Serbia preferoi Hashimin nga Blloku i zi i Tiranës

Kjo është dëshmia më bindëse se Kryetari Rugova kurrë nuk do ta pranonte as koalicionin vasal të vitit 2013, me partinë-bandë PDK-në, e cila kishte ekzekutuar qindra ushtarakë, kuadro dhe veprimtarë të LDK-së. Abuzimi me emrin e Presidentit Rugova, për ta përligjur koalicionin aktual, rrënues, të LDK-së me PDK-në, është përpjekje e denigrimit të themeluesit të LDK-së. 2) Zoti Skënder Hyseni shkreton edhe më shumë me shpifjen dhe denigrimin e Presidentit Rugova, me qëllim që ta lartësojë e hymnizojë, me servilizëm, figurën e Hashimit. Citojmë: “Ish- presidenti nuk ka pasur teke…, më së miri e ka dëshmuar kur ka pranuar që në krye të delegacionit kosovar në Rambuje të jetë Hashim Thaçi”!?!
Serbia preferonte bandën e LPK-së në Rambuje Ndërkombëtarët nuk donin ta inkriminonin Konferencën e Rambujesë me pjesëmarrjen e “komandantëve” të “UÇK-së”, sepse ishin në dijeni të krimeve të tyre në zonat përkatëse të luftës. Por, Serbia, në mënyrë përfide, i kushtëzoi ndërkombëtarët për përfaqësim të “UÇK-së”, edhepse në aparencë, në dukje zhurmonte kundër tyre! Ata preferuan Hashimin me kompani, që vinin nga Blloku i zi i Tiranës dhe Hotel “Rogner”, të cilët kurrë nuk kishin qenë pjesë e luftës. Lidhja e Shërbimeve Informative Francë-Serbi, pavarësisht të pjesëmarrjes të Francës me NATO-n, ishin aktive. Rasti denoncues i oficerit francez të NATO-s, është dëshmi vetëfolëse. Pra, Hashimin e kishin në rreth, për atëherë dhe tani. Për miqësinë e Hashimit me oficerin e Sigurimit francez, dhe ushtrimin e një bande të SHIK-ut në Francë, ishte në dijeni edhe Serbia. Kjo vazhdon të dëshmohet me marrëveshjet fatale për Kosovën, që ai ka nënshkruar me Serbinë dhe Malin e Zi.
Për nivelin që kishte Konferenca e Rambujesë, kryesimi i takonte Presidentit Rugova. Ishte edhe Kryekomandant i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, me formacione ushtarake e luftarake, të komanduara nga oficerë të karrierës, mirë të organizuara. Por, Rugova kontestohej hapur nga LPK-ja, madje, në heshtje konspirative, edhe nga Serbia. Serbia kishte shumë agjentë brenda LPK-së dhe ndërkombëtarët kishin frikë se mos Serbia, përmes tyre, mund ta sabotonte dhe ta dështonte Konferencën.
Serbia ishte e interesuar për praninë e LPK-së, alias “UÇK-së”, për dy arsye:
2) Kishin ideologji të përbashkët: komunizmin.
Njësoj: Sikur Shqipëria që e shante Rusinë, për 30 vjetë radhazi, por, në të gjitha vendimet e organizmave ndërkombëtare, vota e saj ka qenë e bashkuar me Rusinë, kundër Evropës dhe Amerikës!!