Unë si Bilal, e pranoj krimin që kam bër ndaj shtetit amerikan dhe nuk kam kurrëfarë kundështimi për të mos u dënuar, ashtu si dhe pranoj që jam nderuar që kam pasur në krahë në vend të bashkëshortes, zotin Edi Rama. Detaji që vura re atë mbrëmjë në shkëlqimin e buzëqeshjes së tij ishte pastërtia shpirtërore e cila i kombinohej me pamjen ëngjëllore dhe me fustanin ngjyrë rozë.
Edi ishte bërë si kukull, fustani i derdhej i gjatë psohtë gjurit, dhe me atë shtatëlartësi princeshe binte në sy dhe të gjithë kthenin kokën nga ai.
Kisha një dëshirë të papërmbajtshme ta prezantoja si bashkëshorten time. Për një moment i ofrova një gotë verë dhe nga shkujdesja që më shkaktuan sytë e tij si meduzë, e shkela pa dashje.
“Me shkelët” , – tha zonjush Edi. Më fal i thashë, të kërkoj shumë ndjesë por jam i çoroditur pasi jeni tmerrësisht e bukur dhe sharmi juaj brilant më bëri ta humb toruan.
“Ska gjë”, – më tha, “nuk jam mësuar të eci me taka”.
Ai pastaj u drejtua për nga Presidenti Obama dhe aty kisha një dëshirë të madhe për të plotësuar egon time për të bërtitur me të madhe e për ti treguar gjithe botes se: “Princesha që po i shtrëngon dorën Obamës është gruaja ime, Edi”.
Kjo ishte një histori hirusheje në kohërat moderne, pasi mbas orës 12 të natës ai do largohej duke lënë këpucën për t’u shndërruar më pas në trangull.
Duke e ditur këtë gjë, përfitova nga rasti për ta shijuar për aq kohë sa ishte bashkëshortja ime, ndonëse aq pak. Mundohesha ta largoja dhimbjen që buronte nga mendimet që shkaktoheshin nga fakti që do e humbja.
Mora veten dhe ju afrova me burrëri:“Shoh që jeni në qendër të vëmendjes sot zonjush Edi dhe nuk jam aspak i habitur, përveçse ziliqar që këtë vëmëndje nuk mund ta blej ashtu sikurse bletë ju pozicionin e gruas time”.
Ai ma kthen me një arrogancë delikate të një super pjeshke të cilat të godasin fortë por nuk të largojnë aspak prej vetes: “Unë nuk kam dobësi të tilla zotëri. Nga ngacmimi juaj më shkaktohen të qeshura sepse unë jam e zënë dhe nuk jam njeri që ja dredh gruas”.
Më vjen keq znj.Edi i thashë, interesat e mia ndaj teje janë vetëm shkëmbim informacioni, asgjë më shumë, do doja të dija vetëm rreth parukerisë që përdorët para se të vinit këtu.
“Grimin e bëj vet, pasi jam piktor”, – më tha. Pastaj vijoi: “për gishtat e mi të gjatë që i ka ëndërr çdo femër ti ketë , është përkujdesur pedikyrja ime personale, dua që të duken sa më elegantë ndërsa jam duke folur”.
Më kishte mbërthyer me elokuencen e tij, nuk më mbetej tjetër që ta shikoja thellësisht duke pritur që diçka që gjendej thellë brenda meje të ngjallte interesin e tij.
E dashuroj atë njeri z.Gjykatës. Me respekt Bilali.
