Kategori
Uncategorized

Ku e shikoni suksesin e Samitit të Diasporës ju ”përfaqësues të emigracionit”?! Na thoni!

Ku e shikoni suksesin e Samitit  të Diasporës ju ”përfaqësues të emigracionit”?! Na thoni!

Nga Kujtim Vani.

KMA NEWS / Këto ditë në kryeqytetin tone në Tiranë zhvilloj punimet Samiti i Parë i Diasporës Shqiptare me inisiativën e kryeministrit Edi Rama.

Tek i hedh një sy internetit shikoj nga komentet më të ndryshme, deri edhe duke e cilësuar si një aktivitet të mrekullueshëm dhe shumë të vlefshëm, nga delegatët përfaqësues të emigracionit. Çfar ndryshimi nga tentativa për ta bojkotuar se ndiheshin të pa përfaqësuar në ofensivë për të reklamuar punën e shkëlqyer të qeverisë për samitin!

Por, pyetja që shtrohet është se ku e shikonjnë suksesin, këto përfaqësues të emigrantëve, ku veç një përqindje shumë, shumë të vogël të tjerët ishin të paautorizuar dhe nuk përfaqsonin emigrantët?!

Çfar u arrit nga ky Samit, veç fotografive që realizuat me personalitete të ndryshme qeveritare dhe politike?!

Çfar u tha konkretisht dhe si u vlersuan praktikisht  emigrantët dhe diaspora në përgjithësi?

A ua kërkuan votën në mënyrë indirekte, dhe a u mohuan si shqiptarë, përveç kohës së fushatës elektorale për votime?!

A ju thane, se mos kërkoni mësimin e gjuhës shqipe, se po na merni në qafë, duke na dënuar punonjësit e shtetit nga organet e vendit fqinjë ku ju jetoni e punoni prej 26 vitesh, vetëm e vetëm se qeveria sakrifikon për ju dhe fëmijët tuaj?!

Emigrantët nuk duan pallavra, se janë ngopur aq shumë sa nuk mban më.

Ata duan të dinë se si u vlersuan nga shteti mëmë dhe sa u përfaqësuan realisht nga të deleguarit (më falni nga të interesuarit që shkuan me miratimin e askuj), dhe çfar të mirash u solli ky samit, veç fotove që realizuan me organizatorët?

Emigrantët duan të dinë dhe presin gjëra konkrete!

Pretendojm se po u mësojmë fëmijëve gjuhën shqipe! Por pretendimi bie poshtë, sepse gjatë kohës që po zhvillohej samiti, dy shoferë (viktima) të shtetit u dënuan nga gjykata greke se transportonin Abetare. Kush ishte qëndrimi juaj të dashur përfaqësues? Ju ishi krahë për krahë me kryeministrin duke bërë fotografi kur mësuat për dënimin e shoferëve.

Pse ishi në Samit, për të mbështetur kryeministrin?!

Librat pretendoni se ishin nisur për ju? Jo! Se nuk ka kurrësesi që Ministria e Jashtme të transportoi Ilegalisht Abetare për ”shkollat” tuaja, ashtu siç transportoheshin dikur emigrantët nga klandestinët.

Ju ishi atje për të ofruar mbështetje dhe për t kërkuar reciprokisht.  Po kush ishte mbështetja nga shteti mm? Mos vallë u ofroi ngritjen e një Qendre Kulturore në Athinë, ku emigrantët dhe fëmijët e tyre të shpalosin dhe të promovojnë kulturën e vyer kombëtare?

Mos vallë, ju premtuan se do të ulin taksat e shërbimit konsullorë që janë më të lartat në botë?

Mos vallë, mos… për të gjitha problemet që nuk kanë të sosur ?!

Dhe një pyetje tjetër shumë e thjesht, kush ishin ata emigrantë shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri, që jo vetëm nuk kanë asnjë kontribut në emigracion, por nuk e kanë shkelur asnjë herë rrugën e emigracionit që ishin delegat në emrin e emigrantëve?

Na thoni për çfar ishi në samit? Për ti ndërtuar fasadën e fushatës elektorale që po afron, Edi Ramës?!

Samiti veç promovimit të disa bisneseve dhe zbukurimit të fasadës νγα ανα ε jashtme asgjë më shumë nuk solli.

Emigrantët janë në pritje të presin përgjigjet tuaja të nderuar përfaqësues!

Lini një koment