Xhaxhi Donald L(ove)U 
Bukur e bëra me Love pz. ❤
Të falenderoj shumë xhaxhi Donald Lu që ke besim tek ne. Direkt pas deklaratës suaj se duhet mbështetja nga të rinjtë për reformën, më ka shkruar tezja dhe më ka thënë:
“Joleza, Lu kërkon mbfështetjen tënde, jepja”.
Unë jam e gatshme të ta jap xhaxhi Donald. Madje jo vëtëm unë, por gjithë FRESSH-i është i gatshëm të ta japë së bashku me gjithë ata aplikantët e FreshVoice. Ne jemi pro dhënies xhaxhi Donald, aq më tepër kur na e kërkon ti.
Ne kemi disa mendime të qarta dhe dije të thelluara mbi këtë çështje sidomos për nenin-88, i cili kam përshtypjen se ka lidhje me targën e makinës së Pandeli Majkos.
Të paktën kështu më tha një nga studentët e ekselencës që e kemi këtu të FRESSH-i i cili ka studiuar për tekstile dhe që ka pirë dy herë kafe me Lenc Vangjelin.
Unë nuk jam shumë e sigurtë për targën e makinës së Pandit, pasi unë ja kam parë. Unë ja kam parë Pandit dhe betohem për këta dy sy që nuk ka lidhje Pandi me nr.88.
Më bindës m’u duk një student i juridikut i cili më tha:
“Po jo mi rika, se 69 janë gjithsej, me siguri do kesh ngatërruar numrin ose do jenë shtuar kohët e fundit.”
E unë kam përshtypjen që do jenë shtuar kohët e fundit se ky numri-88 nuk më thotë gjë.
Gjithsesi ne jemi të gatshëm ta japim komplet mbështetjen tonë. Duke e dhënë të gjithë ju do jeni më të lumtur e të gëzuar së bashku me xhaxhi Edin, xhaxhi Fatmirin, xhaxhi Gramozin po edhe këtyre naçuve si Vis Rroshi apo ai tjetri Ervin Rroshi apo dhe Enver Rroshi, do ju bëhet qejfi pz.
Se kanë pas shumë siklete dhe kur ua jep në momente të vështira, s’ta harrojnë gjithë jetën pz.
Qëparë bëmë një mbledhje dhe vendosëm disa pika ku do të bazojmë dhënien. U dhanë disa propozime në fakt, si përshembull:
a) Kur ja jep në vapë, bën sevap.
b) Kur ja jep në korrik, e bën mik.
c)Kur ja jep me lezet, shkon në xhehnet.
d) Kur ja jep me dëshirë, reforma shkon mirë.
e) Neni 88, nuk ka berreqet.
f)Neni 69, t’i sjell trutë në vënd.
g)Nëse është 69-vertikal, t’i sjell trutë vërdall.
Këtë pikën e fundit e shtoi një shoqja jonë, një vajzë e re energjike që zgjidh fjalëkryqe bashkë me Falmën tek qendra COD. Më pëlqeu shumë.
Xhaxhi Donald, ne si të rinj i kemi idetë e qarta dhe jemi të pakursyer për ta dhënë mbështetjen tonë për reformën. Fundja po se dhamë sa jemi të rinj, kur do ta japim ne o xhaxhi Donald?
Me respekt Joleza. ❤
