehuar nga shqiptarët, banorët e thjeshtë. Familja ime në Tiranë ka pasur një ushtar italian, të cilin e ka mbajtur për një periudhë kohe dhe më pas e ka strehuar në Shqipërinë e Veriut te një prift shqiptar në Fushë-Arrëz. Atje e kanë çuar prindërit e mi, d.m.th. gjyshërit e mi bashkë me babanë tim për ta strehuar. Edhe shumë familje të tjera shqiptare kanë strehuar, por një pjesë e tyre kanë arritur të jetojnë me shumë vështirësi. Janë gjendur para goditjes kryesisht të gjermanëve, por për fat të keq, të paktën edhe dy masakra janë të evidentuara: një nga vetë italianët dhe një e gjeni në Arkivin e Shtetit, mund t’ju jap indikacionet që të shkoni t’i merrni. E ka raportuar vetë Mehmet Shehu.

vrasja e roberve italiane ne burrel

Përveç të mbijetuarve që u mbështetën te fshatarët dhe banuan aty, d.m.th. që zgjodhën këtë rrugë, patën këtë fat, në mënyra të tjera ka pasur të mbijetuar italianë apo mos ka ndodhur që të gjithë të jenë ekzekutuar?

-Kanë mbijetuar mjaft, por duhet të keni parasysh që në rrethanat e një vendi të pushtuar, në rrethanat e të paktën dy autoriteteve, autoritetit pushtues gjerman nga njëra anë dhe autoriteti shtetëror shqiptar, i Qeverisë së Rexhep Mitrovicës, dhe ana tjetër ka qenë pjesa e brendësisë së Shqipërisë e kontrolluar në zonat e brendshme nga forcat partizane. Këta janë gjendur në një situatë të tillë. Një pjesë e tyre ka arritur që të organizohet në batalionin “Antonio Gramshi” dhe ka arritur të mbijetojë, i janë bashkuar Lëvizjes Nacionalçlirimtare, një pjesë tjetër është strehuar në popull, një pjesë tjetër është lënë në mëshirën e fatit. Edhe raportet e britanikëve të dhe amerikanëve tregojnë që në bregun italian të detit ka pasur me dhjetëra e qindra ushtarë italianë të lënë në mëshirën e fatit. Edhe fotot që do t’ju tregoj më pas, tregojnë situatën e tyre të mjeruar. Ata kishin dalë në breg të detit dhe prisnin anijet që t’i merrnin dhe t’i transportonin për në Itali, gjë që nuk është bërë. Edhe procesi i transferimit ka zgjatur disa muaj pas datës 29 nëntor 1944, për të mbijetuarit. Janë të paktën dy vizita të gjeneralëve italianë të cilët kanë ardhur. Pra në momentin kur u ripërtëri autoriteti shtetëror italian në rrethanat e zotërimit nga forcat aleate të pjesës më të madhe të Italisë qendrore dhe jugore.

 Të kthehemi te të ekzekutuarit italianë të Burrelit. Çfarë faktesh, çfarë dokumentesh ju janë ofruar dhe si arritët ju te këto burime?

-Këto janë burime të Arkivit të Londrës. Atje ka me mijëra dokumente. Ka mbi dhjetë vjet që i kam marrë dhe në fakt kam 20 vjet që shkoj tek ai arkiv. Pra kam rreth 20 vjet që unë punoj me këto dokumente. Për fat të mirë, sot, që nga viti 2005 në këtë arkiv, ndryshe nga Arkivi i Republikës së Shqipërisë ku hyrja është pak më e vështirë për të fotografuar nga pikëpamja digjitale, në Arkivin e Londrës është e mundshme që të fotografosh falas, mjafton që të mos dëmtosh dokumentin, çdo dokument që është i lirë për publikun. Unë i kam fotografuar, i kam në kompjuter, janë pjesë e punës sime të përditshme. Është pasuria më e madhe që unë kam në aspektin intelektual. Është një arkiv i tërë, i përbërë nga 60-70 mijë faqe dokumentacioni që kam në kompjuterin që ju shikoni këtu.

Na u dha një panoramë e qartë për mënyrën se si kanë ndodhur këto krime, këto ekzekutime. Ndërkohë edhe një herë, ju lutem, na përshkruani sipas dokumentit ngjarjen si ka ndodhur në atë kohë me ekzekutimet në Burrel?

Nuk ka një përshkrim. Është një paragraf. Jepet numri: janë 110 karabinierë plus 8 oficerë, 1 kolonel në krye të tyre. Ata kanë qenë në procesin e ikjes nga pjesa perëndimore e Shqipërisë në drejtim të pjesës së brendshme malore dhe sepse ishin në ndjekje prej gjermanëve. Pra është një përpjekje për të shpëtuar nga gjermanët dhe kanë rënë në duart e kësaj komande të drejtuar nga dy partizanë shqiptarë. Ata janë ekzekutuar për t’iu marrë çdo gjë, të gjitha veshjet. Pra janë zhveshur, u janë marrë pajisjet dhe janë ekzekutuar. Rastin e Burrelit e kanë zbuluar autoritetet italiane dhe e kanë raportuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka një cirkular prej gati 45 faqesh, të cilin unë mund t’jua vë në dispozicion, të paktën pjesë të caktuara të saj, që ju ta keni edhe dokumentacionin për ta parë. Mund t’ju jap dhe indikacionin se ku gjendet në Arkivin Kombëtar Britanik

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

Kategori
Uncategorized

Rikthehet ligji, kush prodhon raki do të gjobitet, qeveria do ju sekuestrojë kazanët.

Rikthehet ligji, kush prodhon raki do të gjobitet, qeveria do ju sekuestrojë kazanët

Kush do të kapet duke prodhuar raki dhe verë klandestine do të gjobitet me një shumë të madhe parash dhe do ti sekuestrohen edhe pajisjet, dmth kazanët e rakisë.

Qeveria Rama e ka rikthyer këtë ligj që tentoi që të miratonte Ritvan Bode disa vite më parë.

Këto masa janë propozuar nga ministri i tanishëm i Financave, Arben Ahmetaj dhe janë përfshirë në paketën fiskale të vitit 2017. Kështu kush kapet duke pjekur raki në shtëpinë e tij, do të gjobitet me një shumë prej 5 fishit të detyrimit doganor.

Sipas propozimit kjo masë do të merret për ata prodhues jo familjar. Pra, nëse dikush prodhon më shumë se 100 litra raki dhe 200 litra verë duhet që ti deklarojë në shtet, sepse ndryshe do të gjobitet me shuma të mëdha.

Kategori
Uncategorized

“TIRANA E PËRGJAKUR ,12 NËNTOR 1944” : INSTITUTI “LUMO SKËNDO” PËRKUJTON TERRORIN KOMUNIST NË TIRANË.

Forcat partizane krahas luftës kundër pushtuesit nazist, kryen edhe masakra ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe civilëve të pafajshëm. Sipas strategjisë së Partisë Komuniste Shqiptare dhe skenarit të veçantë për Tiranën, dita e çlirimit duhet ta gjente Shqipërinë dhe sidomos kryeqytetin pa ata nacionalistë e intelektualë properëndimorë, pa figurat e njohura të kulturës dhe të arsimit shqiptar, pa ata oficerë patriotë që nuk u bashkuan me Frontin, nëpunësit e ndershëm, pa pronarët, tregtarët e biznesmenët që gjallonin në ekonominë e tregut të shtetit shqiptar, pa ata atdhetarë e demokratë që kishin luftuar dhe aspiruar për një Shqipëri të pavarur, të bashkuar dhe demokratike. Një nga idhtarët dhe organizatorët më të egër të këtij gjenocidi, Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve me pseudonimin sllav “Shulja”, thotë: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë…Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh, por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani…Veçse me i pastrue gjatë luftës, veçse duhej me i pastrue me mënyrën që të mos merren vesh prej popullit… Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar”

uran-butka-konferencaGjithçka projektohej nga kryeterroristi Enver Hoxha. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohon Kristo Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë.” Për masakrat pohon me gojën e vet sekretari i qarkorit të Partisë Komuniste të Tiranës, Gogo Nushi në relacionet e tij drejtuar Enver Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurt se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100”

Nata e 12 nëntorit në Tiranë është, quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”. Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënin dhe vrasje kolektive pa gjyq e 14 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare.

Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Pse e kishin futur në listat e vdekjes Ismail Petrelën? Sepse ishte nga një familje e madhe, vetë ishte një nacionalist i shquar, një luftëtar i lirisë, një demokrat i vendosur, një burrë i mençur tiranas, një intelektual i njohur që dinte disa gjuhë perëndimore, një njeri i kulturës, sidomos e asaj muzikore. Kulmet e veprimtarisë atdhetare të Agë Petrelës janë pjesmarrja në Kuvendin e Mukjes për bashkimin e gjithë shqitarëve dhe lufta kundër pushtuesve italianë në krye të çetës së tij, që vepronte në Shqipërinë e Mesme. Ja, përse e vranë komunistët Ismail Agë Petrelën! Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!”

Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel “Bristol”-it Muntaz , Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese ”Mesagjeritë Shqiptare” që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, bashkë me vëllanë e tyre Hamit Kokalarin i cili shkroi atëbotë librin e famshëm “Kosova- djep i shqiptarizmit” dhe motrën Musine, shkrimtaren e parë shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq.

Po atë ditë terroristët komunistë pushkatuan edhe Nebil Çikën, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Ai ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i mjaft organeve të shtypit të lirë shqiptar si “Revista Pedagogjike”, “Reforma”, “Jeta”, “Arbëria”, “Miku i Popullit”, “Minerva”, “Bota e Re” etj. dhe autor i veprës së njohur “Njimendësia shqiptare” që e vendosi atë në elitën e zgjedhur të kombit. Pikërisht këtë elitë vrau komunizmi.

Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë. Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Të gjithë burrat e saj u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë, të bashkuar në trojet e saj etnike dhe demokratike. Muharrem Lleshi e priti me indinjatë pushtimin italian, ndërsa dy djemtë e tij Sulejmani dhe Islami, nacionalistë, u internuan nga italianët në Itali dhe Porto Romano, më pas ishin luftëtarë të batalionit ”Besnik Çano” që luftoi edhe në Kosovë për çlirimin e saj. Sulejmani themeloi gjimnazin e Gjakovës dhe qe drejtori i parë i tij.

konferenca-terroriNë mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të të vdekur e të mbuluar me gjak.

Familja tjetër e njohur tiranase që u godit ishte ajo Stërmasi, që kishte nxjerrë njerëz të dëgjuar si Xhaferr Stërmasin, flamurtar i Pavarësisë. I biri, Reshati, i mëkuar me shqiptarizëm dhe dije, kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali dhe shërbeu me devotshmëri në Ushtrinë kombëtare Shqiptare. Në prill të vitit 1939, në shenjë proteste ndaj pushtimit italian, dha dorëheqjen, sepse nuk donte t’u shërbente fashistëve. Mori pjesë në protestat dhe demonstratat antiitaliane. Si nacionalist i kulluar, merr pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Ja pse e vranë Reshat Stërmasin!

Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës. Ndërkohë, ndihmoi edhe Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Por, nuk e llogaritën, kur e pushkatuan natën e përgjakshme 12 nëntorit.

Terrori masakroi edhe njerëz të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kishte kryer në Itali shkollën teknike dhe ishte bërë mjeshtër në profesionin e tij. Njeri me iniciativë private, hapi një punishte të vogël të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT. E pushkatuan në rrënojat e hotel Bristol sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut.

Po ashtu, edhe Ali Panariti, nga Korça, tregtar i njohur në Tiranë e Durrës, mandej sipërmarrës për ndërtim rrugësh. E morën Aliun nga shtëpia dhe e pushkatuan pa gjyq në breg të lumit të Tiranës, ku e gjetën fëmijët gjysmë të varrosur.

Kategori
Uncategorized

HISTORI/ Kur Shqipëria planifikohej të bëhej një atdhe për hebrenjtë.