Kategori
Uncategorized

Rrëfimi prekës i Edi Ramës: “U emocionova kur Majlinda fitoi medaljen e artë”.

rama-bregu1-905x395

I dashur ditar.

U bë ca netë që s’të kam prekur me dorë. Erdha prapë unë zhbidi.

Pushimi në Dhërmi më ka raskapitur, më ra bretku.

Në Tiranë jam më i qetë, mbyllem në zyrë, bëj ndonjë kosh, zhgarravis dhe shplodhem.

Në Dhërmi më shket koha nga pulpat, këta të shtëpisë i kam nëpër këmbë, Qifi më vjen çdo pasdite me nga 10 veta. Po tmerri më i madh është kur vjen Milena Harito me nipërit e burrit që i vjedhin Zahos petullat me mjalt. Aty më vjen të shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Pz 🙁

Nejse, kisha Tony Blair-in ca ditë mysafir. U kënaqëm. Nuk fjetëm dot bashkë, se mami Neta na tha që të rriturit duhet të flenë në dhoma veç e veç.

Me Tonin më ndodhi dhe një keqkuptim. Ne dolëm në avlli dhe po pinim portokalladë.

Më mori Qifi në telefon dhe më tha se po vinte dhe ai. Unë u gëzova si bambino dhe i thashë Tonit se Qifi po vinte.

Në fillim Toni u ngatërrua dhe më tha se nuk ishte nevoja për WI-FI meqenësese ai e kishte harruar telefonin në një motel në Kazhakistan.

Aty e mora situatën në dorë dhe i thashë:

-Oh nou Uaj-Faj Toni, nou. Qifi Qifi, dhë gud fella. Q-I-F-I.

Toni bëri sikur e kuptoi dhe unë mezi po prisja t’ia bëja surprizë.

Më vonë mbërriti dhe Qifi dhe sa u ul nxori një telefon akull të ri nga çanta dhe ja dha Tonit duke i thënë:

-Mbaje telefonin lale, e ke fringo, ta gëzosh.  Fute ke veni aty, se Dhormiu osh si Pekini n’verë,  se du me t’gjet po pate nai gjo vllau tem.

Tonit ju bë shumë qejfi.

Thenk ju mistër Uaj-Faj”, – i tha Toni buzagaz Qifit.

Aty Qifi se mbajti dot veten, u çua në këmbë dhe deklaroi:

“Thenk-ju osh ejvalla mër jahu. Qeke rob i thjesht ti Tono. Urno ene varësen teme të florinit se e ke me hallall.”  

Qifi hoqi varësen nga qafa e ja dha Tonit. Më pas Qifi na bëri dhe një foto të dyve. Foton e hodha në fejsbuk dhe dy ditë rresht shijoja pafundësinë e lajkeve dhe komenteve që na bëheshin mua dhe Tonit nga populli ynë dixhital.

Kështu i shtyva dhe dy ditë të tjera me mbresat e fotos deri kur më bie telefoni. Më mori Tan Leli i Vlorës gjithë gëzim më thotë se Majlinda kishte fituar medaljen e arit.

Menjëherë dhe i ngazëllyer, i nisa një SMS Majlinda Bregut për ta uruar:

“Të ma gëzosh atë medaljen e arit o butuloshja e opoxhitës”

Përgjigja e Majlindës më shastisi:

“Ke ngatërruar Majlindën o ari i qeverisë. Medaljen e fitoi Majlinda Kelmendi, por ti bëj kujdes se mos uron dhe Majlind Lazimin”.

Kaq dhe për sot i dashur ditar. Po të lë, se do shkoj të nuhas pakëz atë vapikun që ma la Gysi tek tabakaja.

Pafshim dritë.

Lini një koment