20 juli 2016: Ny lag som påverkar asylsökande och deras familjer – albanska
Parlamenti i Suedisë ka miratuar një ligj të ri që kufizon mundësitë e azilkërkuesve për të marrë lejen e qëndrimit dhe për t’u ribashkuar me familjet e tyre. Ky ligj i ri hyri në fuqi në 20 korrik 2016, por do të ndikojë edhe tek ata që kanë kërkuar azil para 20 korrikut. Ligji i ri është i përkohshëm dhe do të zbatohet për tre vjet.
Sipas ligjit të ri, azilkërkuesit që janë nën mbrojte do të marrin vetëm leje të përkohshme qëndrimi në Suedi. Personi që me status shpallet refugjat do të marrë leje qëndrimi për tri vjet, ndërsa ai/ajo që merr statusin e nevojtarit alternativ për mbrojtje do të marrë leje qëndrimi për 13 muaj.
Fëmijët e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç që kanë kërkuar azil jo më vonë se data 24 nëntor 2015, data kur qeveria propozoi ligjin e ri, do të shqyrtohen sipas ligjit të vjetër dhe do të kenë mundësi për leje të përhershme qëndrimi me kusht që fëmija të jetë ende nën 18 vjeç kur Agjencia e Migracionit të marrë vendimin.
Mundësi e përkufizuar për ribashkim familjar
Ligji i ri kufizon edhe mundësinë e azilkërkuesve për t’u ribashkuar me familjet e veta. Personi që merr statusin e refugjatit dhe leje qëndrimi për tri vite do të ketë mundësi për ribashkim familjar.
Personit që i është dhënë një deklaratë e statusit të mbrojes plotësuese dhe që ka aplikuar për azil jo më vonë se data 24 nëntor, do t’i jepet edhe mundësia për ribashkim familjar. . Por ata që e marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme e që kanë kërkuar azil para 24 nëntorit, do të kenë të drejtë ribashkimi me familjet e veta vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Nëse ju jepet leje e përkohshme qëndrimi vetëm bashkëshorti/ bashkëshortja/ partneri i regjistruar/bashkëjetuesi dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 18 vjeç mund të aplikojnë për leje qëndrimi për t’u shpërngulur te ti në Suedi. Për të marrë leje, kërkohet që ti dhe partneri i yt t’i keni mbushur 21 vjet.Përjashtimet nga kërkesat në lidhje me moshën mund të bëhen vetëm nëse keni fëmijë së bashku.
Kërkesa të shtuara rreth mbajtjes së familjes në raste të ribashkimeve familjare
Sipas rregullave e reja ti që ke marrë leje qëndrimi duhet ta mbash vetë familjen tuaj e cila dëshiron të shpërngulet tek ti në Suedi. Ti poashtu duhet të kesh banesë të madhësisë së mjaftueshme dhe standardin e duhur për të banuar ju bashkë në të.
Kërkesa e mbajtjes së familjes vlen si për ata që kanë leje të përhershme qëndrimi ashtu edhe të përkohshme. Kërkesa për mbajtje nuk vlen nëse të afërmit tuaj aplikojnë për leje qëndrimi brenda tre muajve pasi që ti ke marrë leje qëndrimi.
Statusi i mbrojtjes
Skyddsstatus – albanska
Suedia ka nënshkruar Konventën e OKB-së për Refugjatët. Sipas konventës, refugjatët kanë të drejtën të marrin një status si refugjatë të njohur zyrtarisht.
Nëse konsideroheni se jeni refugjat do t’ju jepet deklarata e statusit të refugjatit – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregullat e Konventës së Gjenevës si edhe Direktivës Kualifikuese të BE-së.
Nëse konsideroheni se jeni person në nevojë për mbrojtje të përkohshme do t’ju jepet deklarata e statusit të mbrojtjes së përkohshme – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregulloret në Direktivën Kualifikuese të BE-së.
Ekziston edhe një lloj i tretë statusi mbrojtjeje, si person në nevojë tjetër për mbrojtje. Ky status aplikohet vetëm në Suedi dhe nuk përdoret, si rregull i përgjithshëm, pas datës 20 korrik 2016. Si rezultat i një ligji që hyri në fuqi në datë 20 korrik 2016, ky status mbrojtjeje mund t’u jepet vetëm fëmijëve dhe familjeve me fëmijë që kanë bërë kërkesë për azil deri në datën 24 nëntor 2015, me kusht që fëmija të jetë ende nën moshën 18 vjeçare kur merret vendimi.
Leja e përhershme ose e përkohshme e qëndrimit
Të gjithë atyre që u është dhënë leje qëndrimi si refugjat, si person në nevojë për mbrojtje të përkohshme ose person në nevojë tjetër për mbrojtje përpara datës 20 korrik 2016 kanë marrë leje të përhershme qëndrimi.
Të gjithë ata që konsiderohen si refugjatë dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t’u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat trevjeçar.
Të gjithë ata që konsiderohen si persona në nevojë për mbrojtje të përkohshme dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t’u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat 13 muaj.
Leja e përhershme e qëndrimit për azilkërkuesit
Permanent uppehållstillstånd för asylsökande – albanska
Nëse ju jepet leje e përhershme qëndrimi ju keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi me të njëjtat kushte si kushdo tjetër që banon këtu.
Nuk është nevoja që të bëni kërkesë për shtyrje të afatit të qëndrimit, por karta e lejes së qëndrimit është e vlefshme vetëm deri në pesë vjet. Për të marrë një kartë të re qëndrimi duhet të paraqiteni tek Agjencia Suedeze e Migracionit që të fotografoheni dhe t’ju merren sërish shenjat e gishtave.
Lexoni më shumë rreth kartave të lejes së qëndrimit (në anglisht)
Regjistrimi në regjistrin e popullsisë
Kur të merrni lejen e përhershme të qëndrimit duhet të regjistroheni në regjistrin e popullsisë pranë Agjencisë Suedeze të Tatimeve (Skatteverket) sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi në regjistrin e popullsisë kërkohet përpara se të mund të merrni pjesë në orët mësimore të “Suedishtes për emigrantët” (sfi) dhe të keni të drejtën për të marrë përfitimet nga sistemi suedez i sigurimeve sociale. Pasi të jeni regjistruar në regjistrin e popullsisë ju mund të merrni gjithashtu edhe një kartë identiteti suedeze e cila do t’ju nevojitet, për shembull, nëse dëshironi të hapni një llogari bankare.
Për t’u regjistruar në regjistrin e popullsisë duhet të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve e cila do të regjistrojë vendin ku jetoni, gjendjen tuaj civile (nëse jeni i martuar apo jo), nënshtetësinë tuaj dhe vendin e lindjes. Kur të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve duhet të merrni me vete edhe kartën e lejes së qëndrimit, si edhe një dokument të vlefshëm identifikimi. Nëse dokumenti i identifikimit mbahet nga Agjencia Suedeze e Migracionit, mund të kërkoni të merrni një kopje të tij. Kopja duhet të jetë e nënshkruar nga personi që vërteton se kopja është e njëjtë me origjinalin. Ky person duhet të shkruajë gjithashtu emrin në shkronja kapitale dhe të japë numrin e tij të telefonit.
Informacion i Agjencisë Suedeze të Tatimeve mbi regjistrimin e popullsisë (në anglisht)
Ribashkimi familjar
Nëse ju është dhënë leje e përhershme qëndrimi, familja juaj mund të bëjë kërkesë për leje qëndrimi në mënyrë që të bashkohet me ju në Suedi.
Ju mund t’i nënshtroheni të ashtuquajturës kërkesë për aftësi mbajtëse financiare. Kjo do të thotë se duhet të jeni në gjendje të mbani financiarisht si veten ashtu dhe familjen tuaj. Ju duhet gjithashtu të keni një shtëpi të një madhësie dhe standardi të përshtatshëm ku mund të jetoni së bashku kur familja juaj të zhvendoset në Suedi.
Lexoni më shumë rreth ribashkimit familjar dhe kërkesës për aftësi mbajtëse financiare (në anglisht)
Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet
Leja juaj e përhershme e qëndrimit mund t’ju tërhiqet nëse largoheni nga Suedia. Nëse njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit, ju mund të qëndroni jashtë vendit për deri në dy vjet pa ndikuar kjo te leja e qëndrimit.
Nëse nuk ktheheni në Suedi pas dy vjetësh, Agjencia e Migracionit mund ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja e qëndrimit mund të tërhiqet nëse keni dhënë identitet të rremë kur keni bërë kërkesë për leje qëndrimi, ose nëse me dashje keni gënjyer ose nuk keni përmendur diçka që ishte e rëndësishme për lejen e qëndrimit. Nëse jeni dënuar për një krim, gjykata mund të vendosë që ju të dëboheni. Agjencia e Migracionit më pas do ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet edhe nëse e keni pasur lejen e qëndrimit për disa vjet.
Njoftimi se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit
Për të deklaruar se dëshironi të ruani lejen e përhershme të qëndrimit kur kaloni një kohë të gjatë në një vend tjetër, ju duhet të plotësoni formularin “Anmälan om att få behålla permanent uppehållstillstånd” (Njoftim për dëshirën për të ruajtur lejen e përhershme të qëndrimit), numër 186011. Dërgojeni formularin në adresën migrationsverket@migrationsverket.se ose me postë në adresën Migrationsverket, 601 70 Norrköping. Njoftimi duhet të mbërrijë tek Agjencia Suedeze e Migracionit jo më vonë se një javë përpara se të largoheni nga Suedia. Nëse udhëtimi juaj anulohet, ju duhet të njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit për këtë jo më vonë se dita kur kishit qëllim të udhëtonit.
Lejet e qëndrimit për personat që kanë marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme
Uppehållstillstånd för dig som har fått status som alternativt skyddsbehövande – albanska
Nëse ju është dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme, ju do të merrni leje qëndrimi 13-mujore. Nëse ende keni arsye për të kërkuar mbrojtje kur të skadojë leja e qëndrimit, ajo mund të shtyhet
Si provë e lejes së qëndrimit, ju do të merrni një kartë për leje qëndrimi. Kjo kartë nuk është dokument identifikues apo dokument udhëtimi. Ju mund të udhëtoni brenda dhe jashtë vendit për aq kohë sa është e vlefshme leja, por nëse udhëtoni jashtë Suedisë duhet të keni një pasaportë të vlefshme dhe lejen e përhershme të qëndrimit që të jeni në gjendje të ri-hyni në vend.
Lexoni më shumë rreth kartave të lejes së qëndrimit (në anglisht)
Regjistrimi në regjistrin e popullsisë
Kur të merrni lejen e përkohshme të qëndrimit duhet të regjistroheni në regjistrin e popullsisë pranë Agjencisë Suedeze të Tatimeve (Skatteverket) sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi kërkohet përpara se të mund të merrni pjesë në orët mësimore të “Suedishtes për emigrantët” (sfi) dhe të keni të drejtën për të marrë përfitimet nga sistemi suedez i sigurimeve sociale. Pasi të jeni regjistruar në regjistrin e popullsisë ju mund të merrni gjithashtu edhe një kartë identiteti suedeze e cila është e nevojshme, për shembull, nëse dëshironi të hapni një llogari bankare.
Për t’u regjistruar në regjistrin e popullsisë duhet të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve e cila do të regjistrojë vendin ku jetoni, gjendjen tuaj civile (nëse jeni i martuar apo jo), nënshtetësinë tuaj dhe vendin e lindjes. Kur të shkoni tek Agjencia e Tatimeve duhet të merrni me vete kartën e lejes së qëndrimit dhe një dokument të vlefshëm identifikimi. Nëse dokumenti i identifikimit mbahet nga Agjencia Suedeze e Migracionit, mund të kërkoni të merrni një kopje të tij. Kopja duhet të jetë e nënshkruar nga personi që vërteton se kopja është e njëjtë me origjinalin. Ky person duhet të shkruajë gjithashtu emrin në shkronja kapitale dhe të japë numrin e tij të telefonit.
Informacioni i Agjencisë Suedeze të Tatimeve mbi regjistrimin e popullsisë (në anglisht)
Puna në Suedi
Nëse keni leje të përkohshme qëndrimi me vlefshmëri 13-mujore ju lejohet të punoni në Suedi. Agjencia e Migracionit lëshon leje pune për personat të cilëve u nevojiten. Nëse keni një punë që ju mundëson të mbani veten tuaj financiarisht kur skadon leja e përkohshme e qëndrimit, mund të bëni kërkesë për leje të përhershme qëndrimi.
Kur aplikoni për punë duhet të merrni me vete kopje të dokumenteve që tregojnë se keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi. Gjithashtu, merreni me vete edhe kartën e lejes së qëndrimit. Punëdhënësi do të dojë të dijë se sa kohë ju lejohet të punoni në Suedi dhe nëse leja e punës në Suedi ka ndonjë kufizim. Punëdhënësi do të dojë të ketë kopje të dokumenteve tuaja dhe gjithashtu do të njoftojë Agjencinë Suedeze të Tatimeve se ju jeni punësuar.
E drejta e kufizuar për ribashkim familjar
Familja juaj ka të drejtën për të marrë leje qëndrimi për t’u bashkuar me ju në Suedi vetëm në raste të veçanta. E drejta juaj për ribashkim familjar varet nga koha kur keni bërë kërkesë për azil.
Nëse keni bërë kërkesë për azil deri në datë 24 nëntor 2015
Nëse jeni deklaruar se keni të drejtë për mbrojtje të përkohshme dhe keni bërë kërkesë për azil deri në datë 24 nëntor 2015, familja juaj mund të bëjë kërkesë për leje qëndrimi në mënyrë që të mund të bashkohen me ju në Suedi. Për leje qëndrimi mund të bëjnë kërkesë vetëm bashkëshorti, bashkëshortja, partneri i regjistruar ose bashkëshorti/bashkëshortja joformale dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare. Si ju ashtu edhe partneri juaj duhet të jeni të paktën 21 vjeç. Gjithashtu duhet të keni jetuar së bashku përpara se të zhvendoseshit në Suedi. Përjashtime nga kërkesa e moshës mund të bëhen nëse keni fëmijë së bashku. Familja juaj mund të marrë leje qëndrimi për sa kohë që është e vlefshme leja juaj.
Nëse keni të drejtën për ribashkim familjar, mund t’i nënshtroheni të ashtuquajturës kërkesë për aftësi mbajtëse financiare. Kjo do të thotë se duhet të jeni në gjendje të mbani financiarisht si veten ashtu dhe familjen tuaj. Ju duhet gjithashtu të keni një shtëpi me madhësi të mjaftueshme dhe standard të përshtatshëm ku mund të jetoni së bashku kur familja juaj të zhvendoset në Suedi.
Nëse keni bërë kërkesë për azil pas datës 24 nëntor 2015
Nëse ju është dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme dhe keni bërë kërkesë pas datës 24 nëntor 2015, mundësitë që familja juaj të bashkohet me ju në Suedi janë shumë të kufizuara. Familjes tuaj mund t’i jepen leje qëndrimi vetëm nëse ekzistojnë rrethana të veçanta që do të thotë se vendimi për t’i refuzuar lejet e qëndrimit familjes suaj do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Suedisë. Shembuj të këtyre rrethanave të veçanta përfshijnë personat në familjen tuaj që kanë probleme të rënda mjekësore ose kanë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, në shumicën e rasteve pjesëtarëve të familjes suaj nuk do t’u jepen leje qëndrimi.
Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet
Leja e qëndrimit mund t’ju tërhiqet nëse keni dhënë identitet të rremë kur keni bërë kërkesë për leje qëndrimi, ose nëse me dashje keni gënjyer ose nuk keni përmendur diçka që ishte e rëndësishme për lejen e qëndrimit.
Nëse jeni dënuar për një krim, gjykata mund të vendosë që ju të dëboheni. Agjencia e Migracionit më pas do ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet edhe nëse e keni pasur lejen e qëndrimit për disa vjet.
Shtyrja e afatit të një lejeje të përkohshme qëndrimi
Kur skadon leja e përkohshme e qëndrimit ju do të jeni në gjendje të bëni kërkesë për shtyrje të afatit dhe Agjencia e Migracionit më pas do të shqyrtojë sërish arsyet tuaja për azil. Nëse keni ende arsye për mbrojtje, mund t’ju jepet një leje qëndrimi e përkohshme e cila do të aplikohet për një afat maksimal prej dy vjetësh.
Nëse jeni në gjendje të mbaheni financiarisht në kohën kur skadon leja e qëndrimit, mund të keni të drejtën për të marrë një leje të përhershme qëndrimi. Nëse jeni në gjendje të mbaheni financiarisht, por nuk keni mbushur 25 vjeç, mund t’ju jepet një leje e përhershme qëndrimi vetëm nëse keni përfunduar arsimin e mesëm ose ekuivalentin e tij.