Kategori
Uncategorized

‘Lufta’ e dy bandave nga Tepelena, ja ekzekutimet dhe atentatet.

‘Lufta’ e dy bandave nga Tepelena, ja ekzekutimet dhe atentatet

(FOTO: Nga e majta; Elton Çiço, Nelgert Pata, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi)

Nelgert Pata 34 vjeç nga Tepelena është personi që u ekzekutua sot në aksin Fier- Seman në vendin e quajtur “Qenas”. Ai udhëtonte së bashku me Ari Halianin në një makinë Volkswagen me targa AA 166 YI, që është në pronësi të një qytetari me iniciale K.K. Makina drejtohet nga Ari Haliani, i cili u plagos në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Nelgert Pata që ndodhej në sedijen e pasagjerit mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit.

34-vjeçari Pata mendohet se ishte objektiv i atentatit, pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Elton Çiços më 1 maj 2016, që u ekzekutua brenda një lokali pranë stadiumit ‘Dinamo’ në Tiranë. Në atë periudhë, Nelgert Pata ka qenë në burg, por dyshohet se ka bashkëpunuar nga qelia me dy vrasësit e Elton Çiços, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi që janë ende në kërkim. Historia e hakmarrjes mes dy bandave nga Tepelena ka nisur kohë më parë dhe ka vazhduar me një seri ekzekutimesh dhe atentatesh, shkruan Syri.net.

Skeda e Nelgert Patës

Në vitin 2009 Nelgert Pata dhe babai i tij Astrit Pata janë dënuar me 31 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shfrytëzim prostitucioni. Babë e bir u arrestuan në vitin 2006 pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, ku Silvana Kalemi me orgjinë nga Memaliaj, i akuzonte për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Silvana Kalemi në rrëfimin e saj para autoriteteve norvegjeze, thoshte se ishte mashtruar nga Astrit Pata për martesë dhe fillimisht e kishte dërguar në Greqi.

Më pas, Nelgert Pata e kishte trafikuar drejt Norvegjisë, por ajo ka arritur të shpëtojë. Gjithashtu Nelgert Pata bashkë me babain e tij janë akuzuar se në tetor të vitit 2005 kanë trafikuar një tjetër femër. Ajo quhet Albiona Ndreca dhe kishte një fëmijë të vogël. Për të dyja këto raste ata janë dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku Nelgert Pata ka vuajtur 10 vjet burg dhe është liruar pak muaj më parë.

Kalvari i vrasjeve mes dy bandave nga Tepelena:

Elton Çiço dhe Jani Aliaj kanë qenë në burg së bashku në Greqi. Aliaj ka qenë i dënuar me 18 vite burg për vrasje, por ka kreu vetëm 10 vite pasi u arratis. Gjatë kohës që Alia vuante dënimin, në të njëjtin burg ka qenë edhe Elton Çiço, i dënuar për drogë. Gjatë një sherri mes tyre, Çiço e plagosi me thikë Jani Aliajn. Pas kësaj, konflikti vazhdoi edhe jashtë burgut në Shqipëri.

30 Mars 2015 – Grabiten dhe dhunohen prindërit e Elton Çiços në Tepelenë.

4 Maj 2015 – I vendoset eksploziv në makinë Elvis Imerit, njëri prej grabitësve të prindërve të Elton Çiços. Imeri mundi t’i shpëtonte atentatit pasi diktoi lëndën plasëse poshtë automjetit të tij.

10 qershor 2015 – Vritet Robert Rama, i dyshuar si një nga grabitësit e prindërve të Elton Çiços. Ky i fundit u shoqërua disa herë në polici si i dyshuar, por nuk u provua lidhja me ekzekutimin e Ramës.

9 Dhjetor 2015 – Elton Imeri, vëllai i Ervis Ymerit bie pre e një atentati me tritol në makinën e tij. Ai pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme.

10 Janar 2016, atentati i parë ndaj Jani Aliajt në Tiranë – Në Rrugën e Kavajës u qëllua disa herë me armë zjarri dhe u thyer xhami i lokalit. Nga plumbat mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm,  ndërkohë objektivi Jani Aliaj mundi të shpëtonte.  Autor i dyshuar mendohet të ishte Elton Çiço.

25 Prill 2016 – Në Gjirokastër, nga një makinë e paidentifikuar u qëllua me armë në drejtim të automjetit Volksëagen, me të cilin udhëtonte Jani Aliaj dhe një person tjetër. Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në dorë Jani Aliaj. Autor i dyshuar ishte përsëri Elton Çiço.

2 Maj 2016 – Elton Çiço ekzekutohet me armë brenda lokalit ‘De Niro’ pranë stadiumit ‘Dinamo’ në Tiranë. Autorë të kësaj ngjarje u identifikuar Jani Aliaj dhe Renato Milloshi. Ky i fundit priste jashtë lokalit dhe ishte drejtuesi i makinës me të cilën u arratis Aliaj pas vrasjes. Nelgert Pata mendohet se bashkëpunoi nga burg me Jani Aliajn dhe Renato Milloshin për vrasjen e Elton Çiços.

21 Gusht 2016 – Mikut të Jani Aliajt dhe Renato Milloshit, Nelgert Patës i bëhet atentat në një lokal tek Rruga e Kavajës. Ai kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë. 34-vjeçari mundi t’i shpëtonte atentatit dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh.

20 Nëntor 2016 – Nelgert Pata 34 vjeç ekzekutohet me breshëri kallashnikovi brenda makinës Volksëagen me të cilën udhëtonte. Ai u qëllua nga një makinë tip Benz në lëvizje, e cila u gjet e djegur në fshatin Zhupan. Brenda këtij automjeti policia gjeti dy kallashnikovë.

Lini një koment