Kryetari i një force të re politike të quajtur Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar duket se ka fituar menjëherë një status të veçantë.
Pasi është shpallur ‘non grata’ një javë më parë nga autoritetet serbe, të cilat nuk e kanë lejuar të vizitojë Preshevën, Tahir Veliu nuk është lejuar të hyjë as në Greqi.
Në një njoftim të kësaj force politike të sapokrijuar, thuhet se policia greke ka mbajtur dhe ka marrë për 3 orë në pyetje kryetarin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu.
Më pas ai është kthyer mbrapsh nga policia greke, duke u shpallur i padëshirueshëm edhe në Greqi.
Në komunikatën e kësaj force politike thuhet se LSHB nuk njeh kufij të imponuar në mes territorit shqiptar.
LSHB shtetin grek e shpall shtet armik dhe nuk pajtohet dhe nuk e njef pushtimin e Çamërisë nga ana e Greqisë. LSHB do të angazhohet për çlirimin e Çamërisë dhe bashkimin e saj më Shqipërinë.”
