“Një mafie më e frikshme se kartelet e Kolumbisë”.
Ky është titulli i një artikulli të prestigjiozes ruse Sputnik, publikuar sot, që flet për kanabizimin e Shqipërisë.
Artikulli prek aksionin e disa ditëve më parë në Rrëshen, ku u zbulua një magazinë droge dhe u sekuestruan 4.2 ton marijuanë si dhe u arrestuan 15 persona.
Në ndryshim nga ato që shprehin në publik kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, media prestigjioze raporton ndryshe.
“Policia shqiptare mbetet relativisht joefektive në luftën e saj kundër krimit të organizuar. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është shtyllë e krimit të organizuar në të gjithë botën dhe pika kryesore e kontrabandës së drogës, armëve, falsifikimit të mallrave dhe emigrantëve.
Përveç kësaj, kartelet “kombëtare” dallohen nga mungesa e hierarkisë vertikale, dhe kontrollohen nga grupe familjare. Katër klane të mëdha kontrollojnë 20 familje që gjithashtu drejtojnë trafikun e qenieve njerëzore, prostitucionin, shantazhet, grabitjet e makinave dhe pastrimin e parave”, shkruan Sputnik në versionin frëngjisht. /