Përralla thotë se ujku kishte uri. Pa tre lopë dhe i rrodhi goja lëng. Por lopët kishin brirë dhe me tu afruar ujku u vendosën shpinë më shpinë dhe e përzunë me brirë dhe ujku ngeli thatë.
Andej kaloi dhelpra, e pa skenën dhe e këshilloi ujkun: përçaji dhe haji një e nga një. Më mbetet edhe mua ndonjë mëlçi.
Dhe ujku dëgjoi atë goxha këshillë. I tha dy prej lopëve, skam pune me ju, por me pullalleshën. Dhe ato e lanë vetëm lopën me pulla dhe ujku e hëngri dhe dhelpra mori pjesën e vet.
Kur e mori sërish uria, i pa prapë lopët kurriz më kurriz dhe kërcënuese me brinjët e tyre. I tha lopës së kuqe, “nuk e kam me ty, por me atë ngjyrë grinë!”.
Dhe i ndau. Dhe i shqeu të dyja një e nga një.
Historia përseritet?
Kë do të hajë më parë Vettingu i njëanshëm?
Ndoshta kjo dihet si pikësynim. Por rradha e ngrënies politike do të vazhdojë.
Me sa duket për të gjithë! Dhe kjo do të jetë një drejtësi e Drejtë!
Ndajeni këtë me të tjerët:
- Shtype (Hapet në një dritare të re) Shtype
- Share on Pocket (Hapet në një dritare të re) Pocket
- Ndajeni me të tjerë në Reddit-it (Hapet në një dritare të re) Reddit
- Ndajeni me të tjerët në Tumblr (Hapet në një dritare të re) Tumblr
- Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
- Ndajeni me të tjerët përmes WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
- Email a link to a friend (Hapet në një dritare të re) Email
- Më

