Ka ardhur koha që lideri opozitar Basha të pastrojë forumet drejtuese të PD-së nga spiunët e sigurimit të shtetit, pasi ata janë një rrezik për partinë e parë opozitare dhe po sulmojnë dhe ato vlera të mira që ka kjo strukturë politike dhe rasti tinzar ndaj Bozdos është alarm për të gjithë.
Ditë më parë disa media dhe sajte sociale publikuan përcesverbalin e dënimit të disa nga të përndjekurve politikë me pretendimin se gjyshi i Enno Bozdos, i cili sipas tyre, paska dënuar me vdekje shqiptarët në vitin 1945.
Nuk është hera e parë që ndodhin aludime të tilla, herë duke ngatërruar emrat pa dashje dhe në shumë raste me qëllim siç është rasti i Eno Bozdos i cili drejton organizimin në Partinë Demokratike.
Nga verifikimet e bëra konstatohet se Taq Bozdo që është stërgjyshi i Eno Bozdos dhe ka trashëguar këtë mbiemër në një ngjarje gati komike dhe siç bëhet e ditur, ku thuhet se: “Taq Bozdo kishte porositur peshkatarin që ti sillte peshk se priste parinë e asaj kohë (para luftës) dhe peshkatari ia kishte dërguar një tjetri fisi që kishin një mbiemër të përbashkët, Bozo. Ky keqkuptim bëri që Taq Bozo t’i shojë një (d) mbiemrit të tij dhe njihej si, Taq Bozdo.
Në të vertetë Taq Bozdo me pas i biri Vasil Bozdo, janë stërgjyshi dhe gjyshi i Eno Bozdos dhe nuk kanë lidhje me procesverbalin e dënimit në kohë të diktaturës, madje njihen si tregtar dhe antikomonist në të gjithë krahinën e Myzeqesë.
Në mediat thuhej se: Në procesverbalin e datën 4.6.1945 u mblodh në sallën e gjykimëve për të gjykuar të pandehurit partizanë; 1-Faik Tartari, 2-Xhorxhi Nova, 3-Tef Nika4- Ndoc Pema, 5-Lec Ndoca, -Luigj Camuku, 7- Luk Prela, 8-Filip Gaci, 9-Rexhep Demiri, 10-Alush Ahmeti, 11-Hysen Ramazani, 12-Kol Vata, 13-Luigj Cepi, 14-Frano Zefi, 15- Gjon Cufi” si dhe një grup civilësh, që kishin marrë pjesë sipas akuzës në një dezertim.
Akuza në atë kohë është ngritur nga prokurori Ziqiri Mero, këshilli ushtarak, mbasi ndëgjoji apollogjinë e të pandehurve të sipër përmendur dhe pretencën, konstatoi se pjesërisht të pandehurit kanë qenë pjestarë të organizatave tradhtare si Balli Kombëtar apo dhe Legaliteti, si dhe milicë apo xhandarë me pushtuesin.
Mediat duke iu referuar faksimiles që posedojnë i referohen kryetar të trupës gjykuese ka qenë Irakli Bozo, që sipas tyre është gjyshi i Enno Bozdos në të vertet nuk ka farë lidhje.
Eno Bozdo është përgjigjur ditë më parë se “gjyshi im është Vasil Bozdo, diplomuar në Itali, një antikomunist i vendosur. Babai i tij (stërgjyshi im) ishte Taq Bozdo, tregtari më i madh i Myzeqesë, të cilit komunistët i konfiskuan gjithë pasurinë”. Në fak është e vertetë, por përtej ngatërresës mendohet keqdashja tinzare nga klanet e vjetra brenda PD-së, madje nga ata më të zinjtë, spiunë të sigurimit që kanë arritur të bëjnë fole në partinë më të madhe opozitare.
Nuk është faj i mediave, por i vetë politikës që deri më sot ka lënë në errësirë trasparencën me të shkuarën dhe ende nuk ka hapur dosjet, por rasti i goditjes së Eno Bozdos është dashakeq dhe i orientuar nga ata mbetje të sigurimit në PD që kërkojnë të spostojnë çdo vlerë të mirë që ka partia më e madhe në opozitë dhe nga ana tjetër të përbaltin një parti me vlera kombëtare.
Spiunë sigurimit janë të kudogjendur por në partinë e parë opozitare ata nuk duhet të kenë vend dhe është mësim i mirë për liderin Basha të fus në sitë të gjithë strukturat drejtuese, pasi rasti Bozo është një alarm i vërtetë.
Shënim: Në kuadër të trasparencës askush nuk duhet të përbaltet me pa të drejtë.
nga Ilir Vata.