Kategori
Uncategorized

Deklarata si ato të kreut të ekzekutivit shqiptar që shprehin thjesht dezekuilibrin e tij mendor.

Berisha uron Trump dhe thekson: Marrëdhëniet me SHBA nuk ndikohen nga deklaratat e Ramës

Berisha uron Trump dhe thekson: Marrëdhëniet me SHBA nuk ndikohen nga deklaratat e Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa nuk ka harruar të flasë edhe për deklaratat e Edi Ramës.  Sipas Berishës, marrëdhëniet me SHBA-në do njohin horizonte të reja dhe nuk ndikohen nga deklarata e dezekujlibruara.

Komenti i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Donald Trump zgjidhet presidenti i 45/te i SHBA!

Partia Republikane fiton shumicën në kongresin e SHBA!

Te dashur miq, në një fitore historike dhe të jashtëzakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-të i SHBA. Fitorja e tij është historike, pasi për herë të parë zgjidhet president i SHBA një personalitet, i cili nisi karrierën e tij politike me garën e suksesshme për në Shtëpinë e Bardhe. Ne këtë kontekst kjo fitore shënon një fillim vërtet të ri për vendin e madh të lirisë!

Fitorja e Trump ishte e jashtëzakonshme si për përmasat e saj, por edhe për faktin se ajo erdhi si tejkalim në tërësi i të gjitha parashikimeve, të cilat zgjedhësit amerikanë, me vullnetin e tyre të lirë arkivuan si të pa vlera.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë në SHBA, mikun dhe aleatin e tyre më kryesor. Me këtë rast shpreh bindjen se marrëdhëniet strategjike miqësore të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA do njohin horizonte të reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato të kreut të ekzekutivit shqiptar që shprehin thjesht  dezekujlibrin e tij mendor.

Prandaj dhe le t’i përcjellim ne të dashur miq, Presidentit të sapo zgjedhur urimet më të mira për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e SHBA, por dhe botës së lirë, në paqe, siguri dhe prosperitet!

Lini një koment