Është mbushur Shqipëria në shoqata:
Agim Abdyli.
gjashtë të përndjekurish politikë të diktaturës, tri të të përndjekurve politikë të pas1991-it; dy të të internuarve, dy të klerikëve katolikë të persekutuar, një e priftërinjve të vrarë; tri të hoxhallarëve me pikpamje të djathta, të dënuar nga të majtët dhe dy të hoxhallarëve me bindje të majta, të dënuar nga të djathtët; pesë shoqata të ish-pronarëve; katër shoqata të veteranve të luftës, të ndara simbas armës me të cilën kanë luftuar; një shoqatë të atentatorëve të drejtuesve të BK, Legalitetit, kuislingëve dhe tradhëtarëve, por edhe një shoqatë e skuadrave të pushkatimit të kohës së diktatorit; dy shoqata të shkrimtarëve dhe artistëve të persekutuar nga diktatura; shoqata e gjuetarëve të kafshëve dhe zogjve por edhe shoqata e gjuetarëve të kurvave me seli në kryeministri; nëntë shoqata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe katër për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve; tri shoqata për mbrojtjen e fëmijëve, tre pë gratë, katër për jetimët, (pritet të formohet shoqata për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara, dhe ajo e të verbërve); shoqata e LGBT-istëve aktivë dhe ajo e atyre pasivë; tetë shoqata për mbrojtjen e katër sindikatave; shoqata e kryetarëve dhe nënkryetarëve të shoqatave me prirje të djathta, një e atyre me prirje të majta dhe një e qendrës; katër shoqata të romëve, dy të ushtarakëve, tri të policëve në lirim, katër të arsimtarëve dhe tri të punonjësve të shëndetsisë; dy shoqata fermerësh dhe nga një shoqatë e punonjësve të farmaceutikës dhe kanabisit; tridhjetë e tri shoqata të miqësive internacionale,(me SHBA-në, Kinën, Francën, Rusinë, Burundin, Etiopinë, Francën, Italinë, Kamboxhian, Kanadanë, Holandën, Italinë, Izraelin, Jordaninë, “miqtë” historikë Serbi e Greqi, etj, etj; shoqatat e miqësive me përfaqësueset e futbollit të G20- ës si dhe ato të Peles, Bekenbauerit, Krojfit, Ronaldos, Maradonës, Mesit e Barezit; 32 shoqata “gjuhësore” të tipit “frankofonët”; shtatëdhjetë e gjashtë parti politike dhe showate “Moraça” e Millan Vasos…
Ju lutem pash hatrin e zotit: a mundet kush me na i gjetë do shqiptarë të pavarur e të pa-angazhuar, që t’i fusim e llogarisim për punë e për Shqipëri?