Kategori
Uncategorized

Mamatë!!

Ferdinand Veliu

Mamatë!!
Të forta këto mamatë e rilindasve qeveri, po po të forta.Ja dolën të na servirin një gjeneratë të mrekullueshme.Njërës djali i vetëm me një kobure vrau 4 katër,një tjetri arriti ti bënte me pensionin e saj një dasmë që do ta kishin zili edhe sheikët e Arabisë,.Në kala 600 të ftuar mes tyre edhe disa ambasadorë supaxhinj që gdhihen moteleve,Një mami tjetër arriti dhe e çoi me studime në Francë…..eh Franca e shtrënjtë e bukur jetova pak muaj aty si emigrant,flija në një hotel të lirë por që më kushtonte 60% të asaj që fitoja nga puna.S’ishte gjë,u largova.Por vajza e mamit të rilindjes qëndroi….një vit,dy,tre,katër ajo studion,dërgon sms,mami krenohet.Edhe Delina ishte në Francë bashkë me çunin e Anetës.U kënaqën plazheve lakuriq,eksperimentuan metoda,mënyra,ndërsa unë vazhdoja të punoja.Një ditë u kthyem.Unë populli dhe gjenerata e bijve të mamave.Të përkëdhelurit s’ishin më burra ishin kthyer në bura.Mamatë e tyre prapë ja kishin dalë të hiqnin mënjanë qindra milionë euro.Filluan të blejnë pushtete duke ndërtuar me një përsosmëri të habitshme një staturë ku gogoli popull filloi tu besoj.Pas çdo çmëndurie na servirnin mamatë si tutorët kurvat nëpër semafore dhe motele.Kopilët e pabesë dhe të paskrupuj e dinin shumë mirë se ky popull Nënën e ka të shënjtë.I shfrytëzuan dhe po i përdorin mizorisht,madje po ja edukojnë edhe të pjellve të tyre.Unë revoltohem në heshtje,ju kujtoni se me këta dobiçë dhe kurva?Jo dhe jo.Unë revoltohem me ty o popull që lejon këtë shpurë të degjeneruar të tallet pambarimisht.E kanë ngritur në sistem arrogancën,poshtërimin dhe kur ngelen keq nxjerrin përpara mamatë.Ndërtojnë pallate,hapin numra llogarie,i kanë çuar bubuzhelët e tyre tejkanjozë në universitetet më të shtrenjta në botë,ndërsa në anën tjetër,shtohen fëmijë që qajnë nga uria,nga dhuna,nga i ftohti,errësira dhe etja.Po vërtet ju keni ato mamatë o rivdeksa ashtu siç i kanë këta të gjorë në çdo cep të Shqipërisë.Mamatë tuaja janë të zonja po vërtet shumë të zonja sepse mirëqënien tuaj dhe të kopilëve tuaj e kanë ngritur mbi dhëmbjen e qindra mijra nënave që jo në pak raste prej dëshpërimit dhe pamundsisë janë vetflijuar.Kuptojeni këtu ndahet rruga.Ju nuk jeni si populli.Ato që ju kanë bërë janë buçe sepse nënat e vërteta janë ato që përmes sakrificës dhe ndershmërisë luftojnë çdo ditë që fëmijët të jenë të mbrojtur të kenë për të ngrënë të jenë të mbarë dhe të ndershëm.Ti Kryeministër,ministër,Kryetar Bashkie mund të mburresh dhe të shesës mëndje me luksin tënd në botën e mjerimit,por mos harro shpagimin do ta marrësh në mos në këtë botë në atë tjetrën.Mamatë i keni shpërfytyruar aq shumë sa ky popull po shikon tragjikisht se si erdhët deri këtu.Tragjeditë e panumërta njerëzore që prodhuat dhe po prodhoni çdo ditë janë akuza dhe dënimi më i i keq për ju.Kopshti parajsës që keni ngritur për vete dhe gjeneratën tuaj një ditë do bëhet sarkofagu juaj.

One reply on “Mamatë!!”

Ju faleminderit per artikullin real! Ka ndodhur kjo tragjedi! Shqiperia ka rene ne humnere! Ri-ngritja do te filloje kur kjo drame e madhe te kuptohet nga brezi i ri! Nuk ka tjeter ruge-dalje, perveç brezit te ri te cilin po e kompromentojne me te gjitha format dhe menyrat e mundeshme. Pyetja qe i drejtoj vetes sime eshte: ‘Ku jane rritur dhe edukuar keta birbo te pashpirt?”…Vetem vota qytetare mund ti fshije nga faqja e dheut keta zuzare! Prandaj duhet bere sensibilizim i madh qe te gjithe te shkojne ne votime dhe atje tu vendosin kryqe te gjitheve; nuk u duhet lene vota e bardhe sepse ata ashtu e duan sepse e mbushin vete pastaj duke ndare pazaret me njeri-tjetrin. Ata jane zhytur ne llumin e turpit dhe nuk kane si te dalin me prej tij, prandaj tash jemi ndare ne dy llogore: Ne njeren ane jane zaberhanet, ne anen tjeter eshe populli gjysem i matufepsur e i goditur psiqikisht qe nuk di ç’kerkon e kujt ti drejtohet, i mbushur me mosbesim dhe me urrjetje per gjithçka qe ka kaluar e po kalon ne kurrizin e tij…

Pëlqyer nga 1 person

Lini një koment