
Propozim i Opozites
Zgjedhja e 12 Komisionereve te
Komisioneve te Perkoheshme te
Kualifikimit
(Vetingu)
Hapi 1
– Shpallja e Vakancave
• 1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati
i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te
Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit
• Kriteret per aplikim parashikohen ne
Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.
• Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.
Hapi 2
– Vleresimi dhe Vetingu
• Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me
short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.
• Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates
Kushtetuese (PV).
• Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si ͞rojtar te
transparences͟, sic rekomandon Komisioni i venecias.
Hapi 2
– Vleresimi dhe Vetingu
• Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.
• Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.
• Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.
• Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne
te gjithe dokumentacionin.
Hapi
-3 Vleresimi dhe Vetingu
• Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin final per kandidaturen.
• Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.
Hapi 4
– Perzgjedhja e Kandidateve
• Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.
• Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.
• Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.
Hapi 4
– Perzgjedhja e Kandidateve
• Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.
• Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.
• Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe.
• Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.
Hapi 4
– Perzgjedhja e Kandidateve
• Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.
• Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.
• Lista zyrtarizohet.
Hapi 5
– Votimi
• Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.
• Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.
• Cdo deputet ka vetem nje vote.
• Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.
• NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te
njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.
• Komisioni ad hoc perserit proceduren e
perzgjedhjes.
• Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje
mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe
procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.
Perfundimi i Procesit
• Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi
shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin
detyren sipas ligjit.
Besojmë që kjo është një formulë që garanton një kompromis dhe më tepër se kaq, edhe një funksionim të shpejtë e të thjeshtë. E ripërsëris, ka më shumë se dy javë që kjo formulë është paraqitur në kanalet e negociimit tek pala tjetër. Deri më sot nuk ka pasur asnjë argument thelbësor për ta kundërshtuar. Për fat të keq maxhoranca vazhdon ta kundërshtojë pa argumente. Sigurisht që, mungesa e një vullneti për të arritur në një kompromis siç kërkohet nga Komisioni i Venecias, siç kërkohet edhe nga ajo marrëveshje e 24 Dhjetorit 2014, nuk është një gjë që mund të zëvendësohet me batuta. Nuk duhet të harrojmë që duhet të shkojmë drejt përfundimit me sukses të këtij procesi, përndryshe vullneti është që kjo reformë të mos bëhet nga maxhoranca. Ky ishte një shpjegim dhe një prezantim i thjeshtë dhe do tu vihet në dispozicion të gjithëve siç e premtuam.