
1. Humbja e Cështjes së Bankers. Me kosto 100 milion euro, të paktën.
2. Cështja ‘Cez Albania’, kosto disa qindra milionë euro të tjera. Dorëzim ndaj kompanisë ceke me një faturë të paktën 500 milion euro, ku pisllëku korruptiv, është trasversal. Majtas dhe djathtas.
3. Cështja ARMO, “gropa financiare” e miqve të kryeministrit të sotëm dhe të kryeministrit të djeshëm, bashkarisht, si një shoqëri aksionere, pamvarsisht se grinden në Kuvend: mbi 450 milione euro të tjera. Të cilat humbasin nëpër labirintet e shkresurinave dhe nuk ka asnjë vullnet transparence të mirëfilltë qeveritare. Të gjitha këto, vetëm një ministri e vetme, ajo e Energjisë, e Damian Gjiknurit.
4. Koncesionet në shëndetësi, 400 milion dollarë të tjera, të shtrira në 10 vjet. Dukshem, favore të mirëfillta financiare , ndaj miqve te tjere Shiko investigimet e ndershme të BIRN për këtë. Riktheju fakteve. Jane dhene 100 milion dollarë për check up, nje kompanie te vetme qe do te organizoje ganizojë parandalimin e sëmundjeve të shqiptarëve.
Një kompanie që shiste cigare, pasta dhëmbësh, produkte industrial, karta telefonash dhe shitblerje me shumicë.
85 milionë dollare, për hemodializën, një kompanie “fake” që shiste 10 birra dhe 7 kola me kanoce në ditë, në një kafe të Beratit… (BIRN). Ndërkohë që një nënë dhe foshnja e saj, vdiq e masakruar, për neglizhencë dhe për mungesë parash, në trajtimin financiar të rojeve të natës në spitalet shtetërore shqiptare.
5. Reforma e telekomanduar në arsim. Shpartallimi i Universiteteve të shtetit dhe “përcjellja klienteliste” drejt Universiteteve private. Të cilat dhe ato, Universitetet pra, janë disa të njerkës dhe disa të nënës parti apo nenes qeveri. Por këtë sektor, si edhe të gjitha sa të përmenda përciptas, ti i njeh edhe më mirë se sa unë.